Piktura e pasqyruar

h

Dua të dal nga kjo pikturë
Dje ëndërroja për më mirë
Sot e kryqëzuar si Krisht në mur
Kontureve u kërkoj të jem e lirë

Rrjete-thurje merimangat si fije më hodhën
mbi thesare që trupi më fsheh në sënduk
Penelatat e tij bukuri më sollën
Une i putha doren, më pas ai u zhduk.

Dua ti mbledh tani pa smirë
Copëzat e thyera nga dashuria jonë
Kontureve u kërkoj të jem e lirë
Të të kërkoj ndoshta s’është vonë.

Ah po ç’mund të them tjetër
Shpresoj të mos jetë shùmë vonë,
Konturet mu bënë rrethi i jetes
Tek ti shkoje pa kthim, përgjithmonë

Dua të dal nga kjo pikturë
Nga kjo jetë e bardhë, e tejdukshme
Ti më prangose për sot e kurrë
Përse s’më bëre dhe të vdekshme?

Kthehu tani dhe jepmë një fund
s’dua të mbesë për një milion vjet,
Për një milion sy, qerpikë që shkund,
e trishta bukuri që kurrë s’u tret.

Copëzat e thyera të dashurisë sonë
Më kujtuan penelin tënd të thyer
Tek ti shkelje pa kthim, përgjithmonë
Në atë agmë të helmtë,vesën e ndërkryer.

5 Komente

"Dua të dal nga kjo pikturë
Nga kjo jetë e bardhë, e tejdukshme
Ti më prangose për sot e kurrë
Përse s’më bëre dhe të vdekshme?

Kthehu tani dhe jepmë një fund
s’dua të mbesë për një milion vjet,
Për një milion sy, qerpikë që shkund,
e trishta bukuri që kurrë s’u tret.
"

Pse s'i shpetojme dot kurre kesaj? smiley

*****

 

ok ideja por rima prish pune sepse shume fjale dhe me to dashjepadashje imazh-atmosfera shkojne ne funksion te saj (vese e nderkryer? dje enderroja per me mire (po sot per cfare po enderroj)? t'i mbledh pa smire? qerpike qe shkund? etj etj).

kam pritshmeri me te larta per ty. edhe per idene.

shume e ndjere. pikture me shpirt dhe  piktor pashpirt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).