poezi

015.
Lëkurë të kafenjta mollësh bien
    sozitë e njeriut
         mbi kopshtin tim të huaj.
Unë bluaj e bluaj
kafen e zezë që pi vetëm unë

  
E kotë të kërkosh
e kotë të kuptosh
sozitë e njeriut
në porcelanin bosh.

  
Për botën pas shpine
Jam sozia ime
Nata pa ardhë
Largohet. E bardhë.

  
016.
Më thanë
një gur që bie në lumë
ndryshon fatin e tij
por kurrsesi të lumit.
Hodha një gur [...]

2 Komente

ti plako shkruan shume bukur, gjynah qe s'ke gje per te thene.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).