PETICION I HAPUR

PETICION I HAPUR

Kundër Fatmir Mediut në qeveri!

Ne një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish- ministrit të mbrojtjes dhe kryetarit të partisë republikane Fatmir Mediu në kabinetin e ri Berisha. Siç është e mirënjëhur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gerdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale. Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish- ministrit të mbrojtjes.

Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu, paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.

Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu, në tragjedinë e Gerdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi jashtë kabinetit ministror i tij është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.

Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e e vet, për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri Sali Berisha do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për t’i shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.

Nismëtarët

Blendi Kajsiu

Henri Cili

Mentor Nazarko

Mustafa Nano

Skender Mixhozi

Andi Bushati

Alfred Peza

Eni Vasili

Rudina Xhunga

Lorenc Vangjeli

* ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera

4 Komente

Peticion.

Jo 4 gazetar sahanlepires, po 4000 mije jete njerzish.

 

rguar më: 17/08/09) Ish të burgosurit politik kanë kërkuar gjetjen e eshtrave të 4000 të pushkatuarve shqiptarë në kohën e regjimit komunist. Apeli ka ardhur gjatë gërmimeve të bëra në fshatin Kuç të Shkodrës, në përpjekje për të gjetur eshtrat e dy të burgosurve.

SHKODËR- Qeveria shqiptare duhet të na ndihmojë dhe të bëj të gjitha përpjekjet për të gjetur eshtrat e 4000 mijë të pushkatuarve shqiptarë në kohën e regjimit komunist, pasi vetëm kështu vendi ynë mund të eci përpara. Ky ka qenë apeli i sekretarit të përgjithshëm të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik gjatë gërmimeve të bëra në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës në përpjekje pët të gjetur eshtrat e dy të burgosrve Sokol Sokoli dhe Tom Doja ish të burgosur në Qafë Bardh të rrethit të Pukës.

“Ka 18 vite që të përndjekurit politik kërkojnë eshtrat e prindërve të familjarëve të tyre të cvilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shteti shqiptar dhe politika po hesht ndaj krimit komunist, atëherë është detyra jonë që e përballuam terrorin komunist ti kërkojmë këto eshtra dhe ti bëjmë një var. Kurrë nuk do të ketë qetësi në Shqipëri nëse nuk do të gjenden eshtrat e dëshmorëve të fjalës së lirë”- u shpreh Sekretar i përgjithshem i të burgosurve, Besim Ndregjoni.

Më 22 maj të vitit 1984 rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë Barit do të organizon një demostratë kundër dhunës që ushtrohej çdo ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tom Doja të dy nga rrethi Dukagjinit të Shkodrës do ishin dhe iniciatorët e kësaj proteste të cilët një muaj më vonë do të dënoheshin me pushkatim dhe trupat e tyre u varrosën në një fushë të fshatit Kuç. Ndërkohë akoma mbeten të pazbardhura varrezat e 4000 të pushkatuarve të tjerë.

Lumidrin, nese do te kishe nje fije respekti per ceshtjen e te perndjekurve politike dhe te pushkatuarve pa gjyq nga regjimi i Hoxhes, nuk do e fusje si pyke atje ku me shume ngre turbullire dhe trazon ujrat se sa fiton ndergjegjesim dhe legjimitet. Nuk dua t'i hyj kesaj replike nga ana personale e ceshtjes e te te sikteris per rrembimin e nje ceshtjeje te drejte per te ngritur pluhur, prandaj po te lutem qe mos e politizosh me kete muhabetin e te perndjekurve dhe te pushkatuarve duke e perzjere e bere corap me ceshtje te tjera.

Nuk dua te mendoj se kjo eshte e qellimshme per te turbulluar ujrat, si per te thene qe mos u merrni me Mediun po shikoni se ka krime me te renda. Thjesht dua te ve ne dukje se ky turbullim ujrash, qofte edhe i paqellimshem, eshte nje nga ato shkopinjte ne rrota te shqiptarit. Nuk kemi pare akoma nje politike shqiptare qe mos turbulloje ujrat ne favor te interesit te ngushte te disave dhe ne dem te shqiptarise.

Juve e dini shume mire, qofshi te majte, qofshi te djathte, qe pavaresisht ne e kane marre stafeten "4 gazetare sahanlepires" apo jo, ka ca gjera qe nuk kapercehen kollaj, dhe njera prej ketyre eshte posti i ministrise nje te padituri me papergjegjesi ne detyre. Procesi gjyqesor ndaj Mediut eshte ende i hapur. Nderkohe edhe sikur Mediu te jete vertete i pafajshem, kete nuk do e besoje njeri, pasi nuk do kete njeri qe te besoje se nuk eshte perdorur pushteti per te terhequr veshin e gjyqtareve. Kjo eshte aq e thjeshte dhe aq e qarte, sa qe edhe venia ne dukje e moralitetit te 4 gazetareve nuk e turbullon dot.

u lumte jini te vetmit qe mund ti ndimoni keta njerez ne hall

more shqiptare te dashur si do veje ky halli i shqiperise shikoni me te thjeshten e pastaj gjykoni.

 sot u shpallen fitusit per universitete as universitetet as ministria e arsimit nuk i shpallin ne internet per te fituar gazetat e shtetaret turp turp..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).