QITJE TË LARGËTA

Këto ditë u nderua, në Tiranë, kujtimi i disa intelektualëve të shquar, që u pushkatuan nga regjimi komunist në vitet e para pas Luftës.
Mjafton një vështrim i shpejtë në skicë-biografitë e të vrarëve në artikullin në “Shekulli”, për të kuptuar – edhe një herë – se çfarë katastrofe ishte për Shqipërinë terrori i kuq; dhe [...]

4 Komente

Ndoshta bash për këtë arsye, PS-ja duhet t’ia përsëritë publikut në Shqipëri dhe gjetiu vendosmërinë e saj për t’u distancuar nga PPSH-ja, krimet e komunizmit dhe shëmtitë e eksperimentit totalitar, një nga drejtueset e të cilit ka qenë edhe N. Hoxha vetë; pa çka se do të humbë zgjedhës dhe simpatizantë, pjesëmarrës në mitingje dhe militantë në bazë.

Te beje harakiri si beri Vatikani para 10 vjetesh kur Papa kerkoi falje per gjera si Inkuizicioni? Nuk me duket se PS-ja ka as 1:1000 e moralit te Vatikanit qe te jete ne gjendje te beje kete qe kerkon.

Mbi te gjitha PS mban ne gji ‘te mesmen e arte’ morale: gjithe ata komuniste dhe pasardhes te tyre qe refuzuan te merrnin pjese ne ‘terrorin e kuq’ te luftes te klasave dhe e paguan shtrenjte kete vendim qe moren. Keta njerez, ne qofshin gjalle apo ne Shqiperi, jane te vetmit qe mund te bejne kete qe kerkoni ju. Per aq kohe sa ky faksion mbetet i margjinalizuar ne PS ky katarsis eshte i pamundur.

Kositja e inteligjences ne paralel me zhberjen e "fisnikerise feudale" - ky i fundit gjithashtu nje process tejet i nderlikuar, pasi eshte shumeplanesh dhe delikat (nocioni i vjeter "bejlurcine" merr me vete ne gremine edhe norma morale te pazevendesueshme): tablo vertet e hidhet shume.

xha xha, e lexova kete shkrim te origjinali. Me duhet te them se fjalia e cituar me poshte prej shkrimit:

Në qoftë se komunistët e ndanë Shqipërinë më shumë se ç’e bashkuan, viktimat e regjimit e mbajtën vendin të bashkuar.

permban me shume pyetje se pergjigje. Ndoshta eshte nga ato pohime qe me mire eshte te mos behen fare; kjo pasi fjali te tilla nuk rishikohen, jane "take it or leave it". Me duhet te them se fronti antikomunist ne vetvehte nuk ka qene as i bashkuar, dhe as "qelibar". Kjo per hir te denoncimit dykrahesh te "bardh-e-zise".

emo, si marrje jashte kontekstit me duket ky trajtim.  Ajo fjali kishte lidhje me:

Biografitë në artikull më sugjerojnë edhe diçka tjetër – që terrori i kuq nuk njihte gjeografi. Ndër të vrarët ka nga Gjirokastra dhe nga Përmeti, Tirana dhe Delvina, Pogradeci dhe Shkodra, Devolli dhe Elbasani, Durrësi dhe Shijaku, Dibra dhe Vlora. Ata që duan t’ia rishkruajnë historinë Shqipërisë komuniste, nuk duhet të rrëmojnë vetëm në prejardhjen e kastës totalitare; por edhe në vendlindjet e viktimave të saj.

Në qoftë se komunistët e ndanë Shqipërinë më shumë se ç’e bashkuan, viktimat e regjimit e mbajtën vendin të bashkuar.

Kur "rremohet" historia e Shqiperise komuniste, shpesh here hasemi me "kasta ishte e jugut" e me the te thashe.  Xhaxhai po thote edhe sikur te jete e vertete, ana tjeter e medaljes eshte ... 

Ky artikull duhej vene tek "Mos Humbisni" fill pas artikullit me rendez-vous ne fusha e male.  Pavaresisht qellimit te prurjes, nqs lexohej ky artikull i xhaxhait menjehere pas tij, per momentin te pakten syve u behej nje katharsis.

Jo, jo. E kam menduar mire ate qe shkrujta. C'ka s'do te thote qe kam te drejte, e? smiley

Thjesht eshte fjali parazite, me duket, pervecse shume po shume ekuivoke. Rri si mish i huaj ne nje shkrim qe une e gjykova te mire. te jap te drejte per pune te vendosjes te "mos humbisni" direkt mbas shkrimit te Nexhit.

Me gjere: Te qenit antikomunist dhe i ndeshkuar nga komunistet nuk te ben automatikisht pjesetar te nje fronti, as burre te mire, as patriot, as demokrat, asgje. Thjesht te ben antikomunist dhe te ndeshkuar nga komunistet. Te tjerat, dmth integriteti, te qenit "burre i mire", patriotlleku, te qenit demokrat, duhen merituar. Padiskutim qe komunistet kane ndeshkuar edhe njerez qe e meritonin ndeshkimin edhe ne pikpamje te sotme! Tani qe atyre (komunisteve) "u shkau kemba" eshte shume e volitshme ti perdoresh si kosh plehrash per te hedh gjithcka negative ne ta, por kjo nuk eshte as fair dhe as burrnore!

Fare jashte shkrimit te xhaxhait tani: Problemi i kunderfaktit eshte problem madhor me gjykimin tone, sepse shume rralle e shoh te trajtuar sic duhet. Kunderfakti eshte fusha ku ne abuzojme rendshem fare. Jane muhabete te logjikes formale qe mbase i trajtojme gjetke.

Sqaroj qe te kuptohemi drejt: per mua, ne pervojen time jetesore, te ndeshkuarit nga Enver Hoxha jane misheruar ne ciftin e mrekullueshem dhe shume shume shume TE LARTE, zz. Hyrije dhe Suat Asllani (u prefshin ne paqe!), dhe nuk ma heq njeri dot atituden ndaj tyre. Thjesht nuk me pelqen dy-dimensionalizmi, kur eshte e sigurte qe ceshtja eshte shumedimensionalshe. Si dhe fakti qe jo cdo kush qe komunistet u rane kokes qene medoemos Hyrije e Suat Asllani! Si ata numuroheshin me gishta, kurse sa per rronxho-bonxho... e di vet ti smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).