poezi

009.
  
rrahje të shpeshta,
mizore.

  
  
010.
  
Ah, medet!
Ti je një gjethe që s’mban pikë shiu
Shpirt flutur e strukur në trup njeriu
Ti shenj’ e pranverës, e vjeshtës më pas
Kaq e brishtë e pazonjë, ti shpirtin ma plas.
E zhveshur, me çdo stinë ti e di çfarë pret
Lutjen, këputjen, flaktutjen - Ah, medet!
  
Gjethe në erë, prej syve si u trete
E zhveshur, e [...]

6 Komente

S'di c'lexova por po tingelloka bukur. Ndoshta muzikalitet i krijuar nga rima e simplifikuar AA/BB... smiley

YOU CAME BACK! You son of a gun!

Ah, medet!
Ti je një gjethe që s’mban pikë shiu
Shpirt flutur e strukur në trup njeriu
Ti shenj’ e pranverës, e vjeshtës më pas
Kaq e brishtë e pazonjë, ti shpirtin ma plas.
E zhveshur, me çdo stinë ti e di çfarë pret
Lutjen, këputjen, flaktutjen - Ah, medet!
 
Gjethe në erë, prej syve si u trete
E zhveshur, e mbetur, grua pa sekrete.

Dhe shiko, nuk eshte rima, sic mund te mendohet siperfaqshem. Kjo do kishte qene gjithaq e mrekullueshme edhe pa rime. Nuk ke ide ca ndjesie pata. Ma boj hallall marrjen pak si kot, se kshu boj un sa here lexoj dicka vecanerisht te bukur!

 

Per me ardh pak ne persepktive: Krahasoje at perlen me lart me kete (per mua te parealizuaren) me poshte. Sa me prish synin qe thone e, jo per gjo?

Kam dyshime të forta
Më të forta se dhimbjet e tua në bark.
Prej meje linden dy njerëz
E ti njeh veç njërin nga ata
Atë që e mendoje të vdekur,
                        Të vdekur sa më s’ka.
Këndej ka kaluar murtaja
asgjë s’la pa prekur, por nuk mori njeri.
Unë gjej nga një zgavër në çdo pemë
Në çdo pemë gjej një nyje që dhëmb.

                                                       Po ti?

 

Vargjet e mrekullueshem ne bold jane aq jetime. Fortesia e dyshimit nuk shkon me ate te dhimbjeve te stomakut.... etj etj. Dhe dije, flas tani se jam "kaluar", me ket qe sapo pashe. smiley

Good to have you back to the fireplace again, Flor Hida!!!

Edhe me poezi mund ta rrahesh e masakrosh nje grua.....çfare i ke bere o Zot me kete poezi....grua pa sekrete....!!!mund te jete naive ,feminore ,e parritur e maturuar kurre.....Shume e bukur .....e shprtkazme kjo poezi....

008.

Fustani i erës fëshfëritet në rërë

Dhe kam dëshirë të eci krah saj

Çdo dëshmi duke fshirë

Duke fshirë çdo dëshmi

Kam dëshirë të eci krah saj.

Të harroj kam dëshirë

Kam dëshirë të harroj

Asgjënë e gjithçkaje përreth

Gjithçka të asgjësë

Kam dëshirë ta shtrëngoj

Asgjësë që më dredh e më ngjeth.

 

Dhe kjo shume e bukur. smiley

Fh, 010 me pelqen. nuk ka c'i shtoj asaj qe ka thene Emoja. Vetem nje gje...

Ti shenj’ e pranverës, e vjeshtës më pas
Kaq e brishtë e pazonjë,
ti shpirtin ma plas.

Ajo "ma plas" sikur krijon nje kercitje te vockel me pjesen tjeter, qe mua me duket sikur rrjedh flu, si pluhurize magjike. smiley

Tani, turp a nder, 09 une s'e kuptova, vetem se me percolli nje ndjesi egersie, si nje kambane qe dikush e bie marrezisht, derisa i behen duart gjak! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).