poezi

012.
Ditën e dytë
Kur ne ramë kësaj udhe
Hendek mes urave moderne
                                    ngrehë me gishta
Mbajtëm mbi shpatulla
                        në shporta
në farnat e forta - lulet e brishta.
Në ditën e dytë
               Kur ne hapëm
                                    sytë
Si dhitë, harrakat, endacak
Si gratë me turrat e druve
Zjarmin në shpellat e truve
e prumë, e vumë.
Hajna!
Dogjëm zjarrin e të tjerëve
Pse nata jonë
            Ma e zezë se [...]

10 Komente

smiley

Jom mire.

Ndihem mire.

Shum shum mire!  smiley

smiley

do vi prap, aty nga nata e trete, besoj. Ato dy plakat i kom von re edhe une smiley

Jane me sy ngjyre gurkali, ose si i thone turquoise... or smth similar... misspell of a color is no crime... I guess smiley

Cheers! 

 

diten e trete

ne thyem shigjete

dhe zgjuam prej varrit

krushqine e djallit

 

terhoqem zvarre

keputem litare

ne fletet e rrushit

ushqyem krushqit

 

jak, plak, jak..

kerkojme vecse, pak japrak

ti ushqejme tu japim mish

skeleteve te krushqve, mos na i prish

 

dhe themi tani

kush dashuron

me forcen ton kush jep

e mbrapa s'shikon?

 

dhe krushqit na njohen, ne dite te kater

e treta u flijua, per te tyre hater

dhe shporrem prej tokes shelgje e shigjeta

dhe sollem mes vetes litare e skeleta

 

skeletet i mbushem, u dhame lekure

dhe koken mbrapa, s'e kthyem kurre

dhe lidhem me ta besen, e djalli buzeqeshi

mes njerezish te vetet, bash sic i deshi

 

dhe erdhem ketu diten e peste

shpirtra pazote, ngazellyer ne feste

diten e gjashte, kerkuam te hedhim varg

dhe ja, e kuptuam, patem shkuar shume larg

 

dhe krushqeve u vajtem, ne dere u trokitem

dhe dolen krushqit, prej dritares na priten

o krushq na jepni endrren, j'ua paguajm dinar

dhe krushqit na hodhen, 2 metra litar

TT-jo  smiley

 

tre ditët e para

u sollem si zara

si kalum te treten

sikur e morem veten

 

Maroi çudia

kshu tha perënia

ju osht bo postiqe

i dashki me llastiqe

 

dhe na shtroi n'pune

(kshu ka qene pak a shume)

sekush mboll majdanoz

sekush studjoi për marangoz

 

Pastaj pamë ç'pamë

Ditën e gjashtë u qamë

si i bohet hallit

që s'iu da të gjallit?

 

boni pushim tha t'djelën

jo, thamë dum dhe t'shtunën

merreni tha dhe tpremten

mor po se dum hiç punën

 

u mërzit qyt'enjten

thonë se vrau veten

kshuqë prapë nga e para

po sillna si zara

 

ta kthesh nga ta kthesh

tre ditë vesh m'vesh

përralla për lesh

e shnetja mes nesh 

 

(noten e mire desh me thone/ po iu kput kaptina.

n'origjinal: t'rroje partia desh me thone, por nuk foli dot)

Avitu.  Na ish njiherë nji arrë e shtypun n’fund t’havanit, e pavleftë për kajmak t’përbashkët, por e vleftë me u mshefë nër thonj për m’u shijue më veti. Avitu. Thalb i jetës time.

fh, per mua, nder me te bukurat poezi te tuat. smiley

Qershia mbi torte. smiley

ps: buzet gjth krem knejta. I ka qa te treja!!!

jo buzet, Em, jo... te lepish thonjte... smiley

Ana H falemnderit qe me lexon. Gjithaq rrofsh për komentet shume dashamirëse që hedh nga letersia.

Me Emi-n kemi hesap tjeter per t'qerusmiley

Flor-o, po nxitoj qe rr'feja te bi sa me e "mitigueme" mbi mu. Dmth citoj ca vargje qe i ngjajne filizave te pjergullave ne fundshkurt, gjithe leng jete tuj pikue, tuj qajt thone ata qe nuk i vene veshin tamam atij lloj vajtimi qe ka brenda, nen levoren e forte gjithe driten e verevjeshtes qe vjen, a pure form of energy. Citoj pra:

në farnat e forta - lulet e brishta.

Zjarmin në shpellat e truve

Dy plaka dyshueseNë pritje të kafes.

dhe

Avitu. Na ish njiherë nji arrë e shtypun n’fund t’havanit, e pavleftë për kajmak t’përbashkët,por e vleftë me u mshefë nër thonj për m’u shijue më veti.Avitu.Thelb i jetës time.

Eshte shume lart; trioja me krijoi ndjesine e nje fotoje te vjeter nga New York City (mbase e ke pare) ku ndertues rrokaqiejsh jane ulur ne nje si krah metali n'ajri.... ne nje si pushim dreke.

Poezia:

Më ngjan se u pamë diku
Në një ekran thithës shkëmbyem
alivani prekëse
Mbresa të një cirku shëtitës.
Ne ishim bashkmoshatarë
Shpenzuam vitet e mbetura
Duke u grindur për zgjedhjet tona
A nuk është dita për t’i shkëmbyer
fatet dhe lejeqëndrimet?
Më ngjan se diku përgjojmë
Duarlidhur.
Dy plaka dyshuese
Në pritje të kafes.

 

eshte e mrekullueshme!!!

Nuk di si/sa eshte perthithur kjo trio e Flor Hides nga dashamiret e poezise. Jemi me fat qe t'lexojme! Dy prurjet e fundit, Flor... lere, lere!

bukuri, fh. do i lexoj prape. kjo ketu do me gjemoje nga prapa: 

Mbajtëm mbi shpatulla

                        në shportanë farnat e forta - lulet e brishta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).