Pse mëngjesi

Kruasonet djegur mbi porcelan,
Fytyrat prerë si qumsht i vjetër,
Mëngjesi erdh si gabim mbrëmje,
Dritë q’e fshihte të vërtetën.

Ëndërr e shpjeguar keq,
Gjëndër ndjerë pas banketit,
Zhgjëndërr e huaj ku nuk perket,
Ku nuk guxon të hapësh perdet.

Filxhan i natës q’u përmbys,
Pra, s’paratha asgjë të mirë?
Mbi porcelan të pafajsive
Tharë lëngu ynë i pakuptueshëm,

Q’e deshifruam zemërthyer,
Me djegie sysh dhe gjenitalesh,
Qepallat posi trarë rrënojash
Binin përmbi shkrumb retinash.

Pllaka mbi dhëmbë dhe trotuare,
Gjemba mbi nofullat dhe lulishtet,
Sa të vërtetë të bën mëngjesi,
Shpjegimet e çala si anglishtja!

Pas dritareve të huaja gri
Frustrimet fshehur si zogj në thekër,
Gjoks pubertaresh pa u bërë gjinj,
Push mbi nofulla pa u bërë mjekër,

Dhe seks pa u bërë muzikë,
Ofshama pa u bërë violi,
Akorde që kurrë s’ranë dakord
Mbi taste brinjësh bardh e zi.

Një shi pishman, erë e penduar,
Nëpër pullaze ca ketra enden,
Dy pemë qytetse duhen prej kohësh,
Ndërsa dritaret s’i hapin perdet.

9 Komente

Katran me boje e paske bere, te na katranosesh qe ne mengjes! Megjithese une ne poezite e tua bezdisem nga ca klecka (mund ta quaj metaforcifikim?), ideja e shprehur i shqyen rrobat dhe me vjen, e me katranos. Mesi i poezise me pelqeu si mesi i kruasanit, ai me mbushje smiley.

Paske botuar edhe librin e dyte, urime. Shpresoj te kem me shume per te thene se kaq, se shpejti.

...po mire, kruasonet pse i le te digjeshn...?!  smiley

ça u be, dite e zymte me shi andej kshu eeee....kur te dali djelli na ki parasysh.... 

 

Kjo puna e motit dhe influences se tij mbi njerezit, me kujtoi, meqe e kam edhe te fresket nga leximi tani, kete pasazh nga Murtaja:

"For instance, some of our fellow citizens became subject to a curious kind of servitude, which put them at the mercy of the sun and the rain. Looking at them, you had an impression that for the first time in their lives they were becoming, as some would say, weather-conscious. A burst of sunshine was enough to make them seem delighted with the world, while rainy days gave a dark cast to their faces and their mood. A few weeks before, they had been free of this absurd subservience to the weather, because they had not to face life alone; the person they were living with held, to some extent, the foreground of their little world."

em, per kureshtje, pse pa rime poezia?

@LostT: pa rime, per me tregu se sa "joharmonike" eshte gjendja. Por s'i kom shpetu dot as rimes, as asonances.

Si gjithnji, FLM per komentet!

 po, po, e pashe. pyeta thjesht sepse si forme sikur e lypte shume rimen e perputhur.

Cim me pelqen se si e ke shpjeguar kete lloj gjendjeje fort te ditur pa e bere monotone.

niceee

Vecoj tre strofat e fundit si me te perkryera dhe permbyllje e mendimit. Po s ke ci ben.Njeriu qe ka fituar superioritetin mbi sendet, kafshet dhe druret ,nganjehere (apo shum here) behet i padepertueshem nga energjia e dashurise dhe kthehet ne send ne vetvete/

dhe per se ?

ne as vrare dhe as prere

dy fjale  kembyerooo...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).