Po vijnë ata, të rinjtë fringo

Transkript i moderuar i një bisede super intelektuale, debati konstruktiv dhe shembullor të politikanëve të rinj në Shqipëri. Përfaqësohen me super dinjitet në emisionin Opinion nga: Ajola Xoxa, Juela Mecani, Gert Bogdani, Erisa Xhixho, Arbër G99 dhe një çupë nga Fatmir Mediu.

Titulli i poezisë: Bij idiotë të nënës, kë të qaj më parë.

Lexim të këndshëm

- Unë jam shumë e mirë, se gjyshja ime është nderi i kombit.
- Ti? Po ti moj Ajolë vure një shall të zi në 15 Mars e derdhe lot krokodili.
- Tamam, tamam, mirë e thua Juela, lotë krokodili. Se lot të vërtetë derdhëm vetëm ne, të rinjtë e LRI-së, që marrim shembull nga udhëheqësi unë shpirtëror, nga më i miri dhe më i ndershmi politikan sot në Shqipëri. Ja të ngrihem në këmbë ta dëgjoni të gjithë.
- Ulu moj ti, se s’më është ngritur asnjë njeri në këmbë në Opinion në 12 vite emision mua.
- S’dua të ulem Blendi. Se Ilir Meta është politikani më i mirë i këtij vendi. Dhe ne të rinjve duhet të na hapni dritën jeshile. Se këtu, e vetmja që po flet me mend në kokë e që po jep alternative zgjidhje jam UNE. Nuk e shikon?
- Avash moj Erisa, avash, se boll të dëgjuam. Po juve t’ju vijë turp që bëni protesta paralele, se ju kanë shteruar idetë.
- Mbylle moj gojën ti, që ke ardhur këtu për dashuriçka.
- Ju s’i keni sytë në ballë të shikoni arritjet e padiskutueshme të kësaj qeverie. Se presidentin cek e tha me gojën plot që Shqipëria meriton të aplikojë. Dhe zoti Sali Berisha është njeriu që mundësoi rritjen e mirëqenies për të gjithë shqiptarët.
- Cilët shqiptarë moj vajzë? Me kë flet ti moj zëdhënëse?
- Po ti kush je, përfaqësues i G69-ës a 99-ës si ia keni vënë emrin vetes?
- Arbër, Arbër lere. Të lutem. Po të lutem të thashë, lere se merrem unë me të. Unë si Ajolë, që kam punuar dy vjet në OKB, katër në KBO e gjashtë në OBKCSRP, që e kam gjyshen nderin e kombit, më vjen turp që të dëgjoj për nënën, djalin, motrën dhe gjyshen e të tjerëve. Po gjyshja ime ka qenë nderi i kombit. Me Gertin kemi qenë miq. Bashkë kemi qenë kur i ke thënë Ramës “ti je e ardhmja e këtij kombi”. Sot je deformuar. Kurse unë jam shumë e zgjuar. Hë, hë, hë, ca do më thuash?
- Po unë jam votuar e më kanë zgjedhur, ty s’të ka zgjedhur akoma njeri.
- Po unë jam shumë e zgjuar.
- Në fakt këtu më e zgjuara jam unë. Se LRI është forcë e madhe. Se ne meritojmë të marrim pushtetin.
- Me thënë të drejtën, Partia Republikane është më e mira. E treta në radhë që në krijimet e veta. Por shembulli i politikanit të vërtetë e të suksesshëm vjen vetëm nga udhëheqësi ynë. Shoku Fatmir Mediu ka tiparet e një politikani modern...
- Rri moj aty ti me gjithë Mediun e Gërdecit.
- Ministër i dështuar, e ashtu i ka zgjedhur edhe pasaradhësit. Ja, ne, pasardhësit e LSI-së jemi dinamikë, plot energji, dinamizëm e gjithë inteligjencë. Shikoni sa bukur po flas unë.
- Po boll fole moj Erisë, boll me gjithë LRI-në tënde. Tani, qeveria e zotit Berisha mbështet të gjithë të rinjtë, por ne jemi qeveria e ndryshimeve, qeveria e sukseseve, qeveria e NATOS, e BE-së.
- O znj. Mecani. Shkoni tregojuani fëmijëve këto përralla, se këtu nuk të beson kush.
- Arbri, Arbri, o Arbri, po lere, dëgjon tani. Sa interesant paske qenë. Lere se merrem unë më Juelën, të lutem. Se unë kam mbaruar jashtë. Dhe gjyshja ime është nderi i kombit. Dhe kryetari im është vizionar që shyqyr që e kemi. Por unë jam e edukuar jashtë. Dhe jam shumë e aftë profesionalisht. Unë jam juriste. Dhe jam shumë e aftë...dhe me Gertin kemi qenë miq.
- Po boll me këto miqësira se e morëm vesh. Ndonjë gjë tjetër të ka porositur kryetari të thuash?
- Unë jam shumë e zgjuar....
- Këtu më e zgjuar jam unë, se LRI është forcë e madhe....
- Avash moj avash, se e pamë LRI-në tënde dhe shallin e zi të Ajolës me lotë krokodili, që s’iu vjen turp që shfrytëzoni politikisht fatkeqësinë e tjetrit...
- Turp t’ju vijë juve, Juela, që manipuloni një komb
- Turpin mbaje për vete ti G69-sh...
- S’të foli njeri ty Gerti
- Dëgjomëni pak ore, se ne jemi e ardhmja e politikës dhe e këtij kombi
- Po pse të flasë vetëm Ajola? Unë flas më mirë!
- Pushoooni, se do mbyll emisionin.
- Unë dua të flas o Blendi, po ku të lë Arbri me Ajolën?
- Aman edhe ti Erisë se na kënaqe me këtë dinamizmin e LRI-së
- Ulu moj të thashë
- Nuk ulem dot, se ajo po flet kot më kot
- Qepe moj ti
- Po ku dini ju t’i shihni gjërat
- Ju keni zgjedhur politikën e mashtrimit, kurse ne atë të idealizmit
- Kush flet për idealizëm?
- Ti?
- Unë?
- Unë, unë, vetëm unë, unë, unë...edhe shefi im. Unë....
- oooooooooooooooooOOOOOOOOOOOO natën e mirë. Opinion kthehet nesër . Me të vjetrit!!!!!!

235 Komente

T_red,

pa fjale. duke qeshur ... se, c'te besh ... e ndryshojme dot?

Jo nuk e ndryshojme dot por ky emision qe pame eshte nje realitet i hidhur. Eshte per te ardhur keq qe keta te rinj te quhen prezantues te politikes se ardhme Shqiptare. Jo vetem qe vazhduan zhargonin e vjeter e  baballareve te partive qe u perkasin por vazhduan te shaheshin me njeri tjetrin per inate personale. Mendoj se Blendi Fevziu jo vetem qe eshte penduar thelle qe ka ftuar perfaqesues te tille por ka arritur te kuptoje qe fjala e urte e popullit "Peshku qelbet nga koka" ishte me se e vertete ne kete emision. Politikanet e rinj jo vetem qe u mungonte  etika por ishin mburavece dhe arrogante me njeri tjetrin dhe treguan edhe njehere se ne Shqiperi futesh ne politike per perfitime personale dhe kjo eshte me se normale. Eshte fakt keta jane politika e re Shqiptare dhe ju Shqiptare qe jeni ne Shqiperi e keni hak te kini keta politikane. Thenia e Konices tingellon me se aktuale edhe sot pas 60 vjeteve "Cdo popull e ka hak qeverine qe zgjedh". Me keqardhje do te shtoja edhe "Politikanet qe nxjerr". I lutem zotit Fevziu tju kerkoje nese  kane marre provimin ne lenden e Etikes dhe Oratorise me perpara personave qe fton te marin pjese ne emision.

      Konkluzioni?? Bir Selman i nenes....??                                                    

T_red,

gjene mire qe paske kuptuar ca gjera, se une per vehten time, aha..., me gjithe ate kakofoni qe ishte aty, ku te gjithe flisnin pernjeheresh, me zuri koka...ndaj e pashe te udhes te shihja emisionin kushtuar Kadri Roshit...

 

T_red, e vertete eshte kjo biseda ketu apo eshte krijim i yti ? Po me duket si surealiste, prandaj po pyes.

97,

eshte me se e vertete, madje do te thosha se ajo c'ka ka sjelle T_red ketu eshte mjaft e zbutur... smiley

 Une habitem pse eshte e ftuar Ajola Xoxa dhe jo kryetarja e forumit rinor te PS qe tani s'po me kujtohet emri. ( e pesova si Arbri G99 smiley. Apo eshte kjo tani kryetarja?

Cafre mrekullie! Ket nuk do e harroj per nje kohe gjate.

Kudos, t_red, qe mos u lodhsh kurre!

Ne France kane nje te bukur per kete lloj debati : "Moi Je" - nuk ka perkthim tamam ne shqip por mund te thuhet: une dhe une  

Gjithesesi, nuk e besoj qe te jete transcript fjale me fjale te asaj c'ka eshte biseduar atje apo ... ? 

Ulu t_red !

Pese !

smiley 

smiley

Tuj qajt e tuj qesh njekohesisht !

E tmerrshme.

Si me Pangon xhanem.

Te gjithe e dinin, por njesoj u habiten.

aman, mos i vini linkun emisionit.

Me mire mos ta shikoni se do shkulni floket (ata qe kane dmth smiley ) smiley

Anyway, besoj se Fevzija e permbushi misionin, per te goditur rende "politiken e re" duke thirrur ato laraskat ne studio.Dhe i vetmi sms nga populli qe lexoi ishte : O blendo, ishim me mire me ata te vjetrit  !!

Televizion PD-ist   smiley

Fevzija ka fillu me u bo shume shk...ate   ...

Megjithate, pavaresisht te gjithave, paneli ishte per te shkul floket e per te vu kujen.

Rrofte shoku Fatos Nano qe ja hangsha zemren  smiley  smiley

Faleminderit per kete emision. sic thote nje proverbe e vjeter:

Tell me and I'll forget. Show me, and I may not remember. Involve me, and I'll understand.
Native American Saying

Patem rastin te kuptojme kush eshte ajola Xoxa me shoke.

Ulu edhe ti tushe, se nuk te shkoje lotet hic.

Ty emigrant te te vije turp qe qesh me seriozitetin e partise sone.

Ti Aiglon je pa pike vizioni qe ve ne dyshim aftesite tona.

Se ne jemi shume te zgjuar. Edhe kafen e pijme vetem me njerez te sojit tone.

Ti sol-nox per shembull, si i edukuar dhe inteligjent qe je, degjo horoskopin ne radio rock dhe te tregojne ata se kur e ka parashikuar dielli kafen per ty smiley

E ju te tjeret rrini aty, se qenkeni edhe gjithe flamuj xixa-xixa e na folkeni nga jashte. Se ne, te edukuarit jashte, jemi e ardhmja e ketij kombi. Po une jam pak me e zgjuar, se erdha brenda kombit, edhe me mund e me djerse po shijoj, po paraprij ate qe ju pret juve. Se Blendi merr 7500 euro, Llukani eshte pa piken e vizionit qe nuk iu pergjigjet mesazheve, por Penari eshte shume vizionar, se ai zoteron Peshkun. Por Alisa jo, se ajo ka frike nga zgjuarsia e te rinjve te LRPSI-se, prandaj nuk vjen ne tirane. Se ne jemi shume te veshtire per t'i perballuar.

: P

 He, t_red me thuaj, nuk e meriton nje diallog alla Konica qo pune? 

Rrofsh e qofsh!

 

j, duke kerkuar per zullummedhenjte me doli kjo perpara, ne lidhje me fjalet e djeshme te fjalorit dhe gjuhes se sotme te televizorit: " 'Katër përralla nga Zullulandi' është një vepër me vlera të spikatuara ideoartistike. Falë mjeshtërisë narrative dhe sensit të masës autori arrin.."

po ju nisjani praaa

Me falni, por mua me intereson dicka tjeter: cfare marke ishte shalli i zi i Ajoles, vajza? Po vajzat e tjera cfare kishin veshur? Po tualetin ku e kishin bere? Po kepucet cfare marke i kishin? Kush i bente gjestet me te bukura, se duhet pune, shume pune... po shume pune para pasqyres per te bere ato gjeste te mirellogaritura. Kush mund te ishte MISS OPINIONI mbreme?  smiley Me informoni, please, se po me vjen plasja qe e humba kete thagme dje! Se tek e fundit, per keto del njeriu ne tv, se cfare nxjerr goja pak rendesi ka.

ajo e LSI -se ishte si shpirt fare , si flutur smiley

smiley

hahaha! pooo, ajo ishte me flutra aty - po me duket se ishte ende ne fazen qe s'ishte fut ende ne fshikez smiley

T'a lumsha PR qe ke marre Miss Spektaklin si dhenese. Ka gusto Mehdiu, s'ke ca thu. Shife si vishet, me ora te shtrenjta, me Miss Spektakli si Rinore ... jam kurjoz te di a ishin te kollajshme mbertheckat e ksaj smiley

- Eh, mi Tushe, po ti harron qe une kam marre pjese ne MISS, kur keto te tjerat i binin maces me luge?! 

- Po, mi po, ti ke pas marr pjese ne MISS, por tani te ka shkuar "b..." ne gardh, se... Une jam MISS se vij nga perendimi dhe e di shume mire se c'dyer te hapen kur je MISS prej verteti, anipse e pashpallur... He, rri si m... nashi! 

Ej, po cunat se i harrum fare... apo vetem ato llackat degjoheshin?! 

Ore, mos eshte nanji nga kta qe u tha ktu te peshku qe eshte "sa shala e Pangos"? M'fal per pytjen elementare, por jashte jetojm dhe ca gjona nuk i dim mire.

PS Tushe, 66% gra tha fevzoja (4/6 = 0.666666666....(6))

Po e shof (1 or e gjys... te forte jeni)

 

PPS Sapo u tha "crocodile tears" ktu. me kujtoi "crocodile rock" te elton xhonit.  smiley  

T_red kerkoj falje publike qe s'kisha lexuar titullin, po njekohesisht duhet te them qe fakti qe debati me beri te mendoj ate titull do te thote qe ja ke arritur qellimit smiley

 Pesh Pesh smiley

 

Ne me flamuj me xixa te pakten shohim keta qe kane pasur xixa si u jane shuar dhe mendohemi mire  se po u shuan kaq shpejt na rrofte euforia e xixave smiley

t-red,

me kenaqe me kete shkrim!

Kam nje pyetje/hipoteze: Mos ndoshta politikanet e rinj ishin te semure dhe na derguan ca sozi ne emision qe nuk paten kohe t'u shpjegonin a t'u jepnin material per te lexuar per temen e emisionit? Ndoshta ishte nje prove gjenerale per 1 Prillin?

Eh mor ujk, i humbur qe i humbur mbete,  po kjo ishte loja! smiley dmth. provat gjenerale per 28 qershorin! YES, WE CAN!/  ( kur do na zhduken k'ta qen?!)

Duke lexuar biseden e famshme, dhe duke pare rastesisht nje foto te Emiliano Zapates, nuk me erdhi mendim tjeter vec nje REVOLUCIONI FSHATAR LAMASHESH qe t'i ngrene zgupthi sojin dhe sorollopin e ketyre me lart, dhe te perqafojme pernjehere idete e Mao Ce Dunit (kam pasur gjithnje respekt per kete njeri, nuk ishte aq hajvan sa e bejme ne) mbi punimin e detyruar ne fshat : te gjithe intelektualet e kesi fare lloji te debohen me shqelma ku jane e ku s'jane neper humbetirat e Shqiperise, nje kazme dores, nje lopate menderes, dhe hop ! me ushtare te armatosur anash.

Kjo fare e keqe do shkulur nga rrenjet. Ia shkaterruan nervat atij derr mileti.

 Hehehe, najs najs. 

Ajo pjesa me gjyshen nder i kombit me pelqeu shume, me kujtoi Mihal Delijorgjin qe ka pas xhaxhain hero te punes socialiste, shofer te dalluar qe punonte per vitin 2015 smiley

97 - hallall, me ty jam.

Ah gjerman o gjerman. Ne Shqiperi po behen burrat gra dhe grate burra. Ju thafte dora atyre qe hedhin votat per kete tufe qensh Pavllovi. Ah, kuku per na. smiley

t_red na prishe stomakun me mengjes.

Se c'kam nje  parandjenje qe do kete gallate te madhe kjo tema smiley

hhihih

t_red, kot nuk i hyn skenarberjes se teatrit humoristik smiley

MAterial ke sa te dush smiley

Neve, per aktore na merr ne, se na ke aktore te mire.

Bojme te gjithe nai dore leke se na duhen ne ket kohe krize smiley

Ky emisioni po  me ngjall komplekse inferioriteti: Gjyshe nder i kombit jo, medalje ari jo, MISS jo e jo, hmmmmm s'po kthehem ne SHqiperi une me mire smiley

Ti ke medalej ari, po edhe une kam medalje ari. Ty s'te vlen medalja e arit se nuk e ke vene ne pune, ndersa une po; tek zyra me prestigjoze ne Shqiperi. Ke inat ti, plasssss! E mos me thoni politikane, se do qaj, une jam juuuuriiiiiste! smileysmiley

Kush eshte kjo zyra prestigjoze? Qe ta dime... te mos shkojme. smiley

Kush eshte kjo zyra prestigjoze? Qe ta dime... te mos shkojme.

Ajo me oxhak pra smiley

"Mbylle moj gojën ti, që ke ardhur këtu për dashuriçka."

Ragazzi, ne partine tene ndodhin te tilla gjera?! Turp! Partia jone e ka moralin te forte, te pathyeshem, nuk ka vend per gili-vili ketu! :-D

 

ragaci, ngjoni mer ktuna

che lei... lei era
un piccolo grande amore
solo un piccolo grande amore
niente piu.... di questo... niente piu...
mi manca da morire
quel suo piccolo grande amore
adesso che ...barabam babam (s'm'kujtohet)
adesso che  ... la la la-la-la...
adesso che...

barabami vijon...

adesso che saprei cosa dire,

adesso che saprei cosa fare

adesso che...

Voglio un piccolo grande .... poltrona...

Jo, nuk shkon, e dua te madh kolltukun! ;-D

uh, mu befshi kurban i qenit smiley

Une kam punu per kombet e bashkuara :

http://lajmishqip.com/foto/ajola-xoxa.jpg

t_red  .... tani e lexova .Me thene te drejten nga titulli u pregatita per te thene se "do kemi klas njerzish " ne fakt ashtu ishte vetem , se me keqardhje...nje tufe handikapatesh mentale ! Dhe tani ndoashta dikushi qe propogandonte  se ajo kohe ishte  "nostalgji"  le te degjoje e krahasoje se cfare mentalitetesh ka pjelle kjo kohe. Dhe fatkeqesisht do jene ne krye!!!!!

falem t-red....per Kambanat qe prure .

e pashe dje, fushate blegtorale... njerez te bukur te kap ne pozicione te shemtuta. ishalla mas emisionit kane pi kafen bashke e kan fol me rradhe

E ndava ne dy pjese se admini  i ri , nuk i do me te gjate, i do te shkurter smiley. Ne fshatin X u mblodh poplli veshderr per te hequr Samarxhiun . Motivi : Ka filluar ta prishe doren dhe le nga nje gunge ne samar. Kjo u vret shpinen  kafsheve dhe s'ndjejne rehat ...Kaq u desh dhe plasi debati ku nje mendim i urte nuk u degjua  :- Lereni , se kafshet jane mesuar tani . Sa te mesoje  i riu ....e pale cfare huqesh ka. Nejse mo u ndrrua samarxhiu por..... mire qe u linte GUNGEN po u linte dhe nga NJE GOZHDE per samar qe ua bente kurrizin gjak. Nejse, nga bota e kafsheve mbase nuk merret shembull per popullin qe vetem veshet ka si derr, po eshte punetor dhe trim , liridashes dhe Perkares i te RESE .

a ban me dit ke ka gjyshe ajo yllka me shall, nuk kam pas rast me u informu...

...emisionin se pashe po nuk habitem..

me pelqeu shume ...bir idiot i nenes ke te qaj me pare...

del rast me e perdor shpesh rrugeve te atdheut.. 

 

"Lei non sa chi sono IO!"

aman ma trego, mos mlen me vdek injorante!!

Tani hija ndjek njeriun apo njeriu ndjek hijen?

Cila ishte e cila mbeti vaj vatani e vaje mileti..... smiley

 

po na thoni te pakten c'kishin veshur mavrite? Meqenese disa prej nesh fatkeqesisht a fatmiresisht (merreni si te doni) nuk e pame kete emision unikal qe vurin ne dukjet "vlerat" e paperseritshme te politikaneve te rinj shqiptare, te pakten na thoni gjerat me te rendesishme: veshjet.

Pyeti Aida po asnjeri nuk u pergjigj (pervecse morem vesh qe ajo e LSI-se ishte si flutur). Ju lutem pershkrim te detajuar (me marka aty ku mund t'i dallonit se te kujt marke ishin) lol

gjembi, nuk po arrij ta hap dot sitin e dhene ketu, prandaj desha te di si ishin veshur.  Kam frike se mos jane menduar shume per te zgjedhur veshjen e duhur, modelin e pershtatshem te flokeve, tualetin me rrezellues, dhe pastaj jane bere gati te dalin...ne opinion???? Une kujtova se do te shkonim per kafe se bashku, dhe jo me Blendin? Pas gjithe kesaj lodhjeje per t'u paraqitur sa me mire para publikut, kush e kishte mendjen se c'do te thonin ne emision, mjaftonin ter dukeshin sa me bukur...smiley

Gjeja qe me beri me shume pershtypje, pervec neverise qe te ngjallte mungesa e kultures ne debat, ishte leksiku i perdorur nga keta rinoret. 

Menyra sesi i formonin fjalite tregonte, bashkangjitur me influencen gerryese te demagogjise qe kane filluar ta besojne edhe vete, shenja te gjuhes propagandistike te kohes se diktatures, ri-afirmim te kultit te individit, dhe zhvleresimin e tjetrit me shtepi e katandi, si te thuash.

Per te mos folur pastaj per ate qe askush nuk tha ndonje gje, ndonje mendim (s`po e quaj vizion ndryshe, se u heqin veshet ata te mbedhenjte) mbi gjendjen e mjerueshme ekonomike, rrumpallen ne edukim, dhe sharlatanizmin ne kulture ku ndodhet shoqeria shqiptare. Vetem carje veshesh per "politike" e "arritje madheshtore," qe atij periferorit ndac ne qytet apo ne zonat rurale nuk do ja ushqejne, mbathin dhe edukojne femijet.

 Gjeja qe me beri me shume pershtypje, pervec neverise qe te ngjallte mungesa e kultures ne debat, ishte leksiku i perdorur nga keta rinoret. '

Nga keta u-rinoret deshe te thoje, Losttext efendi?

Shume permbledhje e bukur t_red! hahahaha sa kam qesh (mbreme me perzihej ne fakt...)

Dhe te mendosh qe tema ishte "Modeli i te rinjve ne Politike". Model i qepur me arna copash "te vjetra" dhe qe nuk ben as per te fshire... smiley

 

Tashi, ujk, qe ta marrim shtruar... se une dhe s'para i marr vesh fort keto markat, megjithese "ngordh" per to, po filloj perrallen:

Na ishte sec na ishte, na ishte nje here nje cupke e bukur, me nje kemishe te bardhe plot flutura e rrudhka ( s'eshte flutura e tushes, jo) Nara Camicieeee... kombinuar me fundin e saj te blerte, te blerte Ferragamo. Ne kembe, cupka jone kishte mbathur nje pale opinga... ups... kepucka Roberto Cavalli dhe me nje enderr shume te madhe ne sirtar... te mbaronte studimet jashte shtetit dhe te kthehej ne atdhe, ( marka Sali Berisha)  tek gjyshja e saj e dashur dhe te luftonte per  nje Shqiperi te re... ( s'e desh harrova marken... ehehe... Edi Rama)

Uff, u lodha tani... vazhdimin e dini vete... vec ishalla perfundimi s'eshte ashtu si duket fillimit...

 

faleminderit aida.  Ti e di qe veshja eshte shume e rendesishme ne politiken shqiptare, ndaj po mundohem te shpjegoj politiken e kesaj veajzes nepermjet rrobave: fundi Ferragamo, i nje dinastie disa brezash ne mode mbart me vete klasiken ne idete e kesaj cupke (gjyshja ime eshte nderi kombit): por ketyre i humbet pak shkelqimi nga nallanet...oops kepucet Cavalli, dihet qe Cavalli vdes te krijoje rroba per ata qe duan te shesin mend (uf sa e zgjuar qe jam) , per bluzen Nara Camice me duhet te mendohem pak me thelle, por nese keni mendime jepini

Ah, te mora inat tani, ujk, se s'me shkoi mendja vete e para tek nallanet... smiley nejse, ne nga jugu opinga perdorim... smiley

"Sipas konceptit konceptual te konceptuar nga i lartpermenduri ne temen me lart, Nara Camicie eshte perfaquesuesja me e fundit ( dmth. e teknologjise se perparruar) e kemishave zyrtare ne Shqiperi.

P.S. Ej, keto emrat ia kam futur nga mendja ime, po kam frike se po i lexoi Ajola mund t'i ngelet hatri, se ndoshta s'ia kam qelluar ne koke stilin... Po c't'i besh, "narikatu" jam une. smiley

po edhe une nga jugu jam...smiley

por ato te Cavallit gjithnje duken si nallane...smiley

Nuk ka rendesi per emrat, edhe po te ishin missoni e versace prape te njejtin kuptim do te kishin, bile mua do te me dukej kompliment te me thoshin qe kam veshur Ferragamo...

Me fal per injorancen, por c'do te thote: narikatu?

Ah, mor ujk narikatu... katunar, pra mo! smiley

Eeeeee ca gallate. Rrofsh o t_red se na kenaqe. Pajtohem me Nexhin. Morali i fabules eshte i thjeshte. Veç dy burra e shpetojne kombin tone Tos Nano dhe Sal Berisha. Me te mencem se ata nuk ka....Aha se harrova, eshte dhe Fevzija.

HAHAHAHAHAHA!!!

1. Bravo T_red!!

Dje kur i pashe dhe i degjova u dhiva gazit, po sot edhe me shume. Te lumte!

2. Debati i djeshem meriton ama edhe nje koment serioz. 

Ata personat aty jane politikanet e rinj. Madje, sipas te gjitha gjasave jane AJKA e politikaneve te rinj. [Imagjinoni se cfare sokolash e sokoleshash ka PD-ja nga Gert Bogdani e Suela Mecani e poshte, (apo cfare bojalleshash e bukuranesh ju vijne pas Ajoles dhe Erises!!)]. 

Ne kete kontekst ata duhen trajtuar.

Konstantet e debatit te djeshem ishin, sipas meje:

a) Mungesa E PLOTE e kultures se diskutimit

b) Mungesa E PLOTE e respektit per mendimin e tjetrit

c) Mungesa E PLOTE e ideve te reja, vizionit te ri, mendesise se re

d) Deshira per tu paraqitur si mbrojtesit me te zjarrte te udheheqesve respektive (keta te fundit bejne pjese te gjithe pa perjashtim ne klasen e vjeter (ate te perhershmen) politike).

e) Inteligjenca medioker

f) Mungesa E PLOTE e mendimeve apo opinioneve profesionale.

Asnje prej te pranishmeve, ne mos gaboj, nuk punon ne profesionin e vet dhe nuk e di se cfare mund ti sjellin shoqerise sone keto figura qe nuk kane punuar asnje dite ne profesionet e tyre. 

Sapo e pashe kete emision dhe te vijne zorret tek fyti kur degjon ata te rinj. Sidomos Gerti Bogdani dhe Juela Mecani jane dy te rinj qe me mire te shkojne e te vrasin veten se jetojne kot. Atyre sikur u ka futur trute e gomarit Sali Berisha. Juela Mecani na flet per "arritjet" e kesaj quvurrije me keq se Saliu. Eshte per tu cuditur me keta te PD-se sepse jane aq te bindur per ato brrockulla qe thone sa te duket sikur ata vetem te droguar e kalojne kohen. Nese PD-ja e ka mbeshtetur te ardhmen e saj ne keta njerez, ajo me mire te shkrihet se nuk ka per te fituar asnjehere.

Eshte per te ardhur keq qe keta njerez qe kane mbaruar shkollat jashte shtetit dhe me rezultate te mira(ashtu sic pretendojne) dhe vihen ne sherbim te kesaj politike te qelbur ne Shqiperi.

Mjere shqiptaret se nga kush drejtohen. Kjo te ben te mendosh dhe te dyshosh ne ato vlera te vyera qe i pecakton ata. Atehere te vjen vetem nje mendim: Sipas kokes dhe kapelja.

S_SH ti shko informohu te lutem, se Zonjusha punon ne profesionin e vete madje ne nje zyre juridike prestigjioze. Ose lexo me siper.

 E dyta, a ke medalje ari ti qe flet??

" Shiko ti, Student, se une e kam emrin Juela, jo Suela. Ah, te lutem, nuk mbulohet dielli me shoshe, se nje MISS si une s'mund ta kete emrin Suela! 

Ah, dhe se dyti, Ajola me vjen mua pas, jo une Ajoles! smiley

ja si kjo e kane medaljen ato smiley 

http://a4.vox.com/6a00c22525bc4f549d00fa9689d3ec0002-320pi

Ju thafte dora gjer ne rreze kush voton keta çapaçulë.

Dhe Erisa Xhixho me duket se eshte ftuar kot aty sepse nuk e kishte vendin aty. Ajo ia fuste kot fare. "Bir Selmani i nenes ke te qaj me pare!"

 

Po kjo Elkida Sinani eshte ne vete apo jo?! Si na lavderon ajo Mehdiun?!?! Jane keta te rinj esel apo jane te droguar?

Juela Mecani qenka fare e lojtur nga trute. Prandaj  flet dhe Sala si kodra pas bregut sepse ka te ketille keshilltare.

Rrofsh t_red per ekspozene smiley se nuk kisha as kam ndermend t'i degjoj keta, me mjaftojne shfaqjet e herepashershme ne lajmet e kudodhekurdondodhura per t'i degjuar bilbilat (ndersa kam vene re qe Xoxa e ruan imazhin, del vetem ne divan show, i shkon me shume pozicioni ulur, megjithe respektin qe medemek duhet me pas per robt e panjohur).

Ah sikur te kisha qene e re atehere, e te kisha pasur te beja me sekretaret e rinise, e te kisha pasur material per te krahasuar. Po ne nuk gjejme dot rehat se - inat i kemi keta te eksituarit, inat ata te shtruarit (me metodologji protestante), inat te shemtuarit, inat te dashuruarit (ciftet ne politike jane ne fakt acarim i shumefishte), madje une nuk po gjej dot per be nje politikan a nje biblil qe te mos e kem inat. Krize.

po pra po ,

I shate te gjithe smiley

Te gjithe te rinjte per faqe te zeze.  Skeni faj qe si pelqeni smiley

Po he pra, behuni ju o te rinj, mos rrini, dukuni smiley  qe mos na mbysin keta sharalatanet me lekure qumeshtore smiley

 

mire e ke tushe.

Ja te shkoj une atje, po do te me dalin keta perpara e do te me thone: medalje ke? e kam i them une; por une e kam me te shndritshme, me pergjigjen e ma mbyllin ne fytyre deren e zyres avokatore, pra me lene pa pune.

ke ide? kam disa, i them une; por une i kam me te bukura per ndryshimin me pergjigjen dhe ma mbyllin ne surrat deren e kryeministrise.

ke idhuj politikane me pyesin, jo u them une, dua te jem ndryshe; aha nuk je per ketu me thote Fevziu dhe ma mbyll deren e tv ne surrat.

une largohem nga atdheu me bishtin nder shale...

Po ashtu e peson ujku ne cdo perralle, sikur s'e di ti... smiley

Ti te pakten, largohesh nga atdheu, po ne qe kemi mbetur ketu si do na veje filli, thuaj?! Ne Vjose, thuaj, ne Vjose! 

po ne qe kemi mbetur ketu si do na veje filli, thuaj?!

E kena thone pra i here at pune  smiley

Dopjo Vodka me Redbull smiley

 

Po iki ta filloj une, pra! ;P

rri aida, te keqen, mos ma kujto fundin e perrallave: I djegur ne kazanin e kecave, i qelluar nga gjuetaret, me bark te care tek kesulkuqja, etj. Te keqen e bishtit nder shale thuaj.

Per ju aty, kam nje zgjidhje: ejani ketej, lerini keta te votojne njeri-tjetrin dhe te bejne allishverishe me 10 votuesit qe mbeten

  Po ne nuk gjejme dot rehat se - inat i kemi keta te eksituarit, inat ata te shtruarit (me metodologji protestante), inat te shemtuarit, inat te dashuruarit (ciftet ne politike jane ne fakt acarim i shumefishte), madje une nuk po gjej dot per be nje politikan a nje biblil qe te mos e kem inat

O tropi 

shko i shoqa ime, ene kjo me medalje ari, po medalje ari megjithmen, e marrun ne nji uni USA nga ata qe prodhojne vetem masone smiley, vje kjo motra n'Shqipni ene dote me u angazhu kjo. Ene shko tako njonin, po themi ne Gencin, ene i thot Gencit: Ho mer, cer munt tboj un per ket ven?

I thot Genci - Ik mi goc e vogel, ik te lutem shum, qeke budallaqe ti mi, pse mi je kthy, patriotja modhe ti...

Hiku kjo. Me siguri aty ka nejt nanjoni qe s'ishte aq intimidues per Gencin. Kshu kshu. S'e mora vesh cer desha me thone, sidoqofte, po te kishte nejt ajo shoqja ime aty e t'kishte bo perpara, najher munt tkishte dal ene ke Opinjoni, ene ta kishe pelqy ti.

nice tale ,

Por qe nga pangogate, nuk i thojne mo Genci, por Ylli smiley

smiley

 

kjo m'ka djeg si lakra arme, gjith lezet. ajo asnjehere te opinioni se do te kish parime estetike. o jeruzalem, verte, sa veshtire me pelqy shembelltyren 

Detar, mjaft e pe Opinionin, a derman, se do na dalc mëndc e do i thuash sikter Evropit, e do na vic ne Shqiperi...

Ju te gjithe, po, po, te gjithe, ketu do te vini e do ta kerkoni... kolltukun, por do ta gjeni te zene e pastaj do te bridhni si cifuti neper shkretetire.... smiley

Seriozisht tani: " Mjere shqiptaret se nga kush drejtohen. Kjo te ben te mendosh dhe te dyshosh ne ato vlera te vyera qe i pecakton ata. Atehere te vjen vetem nje mendim: Sipas kokes dhe kapelja."

Kaq popull idiot te jemi, valle?! Po mire, te vjetrit s'bejne, te rinjte jane... nuk e di c'emer t'u ve,  po si do te bejme perpara ne?! Gjithnje kokexhunge ( kjo s'ka lidhje me xhungen) do te mbetemi ne?! smiley

I vertete ky dialogu apo shpikje humoristike?

Pastaj, kush eshte LRI?

Aida (buzeqesh), eshte me te vertete nje gallate e madhe ajo qe u shfaq tek ky emision. Me keta te rinj qe gjoja thone te vijne nga familje te ngritura por nuk tregojne as piken me te vogel te edukates, nuk ka te ardhme Shqiperia. Drejtuesi Fejziu u kthye si si edukator ne kopesht.

Une tek ky emisioni nuk pashe asnje qe te tregonte te pakten nje fare edukate qe duhet tu karakterizoje nje te riu qe te pakten ka kaluar disa vjen jashte.

Turp per keta te rinj.

Pershendetje nga larg. smiley

... E te mendosh qe pyesja veten, perse populli im fisnik dhe i mencur nuk beson ne lenie stafetash.  Paska qene goxha i mencur, i kam rene ne qafe kot.

T_red, rrofsh per pergjigjen (zhgenjimin.) 

Sa po me dhemb ajo puna e 30% ...

 

Nese keni durim te ndiqni debatin ne video vertet ka disa fjali te nxituara, me shume nga mungesa e pervojes, por jo cdo gje eshte e zeze.. Nuk mendoj se eshte e ndershme te kapesh disa fjali te izoluara dhe te shpikesh nje "dialog" ..

Pra PO nuk eshte dialog politik i nevelit te larte, por jo edhe aq dobet sa paraqitet.. Edhe eshte budallek te kerkosh nivel te larte debati politik midis te rinjve.. Jo vetem me te rinjte shqiptare por edhe me keta perendimoret ( bile te degjosh keta s'dine te lidhin dy llafe)..

Arjola e PS ishte vertet e afte si edhe Arbri i G99.  Zedhendsja e kryeministrit nese do te kursehej me batutat e bosit do te ishte me e sukseshme.

 

Ndigjoni o popull Liqenin dhe mbani vesh smiley  

http://gazetastart.com/fotodite/a0mecani.jpg

Hapi veshet dhe ti Tushe katundare e dreqit..   smiley

Se na plaset me aman.. Ky Bogdani eshte me i dobti sikur e ka nxjerre Sula nga bytha..

P.s. Duke ndjek debatin nga goja e Ajoles degjova shume fraza nga peshkupauje..   smiley   

P.s. Duke ndjek debatin nga goja e Ajoles degjova shume fraza nga peshkupauje..   smiley

YES Y ES YES dhe une ashtu e ndegjova smiley

O zot, ca te kthejme permbys qe the njehere nje gje tamam smiley

smiley

 po aman-e vllezer, mo beni kshu-e aman-e, ca po ju ben Ajola-e... icik pshesh po ha... opo qy e...

Ajola po te jesh duke e lexuar kte: Urime dhe suksese, mbaje koken lart, dhe kembet perthyer anash, mo u merr me Tushen ti-e... Opo do ecem perpara-e, qafsha Niten!...

smiley   

Nuk jane edhe aq keqe sa i paraqisni.. Pervec asaj te LSI.. pupupupupup  sorry se mos na lexon edhe ajo tani ne peshk, po farmak ma kishte te shkreten..    smiley

Nejse hapni syte dhe shihni se c'bejne te rinjte ne Greqi dhe Itali qe per pune politike nuk lene dyqan pa i vene flaken dhe rrihen si qente ne mes te qyteteve.. Nuk jemi aq keqe jooo.. Thjesht na duhen ca me teper konfidence..   smiley    Sa per per te bertiturat dhe debatet me kembe e duar we can't help it.. We are mediterranean  after all..    smiley 

 

 

 

Nejse hapni syte dhe shihni se c'bejne te rinjte ne Greqi dhe Itali qe per pune politike nuk lene dyqan pa i vene flaken dhe rrihen si qente ne mes te qyteteve..

Më duket se i ngatërron me tifozët e futbollit. lol

Ka nje miksim idesh dhe paratheniesh te kuturuta te pa shenja?

Gjithesecili kerkon te jete i pari dhe kujton se ato qe thot jane me te vertet per tu lavderuar por ne realitet nuk arrin sa te degjoje bashkebiseduesin dhe hop hidhet dhe e pret ne mes me nje entuzjazem egoistik.

Ndersa me delikate eshte ajo e shkreta GJUHE e cila e ka lene rinin pas?

EUROPA......EUROPA....

C'do gje gje lidhet me te pa u vene perpara vetevetes se cilet jemi, sa mundesi kemi dhe c'fare kerkojme.

Enderrojne por me busull te prishur........  smiley 

kujdesni me kurajon qe jepni o njerez.....

Se do ti dehni nga suksesi dhe pastaj kush do arri ti kuptoj?

Se kane per te dale me gjoks perpara si ai.......   smiley

Per mendimin tim te thjeshte, si bir i popullit, pas emisionit arrij ne keto perfundime:

Gert Bogdani duhet shkarkuar per paaftesi dhe jo eksperience ne debatet televizive.  Megjithese me veshtiresi dha dhe kishte shume argumenta ne favor te mendimeve te tij, nuk arriti te perballonte agresivitetin e Xixes dhe Maznikut.

Juela duhet te punoje pak me shume ne kete drejtim.

Ajola Xixa, e beri flake vendin sipas porosive te Rames, per ta share sa me shume Bogdanin, por ne te njejten kohe i vuri edhe flaken imazhit te saj publik, si nje zevzeke, e paedukate dhe qe nuk respekton mendimin e tjetrit.  Me pak fjale, kandidate potenciale per te qene per Ramen, Shalsi i ardhshem, Mimi i ardhshem etj.

Arben mazniku, nuk do shume koment pasi ky ne flake eshte gjithmone.  Per te cdo gje fillon dhe mbaron me Berishen dhe ata qe e perkrahin dhe kaq eshte e gjitha per te.   As vizion, as platforme dhe as pergatitje te duhur, pervec frazave standarde te mesuara ne kampet verore me Veliajn.

Xhixho, respekte per te, pasi ne ate zallamahi ishte e vetmja qe arriti te artikulonte me mire se te tjeret ato qe deshironte.

Vajza nga republikanet, c`te them, ishte rob Zoti, lum kujt i bie per hise.

Per ta mbyllur, politikanet e rinje nuk ndryshojne aspak nga te vjetrit, bile ne disa raste jane me keq dhe nuk e kam fjalen per zhurmen, debatin dhe fjalet pa lidhje, por nuk arriten te shpalosnin qofte edhe nje vizion te vetem, nje alternative te vetme dhe te tregonin qe kane bagazh intelektual apo njohuri te mjaftueshme ne pergjithesi.

Dakort jam qe disa parafoles qe emisioni e arriti qellimin, te tjerat s`kane rendesi.

Gert Bogdani duhet shkarkuar per paaftesi dhe jo eksperience ne debatet televizive.  Megjithese me veshtiresi dha dhe kishte shume argumenta ne favor te mendimeve te tij, nuk arriti te perballonte agresivitetin e Xixes dhe Maznikut

E hongre, Gerto! smiley

Po s'ka gjo, them se Ajola ka per te te gjet vend ne PS, se duket qe t'ka pas fiksim! smileysmiley

 

Uaaa, se e kisha humbur fillimin:

"Me vjen sh keq zonje qe merreni me shallin tim. Une do ve ate shall qe dua. Pse?"

(pa he! se na bere kuriozzz)

"Sepse une jam juriste, kam mbaruar shkollen juridike, punoj ne studion ligjore juridike me te mire qe ka gjithe Shqiperia..." (min 18:55)

Kush s'ka juridik as mos e shpie nder mend te vesh cfare te doje, shkel ligjin! smiley

Muahahahahahah!

p.s. qesh mire, kush qesh i fundit, se!

keta kane per te na marre ne qafe, mre! smiley

Ere, nga ky debat, kush mund te ma sqaroje se cili eshte perfitimi i Shqiptarit te thjeshte qe e blen buken me lista, se c'rendesi ka anetaresimi ne NATO qe Gerti trumbeton?

Po per shqiptarin bos?

Po per filan fistekun?

Tashti meqenese m'u permend emri...do i them 2 fjale! Si perfaqsues i te pergjithshmes dhe fytyres se panjohur ne vecanti anetarsimi ne NATO me jep siguri gjate nates kur fle. Sepse e di qe ne rast rreziku do te kem mbeshtetjen e 26 shteteve te cilat do te jene gati te sakrifikohen per mua, Filanin!

Debati me beri me dhimbje koke...shume zhurme ...shume fare!

Ajo e PRse kishte mesuar permendesh nja 2 fjali dhe kishte vendosur qe ne nje pike te emisionit do ti thoshte, edhe sikur mos te kishte lidhje me temen ose pyetjen smiley.

Juela me ka pas pelqyer atehere kur ishte Miss, se nuk fliste dhe ishte me e dobet smiley (disclaimer: nuk po diskriminoj per peshen)

Gerti ishte i personi i vetem aty, gjithmone sipas mendimit time, qe kishte me shume llogjike dhe "made his point" (shqip??)

Arbri duhej te kishte me shume kohe pa nderhyrje qe te shprehej tamam. Ai kapej pas cdo gjeje qe nxirrej nga dikush tjeter, por nuk m'u duk se solli ne debat dicka te tijen!

ETJ...Si perfundim>>>> Ku ishim ??? Hichgjekundi! smiley

ITS.

Shqiptari i thjeshte ka kohe qe nuk figuron...

Dhe kjo eshte fatekeqesia me e madhe, se akush nuk meret me te por me keto soje te ketill fantazirash.......

Thash nuk e di nese e ndjek hija njeriun apo njeriu hijen?

 

paske ngjare nga yt ate, o i ziu une,
e pret buken me sopate, o i ziu une!

PS. Tushe, ala s'e beso teorine e ujit?

e mire,

per ta besu se besoj smiley

Por ngre duart perpjete, skam me ca te mbrohem me smiley dhe pse ata qe shef ne TV, ashtu sikur ne, nuk pime uje rubineti prej shume vitesh.

Madje une spi uje fare, o kafe o kacurrel smiley

 

Tani te flasim per Naton ne kete teme, nuk shkon, pasi T_red ka qellim tjeter me kete teme, por pervec komunisteve tek te tjeret Nato-ja eshte e deshiruar dhe mirepritur.

Une mund te sjell shume argumente, por do ta bejme per pune ditesh kete, prandaj s`na nxiton gje.

Nato-ja eshte kahu i orientimit qe ka zgjedhur Shqiperia.  E kuptoni?  Shqiperia renditet ne aleancen perendimore ne te mire dhe ne te keq.  Tanime jo me fraza dhe retorike boshe, por pjese e saj qe do te ndajme fatin e perbashket. 

Polic, po i bie pragut qe te degjoje dera?

Kot e ke, Gerti eshte me king! smiley

 

Gerti ndoshta edhe ka marre mesime per ate debat.  Pasi ne perceptimin e publikut pas atij debati eshte shume me lart se Xixa dhe Mazniku. 

Edukata dhe kultura e debatit tek Bogdani ishin shume me lart se te ketyre pionereve te Rames.  Edhe argumentet ne favor te qeverise dhe kur sulmoi Veliajn apo Mjaft, ishin me te besueshme nga publiku, megjithate nuk arriti ta perballonte si duhet gjithe ate agresivitet te kombinuar te Xixes dhe Maznikut.

U tregua teper i mire me Xixen. 

Te paska shku menja per icik dashni me armikun mo Romeooo... smiley

ah Romeo, Romeo... pse ti Romeo!

p.s Romeo polic, fckng disgrace. I never love again. smiley

 

Si e mbush NATO-ja barkun bosh?

Si e zgjidh NATO-ja problemin e energjise, ujit, ndotjes se mjedisit?

O Polic ne me Perendimin u orientuam ne vitin 1991 kur na erdhi "Xhejms Bejkeri" dhe u turrem 300,000 vete ne shesh me flamurin Amerikon. Po ti si ma men keto, se plaku jot akoma lunte me teseren komuniste "ta gris mos ta gris" ne ate vit, dhe ti shifshe filma me Tomi me Xherrin!

Po bej pak pushim te detyruar; reklama.

Cfare i punojne shqipes keta ... pupupupu.

Ajola, cupke ngjieji wool-te e krese t'verdha, se vallai s'do kishte barcalete bjondesh pa te shku per shtat. 

Juela, propagande, papagalle e partise se shenjte: "te rinjte jane te lire, se jane ne NATO."

Gerti, i beri nder Ajola, se u ul aq shume sa te ngriti lart.  Pertej llogjeve Ajol-Gerti, papagall, por i hidhte shume. 

Elkida, as mish as peshk m'u duk. 

Erisa ka nevoje per pune.

Per Arbin po mejtohem akoma.

Ok, se filloi pjesa e dyte ...

Ajola, cupke ngjieji wool-te e krese t'verdha, se vallai s'do kishte barcalete bjondesh pa te shku per shtat. 

Te verdha i ka pasur. smiley

pjesa e dyte, njesoj si e para, po finalja e fevziut, priceless.

Ca zhgenjimi toatal qe ishte ai debat.... E dhimbshme!!!

1. Perfaqesuesit e PD-se, treguan qe ishin zedhensa te denje, ndaj nuk mund te perfaqesonin poltiken e te rinjve, se s'dalin dot nga veshja zyrtare, dmth nga vija e politikes se PD. Nuk perfaqesojne dot rinine e PD

2. Perfaqesueja-joperfaqesuesja e PS-se (nuk e mora vesh si kishte ardh, e kishte thirr Blendi si qytetare apo e kish cu partia ne ate emision, se tha disa here qe ishte aty si 'profesioniste' -a thua se ishte 45 vjecsmiley))- ndaj dhe kjo nuk perfaqeson dot rinine e PS

3. Perfaqesuesja e LSI nuk perfaqesoi dot rinine e LSI se ksihte me me merak te prezantonte Ilir Meten si perfaqesues te rinise (hahahaahhaaa)

4. Perfaqesuesi i G99 u ekslipsua nga degjenerimi i debatit ne akuza e sqarim akuzash personale mes Gertit e Ajoles

5. Perfaqesuesja e PR ........ c'te them per te, ajo pershesh me kos po hante

Perfundimi: Mos u dekurajoni njerez, te rinjte e vertete jane ende verdalle, duke u perpjekur per me te miren, hajt t'u japim nje dore! Nese keni nje shok nje shoqe qe i lodhen shpatullat aty ku beson, inkurajojeni duke filluar qe nga mbyllja e ketij debati ketu se qe do behet me mire, do behet, mjafton te vazhdojme ta kerkojme

nuk e kuptoj pse duhet te hidheni sikur ju ka pickuar grenxa,eshte komplet normale qe ne nje debat televiziv (qe nuk e kane luksin te jene te gjithe) dhe konkretisht te ftuarit ne emisionin e klanit te gjithe do te mbronin pikepamjet e tyre politike dhe do te mundoheshin te tregonin bagazhin e tyre ne lidhje me pyetjet qe u shtroheshin dhe pak a shume ,mire apo keq cdo njeri prej tyre u mundua me ate te veten.nuk pashe ndonje katastrofe sic e beni ju ketu pervec se fevziut i rreshqiti situata nga dora.deri ketu nuk shoh asgje te keqe por ne kete shkrimin qe T-red na ofron,na del vete dhe pa dashje si nje "shtepijake e deshperuar" qe pervec xhelozise qe ka per secilin nga te ftuarit e rinj nuk na sjell asgje tjeter. T-red, derisa ata te gjithe kane arritur te perfaqesojne bindjet dhe partite e veta kaq ne nivele te larta do te thote qe jane dikushi dhe nuk ngushellohen si puna jote tek peshku pa uje me fabula dhe pa vleresi.

o Aero, prisnim me shume dinjitet e maturi e kjo gje vec te mire ka. Se dhe ata qe debatuan dje, na lexojne e ju hyn gje ne vesh, vec te mire do ju sjelli, megjithse nje pjese e tyre mund te jene raste te pashpresa smiley

Polic,

je djale i qut dhe i drejperdrejte. smiley

Bogadani duhet shkarku si zedhenes i PD-se. Do jete mesim i shkelqyer se cdo me thene te behesh limon brenda 18 muajve. Dmth akoma pa dal nga veza. Shkarkuar eshte ( nese i ke ndjek shvillimet ne Forumin Rinor te PD. )

Ti duket e ke kuptuar se si shkon kjo pune. Nje e perditeshme anti Berishe ka disa dite qe ben diversion dhe duket qarte dhe nga mendimi jot qe gjithshka ka fuksionuar.

Juela ka cuar dem 28 000 usd nga taksat e miletit ( rroga qe ka marre ) . Na daja kete fshirsen e qurrave qe beson se do jete protagoniste ne politike n edekadat qe vijne. Edhe kjo e quan veten te re ne PD ? Cope mishi e  cilesise se pare.

Cope mishi eshte nje njeri qe nuk mendon.

Ajola ? Gaboi qe ne sekonden qe pranoi te ulej ne nje panel diskutimi me Juelen. Absolutisht asgje e perbashket midis tyre. Me Gertin jane miq te vjeter dhe do jene serish te tille mbas zgjedhjeve te Qershorit. Te rinj pa komplekse. Gerti e ka alibine ne xhep, Ajola gjithashtu.

S`kane cer kuptojne copat e mishit dhe WM-te e peshkut.

Mazniku ? Heret per te per te bere si udheheqes. smiley Semundje e nje njeriu qe beson se do ndryshoje ndonje gje kur ai te kete nje mundesi vendimmarje. Riosh i paster. Nese do te rrije si teknik gjekundi mire, nese do te beje debat a politike si ja vene emrin asnje ide nuk kishte ne kete debat .

Ajo Vajza e LRI ishte model i nje tjeter zonje ne Politike. Me mire do jete ta heqe nga goja liderin e saj e te thote ne ndonje rast ndonje mendim. Ndryshe nje me shume....

Kishte tjeter aty ?

Po ta vesh re, t_red i bie shkurt opinionit te saj ne total, ndersa mexhlisi diskuton qe ne start me format te prere. Ajola vs Gerti . E qarte shume.

Jeni/mi peshq interesante.

sase,dakort jam qe prisnim me shume por mos harro presionin psikologjik,pa eksperiencen e tyre ne nje emision te drejte-perdrejte.

Ehhhh, mer Arb, me zhgenjeve, sa shume mund te kishe thene!  Gjithesesi, per mua qe me i miri aty, por pak me naivi (ne kuptim te mire te fjales.)

Ai Gerti ... po si tha? "G69 apo G99"  Si s'i vjen turp atij robi? 

Erisa, pune pak me shume.

Fjalet e "reja" qe mesova: fasilitet, luajal, bekraund, lidershipi etj etj etj

Debati i pare i kesaj natyre qe shoh.  S'paskam humbur gje!

 

 

si te dush, mjafton ti pergjigjesh komentit, s'ka rendesi emri, pseudonim eshte gjithsesi. Nuk me the, a je perkrahes i thekur i PS? Nuk ka asgje te keqe, te gjithe kemi bindjet tona. Me mire PS per momentin se sa.... keta qe jane. Une e them hapur, dhe ta dini qe komentet e mia burojne duke patur si pikenisje dhe zhgenjimin e madh nga PD (te perseritur duhet thene)

A ka ndonje qe e di, kush i ka shkruar ato fjalet e monologut te Edward Norton, ne banjo para pasqyres, tek filmi "25th hour" ?

Nje monolog gjenial, nje çast i rralle ne kinematografi.

Nuk dua te kopjoj ate qe e ka shkruar, as Norton kur shperthen para surratit te vet, por di te them qe :

(e kuptoni vete cfare dua te them, pikerisht ajo eshte...)

Per mua, nje nga skenat me te bukura ne kinematografi.  Koincidence, po diskutonim mbreme per Norton dhe pikerisht per ate skene smiley

Po, dhe cfare nxore si perfundim, Monda ?

Perfundimi im ishte ky :

Ju dhjefsha me nder te gjitheve ! Qe nga i pari tek i fundit ! Qe nga Presidenti i Shqiperise e deri tek ai qe s'eshte lindur ende ! Qe nga qenushet e vegjel te zonjushave te Tiranes e deri tek katallanet e maleve shkembore ! Qe nga zhabat e Myzeqese e deri tek dosat ne vathat e Mirdites !

Shkurt, peshtirosja ka arritur kulmin e vet. Nuk ka "bar vreri" qe me ben te lirohem nga gjithe ky mllef qe ndjej brenda vetes. Po ziej nga urrejtja. Te kem ne dore butonin e bombes atomike, e shtyp qysh tani, fertele te gjithe.

Jam i sigurte se katrahura qe do te pasonte, do te ishte shume me e bukur se gjithe keto lyerje-ngjyerje llaku dhe xheli.

A mos kemi vajtur valle aty ku s'mban me ?
A mos kemi arritur ne piken qe do te derdhe kupen ?
A mos na duhet me mire t'ia heqim te gjitha pengesat trurit dhe ta leme te cmendet gjithandej nga i do qejfi ?

Cili prej jush mendon qe ka ende shprese per trurin ?

Miku im, si per "gota eshte gjysem plot" e njoh veten smiley

Zoritem pak, si ne kete rast, t'i qendroj motos, por me kalon, me kalon smiley

 

Monda, ti ndoshta nuk e di, por miqte e mi me te mire me kane vdekur te gjithe. Jane nisur njeri pas tjetrit, pa me treguar fare, a thua se do t'i gjeja tek cepi i rruges. Nje nga nje.

Pa me thuaj, fillikat sic jam, pa shoke, pa miq, a mund t'i kaloj menjane pikellimit dhe urrejtjes ? Ka nder ato pikellime qe quhen te denja. Nje pikellim malesori, psh, i pafjale, i heshtur, meditues. Por une vuaj nga pikellimet e padenja, pikellimet e zhurmshme, pikellimet e mbushura me urrejtje qe vec pret te shpertheje. Dhe c'bej ? Sapo e shoh qe ajo po ma merr frymen, dal dhe shkoj tek varrezat e miqve dhe shokeve. Dhe atje iu qahem tek koka. Qaj e qahu, qaj e qahu, derisa me ze gjumi tek guri i varrit. Te nesermen, ndihem pak me mire, por gjithcka rifillon, sapo bie ne kontakt me boten e gjalle. Atehere rikthehem perseri tek ata. Dhe qaj dhe qahem. E keshtu perdite. Asnje shpetim. Holderlini e ka pasur gabim kur thoshte : "Aty ku rritet rreziku, rritet dhe shpetimi". Jo mik jo, aty ku rritet rreziku, do te kete rrezik gjithmone derisa te zhduket vete rreziku me veten tone". Por nese ti Holderlin i thua shpetim kesaj, atehere nuk do ta kuptoj kurre pse nuk ke vrare veten qekur te vdiq Suzeta por jetove dhe 40 vjet te tjera ne cmenduri. Por ndoshta ke pare drejt, e ndoshta e kam gabim une. Ndoshta cmenduria jote ishte shpetimi yt. Ashtu qofte.

Shtepiake te deshperuar/a

Peshq te papune,

Hallakates te pafalshem,

PS-iste te vjeter e PD-its te rinj : P

Kritikues me shpate ne dore,

T'iu vije te gjitheve turp qe i prisni hovin rinise. Rinia e ka me qef te madh politiken dhe eshte gjithe ide e vizion, jo si puna juaj qe dergjeni peshkut e shisni idete falas smiley

Une per vete do votoj per PD-ne, se gjyshen maksimumi heroinen e gjyshit e kisha; deri tek kombi nuk arriti dot ( e ndjera, se me la shtepiake smiley )

ti duhet ta kuptosh j., se ne jemi nje grup qe edukohemi nga Arbi, Arbi na tregon per jeten, per politiken, si te orientohemi. Prandaj, te lutem, mendoji fjalet kur i thua. Apo e kishe per Edin? Po edhe po ta kishe per te, njesoj do ishte, sepse edhe ai ka grupin e tij te te rinjve qe e udheheq drejt drites. Apo e kishe pre Ilirin, apo e kishe per ...

Po si tha ai: verini ore te flasin anglisht se mabse merren vesh. Te gjithe fajin e ka shqipja.

T_red, na con te burimi dhe s'na le te pime as uje? smiley  Apo nen moton e pellgaces dhe ti smiley

ai ishte debat skandaloz, nuk perfaqesonin te rinjte ata, ata perfaqesonin partite. Juela ishte tamam cop mishi, ajola acaruese kur kerkonte te joshte bogdanin ne te gjitha menyrat duke e quajtur si shok por pastaj duke e ulur ne maksimum respektin per kete "shokun" e dikurshem, erisa ta shpifte me levdetat per meten, bogdani i cik me ndryshe dhe me i pjekur, prandaj ju sulen si arbri dhe ajola, ajo e republikanes ishte jashte loje, here pas here dilte jashte dhe erisa prandaj u ngrit ne kembe.

bogdani i cik me ndryshe dhe me i pjekur

Shije shije kjo dynja ...

Mos keni vene link tjeter me lart, dhe kam pare ndonje emision tjeter?!

 

hihiihi

O ca qyfyri pa leke sot smiley

Tushe, jini ju, pa jemi ne smiley

Qyfyrit i gjetem ne mes tuj smiley

Po une c'hyj ktu mi ?

smiley

Une vrej punen time, pi nai krikell me leket e mija me dy koqe kikirike edhe stika, ene flas nai trapllik ke peshku.

Pa qeder smiley

 

Tushe, t'u befshin gjak e dhjam smiley

Jo me ty qyfyrit personalisht, apo kam radhen te qeras une dhe ma hedh me kunje smiley

borxhet e tuja nuk lahen me birra mi smiley

Vete ke thone qe do mi  japesh CASH smiley

Po une e kam si shprehje ate qe dmth spo i bej gje njeriu, spo i bie njeriu ne qafe smiley

Dhjame jo ishalla, gjak po smiley

Uopo do ecim përpara-e me plaçin sytë e ballit -e... O ça qe qy fat-e!... t'keqen e big badhertit e, qy ësht alurim-e....

Unë votoj të dali Ajola nga Kafazi...Ku ta hedh votën?

Edhe une bashkohem me Kothin. Shume impresionuese Ajola, sidomos kur ja lypte Bogut: Ua Gerti, ti po me cudit mua, ne kemi qene miq, me ke share nga gjyshja, te lutem behu sic ishe para 10 vjetesh, ua Gerti, uaaaaaaaaaa.

Me e zgjuara aty ishte ajo qe foli me pak, ti heqesh kapelen. Me mire mos fol se sa te flasesh marrina.

Kurse zedhenesja e krye....t, nuk ka lidhje fare me pulitiken, ajo eshte per pune tjeter.

Bogdani: Rama s’e do Shqipërinë në NATO

Publikuar më 29/10/2008
 

Demokratët i kujtuan dje Edi Ramës se janë të paktë pinjollët e nomenklaturës së vjetër si ai, që nuk duan ta shohin Shqipërinë në NATO dhe shqiptarët në Evropë. Sipas PD-së, qindra mijëra shqiptarë e kanë pritur me padurim këtë ditë nga ‘44-a deri më sot. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, i kërkoi sërish dje z. Rama të gjejë forcën dhe kurajon dhe të dalë e të përshëndesë firmosjen e Shqipërisë në NATO apo deklaratat e z. Fratini për liberalizim të vizave në 2009-ën. “Sepse nuk e ka bërë akoma një gjë të tillë dhe pasi përfaqëson edhe ata qindra apo mijëra socialiste që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe që duan të lëvizin të lirë në Evropë”. Bogdani akuzoi se “Edi Rama nxori nënkryetarin e tij, Erion Veliaj, i cili ndërtoi vilën private me paratë e vjedhura nga organizata Mjaft, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij, për të protestuar para ministrit të Jashtëm të Italisë, z. Fratini, me slogane komuniste, antiglobaliste”. “Z. Rama, - shtoi Bogdani, - e bëri këtë ndaj një njeriu, miku të shquar të shqiptarëve dhe Shqipërisë, i cili solli lajmin e mirë dhe të shumëpritur të liberalizimit të vizave gjatë vitit 2009, ndërsa dje nxori një altoparlant tjetër të mashtrimit për t’u thënë shqiptarëve se ajo nuk ishte mostra e ID-card-es dhe pasaportës biometrike”, - theksoi z. Bogdani. Sipas tij, këto janë akte të padenja të z. Rama, sepse shqiptarët dhe Shqipëria, tek Silvio Berluskoni, qeveria e tij dhe Franko Fratini, kanë pasur gjithnjë miqtë më të shkëlqyer. “Në një kohë, - tha më tej ai, - kur nënkryetari i tij, Erion Veliaj, me 3 debatikas të tjerë, si antishqiptar i devotshëm, protestonte me slogane antiglobale, Franko Fratini shprehte vlerësimin dhe respektin më të madh për kontributin e gjysmë milioni shqiptarë që punojnë në Itali. Veç këtyre, në TV nxori edhe zëdhënësen tjetër, jo Erionin, po Erionkën, që të thoshte se gjyshja e saj nuk është e interesuar dhe nuk e vret mendjen për NATO-n”, - u shpreh z. Bogdani.
   ja dhe pjesa per gjyshen qe ne tetor te 2008, donte thjesht te krijonte nje shkas per te terhequr vemendjen per familjen e saj 'fisnike', qe aty u prish debati pastaj.... 

Meqenese debati perqendrohet tek Ajola dhe Gerti, mos harroni faktin qe njihen prej kohesh (ne adoleshence ne shkolle) dhe mund ti lejojne vetes nje konfidence qe mund te duket e tepruar ne politike. Fakti qe nuk e kane kuptuar qe kjo konfidence nuk duhet ti lejohet vetes ne TV eshte thjesht mungese eksperience me kete mjet publikimi (amplifikon gjithcka). Po debatojne faktikisht si njerez e njihen por nen presion nga skuadra ku punojne.

 

 

o sa kom qesh ! Du dhe un ashtu te dal te televizori du se edhe un nonen e kom nderi i kombit edhe i zqut jom sa dush  du du du ...

Te ky vend kot vazhdojne ja vejne emrin femiuve Shpresa se duhet me fillu me i therrit me emrat e qemotit tip Sose .Mjaftime .

si fillim pershendetje te gjitheve.eshte ora 19 e mbremjes,dhe vetem tani po e lexoj t-red,kjo vjen si pasoje e fevzos dhe te ftuarve te tij,qe m bene ta kaloj gjithe naten mbas emisionit ne wc,doja ta vazhdoja komentin po me duhet te iki,sepse sa me kujtohet debati me rikthehet i njejti problem si mbreme.Me duket se u kushtezova si qente e Pavllovit. ciao

Gene shume e drejte.. Megjithate u duk shume qarte qe ne fillimi se qellimi  kryhesor i Arjoles ishte  diskriminimi i figures se zedhenesit te PD-s. Une besoj se ja arriti qellimit 100%.  Gjuha e perdorur ne disa raste ishte paksa vullgare ( si p.sh. pyetjet Te te shaje njeri motren ty si do ndihesh ti?)..  Ka menyra te tjera te shprehuri te cilat mund te jene politikisht te pranueshme.

 

 

 

Liqen, po mendoja per teori te tille "konspirative" dmth qe i vetmi qellim i vajtjes se asaj cupken ne ate emisionin ishte diskretitimi i Bogdanit.  Por Bogdani s'ka nevoje per "diskretitim" te tille.  E tregoi veten sidomos me Arbin.  Dhe me papagallekun.  Menyra e te shprehurit te Ajoles eshte material per barcaleta.

Dhe nja ca here gjate intervistes "Ajola-Bogdani" reagimi im ishte: "piplla, go get a room!" 

Monda shiko .. Mos i krahaso ate debat aty me nje debat midis te rinjve te Harvard ne CNN. Por nese e krahason me debatet e politikes te fqinjeve tane te rinj ne ballkan apo mesdhe nuk mendova se ishin keqe.. E dyta nese e vije re kamren e Opinionit me shume perqendrohej te shalet e Arjoles. Pra ishte me se e qellimshme qe keta te rinjte aty te pasqyroheshin sa me keqe te jete e mundur.. Vete ky shkrim ne kete menyre i sjelle ketu eshte pasqyre e paster e naivitetit shqiptare dhe qellimi i vetem i Opinioni-t. A nuk tu duk mbyllja e programit ne menyren me vullgare te mundshme e bere nga dikush qe "qahej" per te rinjte? Nuk besoj se ka rob ne Shqiperi te mendoj se fatet e Shqiperise varen nda Arjola apo Bogdani sot.. Mbase per 10-20 vjete po, por deri atehere do jete nje brez tjeter i ri i cili do te bej te njeten debat dhe do te kemi te njeta shkrime si ky..

 O LostT o Tropizma o 97 o Njeriu_pa_cilesi o SMR dhe te gjithe te afermit e mi kudo si te ndodhen:

Po nashti, pas ketij emisionit, si do ta perkthejme titullin e "The Waste Land"??

tok`e shkrumbuar, nji kacidhe metri per bacen, nji cantim (njesi paraje kjo) derhemi kaplloqes.

losti i ka ra m'kok me tokeshkrumbuar po tokexamun gjithashtu muj t'ish (na ish c'na ish, qyteti sdikuish) o jerusalem, its the later day enclosures (a ka pas naj term per amebat qe hanin veten me pseudopode?)

Mua me vjen gjynah per ate gocen e PR (perveçse per te gjithe ne dmth ) smiley

Pashe ca pjese nga emisioni i ketyre te rinjve -- c'te thuash? -- jam speechless. Bir Selman i nenes, ... 

Me keta "trimat" e rinj te politikes, ai vend dhe ata njerez e kane te garantuar vuajtjen edhe per 40 vjet te tjere. Seriozisht nuk eshte se dua te tregohem cinik, por, jane keta e ardhmja e politikes shqiptare, keta politikalamaner? Jane keta qe do te perfaqesojne dhe mbrojne interesat e Shqiperise ne bote? Ne ta, une nuk pashe asgje origjinale, asnje mendim qe te reflektoje maturi e sens, vec kopje te shemtuara (jo fizike) te lidereve perkates. Eshte vertet per te ardhur keq!

Suksesi ne politiken e nje vendi, ashtu sikurse suksesi i nje ekipi futbolli, garantohet nga krijimi dhe trajnimi i ekipeve zinxhire. Nuk mund te justifikohen "autogolat" e ekipit te te rinjve me humbjet e skuadres te "te rriturve".

 

 

Ok, jam ne degjim e siper (nga mesi lol) te debatit tek opinion, mu desh ti ul pak zerin pc se u be si kakofoni aty. Une besoj se niveli i ketij debati, qe eshte shume i ulet dhe banal, nuk reflekton formimin dhe kapacitetin intelektual te ketyre te rinjve qe jane shume me te pergatitur. E konsideroj kete debat si shkembime thikash mes miqsh te vjeter. Urime te gjitheve dhe shpresoj te mesojne nga gabimet ne kete debat te pare. 

Une besoj se niveli i ketij debati, qe eshte shume i ulet dhe banal, nuk reflekton formimin dhe kapacitetin intelektual te ketyre te rinjve qe jane shume me te pergatitur.

Jo, a., ky debat nxorri ne pah njeriun, vogelsine e tij, vulgaritetin e tij. As pergatitja e mire dhe as kapaciteti intelektual nuk ka arritur t'i jape vetepermbajtje, integritet dhe respekt per dinjitetin e tij ketij njeriu. Dhe, me e trishtueshmja, ky njeri do jete pjese e elites politike per 30 vitet e ardhshme.

T_red, ti dhe Tushja duhet të bëni shyqyr që ka nga kjo rinia tjetër... se ndrysh nuk kishim për t'ju dash kaq fort ju të tjerave smiley

Për të ardhur keq!
Imagjinoni një parlament me këta deputetë...

Më mirë Sala!

dolem te nji llaf i vjeter i imi (per shkrimet e Spiropalit)... keta te 'rinj' u bejne shume dem te rinjve.

 

O Z-t...une vej shall edhe pa mbaruar juridik. Ishalla nuk me kapin.

UA THOM U!

Ajola Xoxe NUK KA MEDALJE ARI!

Ajo mire qe mbaroi gjimnazin, se bridhta nga nje makine ne tjetern e linte oret e mesimit. I jati ka shuuuuuume para edhe i ka blere tere notat qe te dali me nota disi te mira ne gjimnaz.

Te dalesh me medalje ari ne gjimnazet e Tiranes duhet te jesh GJENI! Ajo eshte mese e qarte qe s'este gjeni.

Shkollen ne France perseri e beri me leket e te jatin, nuk ka marre burse a ku di une se c'genjen!

Gjyshja qe ju te gjithe doni ta dini, e ka nga e jema edhe ka qene nje balerine ne teatrin e operas e baletit, nga te parat. Plaka e shkrete mund te jete e nderuar se ke qene nder femrat e para artiste, per tu nderuar. Po mbesa nuk duhet te perfitoje ne kurriz te saj, se mbesa ska lidhje me gjyshen. Mbesa e mban veten juriste, jo balerine, c'lidhje ka?

U sqaraut o njerez? Mjaft besuat budalliqet qe genjen ajo me shprese se nuk do ta ballafaqoje njeri.

Qe eshte e lehte, pa pike urtesie e intelektualizmi ajo eshte, edhe per karieren ajo genjen, se nuk del aritmetika. Sa vjec eshte ajo? Sa vjet e beri shkollen? Edhe ka 6 vjet pune me OKB-ra, plus nja 2 me firmen ku eshte? Po sa vjec eshte ajo? 25?, i bie qe te kete mbaruar gjimnazin 12 e shkollen e larte 19 smiley

HAHAHAHA, o zot sa genjeshtare!!!!!! qenka Ajola Xoxa!

Sapo desha t'i pergjigjem pak Perendimit, shoh qe postimi qenka hequr. Kesaj here, me te drejte.

Desha t'i them Perendimit qe, megjithese keta te rinj jane te mjere deri ne dhimbje, ata nuk duhet te jene kurrsesi objekte larje hesapesh apo hyrjesh neper goje thashethemesh. Njerez, hiqni dore nga futjet e hundeve ne jeten e te tjereve. Hiqeni kete zakon te poshter prej njeriu te paformuar, prej meskin.

Nuk e njoh as Perendimin, as Xoxen. Nuk dua te me merzitet tani Perendimi dhe ta marre si nje sulm kushedi cfare kundrejt tij. Thjesht desha t'i terheq vemendjen se keto praktika jane megjithe mend te vajtueshme dhe te bejne qe te ftohesh nga gjithcka.

Merruni me punen, me idete, me mendimet e njerezve, dhe jo me biografite e tyre. Kujt i duhet dhe per cfare sherben qe ne te dime ketu se ke ka gjyshe apo baba Ajola Xoxe ? Nese ajo eshte e ceket sa te nxjerre historite e gjyshes ne pazar, ne te tjeret nuk duhet te biem pre e ketyre meskiniteteve qe te hulumtojme dhe me teper.

A nuk mund te shpreheni qe Ajola Xoxe nuk ia kishte idene debatit, apo qenies njeri, apo qenies "gje e zgjuar", apo dhe thjesht "ndjesise se simpatise" ? A nuk mund te thoni ketu qe me te rinj te pergatitur keshtu, ne vemi drejt e ne mur, pa kurrfare medyshje ? Kaq gje nuk mund ta diskutoni por ne vend te kesaj, te futeni neper qorrsokake pa te ardhme ?

A nuk mund te thoni ketu qe ky 97-ta ia keput ca idiotlleqeve qe s'i mban toka dhe jo qe i ati i 97-es ka qene vrare duke kapercyer nje gardh per te vjedhur kashten e kusheririt ? Kaq e veshtire eshte te permbaheni, djalli e mori ?!

Une po pergenjeshtroj cfare thote Ajola ne televizor para te gjitheve, duke shpresuar qe asnje te mos e ballafaqoje. Kaq.

Une gjyshen perkundrazi ja lavderova. Ndersa ajo jo vetem qe eshte e ceket, injorante, mebdjemadhe, kokeboshe, etj etj, por eshte edhe GENJESHTARE! Politikane te rinj te pa after edhe genjeshtare nuk na duhen, se kemi plot te tjere, prandaj po te nxjerr se ajo nuk e meriton te dali si brezi i ri i politikes. Duke e pergenjeshtruar nje njeri te tille, e ben te mos nxjerri fytyren ne skenen politike me. Skam asgje personale me te o njeri, po ti se ke kuptuar.

Une kete doja te tregoja, edhe me vjen keq kur duhet ta perkufizoj vete idene e shkrimit tim, se ti se kupton dot.

t-red, kam qeshur me lot e kam qare po aq shume. te faleminderit dhe ishalla mos renca ne doren tende... smiley

p.s. dhe te tushes. ;P

A nuk tu duk mbyllja e programit ne menyren me vullgare te mundshme e bere nga dikush qe "qahej" per te rinjte? Nuk besoj se ka rob ne Shqiperi te mendoj se fatet e Shqiperise varen nda Arjola apo Bogdani sot.. Mbase per 10-20 vjete po, por deri atehere do jete nje brez tjeter i ri i cili do te bej te njeten debat dhe do te kemi te njeta shkrime si ky..

Liqen, s'i bie gomarit po i bie samarit? C'lidhje ka shkrimi qe eshte "tekstual" i emisionit? 

Blendi e mbylli dhe beri gabim qe s'e mbylli me pare.  Dhe aq bile e kishin teper.  Kam flliq fjalorin me ato qe degjoja.   

Nuk me duhet mer lal se c'bejne fqinjet, nuk jane zgjedhjet e fqinjeve.  Une qellova qe isha ne Greqi per zgjedhjet e fundit.  Shkrihesha tuj qesh me ta, gallate e madhe.  Por me keta tanet me dhemb mer se eshte vendi im. 

Po me shprese s'do vareshim me te Berisha e Nanoja, ndaj po i shohim.  Nejse, se ia varim vetes xhanem, te drejte ke smiley

O Monda ty jot eme kaq te zgjuar te ka pjelle?  smiley

Apo mesove ti ne jete, punove more eksperiencen e duhur, arsimin e duhur dhe si perfundim je kjo qe shkruan ketu te peshkupauje. Edhe nje here shkrimi i sjelle ne kete menyre, duke shkeput disa fjali vertet jo te hijshme edhe ti paraqitesh si " ke idiote te qaj me pare" eshte e pandershme.

Blendi beri mire qe e mbylli ate emision ( se fundja e ka ne dore vete) por ty te pelqeu menyra si e mbylli? C'fare shembulli dha ai aty? Nese kerkon nivel te larte debati nga ata te rinjte, duhet te japesh shembull te niveli te larte debati.. Aty dukej qarte  Bogdani ngjante si Mini-me Berisha. ajo e LSI si Mini-me Meta dhe tjetra e PR Mini-me Mehdiu.

Shpresoj te kene nxjerre nje mesim kesaj rradhe. Nese nuk gabojme ne kete jete nga do ta dime se c'fare eshte e drejte dhe e padrejte?

Ose si tha ai krushku te dhendri 14-vjecar " Njeriu po nuk u grind nje cik nuk eshte njeri"..   smiley     smiley

Po mer, te gjithe kot ishin per vec Ajoles. Eh mer polic i krahut tjeter.

politika e re ,,, big brother albania ,,, ata ishin jo njerez te politikes se re por ishin laraska te reja ne nje bote te vjeter. turp turp turp per politiken e re

t_red.

Shume e vlefsheme per peshkun.!

Komplimente.

Perseritet shume thena " bir Selman i nenes, ke te qaj nena me pare".

Kush e din se si ka lindur kjo thenie kaq e madhe???

Jane njerez te rinj me potenciale te medhaja qe koha dhe vullneti i mire do t'i ktheje ne realitet.

Te gjithe spekullimet e tjera jane ligesi dhe... pakez cmire natyrisht!

Kete te fundit ne shqiptaret e kemi me shumice! Apo jo?!

Sa shpejt u vjeterun dhe keta pollikantet e rinj!

Mbase, me ate loder, vec ajo valle mund te hidhet. Sidomos kur lodres i bie bosi perkates, te cilin, pa asnje perjashtim, e kishin idhull te gjithe te "rinjte."

 

Nji mungese etike totale gjate gjithe emisionit, por nji gje skuptova per cfare bertisnin mer jahu, per cfare folen. Te gjithe tym qylym.

Pershendetje te gjitheve!

Aj aj aj aj aj!!!!

S'kisha pare ndonjehere shfaqje te tille, edhe operat merren vesht me mire. Rrofsh T_Red!

Gje e shemtuar, por cuditerisht syte naa filnxhan, veshet pipez e fytyra kushedi sa poza mori.

E lum si ne, e lum si ti,

Shqiperi qe s'ke rini...

 

Vallahi, une perveç T-Red qe po e fal se paska nxjerr nje permbledhje fantastike, ju te tjerve ju denoj pa gjyq qe keni pa ket emision nderkohe qe kishte nje emision per Kadri Roshi diku tjeter. Po ky o auto-krim!

Sinqerisht une nuk kom nermen me e pa ket emision se gjysmat e ktyne i njof personalisht dhe e di se sa u vle lekura dhe sa e madhe eshte diferenca midis asaj qe thone ne emisione te tilla dhe asaj qe thone ne privat. Kjo eshte edhe gjeja me e neveritshme ne kete mes. Dhe jo per faj te tyre me shume se sa per faj te diktatures se ushtruar nga lideret e partive ne fjale. Ketyre "te shkretve" u vijne urdherat me sms nderkohe qe jane ne emision (per kete di raste konkrete nga Berisha dhe Rama se per Meten s'e ve ne dyshim po nuk di gje konkretisht). E vetmja pjese "origjinale" e debatit eshte kur keta merren me njeri-tjetrin si individe apo nxjerrin muhabete qe kane bere ne privat. (pra kur e kthejne ne "reality TV&quotsmiley

Nqs vertete Ajola i ka thene Gertit : "Ti me ke thene mua qe Rama eshte e ardhmja e Kombit" ky eshte nje turp i dyfishte. E para se ajo nxjerr ne publik nje bisede private te bere vite me pare dhe qe s'ka ndonje vlere sot se ka shume njerez qe me pak naivitet besonin vertete te Rama para disa vjetesh. Po keta qe e kane kuptuar "gabimin" jane gjithnje me pak "rende" se ata qe vazhdojne ta shtojne hirin para syve te tyre.

E dyta sepse Ajola vete u be "socialiste" kur u lidh me Veliajn, se sa kohe ishte ne shkolle (pra kur bente keto debate me Gertin dhe ndoshta Edliren) ishte militante e PD-se dhe i ftonte njrezit te shkonin ne mbledhjet e forumit rinor te PD-se. (kjo nuk eshte fare private se eshte bere ne ambiente publike si shkolla "Petro Nini&quotsmiley

Per mua ketyre u ka vdek, nqs kane pas, idealizmi dhe jane sot ne politike per te ul moshen mesatare dhe jo per te sjell diçka te re. (imagjino se sa vend ka politika e re kur perfaqesohet nga Rama) Une nuk pres me nga keta (dikur edhe prisja ne fakt), qe t'i thone shefave te tyre :

"Degjo se une nuk jam ketu per te te bo fresk ty siç mund t'i kesh bo ti fresk anetarve te byrose dikur!" (Jo per ideal te partise qe nuk e kisha per Berishen! Me vdekte Gramoz Ruçi nuk rrej!)

 

E dyta sepse Ajola vete u be "socialiste" kur u lidh me Veliajn, se sa kohe ishte ne shkolle (pra kur bente keto debate me Gertin dhe ndoshta Edliren) ishte militante e PD-se dhe i ftonte njrezit te shkonin ne mbledhjet e forumit rinor te PD-se. (kjo nuk eshte fare private se eshte bere ne ambiente publike si shkolla "Petro Nini&quotsmiley

 

Ia permenden ne emisionin e Fevziut, por e pergenjeshtroi shuuume e indinjuar. Mos ka qene ndonje sozie, more! smiley

 

Edhe une do e kisha vene ne dyshim si info nqs nuk do ma kishin thene disa vete qe kane qene prezente dhe qe u digjte se vete benin "reklame" per mbledhjet e FRESH-it na ate kohe. (bej autokritike per disa nga shoket dhe shoqet qe kam, hahahahahaha)

Përshëndetje e mirësejugjeta smiley>>

Megjithëse më mirë po iki, se me sa po ve re ketu "të rinjtë" nuk u priskën me shumë qef. smiley>>

Argumente? ; keni dhënë plot aq sa ma mbushët mendjen se vërtet këta politikanë të rinj duhet të ikin me vrap, se ja ku jeni ju të gjithë që ja vleni ti zëvendësoni, gati duke i mëshuar vijës së startit, por nga mungesa e forcës vetëm tym bëni. >>

Ajo që më habit nga debatuesit e rinj këtu është forma ziliqaro e verbër për të analizuar debatin e parë që iu dedikua te rinjve në politikë. >>

Le të fillojmë: A ja ia arriti debati ti përgjigjej pyetjes së cilës kishte parashtruar? Une them jo. lace wsmileyt="on">Polace> cilat ishin arsyet?>>

1. Blendi Fejziu, duhet të kishte moderuar më mirë. Unë mbaj mend që vetëm një pyetje bëri në fillim të debatit, dhe brenda kësaj linje shumica e të pranishmëve nuk foli keq.>>

2. Ajola ishte një zhrumë e pandërprerë në sfond e cila shpërqëndronte të gjithë bisedën.>>

3. Ajola nuk përdori asnjë argument dhe nuk kishte asnjë tezë për të mbrojtur përvec faktit që nuk ishte politikane, që në këtë rast nuk kishte lidhje me temën. Patjetër që pas këtij debati, gjyshja e saj ka një reputacion në rritje. smiley>>

4. Arbi Mazniku që pretendon se ka trajnuar gjithë Shqipërinë më kulturën e debatit, dështoi t'ia dilte në debatin e tij personal. Kjo pasi ndoshta e kishte të vështirë të merrte fjalën nga aleatja e tij plot hire, e shumë e inatosur smiley>>

Në linjën që mori debati në fakt, mendoj se pjesa tjetër që nuk përmenda më lart ia doli më së miri, dhe Z. Bogdani nuk ra në grackën e personales që është një gjë mjaft pozitive, pasi kjo do të kishte ulur akoma më tepër nivelin e bisedës. Patjetër që ata do të mbajnë qëndrime politike,pasi përfaqsojnë një entitet politik dhe për këtë arsye dhe ishin ftuar. Mua më duket e çuditshme që të dialoguesit e mësipërm ndjehen të tradhëtuar. Presionet që një ri mund të bëjë për të sjellë ndryshime në politikë ekzistojnë, por sigurisht këto janë të brendshme dhe reflektohen si një ndryshim i të tërës në parti. Unë mendoj se këto janë akoma më efektive se trumbetimi i ideve utopike personale, pa ndikime brenda. >>

Unë them se të rinjtë duhet të inkurajohen sidomos nga bashkëmoshatarët e tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë do të forcohet roli i tyre në arenën e politikës. Le ta mbështesim dhe Ajolën, se kur ia ka dalë ajo ka më shumë shpresa për të gjithë. Po në fakt ajo smund të thotë së ia ka dalë pasi puna matet me rezultate, dhe kishte aty në panel persona si Bogdani që rezultate ka mjaft e mjaft të mira. >>

>>

Hajde paqe e lumturi për të gjithë gjyshet e nënat në botë. Rroftë 8 Marsi smiley

> >

te vret syte ky shkrim.....

Te shkruash bold cdo fjale eshte ti bertasesh ne fytyre bashkbiseduesit.

Me qete,

Shnet

Me fal, mungesa e pervojes. Nuk e bera me "qellim" 

Po patjeter, drita e forte te vret syte smiley

NOMATTER,

Te gjitha ato qe ke shkruar jane te sakta si argumenta po kane nje problem te vogel, thelbin e futjes ne politike te ketyre te rinjve. (po flas ne pergjithesi dhe jo ne veçanti). Ti e trajton muhabetin duke u nisur nga deshira e mire per te besuar se keta te rinj ne politike jane futur per pasion. Kurse ne qe shume shpresa kemi pas te nje pjese e ketyre, kemi arrit ne konkluzionin se per ta posti apo deputetlliku eshte kthyer ne obsesion.

Pastaj une nuk pajtohem dot me futjen ne politike te njerzve qe s'kane kalu nje here nje interviste pune (dmth qe s'kane punu asnje dite ose kane bere pune fiktive se jane familjaret e ketij apo atij)

m'dita,

me se fundi e pashe dje tek klani kete "debat". Po c'zhurme qe behej ne pjesen me te madhe.  Nuk e kam problemin tek fakti qe ata ishin atje per te mbrojtur pikepanjet politike te partive qe perfaqesonin, sepse per kete qellim ishin ftuar, por si i mbrojten keto debate eshte ceshtja.

Kemi folur pro e kundra ketu ndaj tyre dhe shume jane bere pak te verber ne menyren se si i shajne apo i mbrojne. Besoj se duhet te jemi me shume objektive.  Si mund ti mbrosh kur nuk treguan asnje kulture debati, si mund te thuash qe jane ndryshe ne jeten e tyre private dhe ndryshe ne TV, mos kane bipolar disorder? Mund te kishin bere me shume per cdo parti qe perfaqesonin duke u sjelle me me respekt ndaj njerit-tjetrit dhe mendimeve te tyre. Si mund te te punesoje zyra me e mire avokatore kur je e pasjellshme, nuk di te ndjekesh nje rrjedhe logjike te foluri dhe te mos tregosh nje maturitet e vetepermbajtje qe eshte e nevojshme ne kete fushe?

A mund te behej me mire? Sigurisht, por ndoshta kjo ceshtje duhet pare edhe ne prizmin se pse nuk u ftuan te gjithe kryetaret e levizjeve rinore te partive, dhe jo disa perfaqesues qe ne disa raste nuk kishin lidhje fare me keto levizje rinore. 

Nuk besoj se jemi te ashper me ta, e duam vendin, jetojme jashte, por mendjen aty e kemi, jemi me shpirt te shqyer ne kraharor per ta pare me mire.

 

Babi im ësht demokrat,
më i forti në pallat
në mitinjgje ai shkon
zgjedhjet të reja kërkon

Refreni(2 hër&eumlsmiley
Veshim kombinoshe
ngjyra kaltëroshe

Socialist unë babin kam
dhe punon në një doganë
shokë e miq i ka të tërë
qeverisë me bazë te gjerë
është goxha burë

se çan by*ën kurrë
ne hamë akullore

babi ka dashnore

Kur te ritemi edhe ca
do bejm vepra të mëdha
socialist e demokrat
koka poshtë e b*tha lartë

ne pushtet do hypim,

rruspa do të shtypim
pushtetin se japim,
mos na çani trapin

Edhe pse të vegjel jemi
për mitinjgje zemër kemi
ne botë jemi në vënd të parë
të dhjerë jemi por krenar

Refreni (2 her&eumlsmiley

Ritemi të lumtur
nëpër baltë e pluhur
la la la la la la

ata te gjithe ishin nje tufe konfuzesh te llastuar qe nuk dine cfare eshte jeta ....jo me politika... per te ardhe keq...

perfaqsuesit e ardheshem te politikes shqipetare...scary

Pas menderes te hedhur ne Tv paska ardhur edhe ketu era e qelbur qe leshoi Xoxa duke i asfiksuar te gjithe te pranishmit e me gjere smiley

Gjithsesi me vjen mire qe kukulla kapricioze tregoi se sa vlen por mbi te gjitha se cfare nuk duhet lene te beje ne jete. Une sinqerisht mendoj se eshte gjynah qe ka marre ate rruge ne jete, po te kishte marre rrugen e velinave te Fiksit do te vlente per dicka me te kendshme.

Sa per politiken, ne qe shpresonim qe me ne fund iu dha rendesi te rinjve te ngjiteshin ne tempullin prej nga kane kaluar te gjithe KOKAT e politikes, mbetem te zhgenjyer. Do i sygjeroja Fevziut qe t'a perseriste edhe nje here ate emision duke zevendesuar Kukullen e inatosur, ne menyre qe ne si shikues te mos na dhunohet e drejta per te degjuar gjera interesante nga perfaqesuesit tane ne politike. Ndihem i dhunuar si degjues dhe si i interesuar per te ardhmen e vendit tim qe shpresat e nje brezi te shkermoqen dhe te quhen mundesi te humbura vetem se Xixellonja (Xoxa) kishte nje kunj me Bogdanin. Aq me teper e peshtire behet kjo situate kur i thonte se e kishte shok prej 10 vitesh dhe i thonte qe mezi kishte pritur rastit te ishte perballe tij. Nje njeri qe e ke shok nuk pret t'a takosh ne debat televiziv por e takon ne kafe. Ndryshe nga te tjeret qe kane shkruar me lart, nuk e quaj nje deshtim pjesemarrjen e ketyre te rinjve ne politike. Ata te rinj qe ishin ne studio do te marrin kreditet e tyre politike edhe ne baze te asaj qe u tha ate mbremje.

Biseda rreth sferes personale e uli ne toke nivelin e bisedes dhe na neveriti te gjitheve per instrumentalizimin qe i beri ekranit Xixellonja. A eshte Xixellonja nje model per t'u ndjekur?

Megjithate une pashe nje skenar te thjeshte ne ate emision. Nga njera ane ishte maxhoranca, e qete, e sigurte, mosperfillse ndaj provokimeve, nga ana tjeter opozita cjerrese, shkelmuese qe sillej verdalle si mushkonje e telekomanduar nga celulari, aleatet e maxhorances qe nuk e kane zerin aq te forte sa te merren ne konsiderate dhe LSI-ne qe kerkon hapsira dhe vemendje me cdo kusht aq sa cohet nga poltrona dhe u del kamerave perpara smiley

Problemi qekan politikanet e vjeter, me sa kuptova ketu.

Jo politikanet e korruptuar, hajdur, maskarenj e te pandershem. Jo, ata te vjeter.

Po kjo e PS-se me pelqeka. Te pakten ka nje fare pasioni brenda.

ami, jam dakort me ty per Xoxen, por vertet mendon qe "pozita" ishte per tu lavderuar??!!! Ajo qe pashe nga pozita ishin sozite e jozit dhe sales qe kurre nuk pergjigjen drejt, vetem perdorin cinizem. Vertet mendon qe mecani eshte e ardhmja e politikes???? Aman, me qafsh, mos me thuaj PO se e shita eshe ate cike shtepi qe kam atje.

Booooooo, flisnin te gjithe ne nje kohe; si ja dilnin, xhanem....

Ka lezet ktu ke PPU, flasim me rradhe, e nigjojm tjetrin deri n´fund.... A e imagjinoni  PPU te ftuar te studio e Fevziut!?!!

 

Po se ketu eshte Peshku pa Uje Meco, po te ishte Peshku Me Uje e shikoje ti...

 

Megjithate une pashe nje skenar te thjeshte ne ate emision. Nga njera ane ishte maxhoranca, e qete, e sigurte, mosperfillse ndaj provokimeve, nga ana tjeter opozita cjerrese, shkelmuese qe sillej verdalle si mushkonje e telekomanduar nga celulari, aleatet e maxhorances qe nuk e kane zerin aq te forte sa te merren ne konsiderate dhe LSI-ne qe kerkon hapsira dhe vemendje me cdo kusht aq sa cohet nga poltrona dhe u del kamerave perpara Smile

Ami,

ky deri tani ka qene nje nga komentet dhe analizat me te papare per emisionin. ndaj plotesisht te njejtin mendim

T-Red pergezimet e mia te sinqerta,

Sot neper gazeta kishte nja ca editoriale dhe analiza per kete debatin, po ky i joti eshte padyshim me i miri dhe ne shpirtin e duhur.

 

P.S. Nuk e di por me dukesh "dore e njohur". Mos valle ke qene "tea time" dikur?

 

meco,

nese ne do te na ftonte Fevziu, se pari do te kishte shume lidhje satelitore per te bere te mundur perfshirjen e atyre qe nuk do te mund te vinin dot ne studio.  Aida dhe une do te ishim veshur me Ferragamo dhe nallane Louboutin te shndritshme (mqs kemi studiuar jashte), do te kishim varur nga nje varese si sy kau (ekziston kjo shprehje, apo ja kam futur kot) ne qafe, ne vend te medaljeve te shkollave ku kemi studiuar

c'maskimin ti ta besh me emer e mbiemer dhe referenca perndryshe jane shpifje.

Gene, ca e ke emrin ti? Ku ne Ecvrpe jeton? Ca qyetit? Ke vene ti informacion personal qe te ve une? Do te besh ballafaqim ti! Po fshati qe duket nuk do kallauz! Ajola genjen per ekperiences, medaljen e arte e per shkollen si juriste leshi, se ne Amerike pa 5 vjet shkolle edhe 2 vjet ne cases e pastaj te marresh provim per te marr Bar exam nuk te jep njeri diplomen e licensen si juriste.

Ato 4 vjet ne OKB-ra nuk i ka, se s'ka munedsi se eshte vetem 24 vjec. So shut the F up dude!

e morim me rradhe

 

1. une nuk po "cmaskoj" njeri dhe nuk kam nevoje te identifikohem. Ti duhet te identifikohesh kur jep infomacione nga jeta personale e nje personi (jo per dekuksionet aritmetike)

2. mua me intereson shume pak te njoh eksperiencen e ajoles apo gertit pasi mendoj te kem aq kulture te pergjithshme sa te di ti vleresoj per cka thone e bejne sot dite pas dite. (nuk kam nevoje pra per certifikimin e profesorit te tyre te matematikes apo te procedures penale dhe as per vulat ne librezen e punes - se une nuk do i vleresoj nese jane juriste apo inxhiniere te zote por "thjesht" si politikane)

3. i gjithe debati ishte nga ata qe behen mes miqsh ne tavoline pas nja dy gota vere dhe ne kete kontekst (edhe pse i papershtatshem per nje debat publik) duhen bere vleresimet (aq me teper po te mendosh se diskutimi ka shume mundesi te kete nisur perpara se te ndizeshin telekamerat)

 

Po ta mendosh mire, diskutimi ngjan pak ne strukture me ate te blendit me spiropalin tek emisioni i ypit 

1. O naiv, kur nuk di as aritmetike, mos diskuto se duket qe ske ti kulture.

2. Ca miqsh ore, Ajola po ofendonte Gertin "O Genjeshtar, ti genjen! Je bere lolo e kryetarit te partise tende, ti me ke share, po une te njoh te njoh te fejuaren". Ca miqsh ore, ata vetem miq nuk ishin. Ca tryeze thua me, e pe videon apo flet kot se ke nevoje per vemendje.

3. Sme intereson se cbehet para se te ndizeshin kamerat, se ne ishim te shikonim mendimin e tyre si politikane te ardhshem, jo inatet e tyre personale. Te flasesh per gjerat qe njerezit nuk i dine duke mos i sqaruar ne rradhe te pare esht einjorance edhe ulu nivelin e tyre.

U sqarove ndonje cike?

Smu pergjigje, ku ne Evrope jeton, se pastaj une arrij te kuptoj nga te vjen ky naivitet.

Te kerkoj falje! Jam naiv dhe shpesh harroj qe ketu mund te shkruaje kushdo.

 

Keine Widerrede Mann, weil ich ja sowieso gewinn,
Weil ich ein Maeeedchen bin... weil ich ein Maedchen bin, weil ich'n Maedchen bin....

O Monda ty jot eme kaq te zgjuar te ka pjelle?  smiley

Apo mesove ti ne jete, punove more eksperiencen e duhur, arsimin e duhur dhe si perfundim je kjo qe shkruan ketu te peshkupauje. Edhe nje here shkrimi i sjelle ne kete menyre, duke shkeput disa fjali vertet jo te hijshme edhe ti paraqitesh si " ke idiote te qaj me pare" eshte e pandershme.

Blendi beri mire qe e mbylli ate emision ( se fundja e ka ne dore vete) por ty te pelqeu menyra si e mbylli? C'fare shembulli dha ai aty? Nese kerkon nivel te larte debati nga ata te rinjte, duhet te japesh shembull te niveli te larte debati.. Aty dukej qarte  Bogdani ngjante si Mini-me Berisha. ajo e LSI si Mini-me Meta dhe tjetra e PR Mini-me Mehdiu.

Shpresoj te kene nxjerre nje mesim kesaj rradhe. Nese nuk gabojme ne kete jete nga do ta dime se c'fare eshte e drejte dhe e padrejte?

Ose si tha ai krushku te dhendri 14-vjecar " Njeriu po nuk u grind nje cik nuk eshte njeri"..   smiley

Liqen, pse mi zemer eshte e pandershme?  Po pse ndershmerisht po flisnin gonxhet pardje?  Po pse, ndershmerisht apo ndergjegjesisht te pelqeu ai prezantim/perfaqesim i "rinise politike" shqiptare?  Po si mer Liqen, te rrije tjetra urte e bute, me nje buzeqeshje te tipit "ehhh, c'harxhoj kohen une ketu" (se s'du me flliq gojen) dhe te kete fytyre po vesh me vesh te thote partia ime eshte e "liderit te mrekullueshem Mehdiu" kur sa u mbush viti i Gerdecit ... C'ti thuash asaj femre?!  T_red eshte treguar bujare per Zotin.

Apo ajo e LSI, qe gjoja me e pafajshme se te tjeret, dhe mbi te tjeret derisa u ngrit "mbi ta".  

Ajola, eh, Ajola ... nuk shkruaj me per te, s'ia vle as teoria konspirative.  Mgjth sipas te rejave te sjella nga Koth, me bereqet qe ajo pune.  Gjithesesi, jo takt anglo-sakson qe s'kishte nga e gjente cupka, por as mjeshteri franceze te fjales s'kishte perfitu. 

Per Bogdanin, u ezaurua ky muhabet, aq sa dhe THP i ka heq vizen lol

Juela e nisi dhe e bitisi me nenen parti, e ndermjet u lidh e u be gongel me shall e ca gjera te tjera.  (Rinia eshte e lire se eshte ne Nato m'u fiksua keq.)

Arbi, qe mund te kishte thene me shume, nuk tha.  Dhe qe per hir te asaj "partie te re" s'kishte pse fliste as per sharje, as per ofendime, as per kulete.  Por mund te thoshte cfare keni bere ju (partite e vjetra) e cfare mund te bejme ne.  Ne piken e diskutimit te Bushit, mund t'i ishte kthyer Bogdanit dhe e bente per nje lek po te donte/dinte. 

Per Blendin, po hic fare se me beri pershtypje, bile u vinte sipas hakut. 

PS: Liqen, tek Fejziu nuk isha une, dhe sic thame, fatet e popullit nuk varen nga peshqit lol.  Ime me, dhe im ate ben te tyren, pastaj e mora veten n'qafe vete smiley.  Plus qe si e lame me lart?  Me zor po varim veten, jo me popllin smiley

  

Ti Monda qe flet, di aritmetike??Po medalje ari ke?  U bere ti!

Irushe, s'u bera mi s'u bera!  Bera siku u bera smiley

PS: Ama gjyshja ime ka gatu per partizanet smiley

U frymezova nga Ylli Baka smiley

PS: u gdhive komunist dhe po ngrysesh ballist Jul Protopapa? smiley

Kam arritur ne perfundimin qe te gjithe qe kane flamurin e Evropes se Bashkuar, jane nga G99 dhe sjane ne asnje vend tjeter vecse ne Shqiperi. Por meqe Shqiperi nuk eshte ne Evropen e Bashkuar, keta jane ne nje vend imagjinar smiley)

E vertete Iris e Gene? Jeni gje moderatoret e PPU-se ju, qe me sa shof heq lirine e fjales nese eshte kundra G99? Ju lutem MJAFT! mos mi hiqni komentet pra, MJAFT! smiley)

Kam arritur ne perfundimin qe te gjithe qe kane flamurin e Evropes se Bashkuar, jane nga G99 dhe sjane ne asnje vend tjeter vecse ne Shqiperi.

 

Kësaj i thonë të 10! në matematikë.

Perendim ik se s'na the gje dhe ti me dy diploma. Qe Ajola s'ka mendalje ari ne gjimnaz e dime, se ajo tha vete qe e ka ne universitet jo ne gjimnaz, s'kishim nevoje qe te vije te na hapje ti syte smiley

p.s: Per G99 ke te drejte, mua dhe genes na dhemb zemra me shume. Monda mos te te ngelet hatri, ti s'ke flamur me xixa!

Ne fakt une sapo i bera gati trinitrinat

Sondazh i vogel (jo prestigjoz te kuptohemi)

Cila ishte per ju thenia dhe/ose thagma e emisionit?

1) Une ve cfare shalli te dua se jam juriste

2) te rinjte shqiptare jane te lire se jane ne NATO

3) ketu e vetmja alternative jam une

4) Modeli i liderit te suksesshem ne Shqiperi eshte Fatmir Mediu

5) nje tjeter (ju lutem specifikoni)

P.S. Sqarim per metodologjine: Autoret e sondazhit jane kufizuar ne zgjedhjen e vetem 1 thenie per personazh. Per kete arsye thenie te tipit "gjyshja ime eshte nderi i kombit" apo "une kam medalje ari" mbeten jashte.

 

 

1) Une ve cfare shalli te dua se jam juriste smiley)

Po com'on na le te themi edhe "une jam shume e zgjuar" smiley)

sondazhi eshte i manipulum

 5) nje tjeter (ju lutem specifikoni)

Une vij nga nje familje me gen te lashte... dhe autokton!!!! smiley

 

 

mrroklla rrofsh qe ma kujtove kete thagme smiley  Pellazg djali, s'ke c'i thua.

Monde, po ate e kape kur ky "koferecjeri" i thote, nuk e di se kujt: duhet te kishit marre celularin me vehte ketu ne emision! smiley

 

I say, chaps!

Why don't you all bring a cow bell and see who is the better musician! 

Monty Pithon!   

pèrse njèsia bashkiake ku èshtè kryetar Gerti Bogdani mbledh vetèm 4% tè taksave qè duhet tè mbledh??- ...tek kjo pyetje filloi i gjithè ai lesh-mash...dhe si pèrfundim nuk u dha pèrgjigje!!di njeri ti pèrgjigjet kèsaj pyetje, apo èshtè mashtrim ky?

filloi gerti ti jepte pergjigje 2 here po nuk i interesoi askujt.

 

gjithsesi lemshi filloi pa thene mirembrema

Sepse pjesa me e madhe jane "demokrate" dhe si te tille e kane per nder te mos paguajne taksa. Jane mesuar si ne kohe te Enverit ose mendojne se ky (gerti) eshte i yni dhe nuk na i kerkon taksat.

nese kjo ceshtja e taksave lidhet me shkeljen me flagrante te te drejave mininale te shtetave ne shqiperi, atehere meriton nje teme me vete qe ti berber mund ta trajtosh mire.

Mos ndoshta bogdani nuk i refuzon leshimin e certifikatave te lindjes atyre qe nuk kane paguar taksat?

Jo per gje po per certifikatat po flisnin kur doli ne skene kjo ceshtja e taksave.

Eshte per tu lemeritur fakti qe ne shqiperi te refuzohet dokumenti themeltar i identifikimit nese nuk ke para per te paguar taksat bashkiake.

Ketu ne itali e provoi nje gje te tille nje kryetar komune dhe desh perfundoi ne burg. E ne fund te fundit ai i shkreti i kish thene sportelisteve ta conin katunarin te kryetari qe te bisedonin perpara se te merrte dokumentin (nje presion i vogel psikologjik)

 

Buke per MJAFT kjo.

 

Nje verejtje keshtu... si jashte dhe brenda teme...

Vajzat qe marrin pjese ne kete program, mos kane injektuar pak "botox" ne fytyre?!

OMG... jane teper, teper te ngurta. Edhe djemte gjithashtu, por lehtesisht me pak se vajzat

 

Ushtrimi N°1:

Dil para pasqyres dhe thuaj disa here ne menyren me seksi dhe te shkujdesshme te mundshme:

"Kupa me kapak - kupa pa kapak!"

 

Hej cuna dhe goca... a e ndiqni televizionin amerikan apo jo?! Aktrimi politik eshte art me vete dhe si cdo art ka nevoje qe se pari te mesohet dhe pastaj te praktikohet. Por kam besim se me pune dhe mund do t'ja dalin!

Kjo fjasko e pare publike do te jete nje mesim i mire ne kurikulumin e tyre politik.

E di si duket nga gjithe ky diskutim...?!

Sikur po behet nje rit eksorcizmi mbi Gerti Bogdanin... "O Gerti..."

S'e kuptoj pse e gjithe kjo duhet te behej televizive?!

Ish-miq qe kane zgjedhur karriera te ndryshme politike - A nuk mund te takoheshin ne nje bar per t'u sqaruar?!

Emblematike riti eksorcist i vajzes se PS-se: "O Gerti, por me te vertete i beson ato qe thua?!" dhe pastaj... "Ne njihemi prej 10 vitesh" (e perseritur disa here pergjate emisionit)

Sepse kam pershtypjen se nga te gjithe, Gerti po ben me mire punen e tij ne kete emision, sado patetike qe te duket.

Me te vertete djal i zoti! Nuk i dridhet qerpiku!

Per te tjeret: Njerezit nuk ju votojne sepse ju shohin duke qare para telekamerave.

Njerezit duan njerez qe ofrojne siguri. Duan lider! Jo qarramane!

Shume patetike strategjia (nese mund te quhet e tille) e vajzes se PS-se per te nxjerre ne shesh te gjitha prapaskenat miqesore e familjare.

Une nuk do t'i jepja voten nje njeriu qe tradheton miqte: Nqs. nuk mendon dy here per te tradhetuar miqte imagjino se sa do t'i duhej per te me tradhetuar mua si votues.

Shume keq vajza e PS-se.

PS1: vajza e LSI-se duket si spot publicitar. Se ketu nuk eshte diskutimi i titullit te emisionit, por "Ekzorcizmi i Bogdanit permes qurravitjeve te shoqes se ngushte te te fejuares se tij"

Mishi... puckuriza, puckuriza!

Po si ju prishi Shqiperia keshtu more njerez?! E kam thene... Shqiperia eshte si ishulli i Lost-it... purgatori ku gjithe makthet marrin jete!

PS2: Seksi republikania. Sikur te kishte edhe pasuri te paluejtshme, do te ishte gruaja ime ideale.

PS3: Zedhendesja e kryeminstrit duket si e plakur para kohe.

Politikani i ri me i arrire deri me tani ne Shqiperi. Mbiemri nuk eshte thjesht nje opinion.

Gerti Bogdani eshte personazhi ketij filmit ketu njerez (qe nder te tjera mua me pelqen shume):

http://www.youtube.com/watch?v=iBELC_vxqhI

PS: Dhe se c'kam nje siguri qe ai kete film e pelqen shume, (ma ka thene shoqja e goces se tezes se halles se tij).

Nje karikature e shpejte per secilin nga politikanet e rinj:

Juela Mecani > Shoqja Nafije
Gerti Bogdani > Protagonisti i "Thank You for Smoking"
Ajola Xoxa > "Liza ne boten e cudirave" apo "Bota perrallore e Amelie"
Arbi Mazniku > "Lubonja Wanna be accidentally (but why?!)"
Erisa Xhixho > "Moana Pozzi Revival"
Elkida Sinani > "Carla Bruni"

Pseee...???!!!

Jo... e gjithe kjo therret per meshire!

I keshilloj te majtes kete librin ketu.

"Don't think of an elephant" nga George Lakoff

Jo llafe pa fund o njerez... por "key words"

Eshte nje shans i madh qe ju jepet per te folur ne oret me shikueshmeri me te larte ne nje televizion kombetar.

Nuk mund ta harxhoni me muhabete bari.

Ju lutem'!!!

Objektivi eshte nje gje - instrumentet per te arritur objektivin jane nje gje tjeter!

Ma bejne mishin puckuriza puckuriza... klithmat e Xoxes

Zemer shko qaj diku tjeter... tek shoqja jote me e ngushte pershembull?!

P A T E T I K E ! Te gjithe!

 

Ah t-Red, s po te shaj se s'ke faj ti jo

Kam faj une qe ta kisha hap peshkun me pare, s do me kishte ndenjur mendja 3 dite hajt sot hajt neser, po me ne fund e pashe, dhe me thane, por prape e pashe, dhe me thane, po degjon kukudhi ?

Po pse e hape peshkun pasi e pe dhe si e pe do pyesni ju. E pra peshkun e hapa se degjova Bogdanin qe i thoshte Jueles shko shko te peshku...se eshte me mire se te Panorama

shkurt,

Po mire mo djema e vajza qe atyre s'ju vjen turp qe dalin ne tv, po si s ju vjen turp juve qe na i quani te rinjte ne politike (politika e te rinjve ?/ te rinjte e politikes, si ta doni)

ose qe e shkruani, ose qe e analizoni e per me shume skandalizoheni.

Po c te rinj zeza e c politike zeza mor aman. Po pse te rinj jane ato qe futen ne parti te berishrave e ramrave e metrave (atij te katertit ne bronz s po ja permend emrin se po na plas ndonje gje tjeter). Po pse mo politike bejne berisha e rama e meta (dhe i i katerti qe ububu) ?

Po pse mo te rinj jane ata, po c politike do bejne ata ditezinj qe ju rente politika ku mendojne se kane hyre e i shpelafte sic i ka perlare e shperlare nga trute e kokes e nga kokrrat e truve.

Po si s ju vjen turp disave ketu qe ju vjen turp qe na identifikohen me gjallesat levizese te opinionit te Blendit. Po pse mo njerez ka akoma te rinj sot qe besojne ne ato parti e c ju vjen e shkon nga pas me shkronja e numra. 

Po tek e fundit s ka faj blendua qe ia nisi te talle menderen dhe me ne se nuk i doli me pleqte tane qe i mbaroi e i firosi e na i keputi na i beri per spital.

Jo more se s jane ata te rinjte shqipare. S jane as te vjeter.

Ata thjesht S'jane.

Ok!

Sapo mbarova se shikuari te gjithe emisionin!

Zgjati nje cik sepse m'u desh te shkoja te villja ne banjo here pas here!

Atehere...

Persa i perket te pavendosurve... fiton PD-ja per qartesine e mesazheve dhe aftesine per te sfumuar kundershtarin...

Por...

Do ishte nje zgjidhje e mire sikur te gjithe pjesemarresit ne kete emision...

te benin nje arakiri ne grup!

Do te ishte kontributi me i mire qe mund t'i jepnin ketij kombi!

Aman si bani, a thu se ju ra si bombe kjo gja, a thu se asht gja e re.

Ja do ngjase nje jave kjo ngjarje, nje jave Pangoja,nje jave Skenderbeu,nje jave autori i ndonje tregimi per tu vene ne kryq, etj etj ....

Them se 98% e te ''indinjumve'' te peshkut sapo te ktheheshin ne Shqiperi sikur u kthyne keto niperit e mbesat e gjysheve te mira do te ''si eshte vendi behet kuvendi''

 

Jashte teme.

Shume e shtrenjete ajo studioja e Klanit,per emisionin Opinion,as BBC, nuk e besoj te kete nje studio kaq te shtrenjte si ajo e Klanit.

Kam pershtypjen se gazetaria e shout ,me shume duket (Show off) ,se sa eshte,  ne te vertete!

THuhet se fjala duhet te ngjise diku,mirpo kur nuk ngjit, fjala rrotullohet,24 ore ne dite rrethe vetes.Keta gazetaret ,dhe analistet duken shume te kamur,ne krahasim me "ate" popullin qe keta duhet ta ndryshojne!

Nje cop gazetar/e,duket shume i picpillosur!

Shume fytyra politikanesh dalin ne menyre rotacioni,ne cdo kanal Televiziv,dhe perserisin veten,kudo qe shkojne! Se sa efektive jane keta personazhe,dhe keta gazetare per ato qe thone nje zot e di.

 

Nga i marrin gjithe keto para yahoo.Se azgje nuk ndryshohet!

 

uau...cfare censure...shkruajta ca goxha refleksione mbreme...sot mi kane fshire.

Po pse a te vrare?As ofendova njeri,as perdora fjalor banal.Gjith seriozitet une i shkreti...Thashe shyqyr qe gjeta nje vend ku mund te shkruash mendimin tend lirshem...E kisha per here te pare une i shkreti...Apo...mos eshte i MJAFTIT ky PPU?Se ngaqe thashe ca gjera per zonjen Xoxa(Veliaj)

Po te verteten thashe,ore...ose te pakten te verteten ashtu sic e mendoj une.Cfare do mbuloni ju:qe Ajola aty skishte shku si politikane,po kishte shku per te sulmu Gertin?Po e tha vete,ore lum vllai!"Shyqyr qe te kapa"i tha.Hajde privilegj,hajde.Te shkosh ne TV,per te zgjidh inatet e tua personale(dynjaja nuk shkojne dot neTV as per probleme jetike)

Kush humbi ne kte mes?Gerti?Jo,se ai ariti ta kontrollonte vehten dhe s'ra ne gracken e Ajoles.Ajola?Jo,se ajo sa te kete ne krah Erjonin nuk humbet.

Te vetmit humbesa,ishim ne telespektatoret,qe gjithsesi nuk humbem ndonje gje te madhe,vecse nja 2 ore qe pame 1 cfaqje te shemtuar.

Tani e mbylla gojen dhe s'shkruj me se me keni ofendu rende qe ma fshite shkrimin.A-dio

O Emo, po ne i dime te gjitha or ti, pse na ofendon smiley Ne per ti ngjare Obames i futim ca portrete alla Obama ne shtyp, po pati mundesi edhe ndonje seance bronzimi per tu nxire pak dhe kaq, ça do  me shume ti? 

ç'ti besh? Kur nuk qan dot, qesh. 

skandal, skandal, skandal. ve perjashtim te maznikut (dhe asaj republikanes qe tha 3 fjali), te 4 te tjeret ishin skandal. kryeskandaloze? juela mecani.

 

ajola: mendjemadhe

erisa:mendjemadhe

juela:mendjemadhe

gerti:mendjemadh

arbi:mendjemadh

missi:mendjemadhe

 

ca u thon kryetaret ketyre tipave?

 

ajola kishte dy argumente: me gertin kane qen shoke (sikur duhej te na tregonte ajo, gjith e mbajm mend gertin me bluze "voto edi rama" ne 2003), dhe se kishte studiuar jashte, ishte juriste dhe jo politikane (pra teresisht jasht teme). erisush xhixhushi qartazi esht e dashura e metes, e 1ta gje vlen per missin republikan, juela nuk esht e dashura e kryeministrit, se saliu ka 20 vjet qe ka lene sek.sin. ndersa gerti me ngjante me beni ecen vete. mazniku cik fare me mir

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).