Përgjysmë




Sa më shumë kalon koha aq më shumë më duket se ne shqiptaret cdo gjë e bëjmë përgjysmë. Sa koshient jemi ne për këtë .. Nuk e di c’mund të thuhet kur sheh se në fakt dhe stacionet e autobusëve në Tiranë nuk kanë as pikënisje e as destinacion. Në klasën time të antropologjise mësova se ekziston një fis i cili beson në formën rrethore të kohës.
Më grushtues, ironik dhe pse jo sarkastik më duket vendosja e reklames “ What’s up?’ në anët e këtyre “stacioneve të autobusëve” sikur duan të të thonë “ So What?”.. Kështu më duket se dhe titulli përgjysmë nuk i shkon këtij shkrimi ..kjo sepse kur gjërat bëhen duke vënë theksin tek dizenjoja, në këtë rast stacioni i bukur autobusit.. dhe mungon ajo që është thelbësore : informacioni.
Informacioni se cili autobus kalon, ku shkon dhe më normalje do të ishte që të printohej një minharte. Sërish dhe këtu një nën pikpyetje tjetër e madhe sepse vetë autobusët në të shumtën kanë një karton të printuar më se keqi e të lodhur ku tregojnë trajektoren .. as trajektore nuk quhet .. per ti rënë shkurt tregojne piken A ku nisen dhe B ku mbërrijne. Padyshim duket se ne nuk e dime ku shkojme si shkojme .. më sakte në këtë foto tregojmë se sa të verber jemi ne. . ose ecim dhe ne në një forme rrethore qe i perket nje ‘civilizimi’ tjeter atij që është i lodhur, që nuk ka pse të dije se ku shkon sepse në fakt qëndron vend numero.

11 Komente

Me gjithë ato reklama (telefonie), të paktën të kishin vënë një numër telefoni ku të mund të kërkoje informacion smiley

Eh, qenka mbrapa botes ti Alidea. Ne po modernizohemi, ne nuk kemi nevoje per gjera te tilla ordinere dhe anakronike si informacionet e autobusave ne stacione. A nuk e shikon sa moderne jane reklamat? A nuk mjaftojne ato? smiley

Shume -e pretendon edhe ti Alidea....Dashke edhe mini harte...Ku jemi ketu ne Nju Jork jemi!!! smiley

Une kujtova se ishte kinkaleri, ca gallate qenka stacion autobuzi...(jetojme ne Tirone)Big GrinTongueSmile

smiley

"- O cuno, a nalo ke tregu ky atobuzi apa jo ?

- Po, nalo ! Hyp

- Po ne Shkoze shkon ?

- Jo, jo nuk shkon. Zdryp "

Ja u be dhe informacioni smiley

Se mos do dhe ndonje harte merimange te linjave ti mi Alidea hhihihihi

Po ne fakt tek stacioni i Tiranes se Re qe kam afer, se ca vendosen njehere nje si skeme. Por me shume ngatrronte sesa sqaronte ne fakt.

Po Tirana nje b..the vend o goce, pastaj ne kemi i cike qejf dhe vete te sqarohemi me t'pytme.

"Me t'pytme gjinet stamolli"  Thote populli jone smiley

Ta garantoj une qe dhe po te shkrunte me fosfor aty, robt prap do pyesnin smiley

Megjithate, ti ke sh te drejte, ne jemi rrumpalle dhe kjo duhet te ndryshoje. Sa me shpejt, aq me mire

 

Tushe, disi te drejte ke ti.  Por Alidea thote "bie llafi" per ndonje te turpshem qe s'pyet dot. 

Shpresoj qe keto "reklamat" te mos jene permanente dhe te mund t'i ndryshojne, kuptohet, qe t'i japin leke bashkise t'i mirembaje keto "stacionet."  Cfare dreq reklame eshte kjo? 

 

Une them se kryesorja, vendosja e nje stacioni moderne autobusi, eshte bere. Tani le te ulemi e le te diskutojme se cfare mund ti shtohet per ta bere me mire. Se nga pa gomar fare, tani qe ua dhane, njera pale po zihet qe eshte buzebardhe e tjetra qe eshte buzezi.

Pershendetje peshq

Me vjen keq qe keni pare vetem anen materiale te problemit qe shtrova,ne fakt un shoh nje simbolike pas ketij fakti dhe besoj se e bera te qarte..nese nuk eshte aq e qarte per juve .. do te thote qe mbase kam deshtuar ne menyren e e percimit te ketij mesazhi ose ju e merrni thjesht per te qeshur. Une personalishr nuk e marr per te qeshur sepse jetoj ketu, sepse shoh shume gjera te lena pergjysme dhe sepse kamera ime nuk mund te rrije pa fotografuar "bukuri " te tilla

 

Alidea, nese i jemi pergjigjur me shaka s'do te thote se s'te kemi dhene te drejte. Per mua ke plotesisht te drejte, se nuk behet fjale vetem per nje stacion autobuzi, po sic thua per mentalitetin ne pergjithesi.

Por, mos harro qe ne (dmth juve qe jetoni aty) jemi mesuar te subvencjonojme thelbin me fasaden, funksionin me "modernen", jemi mesuar ti permirsojme ambientet e banimit p.sh. duke i hequr nje fasade boje shumengjyreshe pallateve, ti bejme sic tha ai i huaji ne blogun e vet per viziten ne Tirane, si ndertesat e parkut te Disney.

Jemi artista me nje fjale, nuk e vrasim mendjen shume me gjera banale si funksioni. smiley

dhe mungon ajo që është thelbësore : informacioni

Thelbësore s'është informacioni. Kolibe të tilla kanë për qëllim mbrojtje nga shiu (gjysëm po), nga era (jo), nga dielli (jo) si dhe vend për tu ulur (gjysëm po). Pra gjërat kryesore prapë i mungojnë, por s'është informacioni thelbi i tyre. Informacioni është shtesë.

mos te lexoja me poshte, kurre s'kisha per ta mesuar se ishte stacion autbuzi. ( i vecante, vetem ne shqipri mund te shikosh nje te tille.)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).