Perse te votoj?

Thashetheme apo të vërteta?
Nano i shiti PSnë Ramës për 150 milion€
Për tu aprovuar si anëtar në KLD nje kandidat duhet të paguajë një shumë rej 10 000€ çdo anëtari
Për tu futur ne magjistraturë 60 000€
Takimi i nje delegacioni investitoresh nga Turqia me një ndër këshilltarët e kryeministrit dështoi pikërisht pasi ky i fundit i tha qartë shprehjen: Po përqindja ime në këte marrëveshje?”
Sikur këto shprehje ti kisha dëgjuar padashje në rrugë mbase nuk do më bënin përshtypje, por fakti që i dëgjova pikërisht nga njerez qe janë miqtë e mij më të ngushtë më bën të dyshoj në çdo fjalë që del nga politikanët tanë ata që ishin, ata që janë dhe ata që do vijnë ... Jo më larg se mbrëmë dëgjoj A. Daden dhe S. Olldashin tek shprehen mos më ngacmo se tek kjo çështje (Delijorgji) dhe ju keni gabimet tuajat ...
Kam frikë se me rrugën aktuale ku ndodhem në profesionin tim mund të bie një ditë pikërisht si dëshmitare e paturpësive të tilla, dicka është e sigurt se nuk do të toleroj asgjë dhe se mundësia më e mirë është që të provokoj mërira me kosto të larta. Në fund të fundit si mund të pretendosh se do fitosh ndaj korrupsionit kur ai është bërë pjesë e ADN-së së nje gjenerate të tërë qeveritarësh, politikanësh dhe gjyqtarësh tek të cilët akoma ka paga tepër të ulëta po të marrrim parasysh rëndësinë e tyre. Më e keqja është se tashmë të flitet për këto tema duket sikur te hashe bukë e djathë, askujt nuk i bën përshtypje... ne qe nuk përdorim më kanunin e Leke Dukagjinit kemi krijuar një kanun tjetër që mbase nuk vret me armë por po vret te ardhmen e një kombi !

9 Komente

oupps paskam harruar te transformoj ca w" ne e me dy  pika.. ju kerkoj ndjese ..

nje bojkot edhe me masiv do ishte bukur.

Përse të votosh?

Sepse te gjitha votat me pas do te futen ne nje short dhe fituesi merr nje lavatriçe.

-Ruani biletën tuaj smiley

-Me shume here te votoni, me shume shance keni.

-komiteti organizator ruan te drejten te ndryshojë rregullat e lojës.

Përse të votosh? Që fare pakë kohë pas zgjedhjeve te kesh mundesi që të shash o veten, o te tjeret. Në rastin më të mirë, nuk do të zgjidhet ai që ke votuar dhe do të shash ata që i dhanë votën atij plerës. Nëse ka fituar ai që i ke dhënë votën ske shance. Do të shash veten që i dhe votën atij plerës që sigurisht sdo të jetë ndonjë i ndryshëm nga ata që njohim.

ku ma gjen sikur te kishte nje te keqe me te vogel!... nje race jane te gjithe.

shqiptaret historikisht kane votuar te keqen me te vogel ne rastin konkret eshte rama, qe ka pislliqe normal, po ku ka shqiptare ka shume shume pislliqe. berisha ka qene eshte dhe do te jete nje deshtim total, tani po na shet sapunin per djathe me naton.

peugeot106 thote.

"po na shet sapunin per djathe".

Kesaj i thojne aforizem, Shqiperia sipas peugeot106 nuk po hyn ne Nato, por ne nje agjensi kamionash.

O zot, mire se e bere Shqiptarin, po trurin ku ja vendose????

une per vete kam bindjen se politikaneve nuk u behet vone nese njerzit shkojne per te votuar apo jo gjithsesi ata perseri do te jene ne politike sepse arrijne te gjejne aq njerez per te votuar e per te mbijetuar

te votosh per folklorin politik dhe miniaturat e tij tek ne tashme  eshte tradite dhe si per force zakoni vashdojme te ciklojme perseri te njejtet persona.Tashme ata jane bere kaq te rrezikshem sa mbajne fort njeri tjetrin dhe rrjeten e kesaj merimange te zeze nuk ka fshese qe e heq, ndoshta mos votimi per nje moment , nuk me duket ide e keqe.uhh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).