Qingj bunkeri (pjesa II)

Skeleti i qingjit mbi sofër, eshtra të shpërndara në mënyrë të rastësishme, të kujtonte gjetjet fragmentare të dinosaurve në profilet e thella të tokës. Po t’i bashkoje me kujdes, me teori skeletesh e paleontologji, të hamendësoje kockat e munguara, ato të njomat që ishin bluar me babëzi kërcesh, të riformatoje kockat gjysëm të ngrëna nga skajet, aty ku palca krijon një ind si prej rëre kokërrtrashë, si rërë naftëmbajtëse, do krijoje më në fund një imazh karbonifer të species së porsazhdukur. Por skeleti nuk tregon gjë mbi të veçantat e qenies, ato që e bëjnë llojin të llojshëm. Dlirësinë e syve, krelat e buklet mbi ballë, blegërimat. As shijen, e cila u shpëton shkencave ekzakte si veti e panumërueshme e materies. As ekstazën që kishte shoqëruar zhdukjen e species nga specia tjetër, ekstazë që vjen si rrjedhojë e shkrirjes së erosit me thanatosin në një qenësi të vetme. Tek ngrënia e mishit duhet t’a ketë zanafillën seksi oral. Ejakulimet pështymore, dhembja e beftë e gjendrave të sekrecionit ngaqë u përdorën papritur pas një kohe të gjatë, dhembje që flet në mënyrë pavetore, e palokalizuar askund, më evazive dhe e pashpjegueshme se një tik nervor, çasti kur uria do shndërrohet në ngopje, kur gjuha e godet qiellzën për herë të fundit me një përplasje që s’don të mbarojë kurrë, që ngërthen ne momentin goditës gjithë ontologjinë e llojeve, goditje që vdes për të ngjallur, sekondë mijëvjeçare - kjo festë orale ka prirjen të bashkojë çdo shije dhe pëlqim në një integral përmbledhës.

Tek secili nga burrat ngrënës prishja kish vërshuar si një përrua dimri nga ujëmbledhësi i syve më tëposhtë, duke i shkretuar mollzat në ca zallishte prej shtretërish te vdekur. Pas orgazmës karnivore erdh koha e tymosjes dhe meditimeve. Kockat tani ngjanin si çarçafë të prishur pas seksit.
Fjalët e para qenë pa lidhje, edhe pse të vetëdishme për rëndësinë e çastit që shkoi dhe me një mbeturinë turpi të lashtë, të paprekur nga evolucioni. Ishin misionarët e parë që vinin nga realiteti, korrierë të mardhur pa personalitet. Të gjithë e dinin që ajo çka sapo ndodhi ishte ndodhi kalendarike, nga soji i festave, ditëlindjeve jubilare, votimeve, protokolleve me fjalë të pakuptueshme, por aq të njohura, ad interim dhe fuqiplotë. Pikë referimi e sigurtë në kohë, e patjetërsueshme nga rrallësia, indeks zodiaku... kur u sëmur Shemja, nja dy javë pas “qingjit”, ose kur Baftjari theu krahun, ne nuk e kishim ngrënë ende “qingjin”, ose duhet të ketë qenë vjeshtë e dytë kur Ilmiu shkoi në Tiranë, pasi mbaj mend që e kishit postiqen e “qingjit” ndanë oxhakut.
Dikush bëri pyetjen e parë.
- Hë uò, u navasët?
- Ndjemë një çikë. Ndjemë.
- Myfit, esnaf je për të pjekur.
- E ka në sua. Soj çobani.
- Brez pas brezi.
- Eeehhh... Një herë, në ato kohërat e para, kur kthente bagëtia nga verimi dukej sikur shembej mali një javë rresht a i q’.
- Shtegëtonin bagëtia. Shtegëtonin zogjtë. Shtegëtonte njerëzia.
Ky i fundit që foli, Kasemi, mbahej si më liberali, mendjehapëti, me ca “farforite” që zbrisnin rrezikshëm poshtë nofullës së sipërme, nofullës së shtangët, konstante, konservative, të palëvizshme, nofullës-kriter qeveritar... për rrezikshmërinë, qime që poshtë nofullës bëheshin si bimësi helmi, favorite, derdhje llumi ideologjik dhe pakënaqsie nga valët e flokëve. Atij i pëlqente t’i thoshin Sem në vend të Kaso. Thuhej gjithashtu që ai sikur fliste me dy kuptime.
Heshtje.
Rradhë e Ilmiut. Sigurisht. Analitiku i sofrës.
- Myfit, t’a paçim hua. Të lumshin duart. E kishe qarë. Por prapë, si ai mishi i qëmotit sepse nuk ishte.
Fjalia e fundit qe si një këmbëz që tërhiqet ngadalë.
Filloi debati, kush e bën mishin, kripa apo kullota. Pse mishi i Jugut është ndryshe nga ai i Veriut. Delja shkodrane, e madhe, dyfishi i cangalleve tona, e bukur me bashkën si ajo, por prapë, s’e ka atë shafranë e mishit të Jugut. A? Nuk i japin kripë, duket. Jo, jo, s’është ajo, është bari i kullotës. Jo, more! Mos iu gëzoni trupit të madh të bagëtisë. Trup’ i madh s’ka shije kurrë. S’thonë kot, i shkurtri për lezet. He he he... Po shih edhe rrushin o. Kur hardalloset e jeshilon, s’ke ç’e do as për… Rrush nitrati, pirdh në të. Eè, ajq’!

Ky qe çasti kur fraza “qingj bunkeri” u përdor për herë të parë. E foli “Semi”.
- Ky qingj nuk është rritur në liri, - tha. - Ky është qingj bunkeri. S’ka si shijon ashtu si thoni ju.
Burrat panë nga Ilmiu për analizë, por ky bëri sikur ishte i zënë me dredhjen e “cingarit”. Kur e dredh, natyrisht që nuk ke dëgjuar gjë, thoshin gishtat e tij të mësuar.

26 Komente

Pata pak kohe sonte, i lexova te dyja ne te njejten kohe.  Nqs do kisha lexuar vetem te paren, dhe do prisja per te dyten, do kisha humbur fillin. 

Ngjeshur, ngjeshur si gjithmone smiley.  Nqs me lejon, nje kritik te vockel, copeza e "pulave" m'u duk pak e tepert.  Pavaresisht se eshte ne nje vije mendimi, sikur largohet nga subjekti, edhe pse e ngjashme si metafore.

Nuk di per cfare ishte rremuja e komenteve tek e para, but overall I liked it smiley

PS: Tani qe na ktheve ne vegjetarian smiley, na ke borxh pjesen e dyte te kopshtit, edhe ndonje poezi, se u be kohe, sidomos per kete te fundit smiley.

 

Monda, thx!

ps. kan nje te keqe kto tregimet e gjata qe jepen copa copa. ajo meseleja me pula do vazhdohet si pjese e nji procesi. tek ne ne fillim njerzit shkatrrun shume gjona ne emer te luftes kunder prones private. me vone, kur e pane cer gabimi qe kjo, fillun duke i mbajt ato pulastrenat edhe ne ballkone qytetesh, mceftas, kuptohet (gjetke i rriten qingjat neper bunkere). ne te dy rastet kemi te bejme me ekstreme (edhe me grotesk po deshe). Dhe natyrisht ne "Superkrimin dallues", po ai eshte muhabet tjeter. Eshte shume thjesht te kalosh ne idiotesi, t'a kam llafin. titulli i "fillozofit" nuk eshte garanci per moszbatim idiotesish te pastra fare (dhe te panatyrshme si te tilla). une ferrngjisht s'di as i llaf, po di qe njoni tha La propriete, c'est le vol! "Kjo u mor kallup dhe gelldap". Dhe hedh nje dritez me shume mbi nje teze te kadarese (ne ca diskutime per Eskilin) qe idiotesia franceze nuk se ndryshon asnje grime nga ajo shqiptarja (s'ka t'boj gjuha fare me i llaf).

Cheers si per fillim jave! smiley

Emo, "kritika" ime per copezen e "pulave" ishte nga pikepamja e fluiditetit te tregimit.  Dmth te shkeput rrjedhen, megjithese komplementon (ne shqip tamam si thuhet? permbush? ploteson?) makabritetin grotesk te asaj kohe.  Kaq. smiley.

PS: C'cheers mer?  Shyqyr qe e shkruajte tani kete pjese, e jo gjate veres ta zeme, dmth para se te veja ne Llogora nja dy-tre here per mish qengji smiley

Emigrant,per mua kjo eshte nder me te dobtat qe kam lexuar prej teje.Marr ne konsiderate qe megjithate eshte bluajtur shume...gjithe ajo bluajtje per te dale te nje ky qingj nuk eshte rritur ne liri....eshte zhgenjyese....Mu be qejfi qe delja shkodrane e bukur e madhoshe nuk e paska shafrane e mishit te jugut......Shume dakort kur flitet per dele.....te tjerat sono un'altra cosa ....  smiley

Emo.

Kur te lexoj pjeset tjera, mbase me ndryshon mendimi.

Per kaq sa kam lexuar nga ti, jo vetem keto, kam krijuar nje ide, per "mesazhin" qe sjellin shkrimet tuaja ( mbase edhe pa vetdije ky mesazh) qe " mendjet e keqija sjellin keq".

I rashe shkurt, do kemi kohe per me gjate.

Si paranteze, ne qofte se eshte keshtu, qe mendjet e keqija sjellin keq, jam 50-50.

Ateher e kam kapur fillin gabim.

Kisha pershtypjen se keto shkrime paraqesin efektin, popull pushtet (sistem), pushtet popull.

Te pres me mire deri sa te lexoj librin.

 

Lum, si fillim du me te thene qe jom me ter mend mirenjohes qe begenis dhe lexon. Me ter mend.

Tani qe ne do kemi pikpamje te ndryshme - kjo s'do as mend, as tastjere. Ka nji dicka ketu, qe ne do ia bejme kabull internetit, dhe kjo eshte dhenia e pjeseve "on the fly", dmth ndersa jane duke u "pjek" ne furre. Kjo pamje e pjesshme vetem, mbase turbullon shume gjera - e kam fjalen ne ide, jo tjeterkund. Dhe kjo sjell nje unfairness, sepse ndersa nje shkrim qe ka nevoje per shpjegim nga ai qe e shkrun, eshte i deshtuar ne vetvete, po ashtu kur ca gjera jane thene pergjys, je disi i detyrum me dhene nje lloj shpjegimi (pra e deshton ate qe po shkrun me duret e tuja, me nje llaf).

Te vijme ne thelb te muhabetit: vleresimi i kohes moniste. Vleresuesi me i madh i asaj kohe eshte deshtimi praktik i saj. Puna eshte si e pse deshtoi. Dhe ketu fillojne meselera pa fund, duke filluar nga ofendimet e pakuptueshme personale per ata qe mendojne ndryshe, e deri te atituda qe nje njeri i caktum ka ne dore kriterin e se vertetes, si skepter monarku.

Jam i mendimit, se nga gjithe lista e gjate e "llogari-kerkeses" se sotme ndaj te djeshmes, ajo ku regjimi i djeshem nuk ka asgje me thene, ABSOLUTISHT asgje, qe e mberthen me shpatulla per muri, eshte pikerisht humbja e oportuniteteve ne menyre te perditshme te asaj pjese te popullsise qe ishte politikisht inaktive, qe nuk theu asnje ligj te kohes, qe nuk ishte nje rrezik akut per pushtetmbajtjen. Ketu mbyllen shume goje (ne fakt te gjitha gojet). Ketu nuk ka c'te thote askush. Cing! si i thone nje fjale. Tani kjo e ka nje te keqe, se nuk eshte emocionante, nuk ben asnje appeal te dukshem, nuk ka teatralitet, eshte pa ze "si semundje e bute" eshte nje shprehje nga jugu. Dhe nuk ka me keq se "semundja e bute". Ato qafat e pulave qe u prene, nen siglen prudoniste dhe leniniste bashke, kane qene gijotinat me te tmerrshme (per mendimin  tim gjithnji) qe denoncojne dhe akuzojne regjimin. Ishin thelbi i deshtimit.

Edhe nji te fundit Lum. Ka aberracione kromozomike, mutacione perverse, Quasimodo ne llojet e tyre, te cilat jane te dukshme, te shemtuara etj. Te cosh gishtin (per)kunder tyre eshte nje gje. Te thuash se kjo ndodhi diku ne ca baza nukleotidesh te padukshme, ne nje rreshtim gabim te nja 4 germave pa piken e emocionalitetit, por ku inxhinieria gjejentike mund te beje derman, kjo eshte dicka tjeter. E con punen ne nje stad cilesisht me te larte.

Shpresoj ne mirkuptim.

Cheers!

 

Emo.

Keto ketu kane nje shprehje te bukur ( mendimi im) "mos me merr ne gjiro", ne i themi, mos u tall, ne fakt eshte me e drejte, mos me sorrollat.

Kjo si nisje.

Mendimi im eshte aprosimativ, duke u mbeshtetur tek shkrimet, si "plugu" "zbor" e kjo sjellja e fundit, plus shkrime te tjera tuajat.

Ne shkrimet tuaja, nuk merresh direkt me sistemin,  por stili i perdorur , i tipit Tolstojan, tregon jeten e perditshme. Nje tregim i shkruar bukur me vertetsi , eshte me shume se nje liber historie, sido qe te jete shkruar.

Per ti vene vulen, pres Kulmakun.

!!!!!!!!!!!!!!

 

 

 

Lum, ka edhe dicka tjeter. Kam mendimin se jeta njerezore nuk pushoi si e tille ne ate sistem. Kjo eshte ideja e nje tregimi te hershem titulluar "Njollat mbi gur". Kjo do kuptu ne vetehte. Nje popull qe arriti te mos vdese shpirterisht ne qindra vjet (deshmi per kete eshte krijimtaria folklorike) nuk mund te vdiste ne ato 50 vjet. E pamundur. E kuptoj zellin e nje pjese njedimensionalshe qe per te goditur ate regjim duan te shkojne deri atje sa te shpallin ndalimin e jetes njerezore si te tille ne ato kohe; kjo nuk eshte e re. Stil i njohur (te ndalohen dasmat gjate vitit 1985, e forte kjo, apo jo?) Ama nuk eshte e vertete qe jeta pushoi. Te kujtohet Kako Pinua qe merrte me vete ato veglat e pergatitjes se nuseve gjate koheve me bombardime, kur njerezia shkonin te fusnin koken ne bodrumet e kalase. "Dasma do kete deri ne dite kiametit", tha. Ashtu si jeta gjen menyrat e veta te shpaloset mbi gur (likenet), ashtu edhe ne nuk pushuam se jetuari.

Lexo Opuset e PF (s'po u them qellimisht Opera ne shumesin korret latin). Ato percjellin nje mesazh aq po aq te qarte, sa cdo koment ne fakt del i tepert.

Pra ajo qe mund te merret si idilizim i kohes, eshte ne fakt shprehje e asaj qe ky popull nuk mund te sillet ne gjunje. Te gjithe kane deshtu. Psene e kesaj nuk do e marr vesh kurre 100%.

Por skeleti nuk tregon gjë mbi të veçantat e qenies, ato që e bëjnë llojin të llojshëm. Dlirësinë e syve, krelat e buklet mbi ballë, blegërimat. As shijen, e cila u shpëton shkencave ekzakte si veti e panumërueshme e materies. As ekstazën që kishte shoqëruar zhdukjen e species nga specia tjetër, ekstazë që vjen si rrjedhojë e shkrirjes së erosit me thanatosin në një qenësi të vetme. Tek ngrënia e mishit duhet t’a ketë zanafillën seksi oral.......

 

www.youtube.com/watch

Ky i fundit që foli, Kasemi, mbahej si më liberali, mendjehapëti, me ca “farforite” që zbrisnin rrezikshëm poshtë nofullës së sipërme, nofullës së shtangët, konstante, konservative, të palëvizshme, nofullës-kriter qeveritar... për rrezikshmërinë, qime që poshtë nofullës bëheshin si bimësi helmi, favorite, derdhje llumi ideologjik dhe pakënaqsie nga valët e flokëve. Atij i pëlqente t’i thoshin Sem në vend të Kaso.

Po kete nga e gjete aman? smiley Eh cte pjell ajo e shkrete mendje flori e ke. Big Grin

Delja shkodrane, e madhe, dyfishi i cangalleve tona, e bukur me bashkën si ajo, por prapë, s’e ka atë shafranë e mishit të Jugut.

Nice, nice kur thua per cilesine e mishit edhe une ashtu them Jugu i ka "delet"me mish te shijshem smiley

Bashkohem me Monden mqs ke kohe pa poezi na e bej nje me dashuri, nqs ke ndjenja kuptohet dhe na i bej hallall qe ti kerkojme me porosi keto gjera smiley

shum kerko me dit... smiley

idrisi thot qe un vdes e s'ftenj e... smiley

12 Tet 2009 - 11:11pm

shife ca fati shife prandaj degjoje ate shokun poshte smiley

beja qejfin "goces" Big Grin

OK, Brad. Nje e vjeter kjo.

 

ANI

I.
Nxitoja,
Të t’merrja si helmin e pakët,
Si bar
Të spërdridhja me fletën e bardhë të trupit tim,
Të ndizja
Dhe të thithja fort,
Me shpresën e marrë se ti do bëheshe tym
Nga djegia.
Ti mbeteshe aty
Ndezur pa djegur,
Ndërsa i djegur dhe tym
Bëhesha unë….

Buzët lodheshin në gjoksin tënd të madh
Pa folur.
E pastër ajo lëkurë
Ku ventuza të tjera kishin thithur aq limfë,
Qime të tjera kishin krijuar
Mikrorelieve
Dyshimesh të pista,
Luspat morali dyfish,
Thithkat-obelisqe gërmadha të pafajësisë.

“Nesër” s’ish më
Vazhdim i “sot”,
Në humbella netësh
Të tjerë yje ndrinin pabesisht
Ylli im humbte
Si emër greko-latin
I papërdorur,
Gjuhë e vdekur,
E pafolur.

E nesërmja e tjetrit vinte mizorisht.
Saktë,
Si orë zvicerane.
Xhelozija
Ngulej në tegelat e drejtë të pantallonave të tua rozë,
Të preferuarat
Që rrëshqisnin poshtë aq kollaj.

Meshkujt e tu
Varetë që më goditën
Shpirtin metal të skuqur
Në prushin e humbjes.

Humbja
Shans për klas.
Klasi 
Bukuri e humbësit.

Sofizmat mbinin si bar mbi asfalt.

Xhelozija spec djegës,
Dogji në fillim
Si flakë ferri.
Më pas,
Si esnafi i vjetër,
Që me lot lag mustaqet
Dhe djegien spec e shuan me raki përcëllimë,
Në salcë xhelozie
Zhyta kafshatat e mëdha të epshit,
Mësova si hahet dashuria,
Etiketën e tryezës
Nën shandanët e mollëzave,
Me kupat e gjinjve,
Frutierat e sqetullave,
Shampanjën e trupit.

Fjala dashuri u ndalua
Si autor dekadent në monizëm,
Ngrirë si aset bankar
Kriminelësh,
Në arqipelagun e lidhjes sonë
Me takimet ishuj të rrallë
Larg e larg.

E ruaje nga inflancioni,
Nga bjerrja;
S’ish monedhë tranzicionesh ajo,
Lek a dinar
I pisët.
Frangë zvicerane alla franga dashuria!

Sherr,
Natyrisht,
Me shokun më të ngushtë
Për ty.
Kjo s’ish e re.
Shikove me sytë kriminalisht të qashtër:
S’ia vlen, the,
Me të dy kam fjetur.
S’jam e jotja,
As e tij,.
Ti s’grindesh për erën,
Për mua pse?

II.
Ani, 
Në fakt
Unë grindem për erën…
Kam probleme meteorologjike,
S’kuptoj borën në maj
Zogjtë në janar,
Qukapikun mbi trungun e mardhur Promethè.

Atëher’ vjen ti, ora jote,
Të ndesh
Nëpër rrugica qorre mendimesh,
Si një postbllok gjerman
Që dot s’i shpëton.

Përfundoj në Aushvicin tënd,
Me të vërtetën
Që t’i thyen si svastikë
Kryqet:
Lulet e shkurtit kanë faj,
Jo shkurti i luleve.

Zihem me erën,
Jo me mullinjtë e saj.
S’kptoj që
Një shpinë femre
Kur të largohet
S’të jep as një gur që të çash zemrën,
Jo më shpjegime e vërtetime,
Sepsera si grera.
Pyetjet e tua
Sapo braktisin gojën
Si jetime që arratisen
Prej jetimores.
I përdhunon era

Një shpinë femre zvogëlohet
Me katrorin e kohës,
Nxitim të frikshëm,
Fizikë vrastare
Me Njuton më mizor
Se Çinghiz Khani.
Kurrizet e femrave
Mbajnë emrin tënd, Ani,
Si vulë e nxehtë mbi kalin
Turfullues
Nga dhembjet
Me damkën që përcëllon,
Por dhe e shpëton
Nga humbja.

Je plagë fildishi, Ani,
Refleks pa kusht,
Tespije,
Nuk dhemb, veç rrallë,
Kur prishet moti
Pa pritur;
Meteorologët gjithnjë më ngatërrojnë,
Kurrë s’mi lexuan mirë
Isobaret e shpirtit.

 

smiley 5*****

Nuk dhemb, veç rrallë,
Kur prishet moti
Pa pritur;
Meteorologët gjithnjë më ngatërrojnë,
Kurrë s’mi lexuan mirë
Isobaret e shpirtit.

Se mos vetem sojit tuj smiley

Emo,

nje ide, po sikur te nxjerresh 2-3 poezi te vogla nga gjithe kjo poemez? Mua me pelqejne shume strofat  e para, por pastaj sikur e humbas fillin kur ngaterrohet puna me salcrat e rakine... ( qe fare mire mund te qendroje si poezi me vete)

“Nesër” s’ish më
Vazhdim i “sot”,
Në humbella netësh
Të tjerë yje ndrinin pabesisht
Ylli im humbte
Si emër greko-latin
I papërdorur,
Gjuhë e vdekur,
E pafolur

p.s. humneren dhe une humbelle, e perdor. smiley

Per qingjin, s'kam gjetur kohen ta lexoj, por pas atyre fjaleve qe ka thene Monda me lart, zor se mund ta lexoj me... Refuzoj te behem vegjetariane! smiley

Qingjin kur ta maroj (qe varet sa e ngarkume me projekte pune do jet kjo kohe), do ta nis ne word document, nji copet. Shume po e shajne, por eshte pjesa qe e du vecanerisht. Si puna e asaj goces qe sikur s'osht gjo qe ke ron n'dashni: merr syt e mi ene shife smiley

Sa per Anin, ajo hyni kot e palidhje ne muhabet, thjesht prej Brad-it.

Ok, Emo, me pac ne qafe gjithe jetes, nese heq dore nga mishi i qingjit, pastaj smiley

Anin nuk e kisha lexuar me pare, dhe me vjen mire qe e lexova. A te vjen keq, sikur ndonje dite, kur te kem kohe, t'i bej nje perzgjedhje vargjeve dhe te nxjerr nje Ani alla Ana, bazuar tek vargjet e Emos? smiley

s'm'njel fare. kur "te kputet nga gjonguli", boje. smiley

jom ne dalje e siper, por do jem back in about 30 mins. smiley

mos ja prish qejfin goces emo,boja nje poezi.

Po s'të deshi"vjerra",të do lala vet.E të tjera,e të tjera,siç thoshte,i pavdekshmi,Dori Keko.Shkruan bukur si në prozëe në poezi,por,thonë-dhe e thotë një nga mjeshtërat e lirikës,-që poezia,sidomos ajo lirike,s'duhet të jetë shumë e gjatë.Bile,andej nga Saharaja,thonë dhe diçka tjetër:-Litari sa më i gjatë,biseda sa më e shkurtër.Plaça unë  që s'jam në vete.Se ja që nuk më rrihet pa lehur.

Shenja pleqereie Papo,ke fillu me i rone shkurt gjonave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).