Post-lista

Post-lista

Andi Kananaj

Elementi me pozitiv i ankthit para-liste, është se tani çdo shqiptar kurioz është ezauruar mjaftueshëm aq sa ti duket se ka votuar të paktën një herë, deri tani. Proçesi i përzgjedhjes u krye i tëri me dyer të mbyllura, kjo ndoshta për arsye sigurie. Emrat mund te vidheshin, dhe partitë të ngeleshin me gisht në gojë para zgjedhjeve të vërteta. Lezetin kësaj OMERTA-je publike ja ndjenë kushërinjtë e të favorizuarve për deputet. Ata u bënë zë-dhënësit, dhe garantët e çdo thashethemi që coi me kalimin e kohës dhe në lulëzimin e biznesit të sukseshem të basteve mbi emrat VIP, dhe renditjet me llogari të sigurta. Duhet te pranoj që une i humba të gjitha bastet e mundëshme, se njihja të afërm të pa afirmuar në botën shqiptare të fisnisë. Po ka njerëz që duke luajtur qoftë dhe me një emër kanë fituar dy baste. V. Hysi e para në Tiranë për Ps, dhe 12 në Fier për PD. Unë kapa një nr 17, dhe një 6, të dyja jashtë loje për “off sight” të kërkuar nga shefi i madh. Duhet të informohesh për emrat se nuk janë aq no-sens sa duken. U mendova dhe kuptova që dhe rastësitë kanë rregullsinë e tyre matematikisht të matshme. Mu kujtua dhe historia që më tregoi Flavio, miku im i cili së fundmi po kishte shumë “nishan” me lojra fati. Nëse do të vësh baste për skuadrat e futbollit, njih më pëpara një “Tropojan” që ka jetuar në Belgjikë dhe është marrë me të bardhë (rroftë sinqeriteti). Ai do dijë me siguri si del kategoria e dytë e futbollit atje, se blejnë të gjitha ndeshjet për të vënë baste tek kompanitë në Kinë. Ka sens pse duhet të votojmë pa ditur se për kë, atëhërë. Dhe ai që do votohet bën mirë mos ta dijë, se mund të blihet ditën me diell nga partitë e njerëzve që merrem me mall. Ndoshta dhe Zogun e Tironës prandaj e vunë në listë, që ta kenë të gur rezervë që do bejë gol, çastin e volitshëm. Personalisht s’kisha asnjë shans të godisja në shenjë(dhe ma thanë), se nuk njihja asnjë nga dy liderat që garantuan përzgjedhjet e shkëlqyera. Nëse njeri nga dy komandantët maximus do japë për “sevap” dhe rezulatat e fitores nr im i tel është, 0682098604, njoh njerëz dhe në Kinë.

....

Ndërkohë po lexoj se në Shkodër sindikatat kanë dhenë alarmin për 30 mijë të papunë në muajt në vazhdim. Sigurisht që ky lajm nuk për të ngjallur aq ankth sa lëvizja me dy pozicione i Politikanit Ulqini nga Tirana, ose mos futja në listë e Ndre Legistit, nga Hollanda fluturuese. Për Nanon nuk mund të them asgjë, se Nano do më mungojë (qoftë dhe sikur për pak). Ai u kërkoi dje socialistëve të humbnin për të. Nano ndoshta e meriton pak sakrificë, duke qënë se i transformoi socialistët në socialistë, momëntin që doli nga burgu. Ai nuk i prangosi kundërshatrët në kundërshtim më historinë e Partisë që drejtonte. Po pse ish kryetari i njohur si transformist i lindur, është kundër harresës tani, që do të ndihmonte në ndryshimin e kërkuar kaq shumë? Një parti, cilado, ka domosdoshmëri të rilindë herë pas here. Kandari i sklerozës po çon në drejtimin e kundërt me zhvillimin këtë radhë apo Nano është në garë me interesat ngushtësisht të vetat? Logjikën e kam të ngadalshme në këtë drejtim. Historia e largoi Nanon nga partia se PS u nda në dy, dhe rrjedhimisht nga kjo hallakatje forcash u humb pushteti, duke bërë kryeministër Berishën kundërshtarin aq të urryer të së majtës formale. Jo se ky rezultat duhet të dëshpërojë të gjithë shqiptarët, (një pjesë fituan nga e gjjitha kjo) po të pakten pak më shumë se gjysma po shkojnë drejt votimeve, për të larguar Saliun e tmerrshëm. Nëse kjo është i vetmi veprim i arsyeshëm për tu marrë në konsideratë, atëhërë pse Rama i ndan te majtët sipas grup moshave dhe talenteve në besim? Pse nuk bashkon votat me Metën, për të luftuar “të keqen më të madhe”, siç quhet Saliu kohët e fundit? Nëse jo, pra nëse ndarja është e duhura për energjinë e këtij grupimi(PS), pse u largua Nano nga kryetar partie? Dorëheqja e Nanos ishte moment emancipimi, apo fitore brenda llojit për pushtet. Po largimi i Berishës do të jetë fundi i tranzicionit, siç po serviret apo garantimi i një pushteti më të madh të Kryetarit aktual të bashkisë? Berisha po kontestohet, pikërisht për të kundërtën e asaj që u sulmua Nano: shumë autokrat dhe drejtim me dorë të fortë i shtetit. Po ndërkohë në pushtet me largimin e tij do të mbërijë një lider që përfitoi nga lehtësia e qënies Nano në drejtimin e Ps, dhe kjo nuk do të sillte ndonjë ndryshim substancial, përvec se në emra dhe stil personal jete.

Në shkodër 30 mijë të papunë-thanë lajmet.

....

R Bosch tha se zgjedhjet do të jenë test shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqiperisë në BE. Sa për ta marrë seriozisht, këtë radhë listat u cuan jashtë kohës limit të përcaktuar nga ligji. Kodi përcakton për një rast të tillë, si masë të zbatueshme vetëm mos pranimin e dokumentacionit, që do të përkthehej ne PD dhe PS pa kandidatë. Nuk e kuptoj pse europianët duan të na tredhin kaq keq me rregulla të tyre. Ata e kanë të qartë se ne nuk duam të votojmë fare, krye-këput ndryshe nga ajo që ata duan apo besojnë se duan. Funksionojmë me piramida.... duam një udhëheqës që ka në dorë gjithaçka. Ai t’i gjej emrat për deputetët. Ti ndërojë sa herë t’ia dojë t’i prishet mideja, ndërkohë që ne i këndojmë këngë rakie për ta relaksuar. Në Gjirokastër psh për emrat e të zgjedhurve për kuvend do kërkonin një njeri të tyrin, dhe për arsye totalisht pragmatiste? S’ka asnjë arsye pse të zgjidhnin si përfaqësues të tyren në kuvendin e Shqiperisë Arta Daden, që ka lindur në Lushnje dhe ka jetuar gjithmonë në Kryeqytet(betohem që emri ishte shëmbull i rastësishëm). Po ta kishin në dorë vërtetë, do kërkonin të kishin Florin në parlament, se i ziu është dhe kryetar Partie për zonën. Po dihet si e ka demokracia, keshtu që Gjirokastritët e mëncur, për të begenisur sistemin e heqin qafe sebepin pa llafe të tepërta. Pyesin për emrin e duhur dhe hedhin gjylen e “mendimit të lirë”. Këtë radhë dëgjuan Edin në Tv që kërkoi listat nga baza, dhe mëqë e morren seriozisht, çuan ca emra që i menduan vetë. Dy orë mbledhje u deshën deri sa e kuptoi delegati nga Tirana c’po ndodhte. Jeni në terezi mo, emrat janë.......Unë kujtova se po flisnit për stafet elektorale........... Po prapë mendja më shkon tek ndërkombëtarët që u çanë duke bërë raporte, për të na treguar që duhet të paktën një herë në këto 3000 vjet qytetërim nga pellazgët e tutje tehu, të votojmë si grekët e lashtë. Kjo më shumë duket si eksperiment politik që do tu duhet atyre, sesa neve që na e ka ënda të shohim nga mustaqet e komandantit. Fetish i pa justifikuar në realitet ky i tyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).