PËRZGJEDHJA ME HESHTJE

Shpjegimin më intuitiv të së ashtuquajturës shmangie për shkak të mbijetesës (survivorship bias) e kam gjetur te Nassim Nicholas Taleb, autori i Mjellmës së Zezë.
Bixhozçinjtë e regjur, thotë autori, zakonisht besojnë se fillestarët ose rishtarët në bixhoz kanë shumë fat, i cili pastaj me kohë i braktis. Këtë e konfirmon lehtë, po të intervistosh bixhozçinj [...]

3 Komente

Adminët duhet ta lejojnë Vehbiun që të mund të japë opinionin e tij për librin e Vorpsit... gjynah t'i mungonte Peshkut një mëndjehollë si ai

per llafazanet serioze, si puna jone ketu te peshku apo gjetke, nje titull i tille eshte nje mini-katastrofe (ne vijen llogjike te kryeministrit).

Xhaxha, je vërtet një mjeshtër i përdorimit të fjalës... një skile (në kuptimin e mirë të fjalës) që arrin të amalgamosh argumente komplet pa lidhje për të futur ndërmjet tyre diçka që të intereson, por si gjithmonë, gati me justifikimin që: "atë argument e pata futur vetëm për të ilustruar idenë... sepse shkrimi ka një titull, dhe ideja vërtitet rreth titullit dhe jo rreth Vorpsit apo koktrashëve të Peshkut"

Nëse libri i Vorpsit të është dukur vërtet  si "i vetmi në sens absolut, arrin të shpalosë në mënyrë lapidare kënetëzimin shpirtëror dhe moral të rutinës ndër shqiptarët gjatë viteve të totalitarizmit"... një analist si ti nuk do të kishte pritur rastin e botimit të një shkrimi prej DIKUJT tjetër tek peshku për të bërë moralizma, por do kishte marrë laps e letër dhe do kishte shkruajtur për femrën shqiptare që më parë se të fliste për "nuse".

pse ata të tjerët, ata që kanë diçka për të thënë, tolerantët, të diturit, mendjehollët, ata që kanë sens humori, ata që përpiqen ta lexojnë e ta kuptojnë tjetrin e kështu me radhë, stepen dhe parapëlqejnë të heshtin? sepse ata mëndjehollët o e dinë rrezikun e tavolinës së gjelbërt, o e marrin parasysh atë dhe ULEN për të thënë ç'kanë për të thënë.

Nëse paët bërë pëzgjedhjen tuaj për të heshtur në debatin e Peshkut, do të bënit mirë që ta respektonit vendimin tuaj... më parë se të fyenit si koktrashë ata që marrin guximin që të thonë fjalën e tyre këtu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).