Qaraman blues dhe marshe të tjera

1.
      -Vitae lavatrishte et centrifungum est.-

  
Si centrifugë kjo jetë
Na shtrydh, na than
Na nxjerr t’palamet,
Na merr mendt,
               na thith,
               na zhubros,
               na zbardh.

Si centrifugë kjo jetë
Na këput si kopsat
Na zbërthen kockat
Na gris si lekët
Palosur nën brekët

  
Si centrifugë kjo jetë
Dikush përzgjedh butonat
Për t’bardhat, për t’zezat
Për t’thatat, për t’njomat
Për të trashat, të hollat
Tkurrëset, njollat
Të ndohturat me erë
Që s’u dilet me një herë

  
Kujtdo që shtyp butonat
Që na shkallon, na zhubros
Sa e ka hekurin e nxehtë
I lutemi t’na hekurosë
Të na shtypë, të na shtrijë
Sa të vijmë në vijë.

  
Si centrifugë kjo jetë
Por të paktën na jep shpresë
(ndonëse moda s’ka besë)
se do përdoremi dhe simjet
t’paktën dhe një herë,
        si i thonë…për sebep…

  
2.
Iku. Fluturoi. Është lart, lart…
Diellin drejton mbi mua si prozhektor
A është kjo e vërteta që dua
të shoh.
             A më ngroh?
A të ngreh?
Trupi im lakuriq
I pambrojtur,
I ndrojtur
A të plas buzën fjala që nuk thua?
A të djeg duart pushteti mbi mua?
A ndjen kënaqësi, a je gjysëmplotë
Kur mua më ve poshtë?

  
Unë tulatem gjysmë
Unë kërrusem bosh
Viktimë jam, klithmë
Klithma nuk të josh?

  
Çfarë kam nuk e fsheh
Ç’nuk kam, e sheh
Një ditë, kur të lodhesh
duke më shkelmuar bolet
Një ditë. Sot është ajo ditë.
Koha për të ndërruar rolet.

  
3.
“Ngrihuni Ju o të munduar, Ju t’urët skllevër anembanë
Na thërret gjaku i turbulluar, s’duam padronë edhe tiranë”

  
Po ti a e ndjen si mbyllet syri
Kokëmbështur në minder
Në mijëra kohëza si copë guri
Mbi jastëk plot djersë
                            që vjen erë
Dhe dalngadalë bota qetësohet
Në det të thellë, por cipë-shkëlqim
Prej diellit që lind nga perëndohet
Mbytë në ëndërr, nuk dua shpëtim
  
Oh, po kështu flihet
Flihet si fëmi
Që ditë pas dite fjalët ruan
Për kur kuptimin tua di
  
Deriatëherë, përgjumësh ndjehem mirë
Gjithkush më do, të gjithë më mbulojnë
Për ta është lufta finale, vendimtare
Në heshtje zihen, t’më zgjojnë
a t’mos më zgjojnë.

  
4.
Ka të tjerë në mjegull
Që sillen si unë
Kurrë nuk bashkohemi
Ndonëse jemi shumë
Ndonëse jemi njësoj
Të verbër e të parrugë
Të paorientuar
Bulëza në shtëllungë
Kërkund nuk arrijmë
Nuk i mungojmë botës
Fije të humbura
Me çdo krehje të kokës

  
Ka të tjerë në mjegull
Nën ligj e nën rregull
Bulëza në shtëllungë
Që këndojnë si unë:
Sido që të bëhet
Zëre se e di
Sado të dëgjohet
Zëre se e the
Ndonëse të verbër
Të parrugë e të padijë
Na lloo-gariisni edhe ne…

14 Komente

Flor, ncuq! (per te dyja te funit). Po s'i bo gjo, se une nji vet jom  smiley   (dmth "zero e fyl&quotsmiley.

PS Tu prit m'ke, se nuk hiki, jA...   smiley    smiley

Em, çish bojsh mre! Si tha lepri: Bojmë dhe noj rrotveturllik...  smiley

Bojmë dhe noj rrotveturllik...  

Nigjo, nuk eshte fair, se asnji nuk tha ashtu...

E di sa inot me vje kur nuk e percoj kumtin tamom!  smiley  

Ore si nuk vute nje here mend ju me keto poezite keshtu, e?

Pese butona flor...edhe mjaft na bere sentimentale : )

 

Naaaaa lloogariiisni edhe neeee

cdo gje qe behet ne Shqiperi,

qe te lulezoje i bukri atdhe,

dhe pse te vegjel, jemi pa pizi,

naaaaa lloooogariiisni edhe ne.

Ti-eRe...    :-D  :-D (megjithëse ky lloj emotikoni do edhe i furçe dhomësh).

Floro, e ke nis mar me kto poezite smiley Flamur me pese xixellonja! smiley

Jo. Por PESAT tona janë plumb për armikun..   smiley

Plus që mesatarja e lartë ia rrit çmimin Peshkut   smiley.   (shperndaje thashethemin)

Se mos na merzitet  Polici ne shijet poetike smiley...s'besoj te kete pasues , megjithse kohet e fundit eshte shquar me shume se Lefti ne kulture ... Keto poezi flasin me shpirt ...nje kenge qe s'ka te mbaruar sa here qe do kete ndjenja njerezore ne  boten njerezore .

Shume te bukura smiley

 

Si centrifugë kjo jetë
Na këput si kopsat
Na zbërthen kockat
Na gris si lekët
Palosur nën brekët

me pelqeka mjaft vjersha e pare.shume e vertete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).