poezi

026
Kohët kanë ndryshuar
Poetët gjithashtu.
Nuk ka më fëmijë
kureshtarë
që u afrohen grave
me një copë pasqyrë në sandale
Teta, a e keni lexuar Remarkun?

  
Kohët kanë ndryshuar
Poetët gjithashtu
Librat janë vjetëruar
Mendimet po ashtu.

  
Kohët kanë ndryshuar
Kanë ndryshuar poetët.
Nuk ka më
Pleq që pyesin lumenjtë
Nga ç’tmerre të nëndhedhëm ikin
Pse ashpërsohen nën shi
E me përqafime të mbysin .

  
  
027
Në anë të shtratit
Murtaja – Kamy.
Në 30 ditët e [...]

2 Komente

027 dhe 028 nje pasqyrim fantastik i gjendjes emocionale vetjake.

fh, kam pasur te njejtat mendime ne koke kete fundjave si poezia jote 026, per shkak te nje shkrimtari  italian. Vetem poezi nuk m'u duken, me teper si linguistike e pergjithshme. Edhe poezite e Emos me matematike e alkimira m'u duken aq te dashura ne ato caste. smiley Ose ndoshta une kam nje ide tjeter te poezise, qe lidhet me teper me shpirtin e njeriut se sa me arsyen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).