Përrallë (nga e kaluara) me ujk

Në muret antike të kujtesës,
myshqet e harresës harlisur rriten.
Në zgavrat vënde vënde nuhas netët…
të ngrohtat netë të plazhit
me frymëmarrje hëne.
Më shfaqesh ti pastaj,
që si ujk pas saj ulërije
trupin shpërtheje...
lëkurën pranë meje lije në shtrat
dhe pas erës së hënes bridhje...
Ndërsa unë...
une bareshë pa krrabë,
me fërshëllima
përpiqesha të të ndillja në prag.
...........................................
Kulprat varen mureve të kujtesës
Tejzgjatur deri në ditën
kur të gjithë ujqërit
i mbylla në lëkurën tënde.

5 Komente

bukur

Interesante, ujku qe bredh pas henes dhe i uleret... dhe baresha pa krrabe qe e ndjell me fishkellima si te ishte nje manar... prit kur te na ankohet ujku i humbur tani, a e ka gjet rrugen valle? smiley

vertet ku eshte ujku, me siguri duke gatuar, ose duke bere shpata me kerminjte

me pelqen sesi nje ngjarje e ngrin ne nje moment,ne nje poezi.eshte hera e dyte qe lexoj nje poezi te tille prej teje,shume te ndjere.e shfeton me shume kujdes ndjenjen,ngecesh vetem ne momente kyç.Sipas meje je prozatore edhe ne menyren sesi e sheh te shtrire poezine ne leter dhe shume poete persa i perket ndjeshmerise se detajeve.urimet e mia

Faleminderit Ana_H

Kryenece smileysmiley Me bere te qesh me ate pohimin e dyte. Te falenderoj.

Dorian, te pershendes smiley .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).