pikë shiu

.
.
.
.
.
.
.
.

.

Jam pikë shiu
E vogël si njeriu
Pa asnjë mbështetje
Bie në tërheqje

E bota zmadhohet
E ajri ngushtohet
Fatdorëzuar si qasja
Deri tek përplasja

Jam pikë shiu
E rastësishme si njeriu
Që fati pa sy
E zgjodhi për ty

Si unë je dhe ti
Pa mbështetje njeri
Fatdëshpëruar si qasja
Deri tek përplasja

E vogël si njeriu
Jam pikë,
pikë shiu.

 .

 .

 .

 .                    

  

7 Komente

 He, he Flor. Kjo qenka nje poezi e vogel dhe e bukur mu si nje pike shiu. Bravo!

ka pas nje kenge ajo kengetarja italiane, Mietta, Come goccia, come goccia, nel` mare io cadro`,.. etj, - m`u ftek (kujtua) prej kesaj poezie.

"fati  pa sy e zgjodhi per ty"

sa e bukur kjosmiley

Pik, pik, pik, pik...po ti pse ke lene kater? Bashke me piken ne fund te fjalise deftore "jam pike, pike shiu." behen pese, por prape nuk i ke kushtuar vemendje pikave smiley

Une pese pika per vete, si perhere per ty smiley

Po mos i ka ngelur qejfi reticenses? smiley

shiu, nuk eshte kaq i keq sa njeriu.

*****

"shiu nuk eshte kaq i keq sa njeriu!"

 bravo xheni!

poezia e lezetcme!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).