poezi

021. 
Dyzet koka të prera pashallarësh
Në palat e fundit
Fundi është ku fshehim duart në fund-Nëntor
Diell i tërhequr në fund-Nëntor
Je e ftohtë
Numëroj dyzet valët e para
Deti i grisur i çarë ngado
Zbulon
Lule të kuqe në fundin tënd
Dyzet koka pashallarësh
Të prera
Jeta flet me shumë kuptime
Nuk kuptoj dot
çfarë kërkon prej meje.

  
022. 
Nuk mund të kërkosh nga qielli
Më shumë se ç’mund të [...]

3 Komente

Flor, i desha te treja. Nuk di pse me folen, drejt e ne gjo-ngul (=shpirt).

Ato manat e rrezuar ku ushqehen zogjte, me folen edhe ne dialekt.

pa lidhje, nje cast nga feminia: dega e mbushur, e renduar, ngjtija siper, mbajtje ne tre pika, e katerta ishte kemba qe i binte deges, ndersa poshte 4 veta ndernin nje carcaf, ku binin ata... manat... me nje zhurme qe e kane vetem kokrrat e ca rrebesheve sub-tropikale qe bien mbi llamarine.

 

Shume bukur

Burri nuk merret me fjalët e graveBurri nuk hedh pupla krahëveLëkura e burrit rreshket në diellSytë e burrit rreshken në qiellLartMbaje kokënLartMbaje kokën.

 

me ngjan me njonin ky pershkrimi.

Bukur fh, delikate. Aty ma heqin, aty ma shtojne etjen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).