Pronaret e heshtur te Lanës

Kaluan më shumë se 3 javë që ky imazh nuk më hiqet nga mendja, kaluan më shumë se 3 javë që të gjithë temat e tjera të nisura kanë mbetur përgjysmë pikërisht si pasojë e këtij përqendrimi në këtë foto, ka shumë paragrafe nga temat e tjera që nisa qe u ngurtësuan dhe që nuk mund të vijonin pikërisht për shkak të kësaj fotoje.. nuk më bën përshtypje as ajo makina blu, as agjensia e sigurimit që qëndron e rrjeshtuar me autoshkollat, por më bën përshtypje kjo kullë që qëndron si ai simboli me i vërtetë, e më sfidues i një shoqërie të tërë që pretendon se jeton në sistemin e një demokracie funksionale, dhe sërish nuk është thjesht kulla që më bën përshtypje e që më ka bllokuar mendimet prej më shumë se 3 javësh, por është kjo afishe e kësaj banke mbi këtë kullë, mbi këtë ndërtesë të pashpirtë e cila ka vete burgosur de fakto disa jetë. Por, që në fakt simbolizon jetët e më shumë se 300 fëmijëve që sot janë viktima të gjakmarrjes. Pyes veten nëse vetë ata të burgosur në ate kullë, vetë ata të mjerë e dinë se janë të veshur nga kjo reklamë, guxoj të mendoj mos vallë vete banka po u paguan dicka, apo po i mëshiron per gjëndjen e tyre.
Sa përgjegjës jemi ne për këtë “ vepër kontemporane” në mes të Tiranës.. Nga njëra anë duhet të përgëzojmë zemërgjerësine e kryebashkiakut që nuk e prishi atë kulle, apo mbase ta gjykojme atë që nuk u gjeti një vend tjeter te strehohen. Shumë drejt, mbase nuk duhej që kryebashkiaku ti levizte ata njerëz gjysmë gjallë e gjysmë vdekur. Shumë drejt, mbase do të ishte nje makiazh vulgar heqja e tyre nga arkitektura shqiptare por që të jem e sinqertë, në të vertetë nuk është një kullë është një ndërtesë gri, po po gri, një ndërtesë që nga vetë mosngjyrosësia e saj shpreh se nuk është as e bardhë e as e zeze, shpreh se aty ka të gjallë të vdekur, Akoma më grushtues është detaji se tani që ata janë zotëruesit e vetëm të Lanës, vete kjo ndërtesë e përshtatur në pjerrësinë e anëve të lumit kanal duket se përshtatet më gjendjen e tyre, po janë në buzë të lumit që rrjedh e që kur bie shi ka rrezik të përmbyten, e në mos kështu do të vishen nga lagështia. Juve dhe mua që kalojmë atypari, na bëhet nje ftesë nga kjo ndërtesë.. paratë tona ne kete bankë
por ja që nuk po bej dot lidhjen e reklames, nuk arrij të kuptoj se në ç’pike izolimi mund të përfaqësohet nga banka, apo mbase banka tregon se në ketë mënyre i ruan mire paratë e klientëve të saj!I ruan kaq mirë sa cmund të vetë ruhen ata që janë në gjak!!

Tirana Observer 16 Maj 2009

4 Komente

Keto jane absurdet e Tiranes, e dashur Alidea dhe askujt nuk i bejne me pershtypje te tilla gjera. Madje, une pres dhe nje cinizem tjeter te politikaneve tane, te shkojne per vizite ne ate familje, t'u premtojne se do t'u sigurojne dhe nje jete me te mire, pas zgjedhjeve, kur te fitojne...

Me leje një vërejtje? Ka mbingarkesë ndjenje ky shkrimi; mungon objektiviteti.

@akvll

Faleminderit per verejtjen, gjithsesi ky shkrim futet tek zhanri " Koment" . Dmth un qe komentoj bashke  me mos-objektivizmin tim, nuk eshte nje, "report",eshte nje opinion

 

Personalisht gezohem qe mesazhi qe dua te percjell lexohet qarte.

 

 

 Ate ndertese e kisha pare dhe une kur isha me pushime atje, mirpo tani e kuptova pse qendroka e paprishur, nderkoh qe ndertesat e tjera buze Lanes ishin prishur me kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).