Plumba një “kolegu” blogerist...


Plumba një “kolegu” blogerist...A. Stefa
Sameh Habib ka një blog të tijin në internet ashtu si shumë nga ne. Por Samehu blogun e tij e ka në Rripin e Gazës, pasi atje jeton.
Është 20 vjeç.
Në postimin e tij të fundit lexoj, me aq sa mundem të kuptoj nga anglishtja se ai kërkon dëshpërimisht NDIHMË.
Kërkon ndihmë për qindra e mijëra bashkëpatriotët e tij, të paarmatosur e civilë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore e ushqimore. Për qindra të plagosurit, të cilët kanë nevojë urgjente që të operohen, por sala operacioni nuk ka. Për fëmijtë e plagosur që kanë nevojë për t’u kuruar e ushqyer, por që as barna mjekësore, as dritë, as ushqime për ta nuk ka.
“Na bombardojnë nga të gjitha anët. Po qe se pyesni veten se si kam energji elektrike dhe shkruaj në internet, ju them se shkon me këmbë katër kilometra larg shtëpisë sime që të karikoj baterinë e kompjuterit, me frikën se nga çasti në çast ndonjë bombë apo plumb do të më marrë jetën.
Kanë kaluar dy javë nga fillimi i luftës, 77 të vrarë dhe 3.500 të plagosur. Çdo bombë është varr për dhjetëra civilë...”- shkruan Sameh në klithmën e tij rrënqethëse të dëshpërimit.
Nuk kam ndonjë simpati të veçantë për palestinezët, por klithma e tij më rrënqethi. Atij i dërgojnë me dhjetëra mesazhe nga Portugalia, SHBA, Franca, Brazili...
Ja një koment nga Brazili:
“Marcos Diarios said...
Dear Sameh,We are praying for you.Please stay safe.Marcos (Brazil)
(I dashur, Sameh, lutemi për ty dhe të lutem që të jesh i sigurtë – përkthimi në shqip)”
I dërgova edhe unë një mesazh solidariteti, me shpresën që të jetë gjallë dhe të mundet ta lexojë mesazhin tim dhe ato që i shkojnë përditë...

37 Komente

Shume e trishtuar!

 

Shkrimi 5 yje per ndergjegjen humane.

Ana Franku modern !

5 yje

Poshtë barbaria çifute dhe hipokrizia e përkrahësve të tyre.

Fotoja eshte me tronditese!

Para disa vitesh ne nje sulm qe ndermori ushtria izraelite dhe ne nje pozicion te tille bllokoi dy palestinez;, te cilet ishin ate e bir. Djali ishte minoren dhe mundohej te fshihej nen krahet e te atit. Plumbat binin bresheri, ndersa krahet dhe trupi i babait nuk ishin  te mjaftueshem sa te mbronin djialoshin e vogel nga plumbat e ushtareve izraelite, dhe pa meshire djaloshi u pushkatua ne vend, ndersa i ati i binte kokes, gjoksit me duar, si t'u thoshte: me vrisni mua e jo femijen. Teper tronditese dhe ne vend  te ngjarjes ndodhej nje kameraman, i cili filmoi te gjithe ngjarjen dhe e trasmentuan shume televizione ne tere boten.

Eshte me te vertete shume prekese!

sinqerisht kur vriten femije te pafajshem,nuk di kujt ti jap te drejte,nga larg nuk kam ndonje simpati per palestinezet,por,mendoj se baza e kesaj antipatie qendron ne injorancen time,duhen njojtur njerezit nga afer,te njohesh botkuptimin dhe vuajtjet e tyre(vlen dhe per izraelitet),sigurisht s'eshte kaq e lehte kur te zapton forca e djallit dhe jo ajo e arsyes,e mirkuptimit,e urtesise ,e miresise dhe paqes, por,nganjehere eshte me e lehte se ç'duket.

FEMIJET NUK DUHET TE VRITEN,E PAFALSHME!

 

Kur ky Sameh Habib blogisti kur votoj per Hamasin e mendoj se do te vinte nje dite qe do te ndodhte keshtu? Apo pasi votoj, pasi perkrahu dhe mbase edhe ndihmoj terorismin dhe raketat dhe njerezit bombe te vrasin israelitet tani qe  si te thuash pushka u kthye nga ana tjeter, tani  kerkon ndihme. Le ta kerkoj tek HAMAS pse tek ne. Ai voten ja dha Hamasit jo neve.

Ku e di ti per ke ka votuar ai ? I ke mbajtur pishen ?

Toko, lexoje me nje ndjenje pak me humanitare kete qe ke shkruar me lart. Edhe UCK-ja terroriste konsiderohej. Por terroriste jane ata qe kane arme precizioni, jo ata qe kane granata te luftes se dyte boterore, apo me keq, molotove.

Pash Zotin, mjaft me keto foto se na e ngritet mishin kokerr. Keto nuk jane foto qe shihen pa nje paralajmerim qe jane shume grafike. E dyta kjo tregon vetem nje vogelushe te shkrete viktime te nje konflikti idiot 50 vjecar te cilin te gjithe burrat e shteteve me te medha te botes po perpiqen qe ta zgjidhin, e prape nuk po mundin. Edhe njehere, kjo foto nuk tregonjen  argument, por nje fatkeqsi. Ajomund te na beje te perlotemi por nuk tregon as shkaqet e as zgjidhjen e konfliktit.

Tregon BARBARINË ÇIFUTE, ti peshk me krahë, BARBARINË, PASHPIRTËSINË, MIZORINË! E kushdo që është sadopak NJERI, nuk i justifikon këto krime makabre, këtë holokaust që bëhet para gjithë botës në mënyrën më arrogante e më të paturpshme. Pikërisht këto foto janë për t'ju zgjuar ndërgjegjien e fjetur të disave. E tek ata me ndërgjegjie të munguar, këto nuk kanë efekt.

Mire alkimist. E morem vesh. Qetesohu tani!

Fotoja tregon qe duhet t'i jepet fund nje ore e me pare barbarise... Dhe mos tregohen perralla me mbreter siç po vepron toko...

Per mua tregon se prinderit e ketij femije fatkeq urrenin me shume cifutet se sa deshin femijet e tyre.

E di ti Toko qe gjate periudhes se nazizmit, Cifutet urrenin me shume Gjermanet se sa donin femijet e tyre, bile bile, sipas gjermaneve, cifutet i hanin femijet e tyre, ashtu si palestinezet i hane sot. Keto jane shenjat e nje populli qe nuk e meriton te ekzistoje, kur ky popull nuk do femijet e vet.

"Na ishin njehere disa prinder palestineze qe urrenin me shume çifutet se sa donin femijet e tyre... E pordhe me rigon... e tralala-ra..."

Kjo eshte perralla e tokos qe qarkullon keto dite ne Gaza...

 Ashtu sic me dhemb sot per keta femije,do me dhemb neser per femijete e ketyre katileve qe po vrasin femije sot.Eshte nje ligj i pa shkruar,qe  c'i ke bere dikujt do ta bej dikush.Edhe atehere Toko sipas teje do jete kjo fjala jote:-Fajtore jane prinderit e tyre qe vrane e coptuan e shuan me mijera jete pa filluar ende.

 E tmerrshme ta fillosh diten duke share tokon IDIOT, po me e tmerrshme te lexosh komentet e tij

Alkimist,

Ca na bere kshu o njeri smiley

 

Ore keni luajtur nga vidat me keto fotot makabre??!! Postojani OKB-se, BE, IHR  e  gjith atyre qe bejne llogo  e para kesaj Guernike te RE..

Jo pra,

Adminet e kane menjen te heqin bejtet e pafajshme apo nai llaf zhargoni se ju prishet morali i peshkut .

 

Dielli nuk mbulohet me shoshë, shoqe dhe shokë te peshkut të dehidruar.

Faleminderit per prurjen e fotos, megjithese shume e tmerrshme, e dhimbshme...

Te pakten te ndergjegjesohen disa dhe mos shkruajne idiotesira me brire...

 

Nuk ndergjegjesohen te gjithe, jo! Sic kam thene edhe me siper, fotoja u dedikohej atyre me ndergjegjie te fjetur, e jo atyre me ndergjegjie te vdekur. Mund te bindesh duke lexuar komentet ne vijim...

Keto "ndergjegjesimet" per idiotet qe s'dine c'thone, nuk ia vlejne nqs nuk "ndergjegjesohen" nga te gjitha anet.  Gjithashtu, ndergjegja humanitare ne ben thirrje te ndergjesojme edhe per Darfurin, Somaline, apo per ato vajza te shkreta ne Afganistan qe i pervelojne me acid se po vene ne shkolle. 

Se sic tha alkimisti me lart, dielli nuk mbulohet me shoshe. 

Post scriptum: Mjaft me keto parrulla, dhe me keto deklarata sikur dikush e ka me lart ndergjegjen humanitare se ndonje tjeter.  Nuk e besoj te kete ketu te peshku ndonje qe mos t'i dhimbsen viktimat e pafajshme te cdo konflikti, dhe ai ne Gaza ne kete rast.  Shkaqet e konfliktit do diskutohen, e do kete mendime te ndryshme, sepse s'jetojme as ne mesjete, as ne diktature, e as nen sheriat. 

Post scriptum: Mjaft me keto parrulla, dhe me keto deklarata sikur dikush e ka me lart ndergjegjen humanitare se ndonje tjeter.  Nuk e besoj te kete ketu te peshku ndonje qe mos t'i dhimbsen viktimat e pafajshme te cdo konflikti, dhe ai ne Gaza ne kete rast.  Shkaqet e konfliktit do diskutohen, e do kete mendime te ndryshme, sepse s'jetojme as ne mesjete, as ne diktature, e as nen sheriat. 

Po ti nuk e kupton kujt nuk i rruhet per femijet qe vdesin?

Tjetri thote duhet te vdesin qe blla blla blla, ti thu nuk me besohet qe blla blla blla.

p.s. Po te mos permendje fjalen sheriat e te mos i hidhje ndonje kunje Islamit, do habitesha vallahi.

 

Pse, me mesjete kujt kujtove se iu referova?  Kush e bente "ligjin" atehere?  Apo duhet te germezoja turren e druve qe te kapej kollaj?!

 

e rendesishme per mendimin tim eshte te mos thuash e te mendosh "kta jane cifutet/hebrenjte", ose "kta jane izraelitet"... ose akoma me keq te tuash sic shume po thone kohet e fundit "tani e kuptoj Hitlerin". Kjo fushate vrasese eshte vendim i qeverise e ushtrise izraelite... dhe nje Zot e di se cfare dreqin jane duke bere kta te fundit... izraelitet vete si popull kerkojne ti arratisen realitetit te dhunshem qe jetojne, e kerkoje te gjejne harmoni ne jeten e tyre ne menyra artificiale nepermjet Ecstasy.

Per mendimin tim kjo fushate e vrasese e qeverise e ushtrise izraelite nuk ka asnje llogjike... te pakten jo nje qe mundemi ta kuptijme ne... dhe kam frike se do te kete ndonje llogjike djallezore. Cfare jane shancet se urrejtja e palestinezeve ndaj izraeliteve do te zhduket pas ksaj qe bene qeveria e ushtria izraelite? Zero! Cfare jane shancet se ajo do te shtohet? 100%!... jo vetem ne palestine por ne gjithe rajonin... atehere... pse kjo fushate vrasese e urrejtje-ndjellese? Izraeli po i ndez gjakrat keq, dhe nuk ehste cudi te jete duke provokuar ndonje sulm alla 9/11.

Te njejtin argument po lexoja prej nje fare Doug Stych (http://unitedcats.wordpress.com/)... it just doesnt make sense otherways...

Të dashur miq të rinj!

Nuk e prisja që ku shkrim imi të ngjallte kaq shumë diskutime e komente.

Natyrisht që më bëhet qejfi dhe ju përshëndes të gjithëve.

Shkrimin e bëra jo për të qenë me palestinezin, as për të qenë me izraelitët (fjala çifut nuk më pëlqen, pasi është fyese). E bëra shkrimin, pasi edhe vetë u ndieva i tronditur dhe i fyer që një bashkëmoshatari ynë, shkruan nën breshërinë e plumbave dhe kërkon ndohmë jo për veten. Aspak për të marrë anën e palestinezëve.

Blogeri palestinez në mesazhin e tij nuk ka urrejtje, as revanshizën e as hakmarrje kundrejt izraelitëve. Pikërisht këtu qëndron madhështia dhe humanizmi i "kolegut" tonë.

përshëndetje

Ardi Stefa

http://ardistefa.blogspot.com

 

Nje moment nga lufta i kapur live ne nje studio televizive

Ne nje studio televizive israelite, spikeri po fliste me nje doktor palestinez nga Gaza, i cili punon ne nje spital me emer ne Izrael. Doktori palestinez ndodhej ne Gaza ne ate moment, ne shtepine e vet. Ne nje instance te meparshme te nje situate te ngjashme, tanku i zraelit i kishte drejtuar gryken e topit shtepise se doktorit, dhe vetem lidhja me studion televizive e shpetoi ate dhe familjen e tij.

Ne kete instance, lidhja shkeputet (dmth e shkeput studjoja) dhe kur rikthehet lidhja telefonike ne studio, doktori qan nga ana tjeter e telefonit dhe thote qe nje tank izraelit sapo i ka vrare femijet. Spikeri ne studio shpjegon se si nje here me pare ata munden ta shpetojne nga e njejta situate, dhe tregon qe doktori kishte 8 femije dhe qe kishte mundur ti ruante te gjalle gjate luftes. E pyet ne telefon doktorin palestinez nese eshte e mundur te perpiqen ti dergojne ndonje ambulance se mbase i shpeton femijet. Doktori i thote duke qare qe ato (vajzat e tij) tashme kane vdekur, ato vdiqen ne vend, se u goditen ne koke. Spikeri qe duket se mezi permbahet dhe vete, largohet nga studio dhe thote qe duhet te vazhdoje te flase me doktorin dhe se nuk mund tja mbylle telefonin.

Videon e bisedes ne studio mund ta shikoni ketu. Klikoni ne fund-djathtas te kornizes se videos, tek ajo figura trekendeshe, dhe me pas klikoni ate shenjen me dy c (cc) qe te aktivizoni titrat ne anglisht.

 Tani e lexova kete

Monda - 14 Jan 2009 - 4:48pm

Keto "ndergjegjesimet" per idiotet qe s'dine c'thone, nuk ia vlejne nqs nuk "ndergjegjesohen" nga te gjitha anet.  Gjithashtu, ndergjegja humanitare ne ben thirrje te ndergjesojme....

Post scriptumsmileyse ke te tille ti thua,pas atyre qe shkruan?

 E dini nga buron kuja dhe  currili i loteve?...Nga deshira per ta vertetuar  keqardhjen tone...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).