Prélude

Ajo u ngrit nga hiri i natës,
Nga rëra e shtratit,
Çarçafët me rrudha shkretëtire,
Jorgani dunë e përgjumur, jastëkët
Më të hutuar se kokat, gamilje të lodhura,
Shkoi nën shiun e ngrohtë të dushit
Pas etjes së natës,
Të shpëlante humbjet në betejat pa fitues
Të orëve beduine,
Ndjekjen e natës predatore
Që i la shenja dhëmbësh,
Vampirët q’u shndrruan në lakuriqë nate,
Nudo nokturne që u zhduken
Në mavijosjen e mëngjesit
Si sy boksieri mbërthyer
Në cep të ringut të ditës;
Makina e espressos,
Aleat i heshtur
Me psherëtima,
Ngushëllon me metalin e ftohtë;
Ajo vesh parzmoren e këmishnatës,
Shqytin e armantë,
Mburojën lui viton,
Ngjesh topuzin e flokëve,
Heshtat e skarpinave,
Hobe bizhushë,
Dhe del,
Gati për betejat e rrugëve,
Të vrasë qindra shikime meshkujsh
Që do bien trotuarëve si martirë evolucioni,
Dështake
Si mizëria e spermatozoidëve
Që japin shpirt
Në shkretëtira shtretërish
Apo oaze ovariesh.

33 Komente

Nudo nokturne,

Ajo vishet dhe del

rrugeve te qytetit.

Me hap Minerve

Atje ku do dridhej dhe Marsi*

(*Mu kujtuan keto dy vargje nga antologjia e letersise gjimnaziste ) sepse keshtu e ke pershkruar kete "bukuri qe vret" Emigrant: me parzmore, topuz, shqyt, mburoje dhe  heshta . Por edhe "bukuri qe vritet"  nga cikloni i syrit mashkullor .

Dikur kur benim zborin 3 mujor ne Burrel, imagjino rreth 120 studenta te sapodiplomuar dhe e vetmja femer-nje ekonomiste kinge qe punonte aty,-kalonte mespermes atij cikloni veshtrimesh te lebyrta mashkullore, fishkellima te lehta, batuta dhe ajo skuqej e skuqej e skuqej smiley

 

Nudo nokturne,

Ajo vishet dhe del

rrugeve te qytetit.

Me hap Minerve

 

Sa vargje te bukur keto, Spiritus; te thjeshte por aq te miremenduar.

La Rosee pse e  bere hasha vargun e fundit.Sepse bukuria femrore mbetet "send ne  vetvete" pa gjysmen tjeter-syrin mashkullor smiley

Spiritus, seksi tjeter eshte nje bonus(i mirepritur) ne jete, jo nje domosdoshmeri. smiley Bukuria s'duhet te jete ne funksion te tjereve por te vetes ne radhe te pare ndryshe kalohet ne nje narcisizem te trashe dhe afatshkurter...Sdq, vargje te mrekullueshem ato. Kane vazhdim?

Perceptim i bukur.

Por ky vargu:

"Në shkretëtira shtretërish" mos tregon se vasha bredh lule me lule ,me shume prelude?
 

Ajo vesh parzmoren e këmishnatës,
Shqytin e armantë,
Mburojën lui viton,
Ngjesh topuzin e flokëve,
Heshtat e skarpinave,
Hobe bizhushë,
Dhe del,
Gati për betejat e rrugëve,
etj,etj

Bukur Em,

Kjo eshte poezia e dytë me femer dhe dush qe lexoj prej teje-"pasi iki (intermezzo)". Kam nje pyetje: a janë pjese te nje cikli, apo thjeshte pune fetishi smiley 

Prelude, nje tjeter perle e shkruar nga dora juaj,

Ajo u ngrit nga hiri i natës,
Nga rëra e shtratit,
Çarçafët me rrudha shkretëtire,

ma heqin trurin fare,

Suksese te metejshme.

Thx a lot, everybody!

Flor, good catch there, bro!  smiley   very good, indeed!

Ka nje kritike Kadare per kete lloj thurjeje te mendimit... Krahasimi i dendur (vurja vet rimen smiley ) . Sejcila prej pjeseve krahasohet me vete pa te lene kohe te "desherosh"  te teren, tashme e copezuar dhe me te njejten vlere si per "nje dorashke te kulperosur ne llere" ...nga ku  nuk zgjedh dot ke desheron : Dorashken apo Lleren  smiley  

Shkoi nën shiun e ngrohtë të dushit
Pas etjes së natës,
Të shpëlante humbjet në betejat pa fitues
Të orëve beduine,
Ndjekjen e natës predatore
Që i la shenja dhëmbësh,
Vampirët q’u shndrruan në lakuriqë nate,
Nudo nokturne që u zhduken
Në mavijosjen e mëngjesit
Si sy boksieri mbërthyer......ndryshon puna ne keto vergje . Jane unik sado peshe te kete krahasimi nuk te shperqendron nga ajo qe eshte qendrorja...  ajo , vasheza smileyNdersa vergjet e para jane ato per te cilat e kisha mejtimin e mendjes si shijues cingrises  prurjeve tuaja .

Ziko, pse ben si cool?  smiley   smiley  

me thuj, cer te solli ne mend vargu i pare, mgjthse nuk e ke pelqy. 

Do te ta them noihere tjeter per ndonje prurje qe s'ka lidhje me ty smiley se kam hall se na i shfrytezon hasmi (Jo Edi smiley ) Po gjithsesi nuk i kisha me shaka mendimet per  5 vergjet e para.... Lexoi njehere me nge tani pas nje nderhyrje  nga une (por jo per karton te verdhe smiley Sejcili krahasim shndrrohet ne nje varg si objekt QENDROR jo si pjeseze e pershkruar (krahasuar) e se teres ... nga ku lexusi i zakonshem si puna ime , pret te gjeje logjiken e objektit jo si cope te se teres por te TEREN  vet . Dhe rendohet perfytyrimi i elementit ( ose substances smiley qe futet ne DUSH !

kush perdori ke? pse beteje pa fitues? sa vend per fantazi te shfrenuar ke lene smiley

apo thjesht prelude thuaj.

mirazh, shume e vertete!  smiley

Ziko, kujto zogun mitik feniks. pastaj vazhdojme... mos me shkit  smiley  

jam me nge sot! mos u merr me mu.  smiley  

Keshtu nga metaforat s'ja them dhe shume. Ka psh qe shkruajne ke ? ku ?si "...dhe pas ca vjeteve ose dhe shekujve e bejne Gjeni dhe thone "ja mo per keto qe  po ndodhin e ndodhen e kishte mejtimin Nostradamusi smiley Megjithse me duket se s'ka qene poet smiley

Desha te shtoj edhe nje dicka qe here pas here e perserit dmth behesh recidivist ( fjale e modhe smiley Per prurjet e tua nuk ka kurre nga une : Mos Pelqim...Ka vetem dallimin midis Qepjes  dhe QENDISJES! smiley

sa larg jane e qepura dhe qendisja o Idris.

(me falni, se nuk dua te largoj fokusin nga poezia. eshte e qendisur me shume lezet, per mendimin tim)

Mirage ..je i mirpritur . Jo vetem qe nuk prish por me nderhyrjen qe bere e rregullove . Aty ta kisha dhe une tek "distanca".... Se qe eshte robaqepes eshte kjo s'ka diskutim.... Po une dua ( kam deshire ) te jete Robaqepesi me i mire i RRUGES smiley .....se po ne ate rruge jane edhe Robaqepsi me i mire i Mbreterise dhe Robaqepsi me i mire i Qytetit !!!!!

e bukur emigrant, e bukur

por me duket se e ke konsumuar i cike kete moment neper poezite e tua, dmth, femra qe ngrihet si fantazem, carcafi i ngelur pas, etj etj

 

nuk e di nqs jam une, por I find this very pretentious... kto jane krunde qe ne mungese te miellit jane shume te preferueshme... biles ne mungese te gjate njerezit harojn miellin, dhe i mbushin mendjen vetes... ata duan te besojne.. se miell e krunde jane e njejta gje... mielli nenvleresohet, e krundja mbivleresohet. mireseerdhet ne epoken e kultures se masave... ENTER KITSCH!

 

ai shkepuste copa qielli me duart,

dhe ecte ne trotuarin e shenjte,

deget e pemeve varnin ne hapin e tij

kartona me leng portokalli

dhe ngriheshin rembimthi pasi ai kalonte,

te indinjuara prej refuzimit..

me tutje e priste e paemeruara..

ata te dy i priste nje dele..

ne formen e nje balone gjigande..

te cilen ai e kishte ndertuar vete...

sipas deshirave te Zotit...

"me gjirafen do te kem problem.."

mendonte..

".. sepse e ka frike lartesine..

paahh.. prej te gjitha kafsheve.."

kto mendonte.. dhe ja..

diku ne shesh i pane syte..

nje pale gjyslyke.. te braktisur.. te thyer..

ne asfaltin qe kishte filluar te koleksiononte merimanga

u ul dhe i ngriti... dhe mendoi..

dikur... ato i kishin sherbyer nje qorri!

Idris, (jam gjinia tjeter smiley&nbspsmiley mendoj qe rrobaqepesi, pervec cilesise ne pune, ka dhe stilin e vet, qe e ben te vecante.

Megjithate, per te qene me i miri i rruges, duhen "connections" dhe hop, fiton popullaritet smiley

 

Emo kam qene sot me nje meditues qe mblidhte vrima.... I kishte qellu nje vrime e madhe sa nje merimange dhe se mori dot e la ashtu te varme ne peme....dhe hiku per te gjete syze qorrash ....Ka zbulu dhe nje metode te re per analize te poezive ...ben vorbulla ne uje .   Une e di qe ti je Ali Dems dhe do thush "edhe ne kishim nji ne lagje qe bojte vrima ne uje "...Jo mer JO  ky qe njofT  UnA i bo si Vorbe ose vorbulla ose shtella si me thone i shtjellon smiley . Keshtu do thush ti shkrujti dhe Naimi ..U ngrit fati Shqiperise / si i vdekuri nga varri ... po vorbullisti ose shtjellusi e ka menjen ke Vrimat ne Uje.

Ziko, me lejo te pershendes me nje te driteroit (ndoshta komenti i funit per sot). nuk e kam me asnje "vjege" nga prapa. me beso. per mua eshte nje nga krijimet me te bukura kushtuar jo te moshuarve, por JETES.

Te mira, mik.

Pleqtë e hyrjes së parë

Tri hyrje ka pallati ynë i lartë.
Në hyrje u rralluan pleqtë e shkretë,
Disa nuk dalin dot nga shkallët jashtë,
Disa u shuan si qirinj të zbehtë.

Në hyrjen fqinjë s'mbeti plak në derë.
Këtej kam mbetur unë dhe Jashari,
Takohemi veç rrallë e tek në verë.
Në dimër s'dalim se na grin acari.

Dhe presim kush i pari të largohet
Dhe cili në arkivol të vërë krahët;
Jashari është ushtar që s'dorëzohet,
Ndërsa dhe unë sheshit s'i hedh armët...

Kështu, vëllezër, jam pak më i vështiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit në varr të tij qiriri,
Të kem dhe një përvojë për së mbari.

mamerikan, po, nuk eshte e pakonsumuar si teme. nuk mund te marr guximin tepohoj qe nuk perseris veten. pyetja eshte, kush ne fakt e ka marre ket guxim ndonjehere.

mirazh, nuk di a kemi pas rast komunikimi me pare: prurja jote e pare te peshku pa uje ka qene madheshtore. a mundet me e pru pofte edhe si koment ate poezi? sepse nuk gjendet me kete versionin e ri te peshkut.

ej o idris me fal qe kto poezi jane kitsch

Mirage, kerkoj ndjese; behej fjale per "mirazh", me "zh" ne fund, dhe per kete krijim, i cili nuk paskesh qene asfare i pari i autorit/es ketu te PPU; per mua nje master piece, qe ka te keqen (si cdo e mire) qe vendos nje nivel apo "baseline" me te cilin autori/ja krahasohen gjithnje ne krijimet e mepasme.

PS e solla publike kete, thjesht per pak "reminder" CILESIE ne letersi te peshkut, per ata qe do marrin zametin me kliku ne link.

Cheers!

smiley Faleminderit qe e ndave me te gjithe.

P.S. Shume interesant shkrimi

Une hyj tek ato diskutante (besoj se nuk jam une i vetmi) qe poezite i ndaj ne poezi te mira ose te keqija,te kuptueshme ose te pa kuptueshme dhe kjo nuk do te thote qe une te mos shpreh mendimin tim( njeri dje me dergoi nje mesazh privat ku me thoshte:"Pse e prish gojen o burre thuje nje llaf te mire per poezine time se su be qameti&quotsmileyqe me pelqen apo nuk me pelqen.

Emigrant, e thjeshte dhe e bukur.

"Pse e prish gojen o burre thuje nje llaf te mire per poezine time se su be qameti"

smiley aero me bere ta filloj diten me gaz me kete fjaline  smiley hihihih

je i ftuar nga blogu im, te besh kritike te hidhet sa te duash...

Me ngacmu pak kto gocat e ppu: sa afer apo larg e ndjeni veten me ket femnén e Prélude-s?

Em, me se fundi arrita ta lexoja dhe nuk mbetem kurre e zhgenjyer nga ty. flm. smiley Shume gjetje e bukur kthimi ne mbiemra i emrave te stilisteve. ( shqyt i armante, mburoje lui viton...)

Fh, sa do te theksoja dhe une te njejtat vargje, kur pashe qe ti e kishe bere para meje, ndaj eshte e kote t'i perseris.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).