Përgjigje një “budallai”

Në shkrimin e fundit me titull “Bëjnë sikur”, duke iu referuar rastit “Basha”, flas për sistemin e pandëshkueshmërisë të ndërtuar “nga” politikanët, “për” politikanët duke ngritur edhe pyetjen: a kemi bërë përpara apo jo në forcimin e një drejtësie të pavarur prej tyre? Megjithë dëshpërimin dhe pesimizmin shkrimin e kam mbyllur me një notë më pozitive: “Por, nga ana tjetër, - them - është pozitiv fakti se ndërgjegjësimi ynë për këtë të keqe është shumë më i madh dhe ndoshta ky do të sjellë edhe ditën kur, më në fund, do të shohim një politikan abuzues të dalë përpara drejtësisë, jo si rezultat i lojrave politike, por i këtij ndërgjegjësimi shoqëror në rritje.”
Një qytetar, që nuk e thotë emrin, pasi ka cituar frazën e mësipërme, më shkruan një koment që mu duk me vend t’ia sjell lexuesit të Korrierit thuajse të plotë:
“Per cilin ndergjegjësim e keni fjalën, zoti Lubonja? Kam ndërruar vend pune disa herë vitet e fundit, kjo si pasojë e levizjes nga një rreth në tjetrin, por kam parë se sa e njëjtë është mënyra jonë e të menduarit dhe, njëkohësisht, sa e pashpresë është gjendja. Çdo institucion funksionon njëlloj si një shtet i vogël, ku sejcili, sipas pozicionit, përpiqet të shqyejë, pa u fshehur, aq sa mundet, nga ajo që është e të gjithëve. Nese ti flet për atë që ndodh të shohin me çudi dhe kjo shërben si paralajmërim; nuk frikësohen, por të bëjnë të frikësohesh e të shohësh punën tënde.
Kur ti dorëzohesh dhe vendos të bësh punën tënde, duke mbledhur dokumentacionin me firmat e duhura, por duke e bërë këtë ashtu si qorri, përpiqen të të kujtojnë se mund të përfitosh edhe ti. Nëse ti vendos të mos e bësh këtë, të shohin me keqardhje. Nuk ka asnjë, po fare asnjë që të të kuptojë. Hahahaha, për të qeshur se nuk qan dot, por ti, i turpëruar se nuk vjedh dot, u thua atyre që ke afër e që përpiqen, për të mirën tënde, të të ndërgjegjësojnë se duhet të marrësh pjesën "tënde": Më vjen keq, por jam supersticioz e besoj se Zoti ta merr në formën më të keqe atë qe ti e merr padrejtësisht.
Zotërinj, nuk është kjo ajo që besoj dhe arsyeja pse nuk marr, por herë herë e ndjej se më mëshirojnë për budallallëkun tim dhe përpiqem të justifikohem.
Para disa vitesh besoja se mund të ndikoja te ndokush me mënyrën si veproja, por tani më ka kaluar shpresa. E vetmja gjë që ëndërroj është se, meqenese nuk shkoj në shtëpi e të them: këtë e bleva me paratë që përfitova në këtë apo atë formë të parregullt, do të kem me se të edukoj fëmijet e mi. Pasi është e pamundur të besosh diçka e të thuash me të afërmit e tu tjetër gjë. Ne i edukojmë fëmijët tanë me mënyrën si jetojmë. Dhe kjo bën që të ndodhemi brenda një rrethi vicioz dhe të vdesë shpresa.[...]
Eshte e neveritshme të shohësh se per sa pak shitet dinjiteti, sa i pa vlere është bërë.”

Çfarë të thuash për këtë koment? Së pari se përshkruhet një e vërtetë dramatike mbi gjendjen morale të shoqërisë sonë. Që të jem i sinqertë edhe unë kisha kundërthëniet e mija kur e mbylla shkrimin me nota shprese, nuk isha i bindur plotësisht se po thoja një të vërtetë, por më duket, nga ana tjetër, se nuk po ndërtoja iluzione krejt pa bazë. Vetë komenti i qytetarit e provon se ekziston një ndërgjegjësim. Çështja qëndron tek shkalla e ulët e këtij? Dhe këtu dalin, së paku, dy çështje të tjera shumë të rëndësishme. Së pari, mendoj se është e gabuar ta ndajmë shoqërinë në një grusht të vogël të pamjaftueshëm të mirësh dhe një masë e pafundme hajdutësh, abuzuesish, injorantësh, të pandershmish. Aktet e mira apo të këqija të një individi nuk janë thjesht e vetëm produkt i vullnetit të tij, ato janë edhe produk i rrathanave. Njeriu i ka të dyja brenda, të mirën dhe të keqen, varet se çfarë stimulohet tek ai. Dua të them se jo vetëm ata që pranojnë të quhen “budallallenj” e të mos vjedhin, por edhe shumë nga ata që tallen me këta budallenj, janë të ndërgjegjësuar për atë që po ndodh. Ndonjëherë pikërisht tallja me të ndershmit është maskë e brerjes së ndërgjegjes së tyre. Edhe ata do të donin të ruanin dinjitetin. Edhe ata duan të rrisin fëmijë të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe moralisht. Shumica e njerëzve nuk janë gjenerues të këtij realiteti që jetojmë, por i janë adoptuar atij për të mbijetuar. Nuk mund të jemi të gjithë njëlloj përgjegjës për këtë katrahurë morale që kemi ndërtuar edhe pse, nga ana tjetër, është e vërtetë se ky sistem është i përhapur në formë kapilare në të gjithë shoqërinë dhe shpreh kulturën e saj. E rëndësishme është se kë kemi në krye dhe se çfarë stimulojnë ata. Janë ata që, të kapur nga ekonomija kriminale dhe duke u bërë shprehës të interesave të saj, në vend se të luajnë në vend rol ndriçues dhe udhëheqës drejt së mirës po na udhëheqin drejt së keqes. Janë ata që, duke zgjedhur fitoren e shpejtë të pushtetit e të parasë, kanë stimulur pjesën më të keqe të shoqërisë dhe pjesën më të keqe të njerëzve gjithashtu. Prandaj ngulmoj të përsëris atë që e kam thënë edhe në shkrimin “Bëjnë sikur” se nuk mund të ketë një drejtësi të ndershme e të pavarur në kushtet e pasjes së një klasë politike të korruptuar.
Çështja e dytë edhe më e vështirë është se si mund të ndryshohet kjo gjendje. Qytetari, në vazhdim të komenti të tij, thotë se po nuk u mblodhën njerëzit e ndershëm e me “kokë të ndërtuar mirë” të veprojnë kjo gjendje mund të vazhdojë deri në vitin 2500. Problemi është se si mund të arrihet masa kritike e këtyre njerëzve - e atyre, pra, që nuk pranojnë përshtatjen me realitetin, por që kërkojnë ndryshimin e tij - në mënyrë që të shkaktohet reaksioni zinxhir kundër këtij degjenerimi që të kujton Sodomën dhe Gomorrën. Pa kërkuar kësaj here dritën e shpresës që, gjithsesi, them se nuk mungon, do të thoja se Shoqëria shqiptare i ka shumë të dobëta mekanizmat e vetëkorrigjimit. Përkundrazi, tek ajo punojnë fort mekanizmat e degjenerimit. Shkaku është jo vetëm ajo që thotë qytetari se ne i edukojmë fëmijët tanë me shembullin që japim vetë nëpërmjet mënyrës se si jetojmë, jo vetëm tek sistemi i ekonomisë kriminale që synon të mbajë veten në këmbë duke mbajtur të kapur politikën, drejtësinë, mediat etj, por edhe se, duke qenë institucionet tona të ndërtuar me një strukturë tejet autoritare, të pushtetshmit kanë prirjen të rrijnë tërë jetën në pushtet duke konservuar kësisoj të njëjtat metoda. Le të kujtojmë se jemi i vetmi vend në tërë Evropën Lindore ish komuniste që nuk dënoi stalinizmin deri në fund dhe që, në atë sistem, shkoi nga “e keqja” në “më të keqen”. Prandaj, siç kam shkruar edhe herë tjetër, kam frikë se ndryshimi, më shumë sesa nga ndërgjegjësimi i brendshëm, që për fat të keq mbetet pasiv, (por, ngulmoj, edhe për shkak të tij), do të vijë më shumë nga rënia e ndonjë “muri tjetër Berlini” ose nga ndonjë pësim tjetër traumatik. (Korrieri, 21 prill 2009)

64 Komente

 Prandaj, siç kam shkruar edhe herë tjetër, kam frikë se ndryshimi, më shumë sesa nga ndërgjegjësimi i brendshëm, që për fat të keq mbetet pasiv, (por, ngulmoj, edhe për shkak të tij), do të vijë më shumë nga rënia e ndonjë “muri tjetër Berlini” ose nga ndonjë pësim tjetër traumatik. 

Vjedhja do vazhdoje sipas proporcionit "vlere e pritshme e gjeneruar prej saj vs. vlere nga puna e ndershme". Ketij i thone "risk assessment". Ketu ne US psh nuk para njihet ajo "mos vidh" (perjashto predikimin fetar), por "stealing does not pay" - nuk ja vlen me vjedh!

Kaq e thjeshte qasja; keto moralizimet keshtu te kujtojne ca gjimanziste qe kishin qejf teorizimet pa fund mbi jeten dhe qellimin e saj, shpirtin e njeriut dhe projeksionet e tij mbi avllite e adoleshences. Ishte efekti "cool" i Dostojevskit me sa duket (i ndaluar qemoti).

PS: Ai lexuesi e paska te keqen se nuk "calltiska"; askush nga ne nuk do e arrije ate vitin 2500. Keq puna.

Fatos,

Shumica e njerëzve nuk janë gjenerues të këtij realiteti që jetojmë, por i janë adoptuar atij për të mbijetuar.

kete po ta pronoj si lemë. Dhe te me ndjesh per demoralizimin qe nuk ke cer diskuton me kete kategori njerezisht si dhe me ate tjetren kategori qe pasja e tastiere dhe monitori i para i ben te besojne qe nuk jane teveqele apo kastravece. Ndaj perpiqu te jesh me i qarte.

Fatos ,

robi nuk e ndjen eren e vet dhe gjithmone ka frike se mos mban ere te keqe ndaj livandoset ( e ke parasysh se ku du me dal ). Kjo tendenca per t`u parfumuar me kujton ate historine qe dikush tregoi ketu para ca ditesh per zgjidhjen e atij problemit se si kishte bajga ne maje te traut te shpise.

Tani dicka personale per ty : mos u tut dhe shkruaj vazhdimisht ( sic ke bere ) pavaresisht se mund te mos jem dakort ne jo pak raste. Duhet fol qe te flasin dhe te tjere; inkurajimi i kesaj neve ketej nga memedheu na ben mire.

Raca e Fahri Ballinjve eshte duke u izolu.

5 yje prej verteti !

Shkrim shume i bukur. Ka prekur plagen.

Une besoj se te gjithe ata qe fitojne para ne menyre jo te ndershme, nje dite ose nje tjeter do ta paguajne shtrenjte kete. Kjo ka te beje edhe me llogjiken pasi gjerat e ndertuara mbi baza te kalbura rrezikojne te shemben.

Nuk besoj se shqiptari eshte nje specie me vete. Do te vije dita qe shoqeria shqiptare do te ndergjegjesohet. Ndryshimi po ndodh aktualisht. Cdo dite pak e nga pak. Natyrisht miresia ka nevoje per me teper mund dhe kohe per t'u ndertuar.

Nuk duhet humbur shpresa tek fuqia e veprimit individual. Si nje reaksion zinxhir ai mund te perhapet ne te gjithe shoqerine dhe pse jo, nje dite mund te shkaktoje edhe krisje te medha te menyres se si shkojne gjerat aktualisht.

Individet qe jetojne ndershmerisht nuk duhet te joshen nga shembujt e kundert qe kane perreth. Duhet menduar se cdo njeri eshte i lire te zgjedhi dhe mbi bazen e ketyre zgjedhjeve do te shperblehet apo do te paguaj borxhin ne te ardhmen.

E keqja ben me teper zhurme se sa e mira. Shtresa kriminogjene e shoqerise nuk eshte e thene te jete aq e madhe sa eshte perceptimi publik ndaj saj.

Ftesa ime personale eshte qe secili prej nesh te vazhdoje te luftoje me pasion dhe zgjuaresi per te miren, pa humbur shpresen. Fitore apo jo, per mendimin tim, kjo eshte menyra me e bukur per te shpenzuar jeten. Shpirti i pakorruptuar nuk ka cmim.

Shkrimi godet.,por si gjithmone ne nuk vuajme nga mungesa e  shkrimeve te tilla,as edhe nga goditjet,ne vuajme nga "imuniteti" i goditjeve te tilla..."goditja" kthehet mbrapsht!

Kur ka bere vaki qe nje shkrim si ky qe godet,te kete efektin e duhur ne objektin e goditur? He, ku? Kush i ndjen goditjet e shkrimit? He, kush?Lumenje shkrimesh jane bere qe godasin pa pushim "te keqen" qe bren,qe e ha shoqerine tone ,por kurkush nuk e ndjen! He, kush e ndjen?

Ne shqiperi eshte krijuar nje mendesi e tille,qe analistat bejne shkrime dhe njerzit populli i lexon,dhe i diskuton,e i diskuton,e i diskuton pa pushim.,por jo se mund te ndryshoje gje,por jo se ajo analize do te kete ndonje ndikim ne ndryshimin e gjendjes.

Me pelqeu dhe e besoj vrojtimin konstatues te qytetarit, qe nuk e ka dhene emrin :

Çdo institucion funksionon njëlloj si një shtet i vogël, ku sejcili, sipas pozicionit, përpiqet të shqyejë, pa u fshehur, aq sa mundet, nga ajo që është e të gjithëve. Nese ti flet për atë që ndodh të shohin me çudi dhe kjo shërben si paralajmërim; nuk frikësohen, por të bëjnë të frikësohesh e të shohësh punën tënde.

Kjo eshte lule,por une do te thoja qe cdo institucion ka nje "kryeminister" i cili vendos rregullat e veta te preferuar per njerezit e tij te preferuar.Dhe ky mund te beje gjemen.,te largon nga puna!!

Te akuzosh brenda nje institucioni nje afere per drejtorin "kryeministrin" e institucionit ose njerzit e tij.,largimin e ke pak!

Ajo shprehja e dikurshme"Uji larte, buron i kulluar, por qelbet poshte rruges",nuk qendron,nuk eshte e vertete!

Uji larte buron i qelbur,dhe rrjedh i qelbur neper institucionet e shtetit shqiptar.Kjo nuk ka diskutim.

 Aferet dhe pislliqet institucionele kane nje imunitet te atille qe nuk preken  nga goditjet e shkrimeve...as dhe nga ankesat e qytetareve....

Pergjigja institucionale per nje gjendje te tille eshte :

Media i fryn, e zmadhon gjendjen,"situata ne realitet eshte krejt ndryshe"!!

 

C`duhet te besh ne nje rast te tille.,kur e gjithe "kupola" ka te njetin mendim?!

Ky shkrim me kujton babane tim. Gjithe jeten ushtarak i rrepte dhe i ndershem, i ndershem gjer ne ate pike, ( gjer ne budallallek thoshin disa "shoke" te tij asokohe) sa kur e larguan nga ushtria ne '90-en, kur repartet ushtarake u shkaterruan, nuk mori as edhe nje gozhde, nderkohe qe "shoke" te tjere te tij rrembyen c'te mundnin dhe i tregonin gjithe mburrje, kur na vinin per vizite dhe i qanin hallin tim eti qe kish mbetur pa pune, me nje tufe kalamajsh per te ushqyer dhe s'kishte marre ca ushqime nga magazina e repartit. Eshte njeri i heshtur im ate, dhe sot e kesaj dite flet vetem me sy, po ate dite e nxorri perjashta "mikun" e tij me fjalet: "Femijet e mi di une si i rris!" Me vone, kur u rrita dhe ca e kuptova qe nuk e kishte fjalen qe te na rriste vetem me buke, por me ca vlera qe sot eshte dhe e thjeshte, por dhe shume e veshtire t'i gjesh.

Ai brezi i babait tend,(dhe i tim eti gjithashtu),nuk vjen me,per nja 100 vjet! ..brez qe duhet nderuar marr shembell!

Respekte Aida per babain tend. Respekte dhe per vleresimin tend per te . 

P..S. Mos u habit ne asnje rast per ato qe lexon ne PPU.

Faleminderit, Koth. smiley

kur na vinin per vizite dhe i qanin hallin tim eti qe kish mbetur pa pune, me nje tufe kalamajsh per te ushqyer

dy jeni ju mi aida...  smiley

Jemi plot kater, Et... S'e ke marre infon te sakte... burimet e tua s'jane shume te sigurta smiley

lum si ju, qenki plot smiley

Rrofsh, Deizi. smiley

Varet nga ndergjegja e gjithsecilit, Ceno. Varet si preferon te te zere gjumi ne darke...

Kam pershtypjen se ketu egziston nje konfuzion midis ndershmerise ne kohen e komunizmit dhe fisnikerise ne kohe kapitaliste.

Ndershmeria nuk anullon zgjuaresine. Mund te bashkejetojne te dyja.

Ols, mos  me zhgenje, te lutem... A ma shpjegon pak se ku do te dalesh, qe une te mos e interpretoj kabim, sipas menies sime se ate te paren sikur s'e kapa. smiley

smiley

Aida, personalisht kam pasur fatin te jetoj kohen e komunizmit, anarkizmit post-komunist, kapitalizmit milanez dhe se fundi pseudo-post-tranzicionin shqiptar.

Krahasimet i bej mbi bazen e shembujve nga secili realitet i mesiperm.

Edhe une e kam babain pak a shume si babai yt. Ky eshte shembulli im origjinal i ndershmerise.

Por, me pas kur pashe edhe shembuj te tjere, kuptova se ndershmeria ashtu sic konceptohet nga baballaret tane (apo nga te kundertit e tyre) ketu ne Shqiperi, nuk eshte ekzaktesisht zgjidhja me e mire.

Aktualisht mendoj se ndershmeria ka nevoje te shoqerohet me strategji (zgjuaresi) dhe veprim.

Nuk po them qe baballaret tane jane shembull i keq. Perkundrazi, jane shembulli i mire autentik. Mbase e ekzagjeroj, por do t'i konsideroja gati-gati martire.

Thjesht mendoj se femijet duhet te shkojne pertej kesaj.

"Tangentopoli" ne Milano nisi kur nje ndermarrje (vella e moter) denoncuan "matrapazin". I ngriten nje kurth dhe ai, i sigurt ne menyren se si shkonin gjerat deri atehere, as nuk mendoi se ata po e filmonin ndersa ky terhiqte zarfin, jo poshte, por siper tavolines.

Ndershmeria aktive - kjo me pelqen me teper.

Aida, respekte per babain tend dhe vlerat me te cilat ju ka edukuar. Jane sigurisht nje kapital i rendesishem per t'ju mbrojt nga renia ne mediokritetin ambient.

Halli eshte se sistemi i korruptuar shpesh arrin ta fitoje betejen me vlerat e edukuara, prandaj une jam i mendimit se duhet arrit (krahas edukimit te vlerave sigurisht) edhe ajo qe thote Cimi "Vjedhja s'ja vlen" ose per ta thone mo shqip "Fryka e ru vreshten".

Ai brezi i babait tend,(dhe i tim eti gjithashtu),nuk vjen me,per nja 100 vjet! ..brez qe duhet nderuar marr shembell!

mirë që na jepni të drejtë anonimthi ....  smiley

Ai brezi i babait tend,(dhe i tim eti gjithashtu),nuk vjen me,per nja 100 vjet! ..brez qe duhet nderuar marr shembell!

Inshalla ai brez i 10re , i shkaterruar, trushpelare dhe fatkeq nuk vjen mo, jo per 100 por as per 300 vjet !!

Breza me te mire do vijne dhe po vijne...

Po ai brez qe nuk ka respekt per brezin,si puna jote,o  desdemone ,ne fecke do te  shkoje...

 

Po nje ku erdhi brezi jot i te qarave dhe lutjeve " Amon Jevgo mos me myt!" Shko mi surrat "palare" nga te puthmet e Jevgut se ta pame hajrin edhe pas 500 vjeteve !Te pakten te kishe ardhe vetem me Besen ,jo me te hapme Shalet kush te del i Pari smiley

permend qenin me pleshta, boj gati dajakun me gjemba smiley

Ce ke Idris, na ke inat per shalet ?

Aty te nordhesh nga inati, i kemi dhe do ti perdorim smiley

Tushe te lutmi shume hapi rruge budallait! ishte shume e holle ajo e jotja qe ta kuptoi ky.

mos ki merakun tim Sander  smiley

Ktu o secili per vete dhe admini per te gjithe.

Vrej punen ti....

 

Alo Alo Kokaina smiley

... hunda ime asht per ty...

... ku ta dija, ku ta dija...

se ti do te me kushtoje kaq shume! smiley

Ke fillu me shkurtesa tani smiley.S'te bojne me fajde metodat e vjetra .Na ke pru dhe 'llullat" ne mode se s'duron dot pa tymos smiley. Helbete ne mos ambient i zi ( kovacane) te pakten gri me kallajxhi smiley se kot s'te myti Jevgu TYE . Vetem se krujte pak shalet!

nuk o me te tymosme ajo o shoku  smiley

osht me te thithme smiley

Metodat e vjetra me tym e qe ju ka dale tymi ti kam lone ty .

P.S. Jevgu eshte ne mode sot. Ta mash me shnet presidentin. Edhe Big Brotherin e Taljonit e fitoi i Jevg ! smiley

Ore, eshte babai im ai... Shifni shkrimin aty e mos u ngaterroni me tej, se i thashe babit pastaj... smiley opo qy eree...

skena gje me babin tend moj qe ta rujte zoti.

njelloj i keni dhe babat tane smiley

po inshalla tersi i tyre dhe jeta e tyre nuk osht rrisk per brezat e tjere

Aid e nerume! Ke pru gjo interesante po me shume si nostalgji... smiley Psh nje nga zbulimet me te vjetra te Botes dhe nga me Efektivet ( edhe ne Shqiperi) eshte ai Anglo-Sakson (si i thote avokati ) Aksioma e tij mbeshtet tek thenia " Po ka Bythe e Goje , nuk ka njeri qe nuk kompromentohet"Po Dejsi qe ka me shume ????  Ka shume kuptime dhe perfshin edhe shalet e Des-derr-mones smiley me emer te shkurtuar tani (nga Evgjitke ne Sua) ne DEJZI smiley ose nga Sarac (kallaixhi) ne Ing. Metalpunus! smiley Dhe keto gjera eshte bukur kur kalojne ja ashtu .... me pak o sa pak korrupshen

Nuk eshte nostalgji, Idris, jo... eshte realitet. Dhe s'dua te vazhdoj me shembuj te tjere te tipit "doni me per Belulin"... Por ama, pajtohem me Olsin kur thote qe duhet me qene me aktive. Me heshtjen e baballareve tane apo tonen kurre s'kemi per te zgjidhur gje. Persa kohe te bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh, kur shohim maskaralleqe ( ngase kemi frike, apo ngase nuk duam te prishim rehatine tone, eshte tjeter ceshtje) "trimat" qe te marrin gjak ne vetull, do mbizoterojne ne kete vend.

 

Mire pra s'po ta qaj hallin po ene ti mos ja vidh kongen Jerusalem-it (ta shpjegoj ne PM po deshe se nuk e sqaroj dot publikisht)

jo jo flm ,

sme intereson !

Ketij "timit " i vjern anes ti smiley .Koken (surratin) ka te zi se rrenjet i ka me gjak te bardhe smiley . Shif ate "tatin" ti e ke ne k/ minister me surrat te bardhe me sua evgjiti , tere diten fjalos sikur eshte ne mejhane kovecesh...dhe boni qejf sa qe JU ka tredhe ne burrat e venit dhe ne .....kemi IKUUUUUR! smiley

shyqyr qe ke ikuuuuuuuur Idris, se kush te duronte ktu smiley

Ty dhe komandantin sju mban dot te dyve nje vend i vetem smiley

 

Ne e kemi dhe me konge ../ Nje varr i vetem se mbante dot lavdine/...smiley Po ne ty s 'ta qajme hallin .Sot po shfaq veti te reja qe do mbeten sim-bole per Kombin! smiley Ne ti me konge je.... etj , etj etj ...  dhe kur u plake dore nuk hoqe /  O tu befshin gurret e varrit....  (ashtu) smiley.

boll mer se i merzitem peshkataret.. smiley

Dhe mos me kno mu kenget qe ti knon ty Edra sa cohesh nga gjumi per cdo mjes. Je bo si ata kalamajt e kopshit, qe ca ngjojne ne shpi, shkojne e thojne ne kopesht smiley

po nuk thone kot, pleqte jane si kalamajte e vegjel smiley

Inshalla ai brez i 10re , i shkaterruar, trushpelare dhe fatkeq nuk vjen mo, jo per 100 por as per 300 vjet !!

 

Ne kete menyre ti fut gjithcka ne nje thes!

Duhet patur me teper respekt per njeriun... Pertej sistemeve, brezave...

Fundja Zoti te ka dhene zemer dhe tru dhe rrjedhimisht edhe aftesine per te perzgjedhur.

Mohimi pa kushte i gjithckaje eshte zgjidhja me e thjeshte, por edhe me e keqja, pasi nuk ve ne pune analizen, duke injoruar te shkuaren. Rrjedhimisht nuk zihet mesim nga gabimet.

Ols ska lidhje me respektin.

une i respektoj dhe i dua.

Por ai brez per mua eshte shume fatkeq dhe ka pasur nje jete ku sju ka dhene mundesia te njofi as veten e vet, ku skane pas mundesi te zhvillohen si individe, te kene liri dhe hapesire per te menduar dhe vepruar.

Me keq se kaq ska ku te shkoje. Te jetosh ne genjeshter, dhe te kesh nje moshe te trete te tille sic e kane sot.

pffffffffffffffffffff per te qaaaaaaaaaaaaaaareeeeeeeeee

Te jetosh ne genjeshter - me pelqeu me teper nga te gjitha!

S'ke cfare t'i shtosh kesaj!

jo jo vazhdoni ju, ne prandaj nuk ndihemi se nuk dum te nderpresim. smiley

her mer katnar,  smiley

nuk u hap ala dogana grekut qe te kthehesh si gjithe rifugjatet e tjere ?

doganat e grekut, jane si shalet gjithnje hapet, mjafton te me ngrefet e iki. smiley

 

E c'na knoqet tu u knoq! Dhe une kisha i qejf me e debatu seriozisht ket teme. Pushka top ju boft!

O emigrantakoma nuk u merzite me temat serioze o burre i dheut.

mire e ke. t'rre menia naj her mer, kujto se ca po qet. i bo qefin vetes me i llaf.

flm per kujtesen; me ter men kjo!

Jam tape emo mos ma ve re drejtshkrimin.

Bobo, tape ne 3 te drekes, mendo c'behet gjer ne darke... smiley

shqiptari tipik gjindet tape pikerisht ne dreke, sepse e nis diten me ferrnet shoferash bashke me pacen dhe pilafin ne sabah, e vizhdon me i dopojo whsikey ne demek kafe pune dhe pastaj 4 birra ne dreke.

Kurse darka eshte bo per pune tjeter, per te ndjek me ankth skedinen smiley

I shef ato numrat e skedines, shqipua tipik, apo ia fut m'tmym, ene ankohet masnej qe s'ska shonc se e nxjerrin dashnoret ke ara e tares...  smiley

megjithate, dashje pa dashje, e ka shkrujt lezetshem "emigrantakoma"... tek e fundit, cimi emigrant eshte akoma... smiley

Tushe harrove me te rendesishmen,femrat, megjithese kete te fundit e kam lene per neser tek kaprico. Po deshe hajde te te qeras nje vodka bull.

Rrofsh, por e kam lonë smiley

Më bo dom smiley

Ca u bo kaprico - club privé?!

Ueeee Tushe car me ke kujtu. Shkoj te shpia nje shokut tim per darke dhe sigurisht si te fiksume per futboll po shifshim nji neshje. Sigurisht qe ne nje moment ky qiti skedinen nga xhepi ene une fillova tu e tall se ate dite kishte vetem neshje koti. Gruja vet per tu tall po thote : "Aman o Guçe vetem ta shofesh kur digjet per nje rezultat, e fillo te thote se ja ka vene gabim burri huj!" Nderkohe une mora me e pa skedinen dhe se ç'qe nje lloj basti qe as nuk e merrsha vesh. E pys une i shkreti : "O Adhurim, çar ke vone o burre se s'e merrkom vesh." Mori skedinen dhe pasi u munu me i dhone dermon deklaroi ne menyre solemne : "He me ai Mondi ka rrjedh komplet perhere ket pune me bo! I shtyp gabim idioti butonat dhe me djeg skedinat!"

O bo hall i modh me pa i neshje m'Tirone se te pakten gjysma e klubit do thote : "Ja e shiten!"

Una per vete nuk do i pergjigjesha nje 'budallai' se e dini ju ate fjalen e urte qe "nje budalla hudh nje gur ne pus - dhe njeqind te mencur nuk e nxjerrin dot".

Eshte per te ardhur keq qe gjendja qenka ibret-jalem. Deri diku kete gje e vura re dhe tek gjendja civile/mini-bashkite, dhe sipas shtypit dhe tek drejtesia, doganat, tatimet, mirpo siduket sindromi i zvetenimit te vlerave ka kapur dhe institucione te tjera. Eshte per te ardhur vertet keq qe vlerat e njeriut po humbasin gjithnje e me teper.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).