përndryshe…

kapaku-099.jpg 

  
Të gjithë duan të luajnë
Por kjo është lojë ndryshe
Fiton ai që nuk ka mëdyshje
Dhe për para kalon detin
Pret krahët që e presin
Që nuk vdesin…por ndryshken
Menteshat në dyer
E buzët pangjyer
Po ç’fut xhepi e ç’nxjerr goja
Kjo është loja miq, kjo është loja
Të gjithë duan të luajnë
Por duardredhur bluajnë
Kafen e vaktit
E revolta për ta ngrihet tek gota
Ajo më e forta
Më hidh nga ajo e forta
Se sot jam nën rrota
E sipër shkon bota.
Kjo loja tek koka, kjo loja tek koka.

  
Drithëroh si drithi
Në shirje i gjithi
Shirë pa mëshirë
i keq, jo keq, i mirë

  
Kjo loja tek koka, kjo loja tek koka
Rreth vetes rrotullohem,
e më përzihet bota.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).