Pyetje pa pergjigje

Kaluan shume jave dhe sado te bombarduar te jemi nga I ashtuquajturi informacion qe pervetesohet nga debatet politike ne media nuk e di se ç ka nder mend te beje PS po fitoi zgjedhjet dhe ç’ka ndermend te beje PD po I fitoi ato! E thene me qarte debatet e tilla fitohen nga ai/ajo qe bertet me shume. Ne rastin konkret a e dini se ne fakt gazetaret nuk kane te drejte te piketojne X apo Y personalitet te njeres apo tjetres parti per debatet e tyre? Jane zedhenesit perkates te ketyre Musketiereve qe vendosin.. rasti me i fundit nderkohe qe nje gazetar i nje kanail u kerkoi X personalitet meqenese eshte ekspert ne ekonomi psh, zedhenesja i tha qe jo se ai eshte shume i urte Pra e thene troc nuk di te bertase!!Nga ana tjeter duket se dhe vete mediave nuk iu intereson te qartesojne publikun.. ne serine e fundit te Opinion u duk qarte se ‘lufta ‘ ishte nje detyrim .
Nje tjeter karakteristike qe po e shoqeron kete maskarade mediatike eshte vete UNI i shume politikaneve, arroganca, tribalizmi i tipit un jam krenar per fshatin/qytetin/ katunin/ lagjen..serish ky informacion i pervetesuar nga mediat qe ringjall krahinizmin, dhe mbi te gjitha papjekurine politike te ketyre perfaqesuesve te “denje” .
Nje tjeter detaj po aq i rendesishem eshte servilizmi frenetik ndaj liderave te ketyre partive per pak sa do fillojne te zene be ne emer te Berishes apo te Rames, servilizem hipokrit, qe shoqerohet me pankartat e atyre adoleshenteve qe duartrokasin vende e pa vend ne shfaqjet e ketyre forcave politike. Mos harrojme ketu te dorehequrit de jure por jo de fakto te ish kryetarit te PS, si dhe pretendimi i PS aktuale se nje veprim i tille i kishte bere krenar per standartin qe kishin arritur..a do mund te krenohen me me kete te ashtuquajtur standart ne kohen kur ish kryetari i tyre beri nje sulm te cilin as vete PD nuk mund ta kishte bere kaq te ashper ndaj tyre pikerisht nepermjet medias. Dhe ja ku bien makijazhet dhe artificialitetet e standarteve te arritura e te pretenduara.
Me pak se nje muaj larg zgjedhjeve kthetrat e politikes i kane marre frymen medias shqiptare duke i kthyer de fakto ne zedhenese te tyre. Kjo shprehet me pyetjet pa pergjigje, kjo shprehet me lidhjet direkte ku jepet 100% e konferences dhe kjo behet ne reduktim te emisioneve qe keto media kane normalisht. Kjo shprehet me zhurmat akustike te krijuara qellimshem nga perfaqesuesit e ketyre partive ne debatet politike, kjo shprehet me parate e shumta qe marrin nga reklamat perkatese te ketyre forcave keto media, dhe se fundi kjo shprehet nga renia ne mase e interesit ndaj politikes i nje pjese te madhe te shqiptareve qe ndonese ne Shqiperi frekuentojne vetem mediat e huaja,perkatesisht : italiane, greke apo anglosaksone qofshin ato. Ne fakt me thoni ne cilin plazh do ndodheni me 28 Qershor ?? !

Tirana Observer 28 Maj 2009

13 Komente

n'durrs smiley

me zhurmat akustike te krijuara qellimshem nga perfaqesuesit e ketyre partive ne debatet politike

ëhë, zhurma eshte mese e qellimshme, se i shushat robt. dhe fushates rob te shushatur i duhen

Ne c'plazh? ku te me zene kembet uje! smiley

Po mendoja te djathtet, per shembull, qe betohen "per koke te Sales, qe i kemi arritur standartet e BE-se..."  ose te majtet  "mos e gjetsha gjalle Edin ne zyre, po s'i fituam zgjedhjet kete vit..." smiley

 

smiley i paske formuluar shume mire be'('te)

  Si thua te ikim bashke diku ate dite smiley

Te dielen, behu gati te shkojme tek ai vendi qe te kam thene. smiley

po sikur te shi-joje smiley dmth te bjere shi smiley

s'pysim ne nga era, s'pysim ne nga shiu... jemi rracë e fortë...

Alidea, desha te te pergezoj per stilin e te shkruarit, pa shume pretendime dhe "right to the point". Edhe shkrimet e meparshme i kam lexuar me shume kenaqesi.

 

Une do zgjedh ndonje plazh sa me larg Tiranes, ne menyre qe edhe po me nderroi mendja te mos kem mundesi te kthehem ne kohe per te votuar.

Faleminderit sogladyouremine, ide e mire kjo e jotja un per vete nuk jam fare e tunduar te votoj smiley

Alida edhe une te pergezoj ashtu si komentuesi siper meje pasi di te shkruash dhe te thuash thelbin tend pa perdorur sprucime politike nga asnje ane ne ate qe do te thuash.

 

Enka, faleminderit, sinqerisht  nuk flas dot ndryshe dhe sikur te mundohem

 cheers!

duke rene dakort me artikullin ne shumicen e tij, s'me duket se zgjidhja eshte te mos votosh. ne keto kushte kur debatet jane vetem me bertitje, do duhet qe vete ne si qytetare te bejme pak me shume pune kerkimore, te lexojme ndonje program, te krahasojme, te informohemi mbi kandidatet.

duke rene dakord me qellimin tend.. te admiroj qe mendon se do te kesh kohe te analizosh 1000 faqeshin e PS ..

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).