Problemi me futbollin (Evropian)?

Qe kur kam zbuluar FSC (Fox Soccer Channel), zakonisht gjate fundjavave shpesh shoh ndonje ndeshje. Si shpjegohet qe futbolli Evropian nuk po deperton dot ne zemrat dhe televizjonet e Amerikes?  A thua te jete problem marketingu (pozicionimi) apo problem me vet sportin?
Une them qe eshte problem reklamimi — nuk ka ndalesa gjate lojes qe u [...]

2 Komente

Nuk eshte puna vetem te reklamimi. Mjafton te shikohet tallja qe i ben Stephen Colbert futbollit ne pergjithesi edhe pasi kombetarja e ShBA mundi Spanjen para disa javesh. Thote Colbert-i "sporti per vajza llastica qe pjesa tjeter e botes e merr shume seriozisht". Me duket thjesht problem kulture rajonale. Amerika e veriut eshte ishull, dhe ka krijuar identitetin e vet ndryshe nga 'prindi' Europian. E njejta gje mund te thuhet per Australine, Zelanden e Re.

Gjergjo, Qafiri s'e ka kot. Kendej nga Kanadaja futbolli eshte sport per femra. Edhe kjo sepse ka shume goca te moshave 10-16 qe lujne futboll neper ekipe. Po shume. Dhe kjo nuk e ndihmon futbollin perballe sporteve te dhunshme si futbolli amerikan, hokej, etj.

Nga ana tjeter, eshte edhe si problem tregu. Futbolli amerikan, bejsbolli, hokej dhe basketbolli e kane "ndare tregun". Super Bowl ne Shkurt, March Madness, NBA/NHL Playoffs në Maj/Qershor, Baseball në verë, është bllokuar tregu. S'ka ku të futet futbolli europian. Do duhej të paktën që lojërat e MLS të luheshin në sezonin normal, Shtator-Maj, e jo në verë si "afterthought".

Megjithatë, në ca qytete ka plot interes për futbollin europian. Para 2 (a 3) vjetësh, Toronto u fut në MLS, dhe stadiumet ishin plot gjithë verën. Po plot fare!

P.S. Në fakt, edhe ekzistenca e kanaleve televizive si FSC nuk ndihmojnë. Sepse t'a plasin në fytyrë faktin që futbolli cilësor luhet në vende të tjera (Europë, Amerikë Latine).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).