Politika – Dramë me sa akte të dëshironi

"Per pak thashe se ku me kishte humbur Konica...ma kujtoi nje postim ne det.
Ja si mendoja..."

“Ironia e hidhur e deshirës për pushtet”e quante Faik Konica krijimin e disa partive në vitet ’30-të në Shqipëri. Nënqeshte në radhët e tij gjithë sarkazëm jo vetëm për programet e munguara, por edhe për emrat e ashtuquajtura “tërheqës” dhe “modernë” të partive shqiptare. Konica kishte vënë poshtë tehut të mprehtë të penës së tij partinë ‘radikale’ dhe atë të ‘demokracisë sociale’.

Gjithmonë jemi duke folor për bashkëkohësit që qesëndiste publicisti i madh. Po nëse ai do të ishte gjallë sot?

Do të kishte më tepër se ironi dhe të qeshur me zë të lartë që do t’i lëndonte shpirtin politik kur të dëgjonte për cuditë e tipit ‘vij-s’vij në zgjedhje’ dhe’ndryshoje-mos e ndrysho kodin’ (sikur Shqipëria të mos kishte asnjë lloj halli tjetër).

Do të ndihej therëse britma sarkastike e Konicës nëse i binte në dorë lista e Partive që kanë vrapuar në dyert e KQZ-së për të mos e lënë veten jashtë zgjedhjeve. Kush janë këto parti, që Konicës do t’i kishin hapur punë në zbërthimin e emrit dhe shpërfytytrimit të propagandës së tyre? C’farë ironie kur t’ju tregonte fare pa dorashka se emri që kanë zgjedhur nuk ka hic të bëjë me doktrinën dhe programin që pretendojnë se mund të kenë.

Listë e cuditshme, në të cilën duhet të gërmojnë votuesit shqiptarë kurdo që do të bëhen zgjedhjet: Partia Konservatore, Partia e emigracionit, Forca Albania, Lëvizja Punëtore, Demokracia e re Europiane (!!!), Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partia Komunsite shqiptare Numër 2, ajo e 8 Nëntorit, Partia e Reformave Demokratike, Partia social-kristiane, Partia e cështjeve shqiptare, Ardhmëria Shqiptare, Partia Mendimi i djathtë Liberal, Partia Rruga e Vertetë Shqiptare, Partia e të drejtave të mohuara, Partia e biznesit shqiptar.....!!!!....

Duket sikur gjithkush në Shqipëri qenka futur në garë të formojë një parti, të zotërojë një OJF ose të ngrejë një pallat. Seriozisht ta kenë të gjithë këta njerëz që kanë krijuar partitë e sipërpërmendura?!

Partia Demokratike Pezë-Gjirokastër e Shqipërisë? C’farë është kjo? C’pritet të nënkuptojmë prej këtij emërtimi? Mirë pra! Në sulm të gjithë ata që nuk janë as nga Peza, as nga Gjirokastra. Ose futeni emrin tek “Partia e të drejtave të mohurara”, ose vraponi se ka akoma vende për tër të regjistuar të tjera parti në gjykatë.

Po kjo tjetra: Partia e ‘Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian’!!!

Këto duken të gjitha si thirrje të dëshpëruara projektesh në kërkim donatorësh. Dhe meqë jemi këtu, nga vijnë fondet për të financuar këo ekzistenca që e quajnë veten Parti? Sa interesante do të ishte të shihje listat e stafeve të secilës, që së bashku me atë të mbështetësve, njerëzve që kanë dijeni për ekzistencën e saj dhe atyre që shqyejnë sytë për të, mund të përmblidhte lehtë në: kryetarin, bashkëshortin/en, (nëse nuk ka krijuar ende partinë e vet), dhe maksimumi mund te shtohen edhe fëmijët dhe ndonjë komshi kureshtar.

Përndryshe, sinqerisht i dashur Konicë, as ne që kemi luksin e madh ta jetojmë këtë bum partiak 80 vjet pas teje, nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se c’duan të thonë partitë e emrat e tyre, e as përse mund të na hyjnë në punë të gjitha këto. Shanset e mira janë që as vetë ata që i kanë krijuar nuk duket të kenë ndonjë ide. Nuk është cudi madje që ata të harrojnë krejt se paskan edhe një Parti në zotërim (përvec pronave të tjera), dhe kujtohen për të ditën, datën apo muajin e zgjedhjeve.

Lum shqiptarët, çfarë alternativash kanë!

E c’duhen dritat, reformat, investimet, kur kemi politikën? Të ndriturën politikë dhe vendimmarrësit e saj, që të vetmin vendim që marrin, është; ‘Ose të ngrejmë një parti, ose të braktisim atë në të cilën jemi’. Gjithmonë nën luftën e paskrupullt për pushtet. E trishtueshme të kuptosh se zhurma dhe pakënaqësitë e mëdha për zgjedhjet vijnë nga opozita (thjesht sepse nuk plotësohen tekat e saj të parashtruara),dhe nuk i vë në pikëpyetje shoqëria, votuesit që kanë ngelur në errësirë të plotë mendore tani, po njëlloj si atëherë kur thërriste Konica. Dhe kjo është errësirë moderne, tamam ashtu sic i ka hije të regjistruarave dhe të të paregjistruarave parti që nuk kanë as plan strategjik per promovimin dhe jetëgjatësinë e tyre, jo më të ofrojnë alternativa zgjidhjeje për krizat mizore që therin zgjedhje pas zgjedhjesh Shqipërinë.

Ah Konicë, Konicë. Atëherë, si tani, radikalizmi dhe demokracia në Shqipëri përdoren në vend të jashtëderdhjes prej të babëziturve dhe të pangopurve themeltarë, që ia kanë nxjerrë themelin me kohë shpresës për një Shqipëri ndryshe....madje që atëherë kur klithje edhe ti. Jehonës së saj, i është shtuar edhe ajo e të gjithë shqiptarëve të sotëm, që ndjekin tragji-komedinë e datave, kodeve, numrave, dielmave, kapricove dhe emrave të cuditshëm. Mendësia moderne politike, mbush kështu 80 vjet zhgënjim konstant në pritjen për ndryshim.

Rrofte kodi i ri elektoral!!!

9 Komente

Rrofte kodi i ri elektoral!!!

Rroftë.

Madje unë them ta bëjmë parti që të rrojë më shumë. Si thua psh emërtimin: Partia e Kodit të Ri Elektoral?

 

tip i rafinum Konica.

T,

Nese e pranojme se "injoranca eshte bekim" na duhet te pranojme edhe qe kush do te jetoje nje jete te lumtur s'duhet te lexoje Konicen. Po te lexosh Konicen nuk ke sesi te mos deshperohesh qe ato gjera te cilat ai i thumbon trecerek shekulli me pare vazhdojne te na e marrin frymen smiley

Cdo citat, t-red, jo vetem te Konices, mund ta vertetosh ne realitet; ne cfare do lloj realiteti. Thene kete; ne demokraci cdo njeri ka te drejten te krijoje nje parti (kur ploteson ato kushtet qe duhen). Boll kaq per ta c'dramatizuar temen. Nga ana tjeter, nese keto shumeparti-miniparti qe ekzistojne vetem si emra, vetem per rregjistrat ku jane rregjistruar, nuk kane asnje influence - ku eshte problemi? Ku eshte drama? Ku eshte specifika shqiptare, drama shqiptare? Eshte kudo keshtu, kudo ku ka demokraci - aty ku demokracia eshte e re ndoshta ka pak me shume keshtu hic-partish, por kjo eshte e kuptueshme. Koha i seleksionon. (Ngjashmeria midis kohes sone dhe asaj te Konices ndoshta ka te beje me faktin qe jane dy momente historike ku u aplikua demokracia; e para, koha e Konices, u nderpre nga komunizmi; e dyta, koha qe po jetojme, e filloi pa trashegimi politike demokratike dhe shpresojme te mos kete me nderprerje.)

Mua me duket me shume nje komedi dhe kuriozitet, sidomos emrat e partive me duken shume argetuese. Por, tani qe po e mendoj me mire them se keta njerez qe zoterojne keto parti mund te bejne edhe biznes: duke shitur emrin e partise te ambicionuarit politik te se nesermes. Bile duhet te zene edhe ndonje domain ne internet qe ta bejne pazarin me te mire.

pershendetje

Sa zili ta kam kete mos-kokecarje moj Self.

T-red,

nuk eshte moskokecarje. Eshte nje tjeter kendveshtrim. smiley

Sido qe t'ia vesh emrin, prape te kam zili.

ke vendosur mos ta lesh ziline femije jetim? Ok, po te bashkohem edhe une. smiley

Publicistiken qesendisetse dhe perqeshese te Konices e shikoj aktuale jo aq te bum-i pative dhe inflacioni alternativave/platformave ne leter  se sa te veset, veprimet dhe fenomenet e shoqerise shqiptare.ishjte Konica qe me te drejte theksonte:

Tani qe e beme Shqiperine(shpallem pavaresine) na duhet te bejme Shqiptaret.

Pluraliteti partive politike ne fakt nuk shpreh dhe as artikulon pluralitet interesash ne kushtetet e stratifikimit social dhe  fragmentarizimit  te struktures sociale. 

Cfar interesash shpreh dhe mbron Partia Agrare Ambientaliste ? Asgje me shume se sa interesat e kryetarit te partise dhe 5-20 personave drejtues te kesaj partie te cilet kane kapur disa pozicione ne administraten sheterore.

Cfar interesash mbron PBDNJ per vec se artikulon interesat e Omonias? per mbrojtjen e te drejtavete njeriut kjo parti asnjehere nuk eshte bere e gjalle!!

E keshtu me radhe.Pra funksionojne parti pa identitet dhe profil te qarte/specifik politik.Specifike jane vetem emrat e partive dhe kryetaret e tyre.

Partizat kane sherbyer si koperture pluraliste dhe imazh i alaeancave/koalicioneve gjithperfshirese ne qeverisjet  e majta apo te djathta.Pratikisht kemi vetem nje koalicion/marreveshje  kreresh per ndarjen e "tortes" se pushtetit.Kshdo ka te drejte te krijoje nje parti politike dhe askush nuk duhet t ekufizohet ne kete te drejte.

I vetmi mekanizem per promovimin e partive duhet te jete nje sistem zgjedhor korrekt, ku partite te matin forcat dhe peshen e tyre reale ne elektorat.Deri tani sistemi Dushkut dhe marrja nen sqetull nga dy partiter e medha ka qene shpetimi dhe justifikimi egzistences parazitare te 10 apo 12 partive q ekane kaluar pragun elektoral. parti parazitere, kerpusha qe konsumojne fonde, kryetare qe perfitojne privilegje dhe legjitimojne mbijetesen e tyre ne biznesin e politikes.

Nuk do te isha dakort me nje sistem dypartiak por as edhe me sistem fiktiv pluripartiak.Te shohim cfar efekte dhe pasoja do te kete Kodi i ri elektoral.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).