Rekuiem për gjyshin tim

Nuk di nga ta nis rrëfimin tim ( kam një pështjellim idesh dhe ndjenjash, saqë as fjalët nuk arrij të gjej ato të duhurat) për atë që dua të shkruaj. Por duhet ta bëj, patjetër, në mos tjetër për të shpenguar shpirtin tim nga një peng, që nuk e dija se e mbartja brenda vetes [...]

8 Komente

Homazh i bukur. Gjyshi. Meqe eshte vendi te flasim per gjyshin, ja dhe historia e dy gjysherve qe as e mora vesh kush ishin dhe c'donin.

Njeri ishte katunar, pa kurrfare tipari qytetar. Katunar nga ata qe fshijne hundet me mengen e kemishes, ose qe dimrit i pikojne hundet ne pjaten e supes. Nuk e kam njohur kurre. Nga ca foto te zverdhura duket se ka qene nje gjysh i humbur, i keputur sa ska. As vete nuk e di si ka mundur te kete nje qerre me femije, veç ne mos paste dhene aty ndonje ndihme i vellai, kusheriri, fqinji, ose fundja dhe kryeplaku. Ka vdekur ne mal. Pa asnje njeri rrotull. Analfabet, qe mezi fliste dy fjale ne dite, as miremengjes, as mirembrema, thjesht rrufiste lugen me zhurme, dhe ne fund gogesinte tejet i kenaqur nga dita dhe jeta.

Tjetri ishte katunar, edhe ky. Asnje liber me sy. Asnje gazete. Nje shkretetire leximore. Partizan. Pastaj kulak. Pastaj asgje, pa kurrfare peshe ne ndertimin e socializmit. Pertac, nevrik, pijanec - fernet, konjak. Melçia filloi t'i gerthiste. Nje dite u fry e u be si loder. Isha shume i vogel. Nuk merrja vesh gje. Per mua, Zoti e kishte emrin top futbolli. "Nene, cfare ka gjyshi ? - Eshte semure. - Shume ? Pse nuk ngrihet ? - S'mundet, por ti shko luaj me top." Kur u ktheva, gjyshi hapi syte mezi dhe shau neper dhembe. Te gjitheve. Shtanga, gjyshi nuk duhet te shante. Po edukata, ku vajti ? Pastaj nje kusheri me solli ne vete duke me thene qe katunaret s'kane edukate. Te shajne dhe te kepusin ne te shara, dhe terr s'ua ben syri. Por nuk mbaj mend as hijen e nje libri. Rafti qe sherbente si biblioteke permbante nja dhjete gazeta : ZP, Bashkimi, te ruajtura per te ndezur zjarrin.

Nuk e kam idene c'do te thote te kesh gjysh. Nje kategori e panjohur. Nje nocion bosh. Vone, kur u rrita, kuptova se gjyshi nuk ka kurrfare rendesie ne jeten e nje burri. Sidomos po te kesh nje gjysh katunar. Dhe aq me keq po t'i kesh te dy te tille. Rrethi mbyllet. "Ti do te jesh pergjithmone katunar, ti do te jesh pergjithmone katunar, ti do te jesh pe..." Ky ze me perndjek ngado, ende dhe sot. Eshte zeri i gjysherve te mi. Iu them : aq me ben ! Por ata vazhdojne. Atehere iu hakerrehem duke iu thene : "ah ç'me çani koken !" dhe atehere qetesohem dhe bie ne gjume.

Bukur Aida, me e bukura eshte se  ti  je krenare per te  dhe ne njefare  menyre  ke zhvilluar ate boten e tij prej bukinisti   e perkthimet e bukura qe ben smiley

Aida, me mallengjeve me keto kujtime te gjyshit tend te dashur. Eshte nje mrekulli qe ke ri-njohur gjyshin tend pas disa viteve, duke mesuar gjera qe ti si dije. Me te vertete ke nje testament mjaft te bukur prej tij, dhe ky testament do te shoqeroje ne jeten tende.

I paharruar qofte kujtimi i tij!

e bukur..ndonjehere kaq larg...dhe kaq malle...

Flm Aida. Na ngjethe mishin.

Nostalgjike per prinderit tane, qe na dhane edukaten dhe na lakuan shpirtin me ate lloj muzike.

Respekti per dy te medhenjt e e cansonetes, simbole italiane, qe ngelen te pavdekshem. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).