Portreti vezak

Nga Edgar Allan Poe
 
Kështjella ku shërbëtori im kish guxuar të hynte me forcë, për të mos lejuar që unë, ashtu i plagosur rëndë siç isha, ta kaloja natën në qiell të hapur, qe një prej atyre ngrehinave ku përzjehej trishtimi dhe shkëlqimi, që për një [...]

24 Komente

E paske qare me lot smiley

Vajtuar, e kam fjalen. Se ki mavria qafholle, sykuq dhe floketutjetehu, keshtu e kishte. Grate njera pas tjetres. Le qe, çfare mendove ti Ana kur vajte tek rreshti : "nje vashe gati ne grua" ?

A nuk mendove psh per gruan e tij nja 13 vjeçe ? Une po. Aq me teper qe edhe une kam dashur te martohem me kusheriren time 12, por me ndryshimin e vockel qe asokohe isha plot... 6 vjeç !

Te pelqen horrori, Ana ? A deshiron te te keshilloj nje autor ?

OK, naten e 31 tetorit, fik driten, ndiz qiriun, dhe lexo nen batanije LOVECRAFT.

Sepse Lovecraft eshte mjeshtri i tmerrit qe s'thuhet. Tek ai ka gjithmone nje diçka te perbindshme qe s'dihet ç'eshte. Thjesht nje atmosfere, dhe kaq. Si puna e dashurise : kurrkush nuk e di ç'eshte, ama e perbindshme eshte, gllaberonjese smiley 

_______

Njeçike horror duhet, duhet, sa per vaksine. Se kur te dashurohesh pastaj, e te shohesh horrorin me sy, do jesh me e mbrojtur. E kam sinqerisht, lexo Lovecraft. Eshte vertete koke me vete.

E di ti pse e pelqente horrorin ky ? Ja, nga dashuria. Thone se ky ka shkruar nja 100 000 letra !!! (Te shoqes, dhe popullit). Dhe ca letra ishin 70 faqe !!!

Merre vesh vete tani sa i tmerruar do kete qene.

Hurbi, si puna e dashurise se piktorit, he?! Jo, rrofsh, nuk du horror! smiley

Gaboj une apo ky tregimi eshte perkthyer dhe botuar njehere e nje kohe re Zeri i Rinise me titullin "Portreti oval"?

Fin, jam ketej, jo andej... smiley

Nuk e kisha lexuar me pare kete tregimin, por ama, edhe Zeri i Rinise me qe fshire thuajse krejt nga kujtesa... smiley

Hurbi, ka disa variante interpretimi per kete tregimin e Po-se: Ca thone qe eshte me sfond autobiografik. Piktori amerikan Tomas Salli na paskesh bere nje portret te njerkes se Po-se, ndersa piktori -personazhi mendohet te jete i ati i tij, qe nuk kujdesej fare per gruan e tij, qe vdiq ne nje moshe shume te re.

Nje variant tjeter thote qe arti ndonjehere e kapercen vertetesine e jetes reale dhe i mbijeton shkaterrimit.

Ka dhe ca te tjera, por s'kam kohe t'i shkruaj. Ne fakt, ideja qe me shqeteson me teper eshte fakti qe femrat, per hir te dashurise, behen theror per nje burre, qe eshte aq egoist sa nuk shikon dot pertej unit  te vet. Muhabet i gjate.

Shiko pak ate pjesen qe une e kam perkthyer "perngjasonte krejt e besnikerisht si te ish e gjalle", se nuk jam fort e sigurt.

varianti italisht ishte : - un assoluta realistica vitalita' d'espressione

varianti anglisht ishte: - an absolute life-likeliness of expression

Ana, kur me dalin para mullarë sintaksorë si puna e ketij ketu, ia nis nga berthama qe ne ndertimin italisht eshte:

"vitalità d'espressione"

ndersa ne ate anglisht:

"expression"

Automatikisht te paren do ta perktheja "gjalleri shprehese" dhe pastaj do i vija rrotull per te pare si t'ia shtoja "absoluten" dhe "gjasmimin". Italishtja eshte gjuhe ekspresioniste (po t'ia vidhnim kete shprehjen artit), pershkruese, plot ngjyra. Prandaj e kam zgjedhur si gjuhe shqiperimi.

Anglishtja me duket si ato vizatimet me pak linja, arbitrare...

 

Fin,

e mendova dhe ate, blova disa variante me veten time, ceshtja eshte se ne koken time "portreti duket si i gjalle" ndersa per "gjalleri" gjithnje me krijohet ideja e dickaje "te gezueshme - energjike"... mbase eshte vetem pershtypja ime, sepse ca gjera na nguliten ne koke ne nje menyre te caktuar, s'e di...

Italishtja eshte gjuhe ekspresioniste (po t'ia vidhnim kete shprehjen artit), pershkruese, plot ngjyra. Prandaj e kam zgjedhur si gjuhe shqiperimi.

Ne kete pike, nuk mundem vecse te jem dakord me ty. smiley

Jo, jo, mos e merr si verejtje, se as me shkon mendja te bej verejtje, aq me ka ty. Ishte thjesht nje reflektim mbi mekanizmin. Secili nga perkthyesit ben zgjidhjet e veta, sepse ka thesin e vet te gjuhes.

haha, finisterre, me duket se ia ke anashkaluar jeten anglishtes smiley dhe sidomos rrumbullakesine e pellushte te life-likeness, perkundrejt ta-ta-ta-tamburit te realistica vitalita.

Eh tropizma, gjuhet jane si dashurite, ti duhet ta dish: e imja eshte gjithnje ajo me e mira smiley

por zeri 'gabime dhe harresa neto' ben mire te minimizohet, edhe ne dashuri smiley

s'kisha gje me italishten, madje le te them se ekziston mundesia te jete ashtu sic thua ti, por shembulli konkret ishte prove e keqe.

pastaj, une dashuroj shume gjuhe, por s'me eshte dhene asnjera smiley

Eh, eh, Tropizma, edhe po t'u dhane nje here, s'eshte e thene te te jepen pergjithmone. smiley

Edhe une dashuroj shume gjuhe, por ne italisht "jam brenda", s'di si te ta shpjegoj ndryshe: fle dhe ngrihem brenda saj.

Mbrëmë po lexoja "Emri im është e Kuqe" dhe isha në kapitullin "Emri im është pemë". Aty, një pemë e vizatuar tregon për historinë e vet dhe librit të cilit duhej t'i përkiste, e po ashtu flet për artin që i paraqet sendet ashtu siç janë pikë për pikë dhe kjo vetë ishte shumë e lumtur që s'ngjasonte me një pemë të vërtetë (sepse e vizatuar nga lloj tjetër artistësh), se kështu qentë kur ta shihnin nuk do vinin ti bënin çiçin në rrëzë. Nejse, në fund kishte një fjali që më bëri të fle e qetë: unë nuk mëtoj të jem një pemë, dua të jem veç shenja e saj.

Kshu

p.s. A, më ndje që s'thashë as të lumtë dora, po s'e kam lexuar ende, se e kam frikë. : )

AShes, lexova nje gjene tende diku tek kontributet dhe me pelqeu pa mase tejdukshmeria e shqipes. S'ka lidhje po s'di pse me erdhi nder mend.

Pa mendo pak sikur edhe ne (dmth njeriu) te jemi shenje e njeriut dhe "ai prej verteti" te jete gjekundi tjeter? 

posi posi, 'turku' po con ne stamboll eshtrat e sosyrit dhe pirsit smiley, dhe po vazhdon ne tezen e krijimit te realitetit pa cic smiley

me seriozisht , dikur ne shkolle u perpoqa te shkruaja se si e kufizon (binds) teoria trillimin letrar dhe shembull gati sa s'mora kristeven (ajo ka shkruajtur ca ankthlleqe te cuditshme) por nderrova mendje. me shqeteson, sepse rralle behet bukur.

Më bëhet qejfi shumë, Finisterre, që të pëlqeu.

E sa për njeriun që është veç shenjë e diçkaje, nuk e mendova, as mbrëmë as sot, po ka mundësi që në mënyrë të pandërgjegjshme e kam hulumtuar e ndaj më ka zënë gjumi rehat, kur ndoshta duhet ta kisha gdhirë, se jam dorëzuar si pema... : )

 

Tropizma, të kam shumë xhan, po s'mora vesh asgjë... do vij prapë më vonë. : )

ASHes, xhan dhe une, ti bere shume mire qe s'me more vesh se truri im ka nevoje per nje defrag urgjent (nje peshk u shpreh per mua para ca ditesh 'kjo s'merret vesh as kur s'ka pire', kur te tjere u perpoqen te me justifikoninin idete skic). Ajo qe solle ti nga Pamuku m'u duk teper teorike, jo po s'dua te jem gjeja por shenja e gjese, sikur Pamuku sapo kishte lexuar Saussure-in. Sigurisht, "Emri im" eshte nje reflektim i gjate mbi artin, mbi tentativen e tij per te kaluar nga perfaqesimi i realitetit (kujto flegrat e kalit) tek karshilliku i tij (pema e vizatuar eshte me rehat te jete shenje e pemes se vertete, por duke evituar cicin e qenit, a nuk krijon ajo nje realitet krejt te sajin, larg nga pema e vertete?).

Pastaj po thoja qe kur nje liber fiction tenton bazohet shume mbi teori, dhe sidomos keto strukturaliste, post-strukturaliste, trillimi dhe gjuha behen shume rob i 'idese' teorike dhe nganjehere duket se libri vuan. Mora si shembull Kristeven, psikanalisten & linguisten e famshme, tentativat e se ciles ne letersi vijne kaq shume era teori (e mbuluar, ndersa Pamuku ketu s'po fsheh shume) sa te shqetesojne leximin. Eshte skolasticizmi i teorive qe i rendon librat, por jam e hapur ndaj autoreve qe ia arrijne ketij harmonizimi me sukses.

Nuk e di ne u sqarova ndopak ... jam vertet e lodhur.

Tropizëm e dashur,

Tani që e lexova prapë, mendoj se moskuptimi vjen nga mosnjohja e autorëve të përmendur. Dhe mos i merr vërejtjet e peshqve për kapital; dëgjo 100 peshq e bëj si di vetë, i thonë asaj fjalës së urtë. : )

Tashti për të ardhë te tema, e hodha atë punën e pemës meqë po krahasohej një gjuhë e lulëzuar me një tjetër më të thatë, por më precize sipas meje. E s'di pse anglishtja m'u vizatua si pemë e vizatuar (përsëritja, e qëllimshme), ndaj dhe puna e pemës.

Për të vazhduar me pemën, mua më duket paksa ironike nga ana e autorit ajo shprehja: "unë s'mëtoj të jem pemë e vërtetë, por shenja e saj" (përkth. im), sepse pema në fakt nuk ka asnjë mënyrë për t'u bërë gjë tjetër përpos asaj që është; ajo s'ka asnjë rol në atë çka është dhe çka do të bëhet. Në këtë pikë, është mirë për pemën që të jetë e vetëkënaqur me fatin e saj prej shenje. Dhe nëse kjo s'është shprehje e fatalizmit të autorit (sa e kam nisur dhe kushedi kur e bitis, po seriozisht shpresoj që s'është fatalist, se ndryshe e lë që sot), atëhere është një lloj ironie. E kështu, dolëm nga tema për fare.

Prapë s'e kam lexuar këtë përkthimin. Do vij prapë. : )

A Ana-lize e botes se cudirave, shikoje kete veteflijim si kapercimin e pasqyres, si zhveshjen e lekures se gjarprit, si perfundimin e misionit njerezor kur eshte arritur dashuria. Deshtimin e meshkujve ne kete drejtim mund ta shohim si padrejtesi qe u behet atyre nga perendia smiley.

Ika se kam shume pune, kisha nevoje per pak shkeputje mendore.

Doni t'jua sjell perkthimin nga vete dora hyjnore e Hazretit Baudelaire ? smiley

Hurbi,

duhet te te lutem, keshtu? Nje pjesez, shpejt. Mundesisht ate qe shpjegon tabllone. smiley

 

P.s. Me fal per ate pjesen e "Murtajes" dje, por s'kisha mundesi ta shkruaja, rob neper kembe. smiley

Fin,

nuk e mora per verejtje, doja thjesht nje mendim tjeter per zgjedhjen qe kisha bere une, duke u perpjekur t'i rrija besnike dhe origjinalit ne anglisht. smiley

Ashes,

interesante filozofia e jetes e pemes pikture. smiley   Po si mi, nuk me the te lumte, dora... Me ka ngel hatri... smiley ( Pa merak, e dashur... )

trop,

Ana-liza ka frike ta kaperceje pasqyren,  smiley Druan se bota mund te jete e njejte si dhe perballe pasqyres.

Ainsi parla Baudelaire :

 

Ndërkohë që isha kredhur në këto mendime, unë ndenja as shtrirë as ulur, ndoshta për një orë të tërë, me sytë mbërthyer mbi këtë portret. E kështu, pasi e kisha zbuluar të fshehtën e vërtetë të efektit të tij, e lashë veten të shtrihem mbi shtrat. Kisha zbuluar se "hiri" i pikturës ishte një shprehje jetësore plotësisht në përputhje me vetë jetën, çka në fillim më kishte bërë të rrëqethem, dhe në fund më kishte hutuar, magjepsur, tmerruar. Me një tmerr të thellë dhe të respektueshëm, e rivendosa shandanin në vendin e vet të parë. Duke iu përvjedhur pamjes së shkakut të trazimit tim të thellë, kërkova në ethe vëllimin që përmbante analizën e tablove dhe historinë e tyre. Duke vajtur drejt e në numrin i cili përshkruante portretin oval, lexova këtë rrëfim të turbullt dhe të veçantë :

Hurbi, merci smiley

Me pelqen  "hiri" dhe "pervjedhja e pamjes" qe ke perdorur ti. smiley

Duke i bluar gjatë e gjerë të gjitha këto mëdyshje, qëndrova, ndoshta një orë, gjysmë ulur, gjysmë shtrirë, me sytë e ngulur mbi portret. Më së fundi, i kënaqur nga sekreti i vërtetë i efektit të saj, u lëshova krejtësisht mbi shtrat. Kisha zbuluar që bukuria e tabllosë rridhte nga dukuria që tablloja përngjasonte krejt e besnikërisht si të ish e gjallë, gjë që në krye më kish habitur, së fundi pështjelluar, rrëmbyer e frikësuar. Me një drojë të thellë dhe plot respekt e vendosa sërish shandanin në pozicionin e mëparshëm. Kësisoj, me të larguar nga këndvështrimi shkakun e tronditjes sime të thellë, kërkova ethshëm libërthin që fliste për pikturat dhe historinë e tyre. Me të mbërritur tek numri që tregonte portretin vezak, lexova fjalët vegimtare dhe të çuditshme që vijojnë:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).