po të pres akoma, po të pres akoma (akoma moj xhane, akoma)

Të dhënat janë të sakta
Shancet janë të pakta
Në këtë erë biometrike
Atdhedashurie ndëretnike
Ngrohje globale
            Ftohje personale
Njerëzit që i njohim
E më rrallë i shohim
Me filtra në sy e
            sensorë në zemër
Do të presim që dikush të na zgjojë
Do të presim më gjatë se koha
Do të presim më gjatë se jeta
Do të presim shumë kohë pas apokalipsit
Deri në fund të kësaj marrëzie
Do të presim që dikush të na zgjojë
Me aromë në gji
E shije në gojë.
E pastaj do të presim ca më shumë.
  
Do të presim në gettot pa kondoma
Të porsaardhur, të përjetshëm roma
Do të presim me analistët në fetishin më të fundit
Fshikullimin, lezetin e laprës para gjumit.
Do të presim edhe pse fati është vonë
Në këtë takim ku vumë peng të ardhmen tonë
Do të presim në spitale pa shtretër
Lajmin e vdekjes tonë e më pas, ditën tjetër
Do të presim, do të presim, do të presim ca më tepër.

12 Komente

Kush e di sa do i jete bere qejfi solit. Ja kur t'ia hedhe kesaj kenges.

Flor, s'merzitesh ti pse e quajta kenge, e? Po kenge e bukur eshte, po he smiley

Dy vargjet e para shkelqejne smiley

normal qe me behet qejfi qe me permendin emrin ne nje teme te angazhuar qe s'ka humbur asnje grime prej asaj qe boterisht njihet si art. Artistet jane ne balle te shoqerise ka pas thene chairman Ll. smiley

 

Bravo FH bravo. Sec na ka kap nje deshperime keto kohet e fundit, e keni vene re? Te jete ky mot m*ti? Apo e ka fajin situata shoqeroro individuale?

t_red, se kisha per Shqiperine ket kongen. edhe knej kshu eshte bo se fundmi.

Do të presim që dikush të na zgjojë
Me aromë në gji
E shije në gojë.

----------------------------

shije te largeta,provohen vetem ne endrra tashme,very nice!

nice

pike mjalti! 5 ne mungese te 6!

Bravo!

Mbyllje

Do të presim në spitale pa shtretër
Lajmin e vdekjes tonë e më pas, ditën tjetër
pas funeralit tone do ecim te heshtur....

per mua do ishte prefekt

 

 veccoj vargjet:

ne kete ere biometrike

atdhedashuri nderetnikesmiley

ngrohje globale

ftohje personale...

Dhe mos thuj qe s'e parashikova...  smiley   soon thashe, soon....

ma ke bo qejfin. Jom me paragrip te avancum, Floro, dhe kjo erdh tamom. Bashke me cajin e luleblinit.

llahinga

hahaha sa kisha pa e nigju ket llaf smiley

 

Në këtë erë biometrike
Atdhedashurie ndëretnike
Ngrohje globale
            Ftohje personale

Bykyr smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).