Pershtypje pushimesh nga nje vogelushe



Autore : Kejsi
Mosha 9 vjec per 10 (pas dy vitesh 11 per 12)

Pushimet 2009

Ne Radhime ne ja kaluam shume mire.
Ne hyrjen ku ishim ne ishte shume bukur dhe secila nga une tezja dhe mami benim nga nje pune.
Ne Radhime ne zume disa shoke shume te mire.Me pas daja na çoi ne Dhermi qe ne u kenaqem shume.
Ne Dhermi ne njohem nje greke e cila kishte nje familjeqe fliste shqip. Aty ne u kenqaem shume por ne dreke ne shkuam ne nje lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame harten e shqiperis te ndar ne gjysem, aty ne u deshperuam shume dhe nga inati e grisem dhe u larguam. Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke
Me pas ne kaluam ne nje tjeter lokal ne Dhermi. Ne ate lokal ne pame qe kishte uje dhe daja u hodh ne uje.
Une kishe naten nje yll i cili me ndiqte gjithmonenaten dhe Ida mendonte se ai doishte fatsjelles.

Ne radhime mami notoi shume. Uji ishte kristal dhe ne na pelqeu. Nje nate ndodhi nje fortune dhe ida nga frika e ndonje termeti u la shpejt dhe na mori dy peshqire.Domethene ne u kenaqem . Do me marre malli shume.

57 Komente

Ne Dhermi ne njohem nje greke e cila kishte nje familjeqe fliste shqip.

Ne ate lokal ne pame harten e shqiperis te ndar ne gjysem, aty ne u deshperuam shume dhe nga inati e grisem dhe u larguam. Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke

Uji ishte kristal

Kjo ishte dhe esenca e tregimit.

Sa carmatosese eshte pafajesia dhe naiviteti i femijeve! smiley

Heej..

Ate nate  do i beja baby-sitting kushos sime, dhe mendja me shkoi ti kerkoja te shkruante pershtypjet e saj,  per fatin e keq apo te mire te saj ne njefare menyre sa here qe vjen tek une e di se do ti kerkoj dicka te tille.  Keshtu pas  10 vjetesh do i beje dhurate nje pjesez  nga femijeria e saj  smiley

 

 

 

 

Une kishe naten nje yll i cili me ndiqte gjithmonenaten dhe Ida mendonte se ai doishte fatsjelles.

E pac fatin e bardhe e te shndritshem si ai ylli o Kejs smiley

faleminderit nga Kejsi smiley ( do e beje me vone por po hamendesoj pergjigjen )

Bravo t'qofte Alidea!

Bravo per idene, bravo edhe per ate qe e solle k'tu!

Gjeja me e fresket qe kam lexu n'Peshk per shume kohe! Sinqerisht!

 

E pra mrroklla, sinqerisht besoj se femijet nuk i marrim seriozisht, nuk degjohen tek te medhenjte .. pervecse ne formen e papagallit qe reciton ate qe te medhenjte shkruajne.. dmth ne i marrim ne foto, i veshim sic duam, por nuk kujdesemi dhe aq te pasqyrojme ate cfare ata ndjejne realisht.  Nejse te ksh dhe nje kusho si puna ime qe dhe per pushime u jep detyra "shpie "  smiley

Nje femije tjeter (diku neper rrethet tona familjare, si te zgjeruar qe jemi ne), shkruante nje dite (ne anglisht, ngaqe flet por nuk shkruan shqip) :

Sa bukur eshte te jesh tek gjyshja ! Gjyshja gatuan gjithçka per mua, me thote qe jam vajza me e mire ne bote. Nje dite dolem jashte ne qytet dhe aty pashe shume djem me leshra te gjata, dhe me kemisha te pista. It was scary !

Kur u kthyem ne shtepi, une e kisha ende mendjen tek ata te pistet. Nderkohe u degjua nje krisme. Une pashe dajon ne sy, per te kerkuar ndihme. Dajua u ngrit dhe doli ne ballkon. Nje njeri po vraponte drejt ca pallateve germadha. Dajua u fut brenda dhe me tha : "Mos u shqeteso, shpirti i dajos, une i rrah te gjithe. Kurrkush s'te nget ty".

Pastaj rame ne gjume. Ate nate pashe nje enderr shume te keqe : "Isha ne Angli. Ne lagjen tone te qelbur. Po kthehesha nga shkolla. Nderkohe me afrohet nje djale i moshes sime. A mund te te shoqeroj ? me thote ai. Une s'fola fare por shpejtova hapin. Kisha shume frike. Ai me ndiqte nga pas. Blerta, Blerta, me therriste, une te dua ! Une u tremba shume. Fillova te vrapoj. Djali me ndiqte. Mora kthesen drejt shtepise, leshova çanten, dhe vrapova, vrapova, vrapova... Kur pashe shtepine, thirra. Por nuk me doli asnje ze. Atehere vajta tek dera, por dera ishte mbyllur me mur. Djali me ndiqte. Une u leshova pertoke, m'u prene gjunjet. Atehere djali erdhi dhe me kapi per dore dhe me tha : "Nuk te bej gje, une te dua". Atehere une i thashe : "Mire, por dua te te shoh jaken e kemishes". Djali uli jaken. Ishte e paster. U ngrita ne kembe dhe e perqafova. Nderkohe muri i deres nuk ishte me aty dhe hyra brenda. Ktheva koken pas, djali ishte avulluar."

E çuditshme, apo jo ?

Sapo kisha hyre ne kopesht, kur me afrohet nje vajze e vogel dhe me thote: "Mi chiamo Keisi,tu sei albanese"(me kishte degjuar tek i flisja vajzes shqip)? i pergjigjem "si " dhe e pyes: e tu? - Io sono italiana, ma mia mamma è albanese.

Te dy prinderit jane shqiptare, i njoh qe te dy. Kjo Keisi ketu me ate te Alideas kane te perbashket pafajesine. Problemi nuk eshte i Keisit por i mamas sepse e ka shume problem faktin qe femija e saj te kete shok e shoqe shqiptare.

edhe cer pastaj ?

eshte e drejta e saj ta rrisi femijen ashtu si mendon me mire.

ngelet duke gjyku dynjane.

sic eshte e drejta ime te shkruaj fjane "TURP"

Amon mi Bedrije se nuk du me gjyky kerkund (sidomos femnat, se llogjika ne duart tuja osht si puna e plastelines ), por bona lidhjen midis fjalise se pare qe kam nenvizu tek komenti i pare, dhe Keisit te kopshtit. Pu ça robi qe je, menohu noihere deri ne 10 se s'bo keq.

e mer mire, se nuk te hengra.

aman, sa te ndjeshem qe jeni smiley

komenti jot, me apo pa sqarimin ishte dhe ngelet prape pa lidhje me temen smiley

soory smiley

Shkrimi me i sinqert qe kam lexuar tek peshku.

Stil Fishtian. Te lumte.

C'kuptim kishte kjo "harta e Shqiperise e ndare ne gjysme" se nuk po e kap?

po he pra nga Shkumbini e poshte ishte Greqi kete donte te thoshte besoj por po kembengule po e pyes per konfirmim.

"nje lope me qese ne koke"

hahah

 

p.s., a lexon kjo vogelushja?

Nese femija eshte me zhvillim te vonuar, kjo prurje duhet pergezuar, por nese trajtohet si femije normal, duhet ndihmuar pasi eshte shume mbrapa me menyren e te konceptuarit te gjerave. Alidea do te bente mire ta merte seriozisht kete keshille, dhe te bisedonte me prinderit e vajzes per nje trajtim te specializuar.

Prison break me vjen keq per konkluzionet kaq te gabuara qe nxirrni.

Femija jo vetem qe nuk eshte me zhvillim te vonuar por eshte nxenese shembullore. Ajo qe eshte e sigurt eshte se kur e pyeta nese i ishte kerkuar te shkruante dicka te tille ne shkolle me tha jo. Pra eshte hera e pare qe ajo shkruan  pershtypjet e saj.

Alidea,

Sipas moshes qe ka, vajza duhet te kete mbaruar te pakten klasen e trete. Nese vajza jeton ne Greqi dhe meson ne nje shkolle greke une terhiqem persa kam shkruar me larte, por nese vajza eshte nxenese ne Shqiperi, sinqerisht bej cmos per ta ndihmuar.

E di çfare prison break, te falenderoj per keshillat krejtesisht tepavlera.  Uroj qe te mos demtojne kaq shume ata femije qe keni rreth jush duke i bere papagalle te betuar te mendimeve dhe strukturave qe ju impononi.

 

Nuk eshte ceshtje imponimi Alidea, eshte ceshtje perceptimi dhe artikulimi qe nje femije i moshes 9 vjec duhet patjeter ta kishte me te zhvilluar se vajza ne fjale.

prison break meqenese ti injoron normat e miresjelljes shenje kjo e mosvonesise tende si individ i rritur, po te lejoj te shkruash fjalen e fundit pas meje smiley

"perceptimi dhe artikullimi"

Pse kam pershtypjen se ti nuk ke asnje prove  te nje shkrimi te moshes tende kur ishe 9 vjec per ta krahasuar me kete te Kejsit... me dukeni si ata qe  betohen se nuk kane gabuar kurre, qe betohen se kane gjithmone te drejte  etj etj etj ...

Pse i bini ne qafe engjellit te vogel ? I harruat ju hartimet tona te klases se kater ? Doni t'jua kujtoj si i filloja une ?

Perpara Clirimit, vendi yne ishte e varfer. Populli s'kishte buke. Regjimi satrap i Ahmet Zogut vriste atdhetaret. Por me 8 Nentor 1941 lindi Partia. Partizanet çliruan vendin, ballistet vetem hanin pula, dhe populli ishte i leckosur. Me 29 Nentor 1944, Shqiperia u çlirua nga pushtuesit nazi-fashiste*. Partia i kishte premtuar popullit se do hante me luge te florinjte. Dhe ashtu u be. Ne shtepine time ne hame shume mire. Kemi drita elektrike, infermierja eshte shume e mire, ka penicilina sa te duash. Armiqte e vendit pelcasin nga inati. Ne do t'ua thyejme hundet. Shoku Enver eshte njeriu me i ndritur qe ka nxjerre Shqiperia ne shekuj. Jap fjalen se do ta mbroj atdheun qofte dhe me gjakun tim te njome prej pionieri. 

I kepusja dhjetat, tak-fak.

* ajo viza ndarese ne mes, mesuesja e lexoi para klases si nje gjetje e re stilistike, dhe te gjithe shoket me pergezuan pas ziles se pushimit.

Hur!

Kur shkruan bej kujdes me periudhat.

Ne klase te katert , simestri i pare, nuk je pioner, po Fatose ç'fare Fatosi.

Paske harruar dhe ti. Nxenesit e mire beheshin pionier perpara kohes. Ne klase te peste beheshin te gjithe, automatikisht, por ne klase te katert zgjidhnin me te miret, dhe ua jepnin teseren. Te kujtohet ?

Une kam qene shembullor. Thonj te prere, grykese e zeze, jake e bardhe. I dija permendsh te gjithe anetaret e Byrose politike, dhe madje sipas renditjes. Edhe pse fironin njeri pas tjetrit (Kapo, Shehu, Habziu...), une e mbaja rradhen permendsh. E pse te mos me benin pionier te parakohshem ? A nuk kisha zbuluar une nje nate dy diversante pas nje ferre ? A nuk isha une ai qe kisha shpetuar hambaret e kooperatives nga djegia ?

 

E po ateher ti ishe ai qe rrije ne banke te pare, dhe mesuesja te kerkonte te recitoje vjershen per partin. Ndersa une i shkreti, ne klase te shtate jam bere pioner, e kur me doli mjekrra me pranuan ne rini.

Je me fat se jeton edhe ne France. Ndoshte nuk eshte fat, por dije.

Po, po, sigurisht, Alidea, thuaju prinderve qe ta shpien dhe ne ca kurse mbi shkrimin e nje eseje dhe te drejtat evropiane te te emes se Zeqos ne maje te thanes... smiley

kjo eshte e keqja, sot femijet nuk i lene me te jene femije, i duan me shtate fakultete qe ne bark te nenes, kurse majtas, kurse djathtas dhe femija s'di c'eshte loja e te shikon me habi kur i tregon se si ke lozur ti dikur, si hipje neper peme apo se c'lloj "kafshe" eshte pula.

Alidea nepermjet ketij tregimi na bere te mendojme te gjithe si ai 9 vjecari  ... Edhe une do ta grisja ate harte pa lejen e pronarit ! Besoj mendimi me i paster dhe me real qe Ylli i fatit do ta shpjere edhe ne te rritur !!!!!! Falem !

Harta e ndare ne gjysem me kujton nje dite me diell ne 2004, isha kthyer ne Shqiperi dhe ndermjet te tjerave me kishte marre malli per byrek. Hyj ne nje byrektore 2x2 metra katrore, asgje brenda pervecse nje harte qe paraqiste me nje ngjyre "Shqiperine e madhe" me territore nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia... Pyes shitesen 'cfare do thote kjo harta' me pergjigjet 'nga ta di une, pronari e ka vene'.... Sapo perfundoja masterin per studime europiane ku kisha thene fuqishem qe ne rajon nuk ka vend per ndryshime kufinjsh. Byrek e politike smiley

Une i dhashe nje 5 me yll. Bravo shume e bukur

Ne ate lokal ne pame harten e shqiperis te ndar ne gjysem, aty ne u deshperuam shume dhe nga inati e grisem dhe u larguam.

Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke

 

 

Realitet shume i goditur. Jemi bere si ajo lopa me trasten ne koke qe vetem hame dhe trasta nuk na lejon te shikojme realtetit. Eshte ajo trasta qe na kane venen ne koke qe nuk na lejon te shikojme hartat me Shqiperine e ndare pergjysem. Mjafton te kemi te hame qofte edhe duke na mbyllur syte me trastene ushqimit

5 me yll

Honeypie, you are making me crazy,

I'm in love but I'm lazy,

So won't you please come home.

Honeypie, my position is tragic,

Come and show me the magic,

Of your Hollywood song.  smiley

smiley

 

prisonbreak,

please give Kejsi, Alidea and all of us a BREAK!

Lere femijen te rritet normalisht.

Rrofsh Ida! smiley

"Por pikerisht aty ne pame nje lope e cila kishte nje qese ne koke"

Na kenaqe kejsi.

PS: Nuk e di ne ka ndonje qe po mbaron ndonje master per Studimin e sjelljes se Lopeve, c'fare mund te na thoje...

 lopet tona ndjekin moden moj Kejsi, pse lope katundare kemi ne? pse vec gocat te vishen bukur?

hihihi

Mire dita Miq!Ja me ne fund u mbodhem ...pushimet mbaruan...me nje fjale u futem ne "vathe" do te thoshte ndonje peshk i " rendesishem" me origjine te qarte baritore...  smiley

Fantastike kjo Keisi.... e embel ...paksa sa me e vogel per moshen e saj....Ne 11 vjeç femijet me duket kane pak me shume "cattiveria"....

meqe ra fjala tek lopa. nje dite ishim per vizite tek ca kusherinj ne fshat. aty im bir 8 vjecar sheh 6 -7 gra e burra qe ulur ca mbi  guree ca mbi bar, po ruanin lopet.

 kur djali me pyet se cpo bejne gjithe keta njerez , i shpjegoj se ketu eshte nje cike e veshtire ti lesh gjene e gjalle pa roje se ndryshe ikin e dalin ne rruge te madhe. (versioni i pare ishte se i vjedhin po ec mo). ai mendohet nje cike dhe thote: "nuk do ishte me mire qe njeri te ruante te gjithe lopet dhe te tjeret te shkonin ne plazh. e keshtu neser ta kete rradhen tjetri e me rradhe".  me pelqeu llogjika e tij.

Fantastike kjo Keisi.... e embel ...paksa sa me e vogel per moshen e saj....Ne 11 vjeç femijet me duket kane pak me shume "cattiveria"....

Po na jena lind me pushket ke kryet e kokes o Zana. Vec kur ritena jena vel aq shume me keto "cattiveri-te"  qe na i kane mesu qi n'vegjeli, sa kalojme ka ona tjeten e bohemi lepna lngaraqe smiley

heej smiley She is 9  years old smiley/ 9 anni/ 9 vjec smiley

sa e embel!

flm per prurjen Alidasmiley

 

Kejsi, je e mrekullushme xhan.Smile

Lumenj fjalesh... energji e pafund e konsumuar per te pershkuar nje realitet si ky...

E pastaj vjen nje vogelushe anonime... ky engjell i vogel me emrin Kejsi dhe... na paraqet "raportin" e saj...

Pa mendjemadhesi, pa mijra masturbime mendore, pa paragjykime, pa cinizem, pa marksizem, pa keinezianizem... i thjeshte, i paster, me te vertete i lire...

Carmatoses!

I mencur! Oh sa i mencur!

Alien dhe i vonuar... per te vonuarit!

E lexova me kenaqesi kete vogelushe dhe... per nje cast m'u duk sikur lexova Zotin teksa shkruante mbi nje eksperience pushimesh ne Shqiperi.

 

O Zot... perse ke vendosur te na rritesh?!

A nuk mund te na lije pergjithmone te vegjel, te vegjel si kjo vogelushe?!

... me kurajon dhe me pafajesine e kesaj vogelusheje qe vetem mungesa e peshes se mekateve dhe frikerave mund ta bente qe te fliste kaq cilter ndersa ne "te zgjuarit" mbetemi ende skllever te se perditshmes dhe te meskiniteteve tona! ...Skllever te zinxhireve me te cilet kemi lidhur veten, me naivitetin se mund te jetonim me mire. Skllever te vanitetit me te cilin ushqehemi e shqyejme veten e te tjeret!

 

Faleminderit Kejsi dhe faleminderit halles apo tezes se Kejsit per kete kontribut! smiley

smiley E di cfare do i printoj komentet tuaja per kenaqesine e Kejsit  (qe eshte goca e tezes sime)

 

Shume faleminderit Olsib, koment shume i bukur!

Alidea,

prurje shume e vecante dhe e bukur.Me pelqeu shume kjo menyra e arsyetimit te Kejsi-t. smiley

Kam vetem nje pyetje, se ende nuk e kam kuptuar: lopa pse e kishte qesen ne koke? Ndoshta eshte dicka normaleper lopet por s'po e marr vesh per se behet fjale.

Te betohem qe nuk e di, un nukisha me to per pushime. Kur ta pyes  do tu them se pse e kishte qesen ne kokesmiley

Mua me pelqen shume  " Domethene ne u kenaqem"  smiley

Mendoj se qesja ne koke eshte simboli i papastertise, pasi aty ku ka kullotur lopa i ka ngecur dhe qesja... dhe Kejsi e ka shprehur me pak fjale, shkurt, qarte dhe bukur.

Fantastike kjo Keisi.... e embel ...paksa (sa me ) e vogel per moshen e saj..... E moj Zana  , keshtu eshte kur i paragjykon kocet nga Jugu smiley Po ani te falet , ke qene me pushime por tani u ktheve.... dhe Zana eshte midis nesh !

kush tha qe koca eshte nga jugu ?

Zana pra ! Ju duk shume e rritur... Po te ishte nga shqipni e mesme  vetem per bishtaleca do kishte fole. Sa bukur ja kishin kref kacurrelat vicit ? smiley

Kejsi, Bravo dhe Faleminderit se na kenaqe me keto pershtypje qe do na ndihmojme te heqim qesen e plehrave nga koka. Edhe mos u merzit se kur te kemi hequr qesen, do kemi gjetur edhe nje burg te pathyeshem per kafshet e egra! (me qe kjo eshte tema e Kejsit po evitoj fjalet turpe qe ndonjeri i ka shume hak!)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).