Punë batakçinjsh

Kam ndjekur me vëmendje në shtyp akuzat e ndërsjellta lidhur me shitblerjen e 1300 metrave katrorë në qendër të Tiranës, tek Tajvani, që, së fundi, është bërë edhe casus belli midis maxhorancës dhe opozitës aq sa, maxhoranca ka hedhur në gjyq për këtë Edi Ramën dhe ky, nga ana tjetër, ka hedhur në gjyq Sali Berishën (të paktën kështu thonë të dy palët). E kam ndjekur me kuriozitet edhe pasi

37 Komente

1. Afera korruptive e "Tajvanit" ne fakt po nxjerr shume gjera ne shesh. Ymer Baze ka lyer gishtat me parate e pista te korrupsionit qe ne vitin '05 kur ka lobuar per kete biznesmen dhe ka votuar pro tij ne Keshillin Bashkiak, shitja e gazetes dhe deri hyrja ne ushtrine e Rames tani jane rrjedhim i natyrshem per Ymer Bazen.

2. Shitja e Truallit tek "Tajvani" nga Edi Rama ketij biznesmeni me cmime edhe me te ulta se ato te vitit 1996, eshte nje megakorrupsion tashme i evidentuar qarte me dokumente i Edi Rames dhe qe duhet bere i gjithe presioni i nevojshem nga opinioni publik qe kjo afere te zbardhet nga drejtesia.

3. Berja me faj edhe e PD-se ne kete afere korruptive nuk qendron dhe menyra se si e shikon Lubonja eshte e njejte me menyren se si po perpiqet Rama te mbrohet nga ky korrupsion i publikuar. Nuk mund te behet pergjegjese PD-ja pse dy batakcinje si Ymer Baze dhe Mitro Cela kundrejt parave kane lobuar dhe votuar pro kesaj shitjeje. Nderkohe qe a) Rama ka propozuar shitjen e ketij trualli ketij biznesmeni, b) keshilltaret socialiste te gjithe ne rresht kane votuar pro shitjes.

P.S. Kemi arritur ne nje shkalle tjeter te totalitarizmit ne PPU, adminstratori ka guximin te ndryshoje edhe postimet e anetareve.

Si fillim Taivani ka qene ne pronesi te firmes Shqiponja (kupto PD).

Kur PD humbi pushtetin ne vitin 97 ajo ndertese eshte shitur per 6000 dollare (200 mij ne fakt, por $194000 gjoja kane qene shpenzime gjat mirmbajtjes), nje biznesmeni qe sot eshte njeshi i ndertimeve ne Tirane, pra njeri i PD.

Pra me mire prokuroria ta filloje hetimin qe nga fillimi, se besoj se shteti shqiptar del me i fituar.

ti po flet perralla dhe nuk po jep asnje fakt. Per mua si qytetar prokuroria te filloje hetimet qe ne vitin '96 bile edhe me pare, te gjithe jemi ne nje mendje besoj qe abuzuesit me pronat e shtetit te pergjigjen, qofte ne vitin 2005 qofte me pare.

Por duhen sqaruar dy gjera te vogla: "njeshi" i ndertimeve ne Tirane, sic thua ti dhe pronari i Tajvan eshte ky Besnik Sula i cili njihet nga te gjithe si njeri i afert i Rames dhe "njesh" i ndertimeve ne Tirane nuk mund te behesh po nuk qe njeri i "afert" i Rames. Lejet e ndertimit ne Tirane nuk i jep qeveria qendrore.

Nga dokumentet e publikuara nuk ka firme "Shqiponja" diku. Eshte vetem perpjekja e Ymer Bazes per te baltosur cdo gje ne menyre qe qytetaret te thone hajt more se ketu te gjithe vjedhin, nderkohe qe hajduti eshtekapur me presh ne dore; ka shitur nje truall ne qender te Tiranes ne vitin 2005 me lire se c'eshte shitur ne vitin 1996.

Si more nuk ka firme Shqiponja, s'paske habere ti nga keto gjera!!!

Shqiponja eshte ajo firma qe bente kontrabanden e fameshme me Sllobodanin, apo edhe keto jane te shpifura nga baze!!!

 

P.S.

Sa per djeni Baze kur ishte me PD (pune sekseri domethene), i mori ketij Besos 500 000 euro per ta ndimuar per lejen e kazinose qe u firmos nga vet naltmadhenija e tij zoti Berisha.

 

Por, për mua, ngrehina ka filluar të kërcasë nga të katër anët.

Konkluzioni me i sakte . Nga te kater kembet qe ka ngrehina tre jane shembur. Morali , Ndershmeria ,Pergjegjesia kane firuar . Por ata jane pelivane se kane kengen

beme zonje dhendere /se jam djal i emebele /me nje tra e mba shtepine / nuk pi veren as rakine/

Ka mbetur trari me i pavlere pshurja e se vertetes ku besoj se jane mjeshtrat me te medhej te coroditjes se popullit me argumente banale . Lexo Tellallin qe erdhi pas votimeve te na mbushe mendjen se kush pshurr me mire smiley

Lubonja , je me te verte i lexushem shume qarte kur shkruan pa paravolira dhe  se diktatura zotrie.... Je nga ata qe ve pikat mbi I per te kuptuar se cfare ndodh me te vertete ne ate vend ku rrojne akoma Mamuthe e Dinosaure te Korrupsionit .

Aty eshte ngritur nje ngrehine me themele peshtymash e baltesh , e trazuar me kocka te varrosurish e te zhvarrosurish , e vaditur me zgerdhirje mixhistesh e nanoistesh qe i kane duart e zhytura  ne hajdutllek e  nuk duken brrylat . Ne ate vend mjafton te thuash "se diktatura me e ger zotrie ..." dhe vidh , vra e pre se je ne themel te ngrehines.

hahahahahahah firma "shqiponja", te pakten ajo ishte prone e PD-se, ndersa sot PD-ja nuk ka asnje firme. Te gjitha punojne per Familjen.

Keto dite ndodhem ne Tirane. Ne pallatin ku banojne disa te njohur te mi, nje nga grupet mafioze kishte blere katin e pare, nje apartamet banimi. Mafiozet per ta shitur me shtrenjte kane germuar rreth 1 meter e gjysem poshte themeleve; kane hapur 5 te cara te medha ne muret anesore duke coptuar themelet. Kane shembur muret mbajtes.

Akoma pa rene ndonje termet (larg qofte) shihen te cara ne muret e kateve te siperm.

Arkitektia qe banon po ne ate pallat, ka dhene alarmin.

Banditet nuk kane marre asnje leje nga bashkia ne lidhje me keto nderhyrje. 15 familjet qe rrezikojne shtepijat dhe jeten e tyre kane bere te gjitha demarshet prane organeve kompetente, duke shkuar deri ne kryeministri, por deri tani asnje nuk ka rreaguar. Katastrofa eshte e sigurt. E kam pare me syte e mi. Nuk ka asnje dyshim qe heshtja e administrates bie era korrupsion. Qeveria merret vetem me Taivanin per arsye politike. Te tjeret le te vdesin. Shamite per te "qare" si ne rastin e Gerdecit jane gjithemone gati. Rasti i Gjirokastres nuk i ka mjaftuar.

Mafiozet vazhdojne punimet ne mes te dites, ne qender te Tirane ; pallati 141/1 rruga Asim Vokshi.

Shteti shqiptar nuk egziston. Taivani si dhe shume gjera te tjera jane vetem propagande.

The Speaker

 

ore po behu nje here me te verteten jo gjithmone me krahun politik qe perfaqeson. behu qytetar dhe prano disa te verteta shume te dhimbshme sic eshte fakti i vertetuar katerciperisht qe Beria Kryeminister nuk ka luftuar asnje personazh te akuzuar nga ai vete si kontrabandist te kujtohet Taci/naci?  Po nano mafiozi ku shkoi?  po meta i cili sipas Berishes ishte perfshire ne trafikun e femijeve shqiptare  ku eshte sot?

neveritja po shkon aty ku nuk mban me

Po mire mo Rono kur neverija po shkon dri aty ku nuk mban me si ka mundesi atehere qe ty nuk te votuan qe te behesh deputet?

 

Megjithatë mendoj se kjo krizë duhet të ndihmojë që dikush nga politika apo edhe nga biznesi dhe nga mediat të bëjë përpara për të ngulmuar për një projekt që do të synonte transformimin e sistemit kriminal politik, ekonomik e mediatik që kemi ngritur.

Ate kemi thene qe kur filluan keto bubullimat e lakuriqesise dhe shkuljes se dhembeve, ishalla ja qitin njeri-tjetrit te palarat sa me shume ne lufte e siper.

 

Kjo kërkon një projekt që do të synonte çarmatosjen e partive/banda nga armët e tyre të paligjëshme ekonomike dhe mediatike, çarmatosjen e bizneseve nga mbështetja e tyre e paligjëshme politike dhe mediatike dhe çarmatosjen e gazetarisë nga lidhjet imorale me politikën dhe me ekonominë. Për t'u lehtësuar kjo do të ishte mirë që nga kjo betejë/krizë të "vriteshin" protagonistët kryesorë të të dyja palëve dhe të dilte në skenë një prapavijë e dytë më e pakomprometuar dhe më racionale.

Per analiza e paanesi je me i mire sesa per sugjerime konkrete Lubonja, ngase dhe eshte e veshtire xhanem te gjesh zgjidhje. Po keto sugjerimet utopiste perballe realitetit kanibalesk te klaneve politiko-korruptive shqiptare ngjajne si teorite saktivistiane per shpetimin e botes me Komunizem 2.0. smiley

Gjjithsesi paanesia dhe ngritja e zerit jashte llogoreve partiake (qe ne fakt eshte status quo per shumicen e gazetareve dhe analisteve) eshte vertet per tu pershendetur tek Lubonja. Pese yje. smiley

 

ore po behu nje here me te verteten jo gjithmone me krahun politik qe perfaqeson. behu qytetar dhe prano disa te verteta shume te dhimbshme sic eshte fakti i vertetuar katerciperisht qe Beria Kryeminister nuk ka luftuar asnje personazh te akuzuar nga ai vete si kontrabandist te kujtohet Taci/naci?  Po nano mafiozi ku shkoi?  po meta i cili sipas Berishes ishte perfshire ne trafikun e femijeve shqiptare  ku eshte sot?

neveritja po shkon aty ku nuk mban me

Dhe ti Tare me keto qe shkruan te duket vetja me pak partiak se Spikeri? smiley

Se si me marifet e bere artikllin e Lubonjes jo vetem thjesht  antiberishist, po dhe pothuajse-kutist, realiteti po behet keq, sidomos keto muajt e fundit. lol

Lubonja ne fakt flet per korrupsionin dhe kapjen ne pergjithesi nga te dy plaket, dhe ate te ndertimeve ne vecanti, dhe kjo e fundit padyshim rendon me shume nga ai shefi yt sesa nga shefi i Spikerit, mos harro, para se ta kthesh artikllin ne thjesht lincim Berishe e thirrje per revolucion. smiley

Bravo Lubonjes! Kur e kryen sic duhet rolin e vet prej intelektuali eshte i patedyte! Duhet te jete nder te paktet analiste ne Shqiperine e sotme qe s'eshte kthyer ne rrogetar te ndonje krahu politik dhe qe s'e ka shitur penen per tridhjete aspra.

Shkrimi eshte i mire sepse niset nga nje premise e sakte: ekonomia percakton politiken. Eshte shume i mire se eshte shume pak i ngarkuar nga moralizim bosh (rrjedhoje e pikes se pare). Eshte i shkelqyer pasi per ne qe jetojme ne universe te tjera na jep nje koncentrat, nje "snapshot" perfaqesues te ngjarjeve te atjeshme.

Eshte i mrekullueshem pasi nuk eshte shkruar per hir te nje metafore (flas nga ana formale tani), nuk ka miq te jashtem meditues, nuk ka pallavra latine dhe filozofe frengo-gjermane te shek 18-19. Flet autori pra, qe filozofet i ka ne prapavija te trurit.

Lubonja, keshtu PO!

@TTmsoia: me the qe qenkam naiv. Mundet. Edhe naiveve u lejohet me pelqy dicka. smiley

I kam pas pelqyer edhe nje shkrim tjeter une ketij, mbase edhe ate ne menyre naive. Nuk kembengul une kur tjetri me ve perpara logjike. Tani te bie ty te me sqarosh pse jam une naiv qe e pelqeva kete shkrim, dhe kur i thone llafit, "per Baba Fetah" jam gati te thyhem nga logjika e tjetrit (e jotja ne ket rast) dhe te them qe paskam gabuar ne vleresim.

emigrant

Aty me poshte thua qe e di shume mire se ku e  kam fjalen une, mnjf, i di shume mire bemat e Lubonjes me skenderbe, cifute, karikatura groteske, s'identitet etnik e  kombetar, Kapllaner e Resuler etj etj.

Tani po te te shaj une ty 100 here nga nena, e te te them nje here je djale i mire, dhe ti te pergjigjesh qe edhe une qenkam djale i mire gjithashtu, a nuk i bie te jesh NAIV? Te pakten?

Po aty e thashe edhe si e mendoj ket pune. Nejse, secili me te vetat Ttmsoia. Une vete du me i dhone kredit tjetrit kur me duket se e meriton. Ja per kaq gjo behet llaf.

Em, ne Shqiperi eshte shume kollaj te kuptosh ku ka mberritur niveli i korrupsionit. Problemi i madh me te cilin ndeshem sa here shkoj eshte fakti qe qytetaret shqiptare (kupto: nenshtetasit) sikur kane nisur te mesohen me te. Nuk u ben pershtypje, apo me keq akoma kujtojne se ky eshte normaliteti i gjerave. Karakterialisht kemi marre nga Lindja nje soj apatie: reagojme me vonese ndaj padrejtesive...

Nga ana tjeter tregu shqiptar eshte treg i vogel dhe bukoset shume shpejt. E kam fjalen qe ne vende te medha si Italia psh, mbeten hapesira te lira edhe per ate qe deshiron te shpjere perpara ndershmerisht aktivitetin e vet. Pastaj, nese nje italiani s'i pelqen me Italia, merr plackat e ngjitet ne France psh...

Nejse, muhabet i gjate ky: ajo qe doja te thosha eshte qe Lubonjes nuk ia duroj dot ca gjera, por ama ia admiroj sa s'ka kurajon.

Nderkaq me vjen turp qe emancipimin dhe fjalen e lire me duhet ta pres nga nje njeri qe ka kaluar njezet vjet ne burg dhe qe me te drejte mund t'i kishte dorezuar armet e te bente jeten e vet. Kjo ndersa moshataret e mi puthen ne buze me pushtetin e jane homologuar e konformuar sa te vjen turp t'i shohesh...

Pershtatja e individit ndaj rrethines ekonomike-politike dhe morale eshte me duket nje gje e vjeter sa bota. Dhe njefaresoj "e paqortueshme" ngase "e pritshme" ne nivel grupi. (Debatojme nje here tjeter per kete, teme e koklavitme shume)

PS: Do te lutesha te beje nje "time shift" dhe t'a sillje kete fenomen edhe ne kohen e monizmit. Qe aty del e qarte fare se sa "afermendsh" eshte pershtatja e intelektualeve te asaj kohe, qe me syzet e sotme del e perbindshme deri e pakuptueshme.

Kur me shket nje gote qelqi nga dora, jam e sigurt qe do te thyhet, por kjo s'me pengon te ndiej keqardhje. Po ke te drejte, e koklavitur eshte!

p.s. Kur te kesh kohe, me ke borxh nje lexim te mrekullueshem mbi menyren se si funksionojne elitat nen diktature: "The Captive Mind" ( Czeslaw Milosz ).

do të ishte mirë që nga kjo betejë/krizë të "vriteshin" protagonistët kryesorë të të dyja palëve dhe të dilte në skenë një prapavijë e dytë më e pakomprometuar dhe më racionale

Revolucion? Nje opcion i besueshem do ishte forcimi i nje te djathte super-nacionaliste qe do kerkonte 'menaxhimin' e tere faktorit laramano-shqiptar ne Ballkan. Vetem ne kete 'lufte' mund te vriten protagonistet. Perndryshe...mbajini peshqesh ose ,...emigroni se nuk ka vend per ju ne ate mochal.

 

Për t'u lehtësuar kjo do të ishte mirë që nga kjo betejë/krizë të "vriteshin" protagonistët kryesorë të të dyja palëve dhe të dilte në skenë një prapavijë e dytë më e pakomprometuar dhe më racionale.

E vetmja zgjidhje qe mund te behet nga ushtraket tane. Por qe fatkeqesisht jane pa shtylle kurizore

 

 Dikush do të më thotë se dashkam të shembet ngrehina dhe të na zërë brenda të gjithëve. Por, për mua, ngrehina ka filluar të kërcasë nga të katër anët.

Shume optimist

nje 5ce nga une

Artikulli me pelqeu pervec fundit ku sic duket po i mbaronte bateria e laptopit dhe ia futi me vrap me nje zgjidhje Hollywoodiane. 4 yje nga une. Bravo Lubonja per guximin.

i dëmtuari i madh i këtyre batakçillëqeve, populli shqiptar, asiston i neveritur dhe i rrasbitur në luftën që po bëhet gjithnjë e më lakuriqe, gjithnjë e më e vështirë për t'u mbuluar me gjethen e fikut politik. Vizat dhe sabotimi i tyre, hapja apo mbyllja e kutive, hyrja ose dalja ne Evropë, korrupsioni e lufta kundër tij, gratë e Edi Ramës dhe familja e Berishës janë gjethefiku që mbulojnë këtë luftë sa të egër aq edhe banale për para. Ata që s'janë dhe s'duan të jenë apo s'mund të jenë pjesë e kësaj lufte janë të destinuar të shohim nga shtëpia, të pafuqishëm, përleshjen e këtyre dy bandave në rrugë ndërkohë që interesi i i tyre është se si të çlirohen prej terrorit të tyre moralvrasës e ekonomivrasës.

 

Paragrafi eshte flori. Me duket intersante perdorimi i "shohim" ne vend te "shohin" me siper, s'e di a eshte rreshqitje gramatikore apo e pavetedijshme.

Lubonja me relativizimin e tij me shume ben dem sesa sjell dobi madje kam filluar te dyshoj se dikush e nxit ose e shperblen per kete ne mos qofte egoja e tij e semure dhe inati ndaj Ed Rames (ish shokut te tij te ngushte, a nuk ishin te dy dite per dite me diskutimet e tyre presh ne qiell ne vitet 1995 apo na ka ik kujtesa)

Pavaresisht te metave te Edi Rames dhe shpures se tij, as qe mund te vendoset shenja e barazimit me Salih Birishen qe ne fakt per shkak te superegos, katundarizmit, mendjengushtesise dhe vetive te tjera te keqija personale eshte i destinuar ta coje ne gremine kete vend i cili edhe keshtu sic eshte ne grope eshte.

Lubonja ne nuk jemi daltoniste, te zezen e dallojme fare mire. Nuancat e grise na besdisin me pak.

Me vjen keq qe kjo pune te paska ardhur ne vesh kaq vone zoti lubonja (dhe jo rasti ne fjale, se per ate jam i sigurte qe ke qen po aq i informuar sa cdo "kamarier" baresh tirane; Por per ate punen e batakcinjve). Kam pershtypjen se do kishe bere namin. 

Tsomia, 

Sjam i zoti ta etiketoj antishqiptar me plot gojen. Per te tjerat "I 2nd at!"

Chene, e di se ku eshte muhabeti or vlla? Ketu kemi nje shkrim te Lubonjes dhe jo "cili jeni ju zoti Lubonja"? Une du me i nda keto te dyja. Ato qe thote Ttmsoia une i di shume mire (ti dhe une kemi jo pak kohe ne ket blog dhe i dime pikpamjet e njeri tjetrit) - dua vetem me thene qe te kemi kurajon te vleresojme dicka per ate qe eshte dhe jo kush e ka bere. Sikur ky shkrim te dilte pa autor fare, ose me "llagap te cpifur" qe thone, si do ishte kritika me nje fjale?

Perndryshe dalim ne teori konspirative, tek "eshte nje muhabet ashtu qe vetem 3 veta e dime", ku dini ju mer, jon t'thella kto pune, orakulli i Delfit a i leshit e kshu me rradhe.

Per mu vlera nuk qendron aq te fakti i batakcinjve (amon mer se e ka thon Ali Asllani qe ne vakt, s'ka lon gjo per ne, as per Lubonjen) - por te qasja; a nuk veren nje ndryshim thelbesor ne ket shkrim? Nje lloj materializmi aq po aq te munguar ne shkrimet e tjera te autorit?

Sa per antishqiptarllikun, pse mer duhet me perserit vetvehten ne cdo shkrim qe ben ky? Jane te ndame gjonat me duket mu. Ktu s'kishim as cmitizim, as cifute, as Skenderbe dhe as Kapllan Resul. Qofsha i gabum! Fola shum, ma boj kabull.

ps. Mali i Ramijes, ku gjendet?.... smiley

@GB, a s'te duket e trishtueshme te katandisesh te nuancat e grise?! Mua po, prandaj me pelqen shkrimi i Lubonjes. S'dua te zgjedh te keqen me te vogel! S'mund te me detyroje askush te pranoj qe ne shqiptaret s'bekemi dot pa nje Sali Berisha e pa nje Edi Rama ne krye dhe qe s'paska te tjere qe e bejne me mire e me me ndershmeri punen e tyre ...

Sa gjate i ke ra mer Tosi, tamam ushqim per peshq, plot e perplot me moral dhe konkluzione te guximshme smiley 

Je msu keq tuj fol gjate e sterhollushem si ke televizioni i frangajt ku del 1 here ne dy dite. 

Bjeri mer shkurt :

http://arkivi.peshkupauje.com/parku-rini...

Leku modh ktu, ene leku hudh ujtin perpjete. Pulen e madhe e duan te gjithe smiley

bedrije, pulat e vogla apo zogjt jon mo t'lezetshem, ato pulat hungareze nuk durohen mo ashu t'fryme me shiringa smiley

Tosi shkru nga fryn dallari (ose leku apo euro), lejeni rehat se ene ai do boj nej lek. Ky shkrim osht per icik ballancim qi tosi mos duket sikur calon pak djathtas.

Lubonja meriton respekt dhe perkrahje pasi eshte nga penat e rralla te gazetarise shqiptare dhe nje intelektual i mire qe nuk e ka vene ne sherbim te askujt, per ca kacidhe aksesin e tij ne media dhe produktin e tij gazetaresk dhe intelektual. Eshte nga zerat e pare dhe vetmitar qe ka kundershtuar ne menyre te argumentuar katrahuren "Rama" ne Tirane, qe ne zanafillen e pasurimit abuziv nepermjet bunkerizimit te kryeqytetit shqiptar. Bile ishte shume here para dhe me argumentues se opozita politike ne Tirane (PD). Nderkohe qe ka kritikuar ne menyre racionale Berishen dhe qeverisjen e tij. Lubonja nuk mund te akuzohet si "biased". Por ketu nuk eshte tema per Lubonjen, diskutimi dhe problemi ne kete rast eshte shume i qarte, ka nje abuzim ne shitjen e nje prone publike nga Edi Rama dhe te gjithe ata qe mund te jene te implikuar ne kete. Kjo duhet te jete shqetesimi yne dhe qe ne fakt eshte vetem maja e ajsbergut dhe nxjerr shume probleme qe kane te bejne me mediat, politiken, vendim-marrjen etj. Zgjidhjet qe ofron Lubonja megjithese calojne kane nje te vertete aty brenda; Levizjen e drejtuesve ne partite aktuale me te tjere brenda ketyre partive, nje menyre evolutive e gjerave, por kjo mori goditje te rende nga Rama i cili pikerisht theu dhe shkaterroi kete, duke ndenjur ne krye te PS megjithese humbi zgjedhjet dhe ishte nje rast i mire qe largimi i liderve humbes te behej tradite dhe rrjedhimisht te mundesonte edhe qarkullimin e elitave.

Nderkohe qe sido qe te jene punet ne partite politike, drejtesia duhet te beje punen e saj. Drejtesia duhet t'i shkoje deri ne fund kesaj afere korruptive te Rames dhe te mos pluhrose dosjet duke i lene te mbylluara apo te mos i hetoje si duhet. Ne kete duhet bere presion, si opinion publik. Drejtesia duhet te kryeje detyrat kushtetuese dhe ligjore te saj.

Edhe nje here, Lubonja super i sakte. Guxim dhe godites deri ne dhembje sa qe u duken flaket ne sy edhe disave ketu tek peshku.

Duket qarte se ai qellon e godet tre pale, e konludimin domethenes e jep kryesisht per ate qe eshte edhe dhembja me e madhe e tij, gazetarine-bizneso-seksere alla Mitro-Baze. Pra ai eshte ne nje linje me idene e tij te cilen e ka shkruar pak kohe perpara ne debatin me Bazen, te cilin e quan diskretitues te pushtetit per aresye interesi por ne asnje menyre investigues per te patur mision moral gazetaresk ose shoqeror.

Bazja i jep ne dore Lubonjes nje prej fakteve esenciale te korrupsionit, qe nga origjina e deri ne konfliktin aktual. Analiza e Lubonjes eshte e sakte dhe rrjedhoje llogjike. Vetem miopet sykuqer te inatit nuk e kuptojne. Dhe kesisoj merrren me shkruesin Lubonja por jo me kunderargumentin ose edhe me opsionin llogjik te tyre.

Ne qe jemi te destinuar te jetojme ne rrokopujen e kesaj katrahure vjedhesish pronash, ofezash rrugacesh te nevrikosur, kurvaresh qe bejne karshillek viriliteti, amorale qe shikohen ne pasqyre e u duket vetja si cubat ose kreshniket e legjendave, kerkojme e mbase kenaqemi me ndonje shkrim si ky, e pyesim: a mos valle po rrisim femijet ne kete cope te gabuar te rruzullit e cila nuk gjen rehat, por eshte e destinuar prej Zotit te mbijetoje?

Po te kishte pasur nje interes te Berishes tek ky biznesmen i Rames, do t'i kishte urdheruar keshilltaret demokrate qe te gjithe te votonin por kesaj shitjeje, por kjo nuk ka ndodhur aspak.

Sa bukur e ke thene.  Me nje llaf sa thote komandanti nje fjale te gjithe gati te hidhen ne zjarr.  Ja kesaj i them parti une.

 @Finisterre

Me duket me keqkuptove, ndoshta u shpreha gabim. Nuk them se pajtohem me nuancat e grise po kur ke te zezen perpara me pare te heqin te zezen te pakten. 

P.S. Me pelqen militantizmi i disa komentuesve. O Speaker po si mundim ne te flasim fjale te keqija per Birishen, a eshte njeriu me i ndershem ne kete vend! Pak a shume ky vend funksionon keshtu: sa me lart dhe ne kohe te gjate ne pozite aq me nder fjales....i ndershem je. Dhe me nder fjales me i ndershmi sipas rregulles se treshit i bie te jete Naltmadhnia e Tij, Ylli i Katundit Vicidol tek Bjeshket e Qoftelargut (qe me ne fund u gjet kush ishte)

Nè gjithè kètè histori paska shpètuar diçka pa thènè e shpjeguar mirè....Si i bèhet me faktin se Rama ka qenè i vetmi qè e ka kundèrshtuar kètè marrveshjen e tajvanit nè kèshillin bashkiak,me motivin se po shitet toka me njè çmim qesharak??

 "...Në fakt historia e 1300 metra katorëve tek Tajvani është metaforë e asaj se si i kanë trajtuar 28000 km katror Shqipëri këta batakçinj të vjetër dhe të rinj..." 

  Le te jete kjo shprehja e shekullit. 

Artikulli ishte i perkryer e me vend. Artikull qe ia vlen me e printu dhe perkthy.  

 

"...Ajo që më duket për t'u vënë në dukje në këtë kontekst është se konflikti midis tyre, në mënyrën se si po kryhet sot, zbulon krizën në të cilën ndodhen të dy bandat..." 

Artikulli karakterizohej me shprehje qe u shkonin per shtat krereve drejtues e opozitare te qeverise e pushtetit lokal. 

Me një fjalë kemi të bëjmë me historinë tipike të privatizimeve të pronës publike në Shqipëri gjoja në emër të ndërtimit të një ekonomije tregu të lirë dhe që, në realitet, ka rezultuar në punën e grabitjes së pronës publike nga një grup i vogël njerëzish të lidhur me politikën që ka ndërtuar një sistem ekonomik ku mbizotëron monopolizimi, spekullimi, informaliteti, evazioni, kriminaliteti.

 

Kjo eshte esenca e demokatrahures shqiptare.

 

Fatos Lubonja at his best.  

Po ky pse kujtohet pikerisht tani te flase per 'vrasje' protagonistesh? A eshte ndoshta momenti me oportun...goditje de-kapitale(TM)?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).