P...sss

Para se të takoja zotin Greth që vinte nga qyteti P, kisha dëgjuar një legjendë urbane, sipas së cilës, qytetarët e P nuk njohin asgjë jashtë P; për ta bota është P dhe P është bota. Më shkoqur, për një qytetar të P, një mal, nëse nuk ndodhet në P, nuk është i denjë për këtë emër. Dhe nëse, për fatin e keq të malit, nuk ka mal në P, ai nuk ekziston as si koncept. Kjo vlen dhe për fushat, barin, lulet, rrugët, rrugicat, muret, kishat, pikturat, bukën, gjellën, etj. Meqë ra fjala te buka, thuhet dhe se shitëset e bukës së P besojnë se shitja e bukës është dhunti dhe ato janë të vetmet që e zotërojnë.

Meqenëse gjyshi më ka mësuar të mos i marr për të vërteta të tëra gjërat që dëgjoj, kisha qeshur gjithmonë me legjendën mbi vetëmjaftueshmërinë e banorëve të P. Kjo sidomos pasi kisha qenë dhe në P, dhe s’kisha arritur ta vërtetoja legjendën. Mbase për faktin se qëndrimi kishte qenë i shkurtër, ngrënia nëpër restorante ku shërbenin o grekë, o arabë, o kinezë, dhe takimet e rastësishme - me amerikanë apo italianë, që kishin ardhur në P me shumicë në atë periudhë fundviti.

Kështu pra, para se të takoja zotin Greth, kisha një imazh pothuajse asnjanës mbi banorët e P. Zoti Greth kishte ardhur për punë dhe unë do të shoqëroja shefin në drekën për nder të zotit Greth. I urrej drekat zyrtare. E para e punës, sepse atmosfera është e tendosur dhe e ngrefosur, dhe mua më ngecin bizelet e zjera në fyt. E dyta e punës, sepse, sidomos në rastet kur unë s'kam pikë lidhje me të ftuarin, shefi e monopolizon bisedën dhe mua më bie roli dekorativ. E treta e punës, sepse bisedat sipërfaqësore mes shefit dhe të ftuarve të tij nuk më interesojnë më shumë se thashethemet mbi fqinjën përballë. Kësaj here prisja që atmosfera të ishte gjithësesi më pak e tendosur, pasi puna ishte bërë para dreke; pyetjet e përgjigjet profesionale, që duan të tregojnë interesin e njërit për tjetrin, ishin mbaruar. Dhe kështu qe. Dhe kësaj radhe nuk isha e vetmja në rolin dekorativ; zoti Greth zotëronte pothuajse gjithë hapësirën dhe kohën ku mund të flitej, duke e kthyer dhe shefin tim në dëgjues të thjeshtë.

Ndërkohë që përtypesha gjithë kujdes dhe mërzi, po prisja me padurim që të pyesja zotin Greth mbi qëndrimin e vet në Tiranë. Po, po, zoti Greth kishte qenë në Tiranë; e kisha mësuar kur më kishte pyetur se nga vija. Kur ju them se s’janë për t’u besuar legjendat urbane. Më në fund, biseda sipërfaqësore i ezauroi dy bashkëbiseduesit dhe u krijua një si lloj hapësire ku unë lëshova nga kurrizi pyetjen time:

- Zoti Greth, do kisha dashur shumë të dija si ju duk Tirana.

Pas kësaj, një qetësi vrasëse ra në tavolinë për disa sekonda. Zoti Greth uli kryet mbi pjatë. Pastaj e ngriti dhe, pa më parë në sy, tha me atë tonin e tij të lëmuar, karakteristik të P:

- Kur pashë Tiranën, mendova: paskemi një qytet afrikan në Evropë. Rrugët ishin të paasfaltuara kur largoheshe pak nga kryqëzimet qëndrore. Po njerëzit ama ishin simpatikë, shtoi zoti Greth.

- Po kur keni qenë në Tiranë? e pyeta unë.

- Po ka nja 5 vjet, më tha zoti Greth.

- Aha, i thashë, duhet të ktheheni prapë se rrugët janë asfaltuar tani.

- Kur bëmë mbledhjen mbi zhvillimin e bujqësisë në vëndet e Ballkanit, vazhdoi pa e prishur terezinë zoti Greth, ishin dhe kryetari i bashkisë së Prishtinës me të shoqen. E njihni Prishtinën? Një qytet i thellë andej nga veriu, shtoi ai si për të më ndihmuar.

Unë tunda kokën me gojën qepur; një kokërr bizele e zier në avull më kishte ngecur në fyt dhe s’bënte poshtë.

- E kur erdhën këta, vijoi zoti Gref, dolën nga një Benz luksoz... ne kishim ardhur aty të flisnim për hallet e bujqësisë...

- Zotëri, me rrugë të pashtruara si ato tonat, njeriu i ngratë s'mund të ecë me makinë të lehtë, sepse i shkojnë më shtrenjt riparimet...

Nga brënda e dija që shumë njerëz me gjak arbri, sapo mbledhin dy para, Benz i bëjnë, qoftë dhe kur jetojnë në qytete me ujë si Venecia, por s'di pse u ndjeva e detyruar t'i justifikohesha zotit Greth.

- Le pastaj kur vajtëm të hanim drekë, vazhdoi zoti Greth, na çuan në një vënd ku na servirën karkalecë deti krejt të thjeshtë. Dhe zonja e kryetarit të bashkisë më pyeti se çfarë ishin; ajo s’kishte parë ndonjëherë karkalecë deti. Ishte një përplasje e vërtetë kulturash...Por njerëzit ishin shumë simpatikë, shtoi prapë zoti Greth.

Unë bëra t’i them që më vinte keq që s’e paskëshin çuar të hajë zogj fushe me p’shesh apo tavë dheu, që të shijonte kuzhinën tradicionale. Por, siç dukeshin bizelet, shefi kishte vënë re vetullat e mia mbledhur tok në mes të ballit, dhe përfitoi nga çasti i heshtjes përgatitore për të ndërruar bisedë, me pretekstin se ishte harruar diçka e rëndësishme.

Dreka kishte mbaruar. Dielli jashtë ishtë diell dëbore. Zoti Greth dridhej.

- Në P nuk bën kurrë kaq ftohtë, tha zoti Greth. Mos hezitoni të më shkruani po të keni ndonjë pyetje. Mirupafshim.

Mirupafshim. Mirupafshim...

20 Komente

A kishin maru zanoret me e ba edhe titllin m'kajde t'robit?

Shkrim i rrjedhshëm që të mban lidhur... prisja ndonjë përleshje/duel me thika dhe pirunj, por s'm'ke qëlluar edhe ti prej Puke si shumë njerëz me gjak arbri...smiley

Jo, po nuk desha ti nxjerr namin e keq qytetit. Ata që e njohin, e dinë se për kë bëhet fjalë.

 

Nuk e di se për ç'qytet e kishe fjalën tregimi, por unë po thoja se, nëse protagonistja do ishte prej Puke (gjak arbri pe vërteti) vështirë se do ta kishte ai Ngërthi që të ngrihej nga tavolina smiley

Shkronja e parë dhe e fundit e titullit janë ato të qytetit, ndaj të thashë.

Po protagonistja s'mund të ishte prej Puke, se dy veta nga një qytet me P nuk shkojnë. Le që protagonistes i duhej të ruante reputacionin e T-s dhe Sh-s ashtu si dhe vendin e punës.

 akll, mesoja ku e ka shtepine me marifet, se shkojm i thyjm xhamat naten

lol

 

Më fal se të mora eskluzivitetin e përdorimit të gërmës së qytetit; atëherë po ndryshoj supozimin tim: Sikur protagonistja të ishte nga Kuksi, Kruja, Korça ose aq më keq nga Kuçi (gjithsesi me gjak Pellazg... dhe të më falësh për përdorimin e P-së smiley) , atëhere me të vërtetë që keq do ta kishte Gert'hi smiley

P.s: Nuk di nëse e vure re, por je e përjashtuar për ca kohë të përdorësh emra të përveçëm që fillojnë me K... ato qytete i kam zgjedhur unë smiley

Edo, je tu dush me m'than që s'lokalizohen mirë ngjarjet dhe vendet, apo ke hongër dark, ke la enët dhe do sherr? Se unë gati jam për sherr sot dhe me siguri edhe nesër. Po dhe mund ta ndryshoj tregimin me nja dy fjali që të merret vesh se ky P-ja ndodhet në zemër të Evropës.

B, ja po pres të na çojë faturën e udhëtimit, dhe pa i nis noj virus nuk e lej.

Po jo mer shpirt i lalit tat, por po më mungonte diçka... më mungonte ajo përgjigja arbërore që i jepje B tek komenti i fundit smiley

dmth të paktën një virus të shkretën!

qyteti normal se s'eshte ne shqiperi, ndryshe nuk do te habitej ajo se Gerthi paska vizituar Tiranern. mendova se ishte Parisi... vetem ajo eshte shqiptare ne ate mes.

 hehehe, me kea te p....se. kam pasur edhe une probleme. po diskutonim nje dite ne nje rreth perkthyesish per armiqesine qe ndjejne ndaj amerikaneve. dikush tha, qe: kur u them qe jam amerikane, me thone se jam nga hungaria (ajo eshte brezi i trete hungarez ne amerike), dhe kur e pranoj, sillen krejt ndryshe me mua.

une mendova, hmm po t'u them qe jam shqipe, keq, po t'u them qe jam amerikane keq, c'i mbetet njeriut te gjore pastaj?

 

 Blete thuaju qe je femije ilegal i marre nga befotrofi. Funksionon gjithmone. Nese vazhdojne te te bezdisin kerkoji leke per fondacionin qe ke krijuar "momfinder"  (momfinder.org) dhe do e shikosh qe do te te lene rehat. B-)

Po ti pse nuk i the qe kur ke Benz ske nevoje per KARkalec smiley

 

E mer akull "Te ka thane halla Drane /mos e cyt Grethin me krane/ se e ke per te zezen tane...Keshtu sikur perkthehet edhe shikimi i shefit smiley ....""E para e punës, sepse atmosfera është e tendosur dhe e ngrefosur, dhe mua më ngecin bizelet e zjera në fyt . Vazhdoj te kem mendimin "si e akullit"...Je shume mbreselenese, te gjemon koka kur  lexon shkrimet e tua. Dhe me e "poshtra" eshte se si arrin te mos kesh shume ujra kur njeriu 85% perbehet nga uji...Atje tek Bora nuk doja te vija se me vjen inat kush fut boren ne vjersha sidomos kur fillon shkrin dhe behet LLURBE...Nuk mund ti japesh atribute te tilla mbartese edhe per kujtimet e bukura....Ose lere pa shkrire dhe ngordh zoq ose pershkruaje duke rene dhe piq geshtenja.. smiley

PJAT (rusisht)

Te lutem kush e ka afer eT ...Si shpjegohet kjo e notave ..Ne nje rast vetem une kisha votuar PESE doli 3.8 ...Tani qe kater pike tete (4.8) per  tete vota i dhashe PESE doli kater pik nji (4.1) per  nente vota...Beme derman eTTTTTTT ose fundja foli Manjoles ose ne fund te fundit edhe kush merr vesh....

shiko se mos bën ndonjë vegël për të kuptuar edhe këtë punë ai...

Do e kenë vënë re që më mban pak me hatër, ti Idris, dhe ta kanë ponderuar notën.

спасибо!

Nice akull, pardje po bisedoja me nje italian qe sapo ishte kthyer nga Vlora (kishte qene per centralin, tip kapoje) dhe me tha qe vlora bella, e le ragazze bellissime, la prossima volta come faccio a trombare qualcuna?!

E lexoj edhe te kam mu para syve kur na i tregon keto copezat e tua. Naaaaajs, really smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).