Premtoj

Premtoj
Të të dua më tepër
Me çdo ditë që përnatë pret ditën tjetër
Me çdo fjalë që aq gjatë pret fjalën tjetër
Në dhomën tonë përherë e më të vjetër
Në puthjen tonë të ndarë në dy shtretër
Në seksin tonë përherë e më të egër
 
Me çdo shkronjë që shtypet tejpërtej në letër
Premtoj
Të të dua më tepër
Veç këtij, premtoj
Të mos mbaj premtim tjetër.

13 Komente

o FLORI', ndonjë të tillë ke pas në mendje lal? smiley kënga turbo-folk është, po është një varg i modh fare - aty ku thotë "ti spara al cuore PUM" kët varg do e veçoja unë për të dhënë efektin e kësaj perlës që ke shkru më lart.

flm.

 

 

wow! Flor, these lines are like the wedding vows. So beautiful!!!

what wool wedding vows...

me kaq i` gjo premtim i bje me thon m'ka cu lala sa me la gojen smiley

 

Premtoj se... Të dua më shumë se dje dhe më pak se nesër!

sa kom qesh me komentet.rrofshi per zotin. J! eehhhhhh....

 

Cila eshte ajo femer qe mund te lexoje keto vargje dhe te mos kenaqet me pak? smiley

4! smiley

Kjo ishte si VKM qe shfuqison VKM-te pararendese smiley

Fh personalen e sjell tmerresisht te qarte, aq sa kur lexoj habitem qe ka cifte me ndergjegjesim kaq te larte - se them se veshtire se ia del i vetem gjithe kesaj. Je gjithmone analitik ne menyre estetike, nderton nje vargezim shume te arritur (sikur je dhe arkitekt dhe inxhiner per projekte kompakte dhe minimaliste ne nyje kyce te qytetit). Je luftetar i pare kunder fjaleve parazite.

Premtoj
Të të dua më tepër
Veç këtij, premtoj
Të mos mbaj premtim tjetër.

 

E kush do donte premtim tjeter? smiley

 

vargje te embla, te buta kadife...

 

 

Ne fund te nje dite te lodhshme, kisha nevoje per keto vargje...   

          Vec kesaj, premtoj

          (nuk) do kthej faqen tjeter.

*****

Trop, Belle, Mishu, Aria ju falenderoj sinqerisht.

Falenderim i veçante per Mecua.   smiley

Ju dhonte zoti pare e shnet...    smiley

"Me çdo ditë që përnatë pret ditën tjetër
Me çdo fjalë që aq gjatë pret fjalën tjetër" smiley
 

Me drite qe dritepret, vazhdimesisht, pafundesisht ... sic mund te jete vetem dashuria smiley

Eshte shume e bukur.

 

-Si s’thu nji herë i fjalë të mirë.
Heshtje.
Dimër pambarim.
-T’du shum.

by F. Hida

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).