Plumberiane

Poet i tradhëtuar

Bën ftohtë përjashta, ai tha,
Merre ndjenjën time triko,
Merr mallin tim shall,
Dëshirat si të linjta,
Dashurinë si pallto
Të plotë përmbi krahë,
Si çizme dëbore
Dy kureshtje të vjetra.

Ajo doli, shkoi
Te shtëpia e tjetrit,
Vari dashurinë
Përmbi portmanto,
Dy duar të huaja me thonj të pakujdesshëm
Zhveshën ndjenjën, kopsat e ngurrimit,
Flakën mallin,
Hoqën kureshtjet,
Hodhën dëshirat copë copë mbi qilim,
Shpirti i poetit shpërndarë nëpër dhomë
Rraqe rastësore, zhubra pa strukturë,
Strukur nën shtrat, nën kore plage,
Kureshtjet si kulishtë kuisnin nën ofshamat.

Plumberiane

E ‘xeht n’dimër,
E vakët n’prill,
Ftof m’qershor,
Si dush dashnia.
Si ‘dush, mi, i thash,
Ti qeke ftof, ti.

13 Komente

Te lumshin doçkat e vogla, Emo! 5* dhe flamur perkrah. smiley This poem ticks all the boxes!

Ajo doli, shkoi
Te shtëpia e tjetrit,
Vari dashurinë
Përmbi portmanto,
Dy duar të huaja me thonj të pakujdesshëm
Zhveshën ndjenjën, kopsat e ngurrimit,
Flakën mallin,
Hoqën kureshtjet,
Hodhën dëshirat copë copë mbi qilim,
Shpirti i poetit shpërndarë nëpër dhomë
Rraqe rastësore, zhubra pa strukturë,
Strukur nën shtrat, nën kore plage,
Kureshtjet si kulishtë kuisnin nën ofshamat.

Poet i tradhetuar *****

Emo, kush tradheto poetin e ka hak ftofjen smiley

Loved the first, (nen)qesha me te dyten. 

Ajo doli, shkoi
Te shtëpia e tjetrit,
Vari dashurinë
Përmbi portmanto

Shume bukur!

5* per poetin e tradhetuar ishalla heren tjeter na vjen me nje vjershe per poetin e dashuruar.

 

krahasime te vecanta ke Emo!

me pelqejne mjaft.

Ti qeke ftof, ti.

...

 

Em i dashtun ...um ! Nje shoku im shkrute keshtu per keteo raste...ne portmanto mungon nje vide / aty ku plltot ne sira rrine......ti s'me do me mua /mos caj bythen hic... smiley Jane nga te rrallat vergje shokesh qe mbaj men dhe i ripertyp sa here ndeshem me te deshtuar ne dashtuni sidomos me ah moj dafine...dmth ofshamsit. Ato gjashte vergjet e fundit jane P E R L A me kupton ti mue apo JO Keta adminat jane kriminele S'te lene te kalosh 5. Edhe Khajami , Saadiu , Noli , Lasgushi , do menohej ketu ke kater vergjet e pare ...ndersa koha jone e pas 60 e tani.. kemi hymn menyren e te shprehurit me dy vergjet e funit !

E ‘xeht n’dimër,
E vakët n’prill,
Ftof m’qershor,
Si dush dashnia.
Si ‘dush, mi, i thash,
Ti qeke ftof, ti.

Strukur nën shtrat, nën kore plage,
Kureshtjet si kulishtë kuisnin nën ofshamat.

përveç pëllumbianes, s'mu ndejt pa i perserit edhe keto dy rreshta.

Poete, mos e vrisni veten asnjehere pa i lene shtatzena Muzat e Virgjera.S`keni te drejte te mos lini pasardhes!(MZ) Eshte tradhetuar poeti por muza eshte mbarsur me nje frymezim te ri smiley   

 

Flm per komentet dhe/ose leximin.

Flor, big big smile....

Ne s'kemi maru...sapo fillum..dhe ty te falemi nerit qe i paske/ose paske  LEXUE  komentet..pervec atyre me big Ismaila smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).