Poshtë së majtës dhe të djathtës

Gjatë fillimit të gushtit kalova disa ditë nëpër Kroaci, Mal të Zi dhe pastaj në Shqipëri me një grup miqsh italianë të cilët nuk e kishin vizituar ndonjëherë vendin tonë. Në fund të udhëtimit nuk mund të mos u bëja pyetjen: “Si ju duket Shqipëria?”. Përgjigja që më erdhi nga njëri prej tyre, pasi u mendua pak, ishte: “Duket se ka ardhur koha t’ia filloni.” Mbeta i paqartë se çfarë deshte të

30 Komente

S'lexohesh fare o burr.

Na ke merzit me kta miqt e tu te huaj. E morrem vesh qe je djal i zoti, i zgjut, e europian kshu ke miq plot, me italian e polak e , shyqyr qe te ka Shqiperia ty, e shyqyr qe ke ti ata miqte e tu te huaj, e ata te ndricojne ty e ti Shqiperine, se perndryshe kushedi se si do i kishte vajtur halli ketij vendi.

Ate mikun tjeter polak qe te tha se cfar duhet te bejne shqipetaret me mitin e skenderbeut e ke takuar me? Kshu kot pyes, mos do hapesh ndonje debat tjeter kunder ndonje miti tjeter.

Prandaj 'te kthyerit' ne Shqiperi jane aset i vyer, pasi nepermjet eksperiencave te tyre sherbejne per ti bindin dykembeshit atje qe s'jane ujq por jane njerez. Fatosit i mungon 'masa kritike' e njerezve qe duhen per kete 'zhvendosje paradigme'. Le ti importoje nga jashte.

Dicka ne vija teper te trasha e ngjashme me problemet qe ngre Lubonja, marre nga nje ese e shkruar vite me pare:

Civil Society refers to the associations of citizens (outside their families, friends and businesses) entered into voluntarily to advance their interests, ideas and ideologies.  The term does not include profit-making activity (the private sector) or governing (the public sector).  Of particular relevance to the United Nations are organizations (such as organizations of peasants, women, or retired people), trade unions, professional associations, social movements, indigenous people’s organizations, religious and spiritual organizations, academic and public benefit non-governmental organizations.”  It is the accepted view now that an established, consolidated civil society is a sign of a healthy democracy; it’s the lungs of a nation-state that makes possible the breaths of freedom. 

With the fall of the “iron curtain” and the end of the Cold War, the ex-communist countries faced many challenges in order to transition into democratic, market-oriented economies.  One of the tools that would facilitate, or measure such transition was civil society and its components.  Some countries (notably Poland) had pre-existing organizations, such as trade unions, however, being the most isolated, totalitarian regime of the Eastern block Albania did not have any of these institutions in place.  As Ehrenberg points out “the totalitarian state’s unprecedented ability to persuade and punish helps it organize central control and direction of the entire society through the bureaucratic coordination of formerly independent corporate entities, typically including most other associations and group activities” (180).  Ehrenberg also suggests that some groups, such as family, the churches, the universities “must resist, if they are to survive the total demands of totalitarianism” (182).  However, even such groups did not resist in Albania in the basic sense.  One of the few, if not the only declared “atheist state” in the world, made it impossible for religious groups to exist and operate.  The family, apart from maintaining certain old traditions, was also responsible for cultivating the communist ideology from one generation to another.

Kjo persa i perket "poshte" apo "pertej" te majtes dhe te djathtes.  Qe ndoshta nuk eshte germezuar nga Lubonja por qe mund te sygjeroja nje alternative tjeter pervec partive politike, ajo e shoqerise civile. 

Ndersa analogjia e femijeve me kujton kete:

… Albanian society has many similarities with a poorly raised and abused child.  The abused child not only represents the indescribable naiveté of Albanian society, but also its current incapacity to grow out of badly made children’s shoes to create a responsible civil society.  The poorly raised child stands for the incapacity of today’s political and economic elite to guide Albanians in becoming the kind of citizens required by a democracy and a free-market economy.  The abused child stands for the violence, unfairness, poverty, oppression, and discrimination that this population has had to endure for centuries, especially during the communist period of the second half of this century. 
 

Shkruar 10 vjet me pare ne nje post-analize e ngjarjeve te 97, nga Dardan Gashi.  Por qe fatkeqesisht mund te perdoret dhe sot, ne kete kontest sic e ka perdorur Lubonja.

Prape me miq nga jashte??? Qe thone gjera te ster-ditura? Po nuk u be nje merzi dhe "drag" kjo template? Kjo qasje eshte bere si nje lloj makroje artikull-prodhuese! Dy miq nga jashte dhe tre citime filozofesh dhe doli honorari. E gjithe kjo qe nga 20 rreshtat e pare. Ca gjera s'ndryshojne kurre! Keto jane sindroma te kohes kur te huajt shiheshin si UFO!

Ca nevoje kemi "per miq qe na tregojne sa eshte ora"? O rober metaforash! Shihni, vetem nga kjo rrethine virtuale ketu se cfare talentesh ka ne Shqiperi, sa njerez me koken plot! Kemi mbetur te ura e miqve nga jashte smiley

Pse i ofendoni duke mos i pare? Aty i keni ne mes tuaj! Asnji nevoje importi! Nuk eshte mungesa e tyre qe prish pune. Mos beni moral dhe mos qani pse shpura me 300 kalores apo 200 petrita s'qenka plotesuar ende. E pamundur qe ne 20 vjet te kemi mbetur te niveli "iku truri/ mbeti kafka dhe druri". As ne USA nuk ka me shume % te njerzve me koken plot, qe sherbejne si enzima te zhvillimit. Problemi i vertete eshte se keta njerez nuk jane te kerkuar. Askush nuk i stimulon, nuk i paguan, nuk i promovon! Sistemit nuk i intereson kjo. Prandaj njerez te tille (qe by default prodhohen ne cdo sistem) nuk jane mall mungese. Ata thjesht atrofizohen nga sistemi.

Problemi i vertete eshte se keta njerez nuk jane te kerkuar. Askush nuk i stimulon, nuk i paguan, nuk i promovon!

Prandaj them une qe i duhen 'self-made millionaires' nga jashte. Serbia i ka nja dy-tre

Prape me miq nga jashte??? Qe thone gjera te ster-ditura? Po nuk u be nje merzi dhe "drag" kjo template? Kjo qasje eshte bere si nje lloj makroje artikull-prodhuese! Dy miq nga jashte dhe tre citime filozofesh dhe doli honorari.

Pikerisht! Une sa fillova te lexoj artikullin mendova te njejten gje, pasi i kemi thene dhe me pare keto. Varja thashe, po vazhdoj ta lexoj. Pastaj arrita tek ato citatet e te famshmeve dhe e lashe leximin.

 

Monda, ka dhjetra artikuj ne dite. Pse pikerisht duhet ta lexojme kete? Kur te mesojne si te shkruajne pa bullshit dhe kashtera mbushese me mendime te miqve te huaj dhe citate te panumurta dijetaresh (qe cuditerisht te gjithe i paskan thene citatet enkas per Shqiperine smiley) atehere do ti lexojme. smiley Ose te pakten ti bien shkurt, jo te bejne artikuj me 1000 fjale nga te cilat 20% jane artikull i mirfillte dhe 80% jane llogje.

That being said, Lubonja me pelqen me shume per ca analiza politike, per keto te tjerat jo dhe aq. Kurse kur fillon flet per historine/atdhetarine, eshte ne nje gjiriz me Maks Velot & Co.

O xhib, mos e lexo xhan.  Une mbase s'e thashe shqeto si emo, por c'kisha per t'i thene i thashe, ene qetesisht jam terheq.  Sic e the dhe vete, ka 10 artikuj ne dite.  Mire u pjekshim ne te tjerat smiley.

PS: Dhe une as e njoh veten per "lexoni-se-s'ben-ket-artikull-se-ashtu-du-une" smiley.

Po ku te takohemi moj dermane, aman, se te gjithe artikujt merr njerin perplas per tjetrin jane. Me perjashtim te ndonje kryevepre te rralle si puna e ketij:

O mero zgjyra, o shpirtqen, o zemerkatran, o i pabese, o i pafe', o te zente Lebra, te mbyllshin ne baraken e nje karantine ku supen do ta japin nga nje brime e vogel me garuzhde me bisht 1 meter te gjate dhe aty mbetsh deri sa te ngordhesh. O te zente gjumi diku dhe ardhshin ca minj te uritur ta befshin mishin gropa - gropa. O tu mbarofte nafta dhe bateria e celularit naten ne Qafe te Kicokut dhe u nisc me kembe ne Kelcyre, deri ne Ballaban te shqefshin ujqerit, dhe provo te shpetosh duke i genjyer edhe ujqerit si njerezit, thuaju ujqerve, nuk jam mero, zgjyra jam tjeter. O tu befte pragu i shtepise humnere ku renc e mos dalc kurre. O ta grryfte mushkerine pak nga pak nje semundje e pasherueshme.

E propozoj per te theniet e dites, si dhe disa seksione te tjera. smiley

 

Oh my God, cfare degradimi i frikshem! Cfare halabakerie e artikuluar me gjene me rrezellitese qe ka gjuha shqipe: menyren deshirore (qe s'di pse s'e kemi quajtur mallkimore, se per ate perdoret ne 92.6% te rasteve). Lacarone! smiley

 

 Ypi ne vetvete nuk eshte ndonje cudi e madhe, se ne kete dynja ka lloj-lloj psikopatesh, por ajo qe me tremb mua eshte fakti qe keta njerez gjejne hapesira publikimi ne nje gazete qe e quan veten kombetare.

Emo, prape me muhabet "messengers"?  Po c'rendesi ka kush e thote, apo me specifikisht kush e shkruan?  A qendrojne apo jo shqetesimet e ngritura? 

Personalisht dyshoj se është krijuar masa kritike në shoqërinë shqiptare, për një paradigëm të re që do të krijonte njeriun e përgjegjshëm përpara komunitetit, ndonëse është vonë tepër vonë.

this is bullshit No. 1!

dyshoj se është krijuar masa kritike në shoqërinë shqiptare

Togfjaleshi kyc per mendimin tim me duket se eshte "masa kritike". 

PS: emo, I might not like some of the stuff he writes, his point of view on certain issues, but as far as I'm concerned, one article at a time smiley.

sa per mesazherin, e kam thene qe ne krye te heres qe eshte nje medioker par excellence dhe me te merrem vetem per shkak te reputacionit qe gezon nder njerez qe meritojne respektin tim. Kjo s'ka lidhje, do thoshte nje kosovar, dhe le te mos e ngaterrojme ne diskutim.

...Gjatë fillimit të gushtit kalova disa ditë nëpër Kroaci, Mal të Zi dhe pastaj në Shqipëri me një grup miqsh italianë të cilët nuk e kishin vizituar ndonjëherë vendin tonë. Në fund të udhëtimit nuk mund të mos u bëja pyetjen: “Si ju duket Shqipëria?”. Përgjigja që më erdhi nga njëri prej tyre, pasi u mendua pak, ishte: “Duket se ka ardhur koha t’ia filloni.” ...

U tha u be.E tha italiani u vendos.Akoma po vazhdojme te marrim opinionet e te tjereve si ligje dhe urdhera?Keto probleme qe ky ngre me siper nuk ka nevoje qe te pyese ndonje italian qe te bindet.Pyesni shqiptaret qe jetojne jashte dhe do te te kthejne te njejten pergjigje si italiani bile me te mire dhe me te argumantuar.Por duhet ta thote nje italian sepse ashtu artikulli behet me i besueshem.Pike e zeze!

Vallahi Monda, kjo puna e "te jashtemve" u be si historia e Dardaneleve. Tani presim te na vijne "te jashtem" qe te na thone edhe se grate I kemi derro gopi.

per mos me permend ktu faktin se betonizimi dhe ndertimet e paligjshme (si nji aspekt i temes) kane qene dhe vazhdojne me qene problem dhe ne Italine e Jugut...per mos me fol per krizen e plehrave ne Napoli e rrethina etj.

Un s'do guxoja ta pysja nji te huaj te m'bente krahasimin mes turizmit shqiptar dhe atij kroat ose malazez...ky habitet nga reagimi?!

PF, emo Bredharak etj qe mund te shkruajne me vone lol.  Mire, dakort, hec e marrim si shqetesim me vend ate muhabetin e te huajve.  Por eshte gjithe ai artikull.  Ka plot aty per te pare, per te pertypur apo mos-pertypur.  Can we move on, apo do ngecim tek paragrafi i pare? 

Shkruajti Arbri ca shqetesimet nga te tijat, edhe atij i thane qe s'te takon te thuash ... S'di c'te them me teper pervec se moveon.ppu smiley.

po ta them ty (me detyron, dreqi e mori, ta ha edhe llafin qe po terhiqem), se ti je bash e ksaj sfere, me c'kam vu re.

Shqiperia kerkon qasje materialiste te tipit "plumbi me plumb". Keto idealizmat si kjo lart, te kujtojne mizat afer nje gomari te ngordhur.

Une ngrita te njejtat shqetesime tek postimi im, qe moderatoret e kan fshire.

Nuk e kuptova perse, do benin mire ta shpjegonin.

Eshte bere bajat kjo e miqve te huaj, aq shume sa po hap zorret e barkut.

Mbaj mend edhe gjat debatit per skenderbeun i njejti analist thoshte me tha nje mik polak keshtu e me tha nje mik austriak ashtu.

Kjo eshte nje semundje qe e kan shume nga keta opinionist-analisto-komentatoret e sotem ne shqiperi, eshte sepse ndihen njerez inferior,dhe sepse mendojne se miku i huaj u jep kredibilitet. Ne pergjithesi nje shkrim shume i dobet, ngre disa pika legjitime por menyra se si i ngre eshte nje ofendim serioz i intelektit te lexuesit, kjo nga nje analisto-opinionisto-komentator qe e ka bere zakon ofendimin e  intelektit te audiences.

ps. Kur do ket njeher media ne Shqiperi qe do na i heq qafe keta analisto-opinionisto-komentatoro ?

 

Me thene te drejten nuk shkova me larg se paragrafi I pare se mu duk si gjelle e vjeter qe e kishin vene per ta ngrohur. +se ashtu sic benin mamate me perpara ne fund te pesembedhjetediteshit, qe mblidhnin gjithe ushqimet qe kishin mbetur neper cepa, I zienin me pak salce dhe na thoshin qe per dreke kishin bere turli.

same here. Si gjithnjë i njëjti stil. Mbase dhe ka të drejtë Lubonja xhanëm. Po mënyra si e thotë... vl.

Kurse une sforcova veten ta lexoja sepse nuk doja te akuzohesha as nga te tjere as nga vetja qe u nxitova ne konkluzion. Kot qe e lexova, hi never feils tu disapoint mi, nor das hi feil tu amejs mi smiley 

 lubonja me kete titull, kopjon niçen me ate "pembi te mires e te keqes". ky na vendos poshte te djathtes e te majtes. fort bukur le ta marrim punen keshtu se duket jo keq. 

vetem se nuku na ka ndriçuar gje. nga ku me te drejte shoket diskutante ndjehen komplet te zhgenjyer. po mundohen, ngaqe nuk dua me te shaj tek peshku, sepse me duket me e lehta pune smiley ta ndihmoj lubonjen qe ta kuptoj dhe vete kete fenomen :

imagjinoni, i dashur lubonje dhe ju te dashur komentues ketu : nje balance. nuk di si quhet ne shqip e po pertoj ta gjej. te hypur tek skajet e kesaj balance jane dy pesha, forca e te cileva ben balancen te anoje. 

ne, siç tha dhe lubonja ndodhemi poshte balances, kemi me afer peshen me te madhe. tani duke ju referuar filozofeve (ngaqe per momentin akoma nuk dime se ç'mendojne marsianet, qe patjeter duhet te ndodhen siper e ta shohin punen me drejt) keta e ndajne boten ne dy pjese, shpirteroren ose ndergjegjen dhe materialen ose materien.

ndergjegja ndodhet sigurisht ne te majte, ndersa materia ne te djathte te balances. kemi me afer ate qe peshon me shume (tek vendi ose shoqeria ku bejme pjese) ne momentin qe bejme krahasimin.

me duket se ana materiale peshon me teper, sot per sot, per ne shqiptaret. prandaj kemi me afer te djathen.

tek vendet e zhvilluara, balanca ndodhet pothuaj horizontalisht, ngaqe si ndergjegja ose shpirterorja po ashtu dhe materialia peshojne pothuaj njesoj.

ndersa per ne, duke qene te varfer dhe me ndergjegje ose moral te shkaterruar prej 50 vitesh perdorim pa kursim, nuk ka pra si te jemi te majte. ne fakt meqe ndodhemi poshte, sipas lubonjes, nuk ka mundesi si te kemi afer nesh te majten.

ps: ne fakt une vetem titullin lexova dhe mund t'ja fus fare kot, sepse diku tjeter mund ta ket fjalen lubonja.

lubonja me kete titull, kopjon niçen me ate "pembi te mires e te keqes". ky na vendos poshte te djathtes e te majtes.

 

Une them se perifrazon Zhyl Vernin me "20 mije lega nen det" smiley

 lol, ka mundesi, nuk me shkoi mendia per shkrimtarin tim te preferuar te femijerise. haha m'dhive tu qesh  smiley

Gjykoj se kultura klanore dhe kultura komuniste kanë krijuar një njeri që, kur u takua me kapitalizmin, prodhoi monstrën e njeriut të papërgjegjshëm ndaj komunitetit që shfaqet sot (që nga veprimet e krerëve të partive politike deri tek njeriu më i thjesht&eumlsmiley, por se ky është vetëm një nga fytyrat e të njëjtës monstër që jetonte edhe dje.

Per mendimin tim kjo analize eshte e pasakte. Nuk dua te analizoj analizen por do mjaftohem te them qe ne kendveshtrimin tim personal (si njeri qe ka kaluar gjysmen e jetes ne Perendim) portretizimi qe i behet shoqerise shqiptare eshte teper dramatik per te qene realist. "Monstra" - vertet? Tingellon si veteposhterim. Fyese.

Ne anen tjeter te monedhes, ngjitja ne pjedestal e shoqerive perendimore eshte po aq e tepruar.  Perendimoret nuk jane  engjej, dhe shqiptaret nuk jane djaj. Kush deshiron te mendoje se eshte keshtu, duket se ka perjetesa te kufizuara te perendimit, ose parakoncepte shabllone qe thjesht nuk i pergjigjen atij realiteti te perditshem  ne perendim.

Konsumerizmi i skajshem, miljona fryme qe jetojne vetem per te paguar borxhet e kartave te kreditit, (te cilet nuk quhen njerez por KONSUMATORE) humbja e shtepive punes dhe kursimeve ndaj bankave dhe spekullanteve, industria e seksit, droga, kontrolli i informacionit, getot e ndyra te cdo metropoli perendimor, burgjet plot me minoritete, euroracizmi (italianet ne vecanti si miq me keshilla qe dalin ne artikull), gjaku qe derdhet per naften dhe humbja e plote e jetes private ndaj korporatave qe kontrollojne shtetet eshte nje realitet perendimor shume larg "kopshtit te Edenit komunitar" qe pikturon Lubonja ketu. The World is a Fucking Jungle. Megjithe fasaden shkelqimtare, lokomotiva neokapitaliste ka per karburant LAKMINË, PUSHTETIN, KONTROLLIN. Nuk mund te merret si shembull i mire, se ia mbysim si kau peles keshtu. E imagjinova Lubonjen ne perendim si Truman tek "The Truman Show".

Reliteti perendimor mund te jete me e sofistikuar, por nuk eshte me pak i eger se realiteti yne. ne mund te jemi me te vrazhde, por per ate Zot nuk jemi me te ligj.

Te lexosh kete shkrim te duket sikur Shqiperia eshte nje vend perbindshash (ose monstra ne gjuhe te huaj). Kjo thjesht nuk eshte keshtu. Ketu ka plot njerez te mire - madje ne kendveshtrimin tim - shumica e njerezve jane te mire.

Blendi

Ke shume te drejte, dhe qe te ta perforcoj mendimin, po te rikujtoj ate qe ka thene Margaret Thacer.

"There is no such thing as a community"

Ne perendim vertet rruget jan me paster, por kjo jo sepse kan njerezit nje sens komuniteti, qe shqiptareve u mungoka por sepse atje ka nje shtet me te fuqishem, njesoj ne mos me diktatorial se komunizmi shqipetar per zbatimin e  ligjeve te tija. Hidhi plehrat rruges ketu ne Britani po deshe , se e ha gjoben 1000 sterlina, qe te kepusesh mish ne prapanice. Edhe ato kamerat e shpejtesise qe i mbushen robt me gjoba ne cdo cep e ne cdo rruge te Britanise tregojne edhe njeher sa i larte eshte ai sensi i komunitetit.

Une shikoj edhe njeher si fyerje te intelektit kete shkrim, ku autori nuk ka cfar i ben gomarit dhe i bie samarit. Ja fut popullit dobesite e shtetit. Nqs vertete do ishte kaq i preokupuar autori per gjendjen ne fjale te dale hapur dhe te akuzoje shtetin shqipetar, sepse ai eshte fajtori, jo popullin shqiptar. Dhe per me teper dobesite dhe paftesite e shtetit shqipetar te sotem mos tja faturoje popullit dhe nje sistemi te vdekur.

Troc muhabeti me ka ardh ne maj te hundes me gjith kete revansh anti-shqiptar te mediave dhe analisto-opinionisto-komentatoro, ku cdo e keqe i futet popullit, disa mendje mjerane biles arrijn deri aty sa bejne krahasime midis popujve, qellimi patjeter te poshterohen shqiptaret.

Fjale si SHQIPTARET KESHTU E SHQIPTARET ASHTU, POPULLI FRANCEZ, POPULLI ITALIAN etj etj duhet te marrin fund, dhe te zevendesohen me POLITIKA DHE SHTETI SHQIPETAR KESHTU DHE ASHTU, SHTETI FRANCEZ, SHTETI ITALIAN etj etj.

Boll me duke hedhur balte mbi popullin, sidomos ju mjeran qe e keni  shtetesin shqiptare hale ne sy.

 

Fatosi ka marre nje zakon te keq.

Shkruan si Arkimede, ne rere, dhe pas çdo artikulli e fshin per te shkruar tjetrin.

Eshte ky Fatos, qe ne shkrimet e perparshme thote se jeta ne Shqiperi per me shume se 50 vjet ka qendruar ne vend, ka bere edhe hapa prapa.

Duke qene se per 50 vjet nuk kemi ecur me kohen, shtoji edhe mentalitetin ( edukaten) qe kemi ne Shqiptaret, natyrisht qe problemet e jetes qe jane prodhim i perditshmes nuk mund te vihen ne vije me nje te rene.

Detyrimisht se gjerat ne Shqiperi qendrojne ndryshe me ato te Kroacis apo Mali te zi, kryesorja prona.

Ne problemin prone nuk eshte vetem ligjvenesi qe ndikon ne zhfrytezimin e kesaj, jane edhe mardheniet midis te interesuarve per pronen.

Jane shume prona qe nuk vihen ne pune, ku pengese jane vete pretendetet per pronesi.

Ky problem nuk qendron tek shtetet e marruna si shembull.

Mbarvajtja e prones nuk eshte vetem nje e drejte e natyres njerzore, po eshte baza e rregullsis se shoqeris.

Stabiliteti i prones nuk sjell vetem pasuri e zhvillim, sjell edhe mardhenie te qarta interesi per tere shoqerin civile.

Jane dashur vite te tera per ta pranuar humbjen e prones, keshtu qe eshte e pamundur ne pak vite te pranojme marrjen e prones.

Duhet diçka me konkrete, problemi  te kerkohet aty ku mund te "vihet" dore, aty ku edhe pse duhen vite, sjell ate qetesi civile aq te deshirueshme.

  "....se, për t’iu përgjigjur nevojës së shoqërisë shoqërisë shqiptare për të ndërtuar një politikë të re, të njeriut të përgjegjshëm përpara komunitetit, nuk mjafton fitorja e saj ndaj Berishës, por duhet para së gjithash fitorja e saj ndaj vetvetes..." 

 

Mese e sakte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).