Poezi nga Aleksandri

Ngjyrat e verteta te kohes

Ja, dhe nje tjeter pike kthese
Ku jeta jote nis e leviz.
Ngjyrat e tua ndryshojne
Dhe koha te rrefen se nga duhet shkuar.

Veri veshin kohes, ose ndiq me mire,
cfare mendon se eshte me e drejte.
Sido qe te besh ti mund te rrezohesh
Ose te gjesh shtegun tend
E te rrezatosh drite.

Do te rritesh
E do behesh per mua
Nje vella i shkelqyer.

Mami

Nje mengjes ti cel syte dhe sheh
Engjellin tend mbrojtes
Qe veshtron ne drejtimin tend.
Eshte ajo qe te mbron,
sa here ti bie ne gjume a je ne agoni:
mos ki merak, ajo po te kendon nje ninulle
Fli, shpirt i vogel, fli.

Nuk do e njohesh friken, per sa kohe je ne krahet e saj
Ky engjell do te te rrefeje udhen, do kujdeset per ty
Ti ndjen siguri, ndjen se do te fluturosh.

Do vije nje dite kur do te kesh flatrat e tua
E do kujdesesh per dike tjeter, krejt si dikur
Engjelli yt. Tani eshte casti yt.
Dhe vetem te mendosh se ti je mbrojtesi
I nje femije e ben gjithe boten
Te kete kuptim.

E nese ndodh te besh nje gabim te madh
Kurre mos e genje ate. E ne mos ditsh
C’te besh, e di ajo ceshte me e mira per ty.

Erresire

Nganjehere nuk e kuptoj
Pse endrrat e mia nisen fluturim drejt territ.
Erresira gllaberon gjithcka.
Erresira te mbulon te terin.
Shkaterron cfare i del perpara.

Erresira mund te jete aq e forte
Sa gelltit mendjen tende
E perhapet ne shpirt.

Vetem ne te rralle ndodh,
erresira te mos jete aq e zeze.
Mund te jete nganjehere edhe drite
ne nje dite te pafund,
Erresira mund te jete paqe.

Vetetima

Aq shpejt sa vetetima
Aq forte sa gjemimi
Ky tingull i tmerrshem
Vjen rreth e rrotull.
Shpejtesi, fuqi,
Ne fund Pushteti.

Vetetima ka shpejtesine
Gjemimi ka fuqine.
Cfare i mungon: Pushteti.

Poezite ne anglisht

Time’s True Colors

Another turning point
Where your life starts to move
your colors change
and time shows you where to go
You may follow time
Or follow where you think is right
Either way you end up in a fall
but you will find your path
and shine bright

Now you will
Grow and be the
Brightest bro


Dark

Some times I don’t know
why my dreams just fly in the dark
The dark takes everything
The dark will take you over
Destroy everything
The dark can be strong
But it will take over your mind
Darkness will cover your soul

Some times the dark is not always that bad
Dark is some times the light
In this endless day, dark will be light

Mom

One day you wake up,
Looking at your direction
You see your guardian angel:
She protects you.
You need to sleep, you’re in agony
Hang on, she will sing that lullaby
Just fall asleep, fall asleep

You’ll never feel fear, as you are in her wings
This angel will guide, she will take care of you,
You feel safe, you feel you can fly.

One day you will grow your wings
To take care of someone else
Your angel guided you so you guide another
And the fact that know you’re the angel,
That protects this child,
It makes every thing alright.

But when you make a huge mistake,
You should never tell a lie
If ever don’t know what to do,
Just let her comfort you.

Lightning

As fast as lightning
As bold as thunder
The shocking sound
Just turn it around
Speed, strength
Ultimate power

Lightning’s got the speed
Thunder’s got the strength
Just got to get the power

16 Komente

Po harroj moshen e djalit. Ky femije kaq mendimthelle te jep goditje ne tru.

C'behet keshtu xhanem? Te jetosh ne epoken e MC'Donald dhe te PS-ve, e te lexosh labirintet e shpirtit te ketij femije, si te jete ne nje moshe madhore, bindesh akoma qe "do te ekzistojne gjithmone njerez te bukur".

 

 

Mua me prek shume kur e lexoj.

E ruajte zoti kete femije. 

Pese yje, sjane asgje...per te. Ai smeriton lexues si ne. I meriton 100 here me te paster .

Idem.

Po megjithëse s'e meritojmë, vazhdo na e sill, të lutem, Avocados, se kështu bëhemi nga një çiiiiikë më të mirë.

thanks o akvll, I will.

 

--------

ps: kam marre nja dy mesazhe vertet weird pas postimit te ketyre poezive; a eshte e mundur te kete xhelozi edhe per nje femije?, si duket po....ose ose, jane bjeri pragut te degjoje dera. varja.

Po gëzoj që tani, Avocados.

Për p.s.: Unë s'thashë se do bëhemi shumë më të mirë; një çikë, thashë... : ) Varja, kur thu vetë.

A., mesazhet at pun kan, po thuj Aleksandrit te kapi at gjene...  smiley  ose edhe hunden xhanem... e ben punen thone   smiley    

PS jepi nje cokollate prej meje; ti jap paret kur te vij ne kanada ...  smiley    mundesisht cokollate evrope, Milka... ose edhe Lindt!  smiley  

Po me habit perdorimi i ideve abstrakte, kjo duke ditur qe femijet arrijne nje zhvillim cerebral qe iu lejon nje perceptim te koncepteve abstrakte vetem mbas adoleshences(pra eshte diçka fizike, jo nje e dhene inteligjence).

Sdq, ide te lezeteshme jane mbi te cilat mund te shkruhet shume. Bravo shkrimtarit.

rrofsh aleksander une jam nje mama e re dhe kisha nevoje per nje poezi per mamat ne pergjithsi

Zoti e ruajtë këtë talent nga syri i keq!E kam fjalën për Salierët që në këtë kohë moderne(Kur njerëzit "duhen aq shumë ne njëri-tjetrin?!&quotsmileyjanë shtuar aq shumë.Po të perifrazoja(sado që analogjitë rrallë janë  të qëlluara!)ky është Aleksandri i Madh junior. Po në fushën e letërsisë,ama.Pydyshim do një kujdes të veçantë që mos e"vrasin" para kohe.I jap nga larg këtij"Burri me pantollona të shkurtëra" një përqafim të ngrohtë prej gjyshi.

Avokados, ki pak me kujdes ne perkthimin e poezise Vetetima. "Pushteti" tradheton nje dore te rrituri, qe nuk me duket se mund t'a kete pasur nder mend Aleksandri. Power eshte Fuqi, ndersa strength eshte force. Power eshte edhe pushtet, por pushteti eshte koncept tejet i komplikuar, te cilin ka te rritur qe nuk e kane kuptuar ende, perfshi ketu edhe mua. Them se ka pasur ndermend Fuqine dhe jo pushtetin. Vec ne qofte se ka qene i influencuar nga ndonje mitologji Olimpike. Sidoqofte jane ca koncepte qe duhen sqaruar me Aleksandrin vete perpara se te perkthehen ne shqip.

Lul, po e mendoj dhe une ate: strength/power=force/fuqi. Do e rishikoj patjeter, megjithes ai nuk besoj se me ndihmon shume. ka shume mundesi eshte nje poezi e ndikuar nga cartoons qe sheh, ( te moshes se tij) me karaktere ne thelb shume filozofike edhe pse duken me teper aksion.

thanks indeed.

 

Ju falemnderit te gjitheve shume.

I vogli  Aleksander (i madh smiley  )

Vazhdon te deshmosh talent  jo te zakonshem  poetik ( shpesh me perceptime jetesore qe shtrihen pertej moshes tende). Te admiroj  shume kur te lexoj ne origjinal ne anglisht!

Te sugjeroj  qe  SOT PER SOT  te mos e lejosh mamin ( dhe askend tjeter) te perktheje  ne shqip per ne (lexuesit  shqiptare)  poezite e tua  te shkruara  ne origjinal ne gjuhen angleze. E ka shume gabim! Mendoj se SOT  PER SOT kjo gje e demton poezine tende origjinale dhe ty vete mund te te corodise pikerisht se je akoma i vogel ne moshe... Ti  e mendon, e ideon, e nderton  dhe  e krijon  ne mendjen tende te vogel  ne gjuhen angleze  dhe jo ne gjuhen shqipe  poezine  qe  me pas do hedhesh ne leter. Dhe  perderisa ti  arrin te mendosh  ANGLISHT, sigurisht  edhe pasqyrimi  i ketij mendimi, ideje, frymezimi  artistik, duhet te jete ne ANGLISHT. Cdo  perkthim  i poezive nga gjuha origjinale ( anglishtja  ne kete rast)  ne nje gjuhe te tjeter (shqip ne kete rast)  nuk i shton vlere  krijimit  artistik origjinal, por zakonisht i humb  vlere...Dicka firon  edhe ne perkthimin me te mire te mundshem, por me shume nuk firon fjala, por  uni krijues autentik (i autorit ) ose me sakte alter-egoja  poetike e tij e cila  cilesisht  gjithnje  eshte  e ndryshme nga ajo e perkthyesit  aq me teper kur perkthyesi (adult) nuk eshte ne moshen e autorit (femije)...

Avocados, te pershendes  dhe  duhet te jesh shume krenare  per tet  bir! smiley Kam frike se perkthimet e tua ia heqin dimensionin  FEMIJEROR  autoresise - gjeja  qe i ben edhe me  te vecanta  poezite  e Aleksandrit. Une  sigurisht  e kuptoj  deshiren e mire e te natyrshme qe ato poezi t'i mundesohen sot ne lexim edhe lexuesit  qe nuk di anglisht, por  duke e pare ne nje  perspektive  me afatgjate nuk besoj  se kjo eshte gjeja qe i vlen SOT PER SOT poetit-femije-Aleksander. Perkthimi ( yt  apo i cilitdo tjeter perkthyes) e zbeh  faktin qe keto poezi  per lexuesin e rritur jane shkruar nga nje femije. Ndoshta ka ardhur koha  qe te mos e shohesh me perkujdesjen qe shfaq  nena  per femijen e saj te talentuar, por me kersherine  dhe distancen  admiruese  me te cilen nje  nje poete  e rritur  dhe me pervoje   percepton  nje  poet-femije  te pazakonte. Mos i vur diga gjuhesore perkthimesh, mos i indukto  me perkthimin koncepte apo nuanca te fjales qe ndoshta ai nuk i ka cuar nder mend, por tani sa eshte akoma femije lere te rrjedhe ne origjinal, leri perrenjte e tij poetike te kerkojne, te gjejne luginen e pershtatshme e nje dite te formojne shtratin  e qendrueshem  te nje lumi poetik (te pazakonte si shpresoj dhe urojme  une dhe lexuesit e tjere), dhe pastaj  mos ki merak: shume  do nxitojne kush ta perktheje i pari...

Uroj  te me kuptosh drejt  ne cfare shpreha me siper  edhe sikur  te mos e konsiderosh  te sakte...

Te falenderoj per kohen dhe perkushtimin, ke fole me zemer ne dore, me zemer ne dore po te flas: perkthimet i nisa me kerkese te gjysherve, pra nga nje kuriozitet i natyrshem i tyre. Jam munduar dhe vete ta kisha parasysh kete diferencen e moshes, po ndoshta mund te mos ia kem dale gjithnje. here here i kam kerkuar shpjegime, dhe pergjigjet kuptohet ne shumicen e rasteve me kane ardhur me duar e kembe ose, ohu, cfare ka ketu per mos u kuptuar etjetj smiley. Per poezine e fundit ketu, diskutova pak me lart me Lulianin. Togfjaleshi qe me beri konfuz ne perkthim ne fakt ishte : Ultimate power. Megjithate origjinali eshte ketu, dhe une nuk besoj se i kam ndryshuar gje te madhe ne thelb. por sigurisht qe mund ti rishikoj me vone, une ose ndonje tjeter qe mund te jete perkthyes i vertete. Jam munduar te rri objektive, por ndoshta kur je ne kete relacion eshte e pamundur deri ne fund. Pra, Whisper djali, e kuptoj shume mire cdo te thuash.

Te falemnderit prape ty, Kothit, Xhenit...

Avocados,

mesoje Aleksandin te bje dy gjera : te kape me dore her pas here bilbilushin e vogel se mos e hane m` sysh smiley dhe te vazhdoje te lexoje shume.

ç'far' mrekullie!

lindin te tille margaritare per t'na kenaqur ne,e per te vuajtur ata!

Aleksander, drite t'u befte!

Sido qe te besh ti mund te rrezohesh
Ose te gjesh shtegun tend
E te rrezatosh drite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).