Qen dhe kocka.

Një nga ndërmarjet e fundit të qeverisë së re Berisha, është gjetja dhe sjellja e kockave të shqiptarëve të vdekur kudo nëpër botë. Siç dihet, punën e gjetjes së kockave,më mire se kushdo mund ta bëjnë qentë. Për këtë arsye, Busulla paraqet anëtarët e qenerisë në këtë rol të ri. Qenëria e parë ndryshe. Vlen për tu shënuar se për të bërë prezantimin e mëposhtëm, ka ndihmuar jashtë mase faqja zyrtare e qenërisë, për këtë meriton një falënderim të veçantë.

Fillojmë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Meta. Këtu paraqitet si një bulldog i vërtetë, me një kockë në këmbët e para.

Më poshtë prezantojmë ministren e integrimit Bregu


Lulëzim Basha, Sokol Olldashi, dhe Ridvan Bode (ky i fundit në mungesë, po bënte sh... aty në kthesë) si qen klasikë stani.

Dritan Prifti.

Bujar Nishani dhe Arben Imami.

Genc Ruli.

Fatmir Mediu.

Ferdinand Xhaferri

Dhe së fundi në qenërinë e re, një new entry. Nikollë Lassie.

24 Komente

 hahahaha

kjo e lesit me 10u fare smiley

te marrte e mira, te marrte smiley

dritani dhe nikolla me pelqyen me shume smiley

Po te rrjeshtoni me keto foto edhe Edvinin nudo sigurisht qe do te shpallej mis foto e Edvinit.Por me eshtrat e te vdekurve mos u tallni.

ha, ha, ruli  dhe ai kacurrelsi i integrimit  jane te papare, gjetje e bukur.

J, nuk e bej dot ate koktopcen qe duartroket, por perfytyro nje duartrokitje aq te forte sa do ringjallte gjithe lulekemborat e Piter Panit... smiley

p.s. Moosss! Lassie-n jo me Lesin! Nje rrace tjeter me te shemtuar, me mire! smiley

genc ruliiii hahahahahah shume e bukur kjo busulla.

Who let the dogs out hum hum hum

Majlinda ishte kref bukur

Ruli qe identik

Ferdi gjith brishtesi

thnx guys. Mu desh të merresha një orë duke parë rraca qensh në wiki për t'i përshtatur bastardët. smiley Në format më të rregullt, duken te faqja e blogut, se këtu kanë dalë pak anormale fotot.

 

kam pershtypjen se dikujt prej personave ne fjale kjo mund tu duket ofenduese

Mos më thuaj se nuk të duket tunduese të kesh një qenush dhe ta qush Berisha. Imagjinoje... Në vënd t'i flasësh "bubi, bubi" t'i thuash "beri, beri'. Na Beri naaaa fiu fiu...

Unë do inkurajoja të gjithë ata që mbajnë kafshë shtëpiake, tu vënë emra politikanësh.

It feels good, right? Everything that feels good, is right. Për mua të paktën.

 

 

s'e di, i never thought about it.. e vetmja gje qe kam menduar eshte ti ve qenit emrin e komshiut. edhe kete ma ka sugjeruar dikush tjeter. ndoshta edhe e beja kete qe thua, por po te rrija e te pyesja veten pse e bera, rrezik do gjeja se pas ktij veprimit tim komik ne aparence qendron nje pesimizem pasiv-agresiv.

pastaj ekziston edhe ky koncepti i 'labelling' ne psikologji, e sipas ktij nqs ti si kolektiv u ve qenve emra politikanesh, eshte sikurse je duke denuar veten ne mjerim perpetual (reth vicioz).

sipas ktij nqs ti si kolektiv u ve qenve emra politikanesh, eshte sikurse je duke denuar veten ne mjerim perpetual (reth vicioz).

Po jo mer lal, se një qen qoftë kur e merr kulish, rreth 12 vjet jeton. Po të marrësh i qen plak, për nja katër vjet psh... besoj se na lejohet të jemi për kaq kohë pesimista.

Meqë ra fjala, emri më interesant që kam dëgjuar për një qen, është "Shkrdht". Ky Shkrdht-a humbi njëherë në lagje... edhe duhet ta thërrisnin, në emër sigurisht. Thjesht imagjino skenën.

 

this lost dog story is made up. Well done!

ok, po kjo tjetra nuk është. Njëri në lagje kishte marrë një kulish të vogël, e ia vuri emrin Lordi. Shef pas ca kohësh, kur kalon Lordi moshën e pubertetit, po ia hipnin qentë meshkuj. E rikonsideroi emrin pas kësaj.

Përfundimisht, qenusheve femra u duhet vënë emër politikani. smiley

 

 

"Lordi" eshte emer ekskuizit, J. Jo cdo qen mund t'u qunte Lord n'alidem, psh. Nuk se kishte naj "denim" per ket, por n'baz t'moralit t'pashkrum, nje palo qen nuk mund te quhej Lord. Stepej tjetri, e quante "Pik" ose "Cap" nji qen zgjebs...  Po kshu, Lord ka qen emer i preferum per demat e races ne shqiperi. Nuk po tallem.

"Lord" perdoret ndonjehere ne gjuhen tone te sotme edhe ne baze te kuptimit te vet t'orgjines, per te pershkruar dike "qe e ka kap veten", qe "eshte bere boss", por jo boss nga ata me xhupa lekure dhe kulete te xhepi mbrapa, por me te rafinuar. Rendom e shqiptojne me "d" tejet te zbutur, pothuaj nje "t" safi, dmth "e c'pyet per X-in, ai esht' ber' Lort". (theksi tonik i fjalise te o-ja)

Po pikërisht Emo, ironia e fatit dhe qesëndisjet më pas, tamam te emri qëndrojnë. Për demat nuk e dijsha, interesante. Për përdorimin më tej, e kam dëgjuar. Kam përshtypjen, se nuk mund të ketë mundësi ndryshe! që ky emërtim për njerëzit të jetë përdorur pas 90'.

Tjetër emër interesant qeni që di, ka qënë "Bukfiqe". Bukfiqja ishte një rracë e shkurtër, me lesh relativisht të gjatë që tundte bishtin e mbështillej nëpër këmbë gjithë ditën.

 

 

ose skaji tjeter: shoqata e mbrojtjes se qenve mund te beje "ankimim". smiley

 hahahahaha

Shume e bukur fotoja e Rulit! 

Bregu, Ruli, Xhaferi me kon knoq. I modh je Julo.

 

Twintip, o sa kom qesh me ate videon  smiley    bofsh hajer  

E bukur,por do te kishte qene me e bukur sikur te kishin perpara kockat e Rames.

Jo o prestigj se me ato kocka qe thua ti,nje te lepime e kane qente dhe ngordhin.

Ke te drejte.

Atehere le ti permjerin.

Qener e lloj qenerish ky kabinet  / gjynah qe si kemi per jet / te bukur e gjithe lezet / me te parin e tyre qe uluret :

Qen je ti po  i pare une jam / e qeni qenit nuk i ngjan!

Ai Ruli i mrekullueshem dhe duhet nje Juri e forte dhe e paaneshme ne nr e votave per te dhene cmim midis tij dhe Xhaferrit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).