Poemeza – Pa ty

nga Net Isveizi
Parathenie
Kur hajmalisht t’iu kontrabandohen eshtrat borhesve e të shekspirëve fantazma t’i blejmë ankandesh
Kur letra të kapërcejë çmimin e arit dhe muzave t’u ndalohet hyjnori gjunjërim ndër bordello
Kur turpmendjet klonisht të haindelbergen miliona kopje e çdo medalion lavdi të riciklet lastrashi
Kur metaforat të rrëzojnë tiranët nga piedestalet e hiperbolat t’i ndërrojnë mikroskop komunikimit
Kur i [...]

7 Komente

Cka me pelqen tek net isveizi eshte vazhdimesia e tij, ngulmimi i tij ne stilin qe ka zgjedhur. Pavaresisht qe ky lloj shkrimi nuk eshte dobesia ime, perseri mendoj se net isveizi duhet respektuar per çeljen e nje hullie te re ne poezine shqipe (them hulli e re sepse s'me kane zene syte poezi te ketilla - ndoshta e kam gabim).

Ka dy gjasa :

ose net isveizi do te beje emer duke ngulmuar ne kete stil,

ose net isveizi nuk do te beje emer dhe do te harrohet.

Per mua, eshte e veshtire te shprehem. Moda e poezise dhe e shijeve te publikut eshte tejet luhatese, sot nuk pelqehet e neser te kerkojne autografe. Ku i dihet, mbase dhe vete une mund te futem ne rradhe per nje te tille.

Por gjithsesi, ne oren qe po flasim ketu, une nuk e marr vesh poezine, dhe nuk arrij te tronditem. A jam hermetik ndaj nje poezie te tille ? Me siguri, por ama pavetedijshmerisht. Ndoshta keshtu jam gatuar qe te mos marr vesh rreshta me me teper se njezet fjale ne te, megjithe vullnetin tim te mire. Ndoshta siguresat e mia kercejne teper shpejt nga ngarkesa e madhe e lidhjeve te brendshme te fjaleve qe jane gatuar ne mendjen e poetit.

Nuk me mbetet tjeter veçse t'i uroj poetit vazhdim te mbare dhe qofte per hajer kjo pune. 

 Gjëja më e parë që më bie ndërmend të them kur lexoj diçka të tillë, është se ky lloj krijimi, për shumë arsye, nuk i përket kësaj kohe.

Mundet, gjithashtu lirisht, të them se kohët, cilatdo qofshin, i jetojmë përsëbrendshmi individualisht por edhe ndërlidhur me të tjerë të cilët "shkallën" e ndjesisë e kanë të ngjashme me ne.

Kjo mënyrë së shkruari automatikisht shkon kundër apo mbi konvencionet e gjuhës shqipe siç jemi mësuar ta kuptojmë dhe përdorim ne poezi. Gjithashtu, ngren sërish çështjet e raportit krijues-lexues, vetë qëllimin e këtij akti e njëkohësisht shpërbërjen e tij, sepse kjo mënyrë së shkruari cytet, për vetë natyrën që ka, drejt krijimit të një sistemi tjetërsoj.

Duke lënë mënjanë dembelizmin që shpeshherë na karakterizon, e duke ndoshta lënë të lirë imagjinatën të ndjekë ritmin e këtij shkrimi, është e mundur të dallosh qënien, brenda një rreshti të vetëm, të një poezie më vete, një ngjarje më vete, një situatë unike. 

Këtu, me anë të implodimit të metaforës, ndërzimit së fjalëve në një rend të ri, zhveshjes së sintaksës prej elementeve kësisoj të panevojshme, krijohet një gjendje e re për të gjithë të interesuarit.

E vetmja gjë që disi më mundon, nuk është dhe aq ajo që thashë më lart, e që sinqerisht më pengon të "bie në dashuri" me këtë lloj të shkruari, por një frikë, mundësisht e rreme që, ashtu si ato elementet kimike në dorë të një (al)kimisti të zotë asnjajësojnë njëra tjetrën pafundësisht ndërsa ky i hedh ngucur në poçe, po ashtu ndërzimi i fjalëve, ngjeshja e metaforave dhe zhveshja sintaksore e vërejtur këtu rrezikojnë vetasgjesim - kuptimi bën fir ashtu si pafundësia e gjithësisë, më shumë shpesh se rrallë, është e paaplikueshme e jashtë referencës në dimensionin dhe rutinën që jetojmë.

Por meqë në çdo fushë, edhe në poezi, duhen pionierë, dhe këta është si normë të mos kuptohen a ndiqen ç'prej fillesës, shëndeti mbi të gjitha, tha.

@ lostT:

Nuk eshte e lehte t'u shpjegosh te tjereve punet e botes sone. Ja, psh, do te vije fjala te librat, te letersia. Ti do te flasesh per letersine e madhe, per gjigandet e penes dhe do te ngresh ndoshta dy-tre libra per t'ia treguar audotorit. kjo eshte "Iliada" dhe ky eshte "Fausti". Ti do te flasesh per kryeveprat si dhe per udhen e gjate te zhvillimit te letersise boterore, ne kohen qe dikush do te nderprese me nje pyetje. Nje pyetje e thjeshte, por e papritur:
Ju na treguat dy kryevepra, sipas jush. A mund te na tregoni edhe dy vepra, nga ato qe i quajtet pa vlere, ose per te perdorur shprehjen tuaj "mediokre"?
Ndonese e papritur dhe pakez naive, pyetja do te te duket normale dhe ti do te nxjerresh dy libra medioker qe per fat nuk ke harruar t'i marresh me vete. Ti do t'ia tregosh ato auditorit, por pikerisht ne ate cast do te ndodhe edhe e papritura.
Ne fillim pyetesi dhe pastaj dy-tri qenie te tjera, dhe pastaj te gjithe me radhe ata do te afrohen plot kureshti per te pare ndryshimin midis kryeveprave dhe veprave mediokre. Ata do te shfletojne librat, do te pyesin disa here, kjo eshte "Iliada"? Kjo "Dashuria e jetimes"? dhe se fundi, pasi te shikohen me njeri tjetrin ne sy do t'ia plasin gazit.
Njefare kohe ti nuk do ta kuptosh shkakun e se qeshures, gjersa njeri prej tyre, duke fshire lotet, do te te shpjegoje: zoti njeri, ne qeshim sepse ti na the dicka qesharake. Si mund te kete ndryshim midis ketyre dy librave, me fjale te tjera si mund te jete njeri kryeveper e tjetri pa kurrefare vlere, kur ata jane krejtesisht te ngjashem ngaqe jane shtypur me te njejtat shkronja?

         I. K.

 S`e di tamam c`doje te thoje me kete citim, emo, por personalisht ndjej se shembulli i sjelle prej Kadarese le shume per te deshiruar (per ta thene bute).

Po te jepja arsyen (matematikore) te kesaj:

ndërzimi i fjalëve, ngjeshja e metaforave dhe zhveshja sintaksore e vërejtur këtu rrezikojnë vetasgjesim - kuptimi bën fir....

Shumatorja e germave eshte nje shume paralelogramesh te forcave, qe shume shpesh nuk jane paralele. Sa me lart niveli artistik, aq me paralele drejtmi i forcave te germave; tek kryeveprat ato jane aq paralele, sa qe friksioni mes tyre zhduket. Kjo ishte ajo qe nuk kishin kuptuar ata alienet imagjinare te shembulli. Puna eshte qe ne shpesh "ngashnjehemi" nga sjellja e germave se bashku, sepse na lbyr mundesia e shumes, jemi mesuar qe shuma eshte mbivendosje vlere (build up) dhe harrojme qe ky eshte nje rast fatlum dhe aq i rralle.

Keto ne pergjithesi; i zoti i temes te na ndjeje.

 ok, got it. Nuk besoj qe "ngashnjehemi" dhe aq shpesh, jo smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).