Please mind your female expectations

“Opinion” është bërë tashmë arena e testimeve. Nuk ka më mirë, sepse të jep mundësinë të shohësh, shijosh, parashikosh, përmbysësh e risjellësh parashikime dhe pritshmëri me shumicë.

Mbrëmë në panel gjashtë femra. Të gjitha kandidate për deputete. Të gjitha të bindura se individualisht vlenin shumë më tepër se pesë të tjerat vërdallë; e akoma më të bindura se partia që ato përfaqësojnë, është fituesja e padiskutueshme e 28 Qershorit.

Madje për këtë të dytën ishin shumë më të bindura edhe se për aftësitë e tyre debatuese. Jo të gjashta, në fakt.

Fevziu kishte vënë embargo pallavrash. Tre minuta në dispozicion të ligjëratës për secilën. E në 10 minutat e para u tremba. Monika Kryemadhi, Mesila Doda, Albana Vokshi, Shegush Ligori, Olta Xhacka dhe një e PR-së (që s’do jua mësoj dot emrat kurrë. Në fakt unë kam idenë se PR do të thotë Fatmir Mediu edhe pas Gërdecit, po nejse).

Pra, tre minuta për secilën. Aq po flisnin vërtet. Madje edhe më pak e më saktë sesa aq. Fevziu u tremb bashkë më mua këndej ekranit. Mirësjellja dhe e folura me radhë, përveçse e pazakontë, ishte dhe e frikshme. Dukej sikur të gjashta kishin ngrirë në karriget ngjyrë kremi të Opinionit.

“Ej, po po të doni ju, e heq atë tre minutëshin unë, vetëm bëni pak debat, aman, se më iku emisioni për peshk. Jepini pak ngjyrë debatit, se s’ka lezet”.

Kaq deshi Mesila me Albanën.

“Unë kandidoj në zonën e Fierit, sepse është një hambar i vërtetë në Shqipëri. Asnjëherë Partia Socialiste nuk i ka ndihmuar ata fermerë të shkretë, që mezi presin të votojnë për mua, sepse do t’iu zgjidh hallet një për një. Madje më të thjeshtë do ta kenë, sepse ata bujq e fermerë sot janë në NATO, janë kandidatë për të hyrë në BE, janë të lumtur që miqtë, të afërmit dhe komshinjtë e tyre infermierë apo mësues kanë pasur rritje page. Ata jetojnë nën qeverisjen e një njeriu që do t’iu mundësojë të shkojnë në Kosove brenda dy orësh, që komunikon drejtpërdrejt me ta, që jua ka bërë jetën shumë më të lehtë sesa e kishin ëndërruar ndonjëherë. Kurse ju, ju e çuat fshatin në kapitalizëm. Jeni njerëz pa vizion, pa program, të dështuar, ja çfarë jeni”.

“Më fal zoti Fevziu, unë jam kandidate e Partisë Socialiste në Elbasan, jam juriste, jam bijë në atë zonë. Jam krenare që jam nga Elbasani. Është hera e parë që unë jam tek ju. Por Partia Socialiste është partia e fitores. Dhe unë si juriste do t’i qëndroj pranë halleve të atyre njerëzve. Se Partia Socialiste ka vizion të qartë....
....po, po, atë po them. Ja sa ta mbaroj. Mirë, mirë, ja të mbarojë Albana në mos...”


 

“Unë jam Albana Vokshi. Kandidoj për Partinë e Reformave, për partinë e NATOS, për partinë e BE-së, për partinë e zhvillimit, të rrugëve, për partinë që do më çojë në Kosovën e origjinës, për partinë që e duan të gjithë ndërkombëtarët, për partinë demokratike, që është e vetmja parti me integritet”

“Albana, ç’do të thotë integritet”?

“Unë zonja Olta kam ardhur këtu të shpalos besimin tim të patundur se Partia Demokratike nuk është parti e ndërtimeve apo e dështimeve si partia jua. Partia Demokratike e ka futur këtë vend në NATO...dhe...dhe....dhe....”

“O Albana, Shqipërinë në NATO nuk e ka futur Partia Demokratike. Anëtarësimi në NATO kalon nëpër disa procedura që kanë filluar që në vitin 2000, ka pasur hapa dhe takime pa fund, e një ditë anëtarësimi do të ndodhte. Juve ju ra fati që të ishte në mandatin tuaj, kaq, por kjo nuk është aspak merite e partisë suaj. Ndonjë gjë për Durrësin do bësh ti? Apo do vazhdojmë të flasim për PD-në, ë Blendi?”

“Jo, zonja Kryemadhi, ja do kthehem edhe tek ju. Zonja Xhacka?”

“Albana, nuk na e tregove ç’do të thotë integritet...Megjithatë, po të them se ky popull është lodhur nga fjalët e veprat që ju as vetë nuk i kuptoni. Ju zonjë keni dështuar në mbajtjen e premtimit tuaj për të rritur shpenzimet për arsimin, që akoma zënë 3.4 % të GDP-së, dhe kjo është tre herë me e ulët se mesatarja e rajonit. Nëse flisni për rritje rrogash, lini mënjanë e nuk përmendni rritjen e çmimeve, të taksave, të papunësisë, të vështirësisë së integrimit brenda vendit, e jo më jashtë tij. Nejse, disa gjëra fillimisht duhen kuptuar, para se të marrësh mundimin të flasësh për to...”

“Avash një herë ti Olta, avash. Cilin arsim thua ti? Ne kemi ndërtuar 7 mijë e pesëqind e trembëdhjetë shkolla, kurse ju keni shembur pesë mijë e dyqind kopshte e hapësira publike për të ndërtuar pallate. Ne nuk flasim më për shkolla. Ne e kemi synimin aq larg sa juve nuk ju shkon as mendja. Ne flasim për internet moj, internet në çdo shkollë, në çdo shtëpi, në çdo kopsht, në çdo çerdhe. Ku të thojë kryeministri, atje do vejë interneti. Ja kështu!”

“Më falni, më falni...Unë për vete, unëëëëë.....Ok, Faleminderit. Unë jam kandidate për Partinë më të qëndrueshme dhe më të vërtetë në Shqipëri që nga viti 1991. Kjo është Partia Republikane, dhe unë jam tërësisht e nderuar që do iu jap shansin të gjithë Alidemsave të votojnë për mua. Shyqyr që kanë edhe ata një alternative të mirë. Se unë alidemse jam vetë, dhe Partia ime e don fort Ali Demin. Shumë fort”

“Bravo ju qoftë. Erdhën tre minutat e mia Blendi? Rrofsh. Ta filloj me Albanën. LSI mendon se vërtet Partia Demokratike ka bërë disa investime që nuk duhen mohuar, por rruga Durrës-Kukës nuk është i vetmi hall i shqiptarëve. Kandidatura që keni vënë ju është e pavlerë, sepse ty në Durrës nuk të njeh njeri si shpëtimtare apo si hall-zgjidhëse. Shqiptarët akoma besojnë se deputeti është personi të cilit ata duhet t’i drejtohen për ndihmë që nga çështjet politike, deri tek hallet që kanë për ujin e vaditjes apo mungesën e dritave. Pra, kandidati duhet të ketë lidhje të ngushtë me zonën ku kërkon votat.

Njëlloj është konstatimi edhe për zonjën Doda.

Kurse Shegushit dhe Oltës do i thoja se Partia Socialiste është po aq fajtore dhe dështake sa Partia Demokratike, sepse ajo ka qenë palë me Sali Berishën, dhe së bashku i keni kaluar në parlament ligjet antireformë, ndryshimet në kushtetutë, deformimet në kodin zgjedhor, ligjet për blerjen, shitjen apo shfrytëzimin e Shqipërisë. Të gjitha i keni bërë bashkë. Edhe heshtjen kur duhet të flisnit. Dhe nuk ka qenë PS, por ka qenë LSI opozitarja e vetme e Sali Berishës”.

“Ti Monika nuk di çfarë flet. Se Partia Demokratike nuk ka kaluar asnjë ligj kundër interesit të shqiptarëve. Sali Berisha është njeriu më i afërt i halleve të këtij kombi, po më shumë është zgjidhësi i tyre. Ja kështu!”

“O Albana, o Mesila, po boll folët në të njëjtën kohë. Po prit, prit. Po dëgjoni njëra-tjetrën të paktën...Po zonja Xhacka”

“Nuk është e nevojshme që të bësh rezyme të gjërave të pavërteta që pretendon se ka bërë partia demokratike, pasi këto dy zonja e bëjnë shumë më mirë se unë këtë përmbledhje dështimesh. Dhe partia demokratike ka ditur të zgjedhë me kujdesin më të madh personazhet që do ta prishin me përsosmëri imazhin e saj.

Doja vetëm të thoja se shqetësimi im primar lidhet me politikat që do të ndikojnë tek e nesërmja, tek e ardhmja që do të jetohet pa prezencën e atyre që sot marrin vendimet për interesa të çastit dhe tërësisht vetjake. Arsimi është plagë dhe investimet në bujqësi të zhdukura. Prandaj mendoj se alternativat dhe llogaritë duhen bërë me laps në dorë e me konsultim ekspertësh teknike, jo me bindje partiake e me demagogji.”

“Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë. Hm. Kush je ti moj Oltë, që dike të flasësh për alternativat. Se PS-ja, se PD-ja, se unë.....kurse ti...PD-ja thashë!”

.....e ndërrova kanalin. Por Olta Xhacka i mori të gjitha pikët e mia, edhe pse Partia Socialiste më duket shumë e sëmurë.

Ama edhe nga kjo përballje, vazhdova të ndjej çudinë e ngjashmërisë që kanë përfaqësuesit e të dyja palëve në debat. Jo me njëri-tjetrin, por brenda sojit.

Xhacka dhe Ligori me zë më të ulët, kontroll të vetvetes, siguri në subjektin për të cilin flasin, të gatshme të lëshojnë pe në bisedë, asnjëherë të deformuara në fytyrë, me një vetë-përmbajtje të arrirë, edhe pse të vështirë në debat.

Doda dhe Vokshi, me gjestikulacion të shtrembëruar, dëgjim me shpoti, dorën sipër lartësisë së hundës, zërin në garë për ta pasur edhe mbi zërin e tjetrës, jo më të kundërshtareve përballë; argumentet të gjitha vërtiten rreth NATO-s e Sali Berishës, aspak origjinalitet, por gjithë arrogancë në debat, me një vetëbesim që ngjan më shumë fatkeq sesa i sëmurë.

Kryemadhi dhe ajo e PR-së mbushën mirë sipas kërkesave.

Mirë, unë nuk votoj në Korcë, as për PS-në, por të paktën Xhacka më në fund më dha një ide se si duhet të jetë njeriu (në këtë rast, femra) për të cilin duhet votuar në 28 Qershor.

 

111 Komente

po mire e pe gjer ne fund ?

e pe Xhacken kur thoshte : PUSHO ! PUSHO !!

 

Thuaj me mire...E pe Xhacken, kur i fyeu dhe u tha: Ju jeni si zoterinj dhe si burra.....a thua sikur Xhacka nuk ishte ne rolin e Sajmir Tahirit aty

ka lezet ta fillosh diten me humor smiley

thanks T.

Shega me Xhacken flisnin me ze te ulet dhe me siguri?! Duke e pare me kendveshtrim militanti ndoshta po smiley

dhe një e PR-së (që s’do jua mësoj dot emrat kurrë. Në fakt unë kam idenë se PR do të thotë Fatmir Mediu edhe pas Gërdecit, po nejse).

Se ke gabim jo. E para sepse zonja e ka nderru emrin kohet e fundit. E dyta sepse pas kesaj zonje qendron nje tjeter skenar i suksesshem korrupsioni qe orkestrohej po nga zyrat e ministrise se mbrojtjes, dhe pse skishte hic te bente me arme dhe mbrotje dhe ushtri.

po nejse....

ke te drejte...Gerta Picari, e transformuar ne Gerta Gumeni u hoq nga drejtoria e tatimeve me justifikimin zyrtar "mosrealizim te te ardhurash", por qe ne shqip do te thote: Korrupsion dhe grabitje

Shyqyr qe si paskam pa mrom keto shushka se masanej kisha me i thon grus teme ku ka si ty mi shpirt! Pu u pu ,pale ti kesh ne shtepi keto, pupupu, pale ne krevat. Hiqmi keto mendime te keqia o zot!

xhacka ishte me grifsha e te mengjerve. Shegushja ishte si boksier mas 12 raundesh, e llashme komplet. Munika me ka zhgenjy fare, shume urte; gjithe kohes po pritsha te qiste shpaten po aha..  smiley   

Ajo Doda, do beje rolin e Jozit ne PD shume shpejt. Vokshi rolin e Palokes smiley  Alidemsen nuk e vrejta mire kshu qi s'kom ca me thon.

Vokshi rolin e Palokes smiley

hahhaahah

5*

Kjo Vokshi e ka ndonje gje Vjollca Vokshin e TVSH-se smiley ?

p.s. do ti qe i ka lezet ai urtlleku Mones?! Dje m'ka pelqy!

 

vallaj per mu s'i ka lezet hic. Me dukej sikur i hate trupi per i cike sherr   smiley  

Po e majti veten, hallall  smiley  

eshte motra e vogel smiley, po eshte e zonja, ka punu dhe per nanon dhe per berishen, i njeh mire te huajt

E infektuar nga Miss Deizi desha ta shifsha dhe une "Opinionin" ( jo duke qeruar bishtaja smiley ),  por kisha pasur te drejte  qe s'e kisha pare me pare,  zi e me zi, pastaj femrat, kur bertasin ( klithin, te them, me mire)  ne tonalitete te larta, u behet ai zeri si sorre dhe sinqerisht, packa solidaritetit femeror, nuk i shikoja dot... Te rinjve edhe mund t'ua falesh gjaknxehtesine, por atyre zonjave, qe duhet te jene dhe nena, jo... Shembulli qe u dhane femijeve te tyre dhe te tjereve, pertej te majtes dhe te djathtes? Xhade, duhet te jesh xhade, qe mos te ta haje qeni shkopin, e t'u tundesh dhembet te tjereve me te shara! Iku dhe kjo pune, thashe me vete, "Opinionin" le ta mbajne opinionistet, une po vazhdoj te qeroj qepe.  Lotet pastrojne syte, thone.

kshu kot, per kuriozitet, kush do fitonte ne nje jello fight sipas mendimit tuaj?

per mos tju prish oreksin  per pjesen tjeter te dites moniken imagjinoje arbitre..

T-red, hehehe nuk me dukesh objektive ne kete vleresim.

Kam frike, se qe kur bere ate shkrimin qe kritikove performancen e Ajola Xoxes dhe gjyshes se saj, dhe pasi te ftoi erjon veliaj ne takime me oferta, u bere edhe ti si Sokol Balla dhe e humbe paanshmerine...

Po si moj vajze...thuake qe Olta Xhacka doli mire??? Ajo ishte shpeshhere fyese ne debat dhe nuk percoi ndonje ide apo pozitivitet qe ja vlen te mbeshtesesh....Me vjen shume keq per ty T-RED....

Debatet e Opinionit po ja marrin dhe Portokallise keto kohe. Vetulla e Vokshit (me integritetsmiley) ne fillim e ngritur shume lart dhe ne fund ulur poshte, kercenimi i dhembeve te Mesiles dhe nervat e avokates .... shfaqje e papare!!! Pyetja ngelet.. per ke do votojme?? Olta...mbase?

T-Red shkrimin tend te meparshem per te rinjte.....vazhdoj ende ta ruaj te fresket ne memorie...kete te sotmin jo...madje do ta harroj shume shpejt...Dhe ti e kupton vete aresyen..........Ndryshon si dita me naten...

 kto soj hibridesh jane produkte te sistemit zgjedhor. Voto partine dhe jo kandidatin.. Kryetaret zakonisht mahen si me shije..

Chene,

nuk desha te shkruaj as dhe nje fjali ne te tilla tema qe tentojne te ndjellin mllefin e anonimeve te peshkut. Tani kjo eshte pune e mbyllur dhe mire apo keq edhe etiketimet buce apo bushter, kurve apo karaputane nuk i nxjerr nga lista keto zonjat.

Nese une do beja nje shkrim qe do pillte keto komente nuk do shkruaja per 20 vjetet e ardhshme, vecse ne rast se do deshiroja pikerisht kete.

Se qe te me thuash qe pipelli po ka merrak fatet e atdheut, kupto vete cer pergjigje mer . smiley

P.S. Llukan te dija djale te zgjuar.

 koth, 

Besoj e kishe per ate punen e shijes se kryetarve. Keto emisione/vitrina/sesionemarketingu kane nje qellim. Shitjen e nje sere produktesh. Ne mos funksional, te pakten te te mbushin syrin( te jene te pelqyshem, karizmatik, alla Palin etj etj) ndryshe sistemi i votimit del ashtu sic eshte, lakuriq..

personalisht jam teper i zhgenjyer..

Avokatja të paktën, sikur e ruajti fjalorin.

Këto të tjerat pa përjashtim ja sëlluan me "OJ", "MOJ" "MOJ TI", "OJJJ" dhe "PUSHO" !!!

smiley

P.S. Sa kam qenë kalama, maj mend, sa herë përdorja fjalët "OJ", "ORE" kur ju drejtohesha njerëzve ime më më bënte rezil.....kurse kto demek "zonja" pfffffff

 

avokatja si gjo e urte prej elbasani mo smiley

po po lesh ........

eeeeeeeeeeee, pranej po e daka vec Mona mo  smiley  

Ne krematorium te tërrrra!!!   smiley    smiley   

spo e daj vec ore,  se na cudite , e dane ata te tjeret me lart Olten dhe e kishin kabim smiley

Une pastaj kurre si dal zot PS-se smiley Kurre Kurre smiley Edhe sikur Muma ime ta veje kandidaturen smiley

Thashe te pakten ruajti fjalorin. dhe kjo eshte e vertete smiley

Ne krematorium te tërrrra o posi, per mua, kur e shifje ate show te vinte turp me qene femer.

qe dhe linku qe ta shofi mire cdo i interesum, se kujt do ja japi voten poplli, ose ma mire, kush do shkoje ne parlament me votat tona te mundshme...

http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=469#

une si perhere jam pro te shikuares, dhe informimit  smiley

Eshte e dhimbshme, por ma mire ti shofesh gjonat sesa ti pikturosh te bukra ne mendje

keta ngelen duke i bere gjithnje e me te gjate... ky eshte 156 minuta. Une jam akoma tek 30 min e para te Nanos. Qenka dhe Jozi ne mes (ti desi sikur kishe stomak te na ndricoje per ato qe do thoshte Jozi smiley )

Ah, jo. Aty dorezohem dhe une..

JOzi ishte vesh dhe me te zeza dhe ngjante si korb smiley

 Nuk e pashe dot, nuk e nigjoj dot per at zot..

une per stomak ju thashe juve, se per vete e kam cope, sidomos ne jeten reale smiley

 di gje njeri se ku eshte lista perfundimtare e dep te Ps? degjova se kish nja 2 retushime ne sekondit te fundit..

Xhacka ishte krejt e paedukate,grifshe histerike,si te tjerat.

Monika ishte e vetmja qe u soll si njeri normal

 

I qute je tregu Chene ...domosdo VIP ! smiley Me nje gure ke vrare dy zogj ,pa marre nishan fare.......................... thanks T........ I mungon ose nje  "e" perpara ose nje - red . Ai thanks - i .....qendron ,por me qe eshte "ngop" eT kesaj radhe me plote te DREJTE : - per nje ironi te holle e shume KULTURE ne paraqitjen e personazheve pa i Ofenduar ...them se i shkon t_red . Edhe 5*

 

 

Ti e di qe une kam veshtire te pranoj qe gaboj. Po edhe kete radhe nuk do e prish rregullin .

Duke patur fatin e madh qe jam peshk i vjeter  dhe qe e njof pak a shume frymen e diskutimit , une e prisja kete lloj shkrimi e diskutimi. Bile i kam paraprire para disa ditesh.  Ne kete kuptim i kam dhene nje pergjigje Chenes shume te kujdesshme me shpresen qe ka lexuar nder rreshta. Besoj se po.

Po kjo nuk eshte se me prish pune shume pervecse vete autores se shkrimit.

Kete here ishte radha e Vokshit per ti numuruar te zezat, ( dhe te mendosh se kush e mban ne goje &nbspsmiley po dite me perpara kishim Merela Bogdanin ne shenjester dhe para saj akoma kishim Xoxen, sikurse do kemi ndonje mer tjeter ne ditet qe vijne. Mendova se me kishe ndjek dhe gjithashtu mendova qe doza e negativitetit duhet te ishte e vetem nje krahu, ndaj dhe i bera nje verejtje Llukanit jo si cun i filan fistekut, por si admin i PPU.

Tani si mendon i dashur se duhet ta quajme peshkun kur pothuaj se ne dy tre dite, nga i njejti prures temash  marrim shkas per te mbajt neper goje me kuç e me maç.

Shkrimi eshte i formes : O Llukan i thuaj Oltes qe une e lavderova ne peshk ( nuke bej me gabimin me rastin e Xoxes ) . Bile thuaji se nene ndikimin tim i cope mishi  do i numuronte dhe dashnoret po e ndalova une se jam cuce e moderuar dhe nuk i du keto gjana.

 Dhe kujdes me ato yjet se ke fillu te behesh xhymert i madh smiley

Nese do qe ta vesh ne prove kete qe them, ketu e ke peshkun dhe arkiven e tij. Po nuk dua te ndrosh mendim. Nje qukme e jotja eshte terheqje shume e madhe vemendje per mua. Te siguroj per kete.

Ndersa keto vetem t_ red-it , thuaj ti,  se une jam idhnu qe kur kam dallu sa shume nxitohet:

Porhet e medha grisin breket e veta dhe uthulla e forte thyen enen e vet.

Mua kjo Xhacka per aq sa e kisha degju me ka pas pelqy nga toni i zerit.

Pash tek - tuk nga ky emisioni, po argumenti i Xhackes per tarifat e goces se Berishes (ket e kam "qejf"njesoj sa te atin) e pensionistave, me la me goje hapur. Populizem ordiner. 

Pale kur tha pa iu dridhur qerpiku qe te vjetrit e PS dine te bejne politike te re... smiley

Ja dhe nje vize Xhackes, se me kish shpetuar.

Ishte nje teater i shemtuar... sinqerisht ajo znj Vokshi dukej si shtrige injorante smiley te frikesonte kur e merrte kamera..

Vlersimi ne permbajtje ( argumente ose mungese argumentesh)

Znj. Gumeno Picari  0 me bisht

Znj. Vokshi 2

Znj. Shegush  4

Znj Doda 5

Znj Kryemadhi  6.5

Znj Xhacka: 6

Vlersimi ne forme ( menyra e komunikimit)

Z. Gumeno Picari  -  MINUS nuk duhej te krijonte ate ndotje akustike qe me beri te nderroj disa here kanal

Znj Vokshi 0 Robot e shkuar robotit

Znj Shegush   2  ( ne fakt me duket se dhe zeri i mungonte)

Znj Doda  7 ( duhet ta pranojme  elokuenca nuk i mungoi)

Znj Kryemadhi  6

Znj Xhacka  6 - ( sikur te mos e kishte humb durimin deri ne nje pike te caktuar ishte tek  8)

Paraqitje e jashtme ( nuk behet fjale per bukurine):

 Znj. Gumeni Picari  4

Znj. Vokshi   4 ( Makijazh rrugesh)

Znj Shegush   8

Znj. Kryemadhi 5 ( ngjyre teper e theksuar)

Znj Xhacka  10 

 

 

smiley

 

 

 

 

p.s Notat nga  0 tek 10

ku eshte nota e Dodes ke paraqitja ???? smiley

 

hahha ke te drejte e harrova

 

 Znj Dode: 8

 

 

mfal Alide sado qe vdes per kimono nuk m`duket se ishte veshja me e pershtatshme per nje kandidate ne nje emision te tille ..

nuk me duket se i shtoi pike imazhit te pergjithshem te saj.

@ Enka

Ke te drejte e dashur, por un ne kete perfshiva disa kritere.

1. Floket  ( Xhacka i kishte te mbledhura)

2. Makijazhi  ( serish ok)

3. Nuk tregonte dekolte

4. Nje gjatesi e kimonos e cila gjithsesi perputhej me mos nxjerrjen e kembeve  siper gjurit. Si dhe ngjyra nuk ishte e theksuar dmth nuk ia bente BOOOOm  smiley

5. Ishte me harmonike  me keto detaje megjithese kimono nuk ishte idealja si veshje.

 

Gjithsesi keshtu mendova une smiley Mos zihemi per kete tani

 

 

 

 

Xhacka ha buke vec,shume e mencur! pale e bukur,nuk diskutohet!,,Dhe ajo avokatja nga Elbasani,ishte shume emire,por me njerez arrogante,si Vokshi dhe si Doda,eshte veshtire te perballesh!

Arroganca ne PD eshte nje tipar dallues ne krye te Partise,megalomania gjithashtu!Vokshi dhe Doda megjithese ne paraqitje dukeshin si zonja te renda,ne argumentime shfaqnin arrogance,nervozisem,ironi,dhe fodullek qe nuk tregonin se ishin zonja te renda,por shume ordinere,pa kulture!Dukeshin shume grinavece,njesoj si ata femra qe ziheshin dikur ne radhe per te marre nje kavanoz kos,ose nje kg qumesht ne kohen e krizes,per kos e qumesht!

Me duket se ai model fustani quhet "kinez" dhe jo "kimono"... Gjithsesi, mua me pelqeu 

Mirë, unë nuk votoj në Korcë, as për PS-në, por të paktën Xhacka më në fund më dha një ide se si duhet të jetë njeriu (në këtë rast, femra) për të cilin duhet votuar në 28 Qershor.

o korçare o hiç fare...

Po prapë... Seseri is the best. Du ta shof prapë, nëse lexon Blendi peshkun, ta marrë parasysh... smiley

 

 

Seserit i qafsh hallin.

NR 2 ne Durres. Karrige e sigurte. Risk mitigated at maximum smiley

Goce e qute. E  para se kthehet nga Hamerriqia  me karrige te sigurte.

E dyta, ulet ne debat me meshkuj smiley

Kjo artikell-shkruesja paska marre ndonje premtim per punesim ne vendet qe do te lirohen nga keto qe po lavderon se ndryshe nuk ka si shpjegohet gjithe ky fluturim kozmik per vlerat e Xhackes.

Personi qe doli me mire ne ate debat, ne te gjitha aspektet, ishte Mesila Doda. Harrojeni partine qe perfaqeson dhe shikoni debatin me vemendje. Ne cdo gje ajo ishte shume here me lart se te gjitha te marra se bashku. Kontroll, elokuence, argument, llogjike, etike dhe respekt per kundershtarin gjate debatit.

Xhacka kishte raste bile here pas here kur egersohej ne fytyre kur donte te kundershtonte dicka dhe bertiste: "pushoni, pushoni".

Po kur shoqja Red shkruan pershtypjet e saj post-debat me kaq mllef kunder perfaqesuesve te PD-se dhe Pr ne debat, do te thote qe krahu politik qe fitoi ate debat (sic po ndodh rendom ne te gjitha debatet), ishte PD-ja.

Deri diku te gjitha ishin te pranueshme nga paraqitja te pakten  ,por sperdredhjet  vetullava te ALBANA VOKSHI  ishin vertet te neveritshme....!!!!! ( Ka dy dite qe me felliq figuren e LCD&nbspsmiley Ndoshta kete lloj ironie te lashte ne klasat politike shqiptare Albana e quan ...integritet ....????!!!!

Mesa pashe ne debat perfundimisht del ne perfundim se te gjithe te PD-s qoshing  gra , burra apo edhe te rinj flasin me te njejten gjuhe, me te njeten urretje, me te njejten qellim.. Mundohu sa me shume te denigrosh, ofendosh kundeshtarin tend politik!

Eshte skandaloze fjalia e fundit e emisionit ku i behet thirrje bashkebiseduesve si nena me femije, te mos votojne per Ramen sepse ka dal lakuriq. Padyshim harrohet qe Rama ka nje femije  dhe ai femije ka gjithashtu nje nene!

Eshte vertet e turpshme qe rruga Durres-Kukes mundohet te kthehet ne nje debat ne NE qe duam rrugen dhe JU qe e urreni dhe nuk doni rrugen. Harrohet qe parat te cilat merren borxh per rrugen do te paguhen nga taksapaguesit pa dallim krahine apo perkatsi politike.Eshte gjeja me anti-patriotike dhe me anti-kombetare te mundohesh te ndash dhe percare shqiptaret ne emer te kesaj rruge!

 

 

 

 

Sinqerisht, qe gjithmone e me shume po me mushet menia qe mos t'i gjykoj fare keto qe dalin te Opinion apo emisione te tjera politike. Kam vertete frike se do u bi m'qafe kot.

Po te marrim rastin e Mesiles qe une e njof personalisht, une nuk mund ta besoj se ajo vertete i beson disa nga fjalite patetike qe thoshte. (vetem nqs i kone bo lavazh truni dhe e kane transformu si rob se kom kohe pa e taku). Per mendimin tim kjo eshte e gjitha frut i pisllikut zgjedhor qe na boni peshqesh Rama. Nqs dikur kishte reciprocitet midis nevojes qe kish kandidati per partine (pra kryetarin) dhe partia per kandidatin, sot kandidati eshte komplet kukull. Ndaj çdo kandidat qe del ne televizor eshte i detyruar te flase me te njejten gjuhe patetike si kryetaret, qe "shkelqejne" ne kete fushe.

I vetmi ndryshim eshte se Sala del vete i pari se ka hall se mos i humb nai rast me sha me prag shpie kundershtaret, kurse Rama qit te tjeret ne fillim. (siç nxorri Veliajn mbas intervistes se Nanos, se vete kishte frike ta sulmote se ka hall se humb votat e adhuruesve te tij).

Une kom nje menim. Shumica e robve ketu i shajne te dyja palet dhe une menoj se me 28 qeshor do jene ne plazh. Atehere, me qe thone se shumica ka gjithmone te drejte, pse nuk venosim mos me fol mo fare per politike deri per zgjedhje? Jo po nuk ja vle me fol per palaço apo per te palaçoizuar nga deshira per pushtet.

Une kisha nje pyetje: qe kur kane hyre ne fjalor dhe ne ç'kohe e menyre jane foljet: fliteSHTE, diteSHTE, benteSHTE ???

Iris, jo më kot ke pothuajse 100% të mëndjes sime smiley

e filloi gjyshja ime ne kohen kur nuk kishte akoma televizor. Keshtu fliste me plakat e tjera ne pallt kur pinte kafene. Tek filxhani i kafese kishte shenuar dhe copyright, po keta e vodhen dhe nuk e moren parasysh smiley

Une e pashe emisionin se me bete kurioze ,s'kisha as bishtaja per te pastruar, kshuqe u shikoja mire fytyrat.

 Ato qe me ngelen ne mendje ishin: Monika, qe u tregua e matur ne menyren sesi foli dhe shume skile, sepse shfrytezoi faktin qe te tjerat benin si pulat ne kotec qe te bente figure te mire.

 Albana Vokshi e kishte ajo qe fliste gjithnje me grafike perpara me duket.Ububuja nene!!!!!

 Olta Xhaçka: ne krahasim me vajzat e tjera te brezit te saj, qe jane te reja ne politike, kjo me ka pelqyer gjithnje me shume, sepse s'vishet si sekretare partie ( dhe hiç s'ka per çudi se veshja eshte e rendesishme).Gjithashtu me eshte dukur gjithnje me e matur, por mendoj qe eshte e vogel akoma per te hyre ne parlament. Te jesh ne parlament s'do te thote thjesht te dish me ke ke te besh dhe te konstatosh çfare kane bere te tjeret, do dhe shume ide praktike qe gjithe brezit te saj i mungojne, se praktika e jetes se tyre eshte vetem konstatimi i atyre qe te tjeret s'kane bere mire.  Po kshu jashte parlamentit ehuhaaaaa jemi te mire te gjithe ne.

Vota ime anoi nga LSI kesaj radhe smiley, po te mos kishte perdorur Fliteshte dhe ajo do kishte anuar me shume akoma smiley

ori njerez,

Po Monika se TM shume se e ka burrin pronar te partise ori ca thoni juve.

Pse do boje si grifshe Monika ?? Vec me qene budallaqe smiley

Kurse kto te tjerat, sot jane, neser i hudhin ke koshi smiley

Mire moj, dhe Xoxa pronar partie e ka po s'ishte kshu smiley

ehhhhhhhh

xoxa eshte e vockel akoma, kurse Mona e ka lekuren e regjme mire smiley

Pastaj, Xoxa nuk eshte dhe aq keq per mendimin tim smiley

Eshte pak trendeline smiley  por jo nga ato : MOj pusho ! Oj Oj !  Pusho OJ !

smiley

 

o dezdemona, pse flet sikur te jesh gruaja e burrit te xhemiles?

Olta Xhaçka: ne krahasim me vajzat e tjera te brezit te saj, qe jane te reja ne politike, kjo me ka pelqyer gjithnje me shume, sepse s'vishet si sekretare partie ( dhe hiç s'ka per çudi se veshja eshte e rendesishme). smiley

qyqja lame nam duke marre neper goje ato zojat  smiley

u bome mo keq se femnat e panelit qe i boni lesh Fevziu smiley

une nuk komentoj mo ktu ke tema femrave te kqija smiley

until next ,

Bye

smiley

 

wrong reaction...

ti duhet te hapesh nje teme tjeter me titull: "tema e femrave te mira" smiley

kyt teme do e hapi Edrusi kur te mbaroje viziten ne memedhe smiley

ne thame te gjenim "femra te mira" para zgjedhjeve, se pas zgjedhjeve mund te jete teper vone smiley

it's late already !

kjo pune u KRY !

kurse neve vetem nrofemi n'diell dhe flasim traplliqe smiley

Shume te gjata keto debatet per Zotin (s'e kam mbaruar akoma.) 

Deri tani, formati i tille i debatit, krijon hapesire per "nderhyrje" vend e pavend.  Tani qe "u mesova" me kete format, nga debatet parardhese, s'po me ben me pershtypje.  Mbaj mend te tema e "debatit" te te rinjve, Liqeni me terhoqi veshin se keshtu behet psh ta zeme ne dhe rreth Ballkanit.  E mire Liqen, good news dhe per nervat e mia, lol, u mesova. 

Nqs krasiten keto rrjedhojat e formatit, atehere persa i perket ceshtjeve te diskutuara, varet "pakez" nga preferencat politike se kujt ia jep "voten."  Secili/a ne peshk, ne salle, apo ne shtepi qe do t'i gjykoje keto zonja, dhe do votoje sipas midese.  Gjithesesi, per mua kishte ca dallime midis paleve.  Por s'po e jap "voten" ketu, se do fle deri ne 29 Qershor.   

E ke pare ne "Shi ne Plazh" Monda? Do të këdëp! Do të këdëp!   smiley

Ne kete teme ke te drejte te bertasesh sa te duash. Pasi :

1) Zonjat kane vendosur te perfaqsojne elektoratin e tyre dhe emrin ta vendosin ne liste per deputete. Duke firmosur kane dhene gjithashtu dhe lejen te perballen me opinionin publik i cili ne 90% te rasteve eshte i pa drejte, i ashper, fyes dhe naiv!

2) Se si do te perballen ne "spotlighting" televiziv eshte problemi i tyre dhe jo i elektoratit.

Ka nje ndryshim thelbesor me shkrimin e meparshem "per te rinjte" ! Pasi asnje nga keto pika  nuk vlejne.

P.s. Meqe ra fjala ne Greqi disa te rinj kane djegur nje xhami sot. Ne Serbi nje i ri tjeter rrihej si qen brenda ne kishe.  smiley

 

Po pra, do bertas sa do ngjirem smiley

Liqen, e kisha fjalen qe s'me ben me pershtypje ky lloj "debati" i te vendosurve perballe si per duel, ku shumica e kohes kalon me "mos me nderprit", "minutat e mia", "sekondat e tua", "radha ime", "fol pa radhe" etj.  Mundohem tani te menjanoj ate kakofoni, dhe te degjoj cfare thone.  Qe nga slloganet permendsh, e deri tek "statistikat".  Ose, duke u nisur qe nga titulli, i kam ungjur "expectations" pertoke, s'me ben me derman as Dickens.  Ndersa ajo "e te rinjve" me kapi cik si keq, se e kisha sefte, s'kisha pare ndonjehere debat, apo "spotlight" te Opinionit.

Sa per opinionin publik, qe eshte ne fakt elektorati (perjashto ne me flamur jo kuq e zi) mund t'i vendosim cdo lloj epiteti, por pak rendesi ka, se thelbi eshte qe eshte ai "opinion publik" qe do votoje.  Megjithate, karakterizim i tille me nje perqindje aq te madhe te atyre "epiteteve" me duket disi e ekzagjeruar. 

PS: Jam mire ne tavell une.  Të këdëp smiley

Per aq sa pashe e solla, ia vlen qe c'ke me te. Jo vetem emisioni.

Kur te ngel pa pune po u bej vete ndonje zile.

Ftesat kane ngelur ende aty ku u bene.

Edhe kush e merr nje vendim, nuk ka pse te thuaje. Aq me keq, ta perserise thyerjen, se nuk eshte me thjesht shkelje; por shume me teper se aq.

Tema te tjera te zgjuara ka plot. Dhe per fat te mire, peshku akoma s'ka vendosur akoma embargo poshte 50-es.

Idris smiley Thanks man smiley

t-red i lexoja perhere me kenaqesi shkrimet e tua dhe mund ta them se me pelqejne shume por nuk mund te them te njejten gje dhe per shkrimet politike ne te cilat haptazi ti mban ane.

nuk besoj se kam nevoje te jap argumente per kete pasi dje asnjera nga foleset nuk shquhej per qetesi ne bisede.Ndaj ajo cka thua per Ligorin dhe Xhacken nuk qendron.me keqardhje e them se ky shkrim zhgenjeu besimin qe kisha ne shkrimet e tua.

do me pelqente me shume te te lexoja ne tema jo-politike.

Me vjen keq te te zhgenjej Enka, po do isha shume e lumtur ta kuptoja edhe vete anen time. Meqe me njihke me mire nga c'e njoh veten, ben mire te me lajmerosh per ke do votoj kete 28 Qershor, se mezi po pres ta mbledh mendjen, ngaqe nuk dua ta hedh voten poshte.

Sikur t'i shaja te gjashta femrat e mbremshme, do te ishte shume me keq sesa dhenia e perfundimit qe sido qe te jete, mundohet te jete disi pozitiv.

 Po megjithate, me c'po kuptoj kohet e fundit, shkrimet lexohen sipas midese, jo sipas qellimit.

Te pershendes smiley

jo midene se kam te perzier fare me politike se nuk me intereson por thjesht thashe kete gje sipas vezhgimeve qe bera dje.

sinqerisht edhe zjedhja jote politike nuk ka shume rendesi  kur eshte personale por sidomos kur shkruhet ne forume apo faqe te shume lexuara si peshku une do sigurohesha mire perpara se ti jepja opinionet e sigurta se nga menyra e pershkrimit une e nxorra qe mban ane vetem e vetem sepse sic thashe dje te 6ta foleset (pervec Kryemadhit) ishin fort te zjarrta ne bisede.

sigurisht harbuteria ne te folur nuk duket vetem nga mimikat e egersuara por edhe nga menyra e te folurit.besoj se e ke vene re kete se paku.

 

te pershendes dhe une

mund te kishe gjetur nje forme me te sofistikuar, se keshtu dukesh hapur qe ke qene e influencuar nga oferta e burrit te xhemiles

"Paanshmeri politike" eshte oxymoron

Sikur ai qe shkruan eshte nje objekt i varur pezull si ornament ne pemen e krishtlindjes qe nuk ben pjese ne kete realitetin tone vallezues...

Gjithcka eshte subjektive. Te gjithe jemi subjektive. Nuk mendoj se duhet ndonje zbulim hyjnor per ta kuptuar kete. Te jesh i sinqerte apo i pasinqerte eshte tjeter gje.

Ne kete rast sinqeriteti i t_red nuk i shkon per shtat subjektivizmit te ndokujt ketu dhe hopaaaa... vjen me banali i reagimeve: Nuk je e paanshme!

Te pakten dilni nga banaliteti, behuni vulgare po e desh puna. Behuni te nxehte, behuni te ftohte. Po boll me kete "te vaktën" e genjeshtert se te ben per te vjelle.

Blend ku qendron e vakta tek e thena dickaje troc?

t_red, keep it up... biles kur te kesh nge bej dhe nje sinteze te emisionit me Jozin. Enka eshte cuar keq sot smiley

gre nuk i thashe nga ndonje inat ato llafet siper

dhe nuk ishin per t-redin personalisht smiley

Nuk e kam me ty enka. E vakta eshte kur nuk ke asnje opinion. Dmth kur supozohet se je i paanshem. Ne fakt mund te kesh opinion dhe gjithesesi te jesh i paanshem. Idea se te japesh nje opinion +/- te largon nga paanesia me duket absurde.

Meqe permenda fjalen "mide" nje pergjigje shpejt e shpejt.  (E qarte, e qarte, s'e kam me copyrights.)  Autori/autorja ne nje shkrim, sidomos ne kohe fushatash, nuk mund te gjykohet per pa-anesi, apo anesi te tij/te saj.  Eshte absurde, dhe aspak reale.  Personalisht, te kisha marre persiper te shkruaja nje artikull per debatin ne fjale, do isha treguar shume me e "nje-anshme" (per trajtimin e ceshtjeve, se per formatin sic thashe, s'me ben me pershtypje.)  

S'ka nevoje as per mide, as per copyrighte MOnda. Vendet jane te gjitha te zena.

Cilendo ane apo pa-ane te mbash, as qe mund te vihet re. Vecanerisht nese leximi behet me shpate te ngritur e reagimi me subjektivizem te miremenduar.

Laj, thaj, une kam vetem nje ane. Dhe ajo nuk shfaqet endrrave, vecanerisht te atyre qe shihen me sy hapur.

Kam vetem nje meri ndaj femrave qe dolen mbreme: Nuk e cuan deri ne fund persosmerine e tyre, edhe te kishin mbaruar pune nje here e mire.

Per gjithcka tjeter, t_red voton per njefytyresine smiley

 

 

 

Kam vetem nje meri ndaj femrave qe dolen mbreme: Nuk e cuan deri ne fund persosmerine e tyre, edhe te kishin mbaruar pune nje here e mire.

Jo, jo Kothin nuk mendoj se e kan terrorizu. Kothi i thote me drejt se drejt kto gjona Vejini veshin se megjithe qe e ka gjuhen te ashper si leter zmerile eshte burr i mencem.

Une nuk do ia veja fajin t_redit se me duket se kjo niset nga pritshmerite e larta qe ka nga njerezit, dhe mire ben qe ka pritshmeri te larta. Por ne kemi qellu pis milet (kshu ne pergjithesi) dhe dihet (tashme) qe reagimet qe shkaktojne tema si kjo jane sub-njerezore.

Prandaj se ka keq ai qe duhet majt icik dora. Me mire i bejme muhabet ne tavolina sa t'i japim shkas perversiteteve.

Te shash Olten, Mesilen apo kushdo qofte eshte nje gje. Po te pergojosh deri aty ku arrin kjo ketu tek Peshku mua me duket mizore. Te gjithe e kemi nje preference, njerez jemi, po duhet ta kete nje kufi robi poshte te cilit nuk duhet te bjeri. Shume nga komentuesit e PPU (keto kohe fushatash) as nuk arrijne te ngrihen deri tek ky kufiri ku nuk duhet rene.

 

Bled po ja fut kot. Cfare e kalon kufirin ne shkrimin e t_red... apo ne shumicen e komenteve per ate pune?

 

Kothi i thote me drejt se drejt

Une nuk do ia veja fajin t_redit

        Ti vete Blend po jo e jo..

       Po dhe Mesila dhe Olta hic e hic ....

       Po dhe Fevizu cne...

Ama  na e ngope neve :

Por ne kemi qellu pis milet (kshu ne pergjithesi)

Shume nga komentuesit e PPU (keto kohe fushatash) as nuk arrijne te ngrihen deri tek ky kufiri ku nuk duhet rene

Good to know, komentusit sipas zotnise tate qekan fajtore dhe debila dhe pisa. Thanks !

 

 

 

 

Nuk i paske lexu ato komentet qe kam fshi uine ketu. Aq kohe sa komentuesit ketu diskutojne ne terma: kjo nuk e ka femijen me burrin e vet, kjo ka shku me burrin e kesaj tjetres, kjo e ka mamin kurve, ket tjetren e njof une eshte baxhelleetj etj si keto.

me lejo ta perseris: PIS MILET.

duhet ta kete nje kufi robi poshte te cilit nuk duhet te bjeri

 

Po pra, dhe zonjat qe dolen e folen tek Opinioni rane poshte ketij kufiri.

E meqe nuk kishin dale per muhabet ,po qe tu japim voten,i kane pak ato qe po thuhen ketu.

Une per vete i heq kapelen Fevziut; fale perzgjedhjes se kujdesshme te ca vizitoreve si Albana Vokshi arrin jo vetem ti beje te gjithe njerezit te flasin per emisionin e tij, por edhe te siguroje shtese page per veshtirsi pune sa here ta kete ne emision smiley

Ketu anesia politike ben muuu, por e keqja eshte se artikell-shkruesja merr guximin dhe shkruan per emisionin pa denjuar ta shikonte deri ne fund, ku edhe u shperfytyrua ne ligjerimin e saj Xhacka duke permendur tarifat e zyres avokatore te Argita Berishes.

Aq lajthitje ishte kjo sa detyroi Kryemadhin te reagonte dhe ti drejtohej Xhackes me fjalet: "nuk fitohen keshtu zgjedhjet Olta".

Xhacka ishte nje Rame e vogel, nje Veliaj e mesme, nje kopje e Shalesit qe per te kompensuar skepticizmin qe ka ne bazen e PS-se per to perpiqen te bejne ekstremnisten ne debate.

Vokshi nuk ka qene najher e mencme ne ka ec para me hijen e motres se "famshme", militantes heroike Vjollca Vokshi. Nuk pritet shume prej saj, ushtare ka qene ne fakultet, ushtare eshte edhe tani..... Nga kembet s'ka qen fort keq, na bote kajher me kthy koken kur vishte minifun. smiley

U fol vetem per te shkuaren "ne kemi bere", "keta kane bere" debat i dobet 

vazhdova të ndjej çudinë e ngjashmërisë që kanë përfaqësuesit e të dyja palëve në debat. Jo me njëri-tjetrin, por brenda sojit.

T-red: a ka mundesi ti vesh nje emer ketij sojit?

vicia faba

Ueeeee, uiiiiiiiiiiiiiii, boooooooooooo, u bona si desdemona tashi qe pashe icik video. Vokshi qeka bo si dreq, Doda u haka icik, Olta qeka si yll. Kusuri qeka kusur mo. Zoti na rujt kur t'na qeverisi vokshi.

po duke na qeverisur eshte, ka qe nga 1994 e dei ne ditet tona qe punon ne kryeministri

amaaan mos na hap barkun.

uffff

 Mua me duket se 30% i femrave ne parlament do t'iu sherbeje deputeteve meshkuj per te bere nje pushim nga sherret ne menyre qe keta te fundit te kene mundesine te vazhdojne te qete "punet e tyre". Shpresoj qe te mos ndodhe por me aq sa po shohim ne kete fushate gjasat jane qe do kemi grindje me "kapje per flokesh" ne 4 vitet e ardhshme.

Te gjitha ne pergjithesi mu duken agresive (Xhacka pakez me e moderuar dhe - nese mund te shtoj -  shume sexy) kurse Monika u shfaq e "riedukuar"

Po si tha ajo "Kryezonja" 4 vjet me pare ?

FAJ PATI SALI BERISHA QE NUK JU FUTI NJE PLUMB BALLIT NE 1997-en DHE TA ZGJIDHTE KETE PUNE PERGJITHMONE....

Bukur e ?

Lum si ju qe jeni ne Shqiperi. Mu m'vjen keq qe nuk e shoh do kete programin. 

E pash pak ate"debatin"e atyre 6 femrave politikane,ne emisionin e Feziut.

Me shtrigat aty ishin Doda dhe Vokshi,shume pa edukate,dhe koke mushke...si ore nuk te linin radh me fol ere?!!

Po sa rena te bukura dhe me fitore e me lule qe kishin pale ?

 Sa te majme qe ishin mer,dukeshin si gocat e Rokfelerit!!  smiley

Si ka mundesi?

Demokratet ishin zhive, ne kuptimin e detyrave dhe qarkoreve te zberthyera ne nje debat, sic kerkon partia.

Republikania ishte Maradona pa top! Flitet se pas debatit Fevziu ka patur shume telefonata ankimesh nga PS mbi drejtimin e debatit por plot me kuriozitet per aftesine e perfaqesueses republikane.

Burime te besueshme brenda PS flasin per nje note shume negative per 2 perfaqesueset e PS ne debat, nga lart, deri ne denimin e tyre me harrese te numrit me 272 ne fund te Kryetarit! Sidomos juristja zhgenjeu gjithe parashikimet (e bazuara askund).

Monika ishte aty si deshmitarja e gjalle e pikepyetjes se madhe te te majteve se perse dhe kujt i sherbeu ndarja mes PS dhe LSI. Foli pak por aq sa foli zuri vend. Ishte me e verteta dhe me e natyrshmja nder 3 te majtat.

E majta 1, e reja, e papergatitur, pa bere detyrat e shtepise, pa asnje shifer, grafik, te dhene te sakte. U mbeshtet tek sllogane te pergjithshme dhe qe jane perseritur nga te gjithe. Origjinaliteti 0. E majta 2, e pakontrollueshme, e desheruar deri ne histeri per te thene ate qe ajo ndjente por qe nuk e artikulonte dot. Njerezit bejne shkolla qe te mos flasin si ajo nese do ti kushtohen politikes. Edhe kjo shume pak e pergatitur me ceshtjet qe trajtoheshin ne debat. Pasionante por e paafte te degjohej.

E djathta 1 dhe 2 ne rregull me detyren dhe misionin e atij debati.

Edhe nje tjeter debat televiziv ku fitoi e djathta. Duam apo s'duam.

LIBERTAS, do te ishte nje stad i trishte per demokracine shqiptare, nese perzgjedhja e njerezve qe vlejne per te drejtuar behet me "fijtorje debatesh televizive".

Sa per "kush fitoi" (edhe nje here: trishtimmmmm) them se kjo eshte teper subjektive per tu vleresuar sikur te ishte empirike. Sic verteton edhe vleresimi yt katerciperisht i kundert me autorin e ketij artikulli.

Off the record....

Eshte fatkeqesisht nje stad i trishte ky ku ndodhemi ku perzgjedhja e njerezve qe mendohet te na drejtojne nuk kalon neper asnje standart demokratik, meritokratik, transparent, te votuar, apo te hapur e publik.

Akoma dhe me e trishtueshme behet gjendja kur keta/keto te "perzgjedhurat" (te emeruarat, sepse jane te sigurta per deputete nga renditja - edhe kjo e percaktuar pa trasnparence) na dalin - porositen nga partia - ne debate televizive live sepse kesisoj zbulohet perfundimisht niveli i vertete i tyre.

Akoma dhe me e rende pastaj behet gjendja kur nder to, disa (ne kete rast te ketij debati 2 te porositurat e PS) dalin edhe krejtesisht te papergatitura, me fjale klishe rruge, pa statistika, pa shifra, pa asnje argument bindes, pa harruar ketu qe nuk lene asgje pa bere per te zbuluar edhe mungesen e eksperiences apo te fjalorit te varfer politik por jo vetem. Madje ne ndihme nuk u vjen as intuita e improvizimi. E si per ta plotesuar figuren e tyre del ne pah edhe nje panatyrshmeri e madhe, sepse recitojne, perserisin, kopjojne fraza, mezi mbajne mend detaje, mbeten siperfaqesore dhe nuk thone nje gje qe te te ngelet ne mendje 2 ore mbrapa emisionit, jo me me tej se aq.

Kur permendem fjalen fitore, dmth kush e fitoi debatin, kete nuk e beme me qef e as si nje qellim ne vetvete. Por ne nje fushate elektorale keto jane betejat kryesore. Perplasjet dhe debatet televizive. Keto nuk jane te vetmet elemente te luftes politike por jane nje prej pjeseve me te rendesishme te saj. Aq me teper kur zgjedhjet behen me nje Kod Zgjedhor qe listat nuk perzgjidhen me menyra demokratike, listat nuk votohen ne elektoratet e partive perkatese, si edhe kandidatet nuk luftojne ne secilen zone per humbje/fitore direkte ne terren si ne zgjedhjet paraardhese, por ata emerohen deputet (pjesa e renditjes se vendeve te para ne liste per cdo qark) ose mbushin listat kot (pjesa e renditjes ne vendet jo-fituese ne lista), eshte e domosdoshme njohja nepermjet mediave sepse e tille eshte taktika e ketyre zgjedhjeve. Pra debatet e humbura ose te fituara mediatike jane nje gur i rende ne bilancin e nje fushate si kjo. Duam apo s'duam ne, kjo ekziston, dhe nuk eshte zgjedhje e jona. Sepse askush s'na pyeti ne si popull kur u ndryshua katerciperisht sistemi zgjedhor ne Shqiperi.

Pra pasi nuk jemi pyetur per sistemin, pasi nuk marrim dot pjese ne procesin e perzgjedhjes se kandidateve neper partite (ku si shume qytetare mund te angazhoheshim te gjithe), pasi nuk ndikojme dot ne asnje menyre ne percaktimin e renditjes ne lista, pasi na mbetet vec nje menyre per te pare/degjuar/njohur te emeruarit/at, na mbetet e drejta te gjykojme rezultatet e ketyre debateve mediatike.

Sa per vlerisimin tone ne kete rast - eshte absolutisht evidente se perfaqesueset e djathta e fituan kete debat lehtesisht, jo se jane ndonje hata, por se ne cdo konkurrim politik opozita duhet te tregoje me shume shkelqim/pergatitje/bagazh/force gjykimi/elokuence sepse eshte opozita qe na kerkon t'i besojme nevojen tone per ndryshim. E kete ne nuk mund t'ja lejojme, t'ja besojme, thjesht sepse keta quhen dhe emertohen opozite por vetem nese keta na bindin se ja vlen t'u jepet ky besim. E pra pas atij debati absolutisht s'do t'i besonim dot asgje. Ne pritje te nje ngritje te opozites ne nivel me te larte, shume me te pergjegjshem se sa c'kemi pare deri sot nga perfaqesues te rastesishem te katapultuar aty ku edhe vete ata s'e kuptojne dot pse jane.

Duam apo s'duam ne, kjo ekziston, dhe nuk eshte zgjedhje e jona. Sepse askush s'na pyeti ne si popull kur u ndryshua katerciperisht sistemi zgjedhor ne Shqiperi.

jo vetem kjo, po ke dy partit kryesore, sidomos ke pd qe osh ene npozit, ekzisto i kult i individit qe pavarsisht se e vejn re dhe robt mrena partis, prap jon te detyru me iu bind se vje i imponum ka vet struktura partiake. megjithse e shof ket si domosdoshmeri te kushteve dhe jo si agjent, pavarsisht se bohet agjent ne ciklin e shperndarjes s'pushtetit.

 

sa i perket ktyne grave siper, kto i thoshin njona tjetres "zoterinj", kshu qe sdi ca me shtu mo.

treshja qe do desha un me pa ke opinioni osh shehi, tosi ene sala. i vej gjith paret ke shehi

Per mua debatin e fitoi Monika qe ishte konkrete, e qete dhe priste radhen. Kush e njeh se sa natyre impulsive dhe energjike eshte, e di qe i eshte dashur vetepermbajtje qe te ruaje pozicionin e zgjedhur me kujdes. Gjithsesi, te krahasosh Moniken me te tjerat, eshte pak e padrejte sepse Monika eshte politikane profesioniste me eksperience mbi 10 vjecare. Pra kishte nje avantazh te natyrshem.

Jam dakord qe debatin e fitoi PD (jo se me pelqyen ulurimat, talljet apo mbivendosjet e zerit), por se recitueset e PD-se arriten te percjellin mesazhin. PR-ja ishte ajo qe me pelqeu me pak. Shume superioritet i pajustifikuar, fyerje dhe vulgaritet (jeni injorante, ca e keni kryetarin burre apo gru etj.... Pastaj mjafton te thuash qe Mediu eshte model i mireqeverisjes dhe ketu mbyllet davaja.

Nuk di nese duhet te fajesoj perfaqesueset e PS-se (Xhacka pati rreshqitje, qe ketu u permenden te tipit "pusho" apo "dukeni si burra&quotsmiley, por ajo qe mungon ne debatet e PS-se eshte se cfare ata do te bejne ndryshe dhe mbi te gjitha SI. Te konstatosh gjerat qe nuk shkojne eshte e lehte dhe secili votues eshte i ndergjegjshem per to. Normal qe qeveria do te trumbetoje sukseset. Pozicioni me normal eshte te mos besh nihilistin per cdo gje se humbet besueshmerine. Monika ndoqi kete linje duke pohuar ato zhvillime qe ka pasur, po duke theksuar edhe se jo te gjithe kane perfituar (Monika e beri me shembuj konkrete, qe terheqin vemendjen e elektoratit). 

Ajo qe mungon ne debate dhe qe une si votues dua te di eshte se cfare zgjidhje ofron PS per pronen dhe regjistrimin e saj qe mbetet handikap pas 20 vjetesh, cfare programi fiskal ka, si do ta realizoje ate sherbimin shendetesor me te mire, si do ta rrise cilesine e arsimit, cfare reforme ka per pensionet etj etj. Dua te me thone cfare do bejne nese do qeverisin, do japin vetem koncesione per fabrika cimento-je, nese do vazhdojne te degradojne mjedisin me keto ritme apo do zbatojne ca standarte. Si fillim Tirana, kur do ta kete nje impant perpunimi plehrash????

Keto ende nuk i kam degjuar. Plaste dhe bufi qe nuk e di qe Shqiperia ka nevoje per shkollim cilesor, shendetesi te hajrit, rruge apo drita.

Fati i kryetareve te seciles pale me intereson pak, dua te di se cfare ata ofrojne pervec vetes.  Nga njera ane shoh tendencen per te na thene se qeveria na paska dhene me shume sec e meritojme dhe se duhet t'ja dime per nder. Nga ana tjeter, shoh njerez qe premtojne se do e bejne ndryshe, po si nuk po na e thone. Qe te na bindin per kete, u mjafton imazhi krejt i ri, ndonjehere pa asnje eksperience pune ne Shqiperi.

 

obobo kjo albana. do e rrah ndo1 dite. ndersa kjo dodushka esht qeveri ne vete, ka 1 vetbesim aq te lart goca ... pak me mir ama se vokshi (duke perjashtu pjesen "jo ti do pushosh se kshu them un! PUSHO! MBYLLE GOJEN! QEPE SE DO FLAS UNE!!). shega padyshim super-e-merzitshme. monika pak me mire, olta ne nivelin e monikes, ndersa kjo gerta gumeni a si e ka kishte 1 nivel pak me te larte prfesional, por gjithashtu sh e bezdisshme

tashti do ja kene lidh dritat.

ose ose ka qene n'burg smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).