Pyetjet e një punëtori lexues

Berthold Brecht
Kush e ndërtoi Tebën me Shtatë Dyer?
Brënda librave gjenden emrat e mbretërve.
Mbretërit vallë i tërhoqën ato blloqe gurësh?
Babilonia, shumë herë shkatërruar,
kush e ndërtoi po aq herë? Në cilat shtëpi
të Limës që shndrin ar jetonin ndërtuesit?
Ku shkuan muratorët, mbrëmjen që mbaruan
Murin e Madh?
Roma e madhe,
është plot me harqe triumfi. Kush i ndërtoi? Mbi kë
fituan Cesaret? [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).