priti thonjtë

200px-leonardo_self.jpg 

Priti thonjtë.
Je bo si ujku që ruan pyjet
Mos digjen nga yjet
Por pyjet digjen nga sytë e tij
Marrzi shpërthyese kurdisë me vetmi
Vetmi shkatërruese ushqy me uri
Në gjatësinë e pemëve tym i zi ngrihet
Në mushkërinë e erës në qiej përpihet.

  
Oh, çdo njeri mbretëron në mizerjen e vet
Në mizerjen e vet çdo njeri është mbret
Në mesnatë, kur shpatat e orës maten
Bëhet njish me natën
Prej pemëve që bien tërheq sopatën
Gjoksit të pyllit ia këput ofshamën.

  
Priti thonjtë,
Priti sa të dhëmbin
Gishtrinjtë e ëndrrës
Që gjumin ta trëmbin.

5 Komente

Pershendetje fh,

Te lexoj gjithmone me kenaqesi. Kam nja dy verejtje te vogla per kete poezi, meqe kam vene re qe i pranon verejtjet me bonsensus.

Dy vargjet e para nuk me rrine mire me pjesen tjeter te poezise. Dialektalizma "me bo" ia ul vlerat si dhe fakti qe drejtohesh ne menyre personale, perseri per mendimin tim ia ul vlerat. ( Gjithsesi une e kuptoj shume mire qe kjo poezia jote nuk eshte personale).

Aty ketu mua me duket sikur ka rima te kerkuara ( ndoshta mund te jem gabim per kete).

Kater vargjet e fundit jane te mrekullueshme.

eshte nje lloj modestie fisnike e infilturar si lageshtia ajo, Isabel. Dhe kot e ka; me cilesine artistike ndonjehere rrezimi i modestise eshte me i natyrshem se modestia vete. Kjo e fundit mund qe edhe demton, sic ia thua me te drejte (sipas meje) edhe ti.

S'me ngel vec ti them: Flor-o, o Floooroooo....  smiley   

flm Izabel. verejtjet po i bluj ca kohe me veten...

Mua më duket funksionale forma familjare "je bo"; një mënyrë  për t'iu afruar dikujt që i ka bërë thonjtë si shat; sikur i flet shokut a vëllait kur ke frikë se mos e rëndon nëse i flet në terma serioze, siç janë format korrekte letrare. Të mos i kisha vënë thonjtë fallco rishtazi, do t'isha bindë në vënd. : ) Meqë ra fjala te vëndi, u kënaqa me kapërcimet dialektore nga Shqipëria e Mesme, në Veri, për të përfunduar në Jug.

Më pëlqeu shumë kjo, fh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).