Për shoqërinë

Albin Kurti

Shoqëria civile e ka rrënuar shoqërinë. Shoqëria është totalitet organik. Shoqëria civile është agregat i njësive të instaluara. Shoqëria është shumësi e marrëdhënieve përmbajtësisht të padiferencueshme që individit ia mundëson lindjen e dytë dhe ia kushtëzon lirinë. Shoqëria civile është shumësi e OJQ-ve formalisht të diferencuara që individit ia kushtëzon shkëputjen dhe ia mundëson ankesën. Shoqëria është. Shoqëria civile vjen. Shoqëria ngrihet (nga posht&eumlsmiley. Shoqëria civile zbret (prej lart). Sajimi i shoqërisë civile bëhet në llogari të shoqërisë. Me kahje të kundërt të zhvillimit në terrenin që nuk është i saj, shoqëria civile e gërryen shoqërinë. Organizmi i madh koheziv shndërrohet në një masë të shkapërderdhur dhe të shpërqendruar së cilës i sipërvendoset një strukturë e hollë por e gjerë.

Këtu nuk e kam fjalën për shoqërinë civile sipas kuptimeve teorike në filozofi apo në fushën e mendimit politik. Nuk e kam fjalën as për vendet e ndryshme të botës dhe është një çështje tjetër nëse kjo mund të vlejë edhe gjetiu. Këtu e kam fjalën për atë që quhet shoqëri civile në Kosovë e cila duke e zëvendësuar shoqërinë ka bërë që të drejtat e njeriut dhe të popullit të zëvendësohen me nevojat e komuniteteve, që lufta për të drejtat e qytetarëve kundër pushtetit të zëvendësohet me avokim dhe lobim te pushtetarët, që grevat, protestat dhe demonstratat të zëvendësohen me kampanja dhe koncerte, që e kaluara e afërt dhe konkrete të zëvendësohet me një të ardhme të largët dhe abstrakte, që edukimi shkollor të zëvendësohet me kurse dhe konferenca.

Shoqëria është angazhim. Shoqëria civile është dukje. Shoqëria zhvillon njerëzit përmes lirisë së tubimit dhe veprimit. Shoqëria civile bllokon njerëzit, duke i kufizuar ata në lirinë e shprehjes. Liria e shprehjes në Kosovë është e gjithpranuar pikërisht për shkak se liria e veprimit është shumë e ngushtuar, por edhe për shkak se nuk ekziston liria e të menduarit. Aq shumë njerëz flasin aq shumë sepse pak veprojnë nga vullneti dhe fare pak kanë mendime të vetat. Ky i folur më parë sesa që i zbulon ata si subjekt (që s’jan&eumlsmiley, i maskon ata si objekt (që janë bër&eumlsmiley. Prandaj është i nevojshëm veprimi si sqarim. Dhe, prandaj nuk ka liri veprimi. Ka liri të shprehjes pikërisht që të mos ketë liri të veprimit. Dhe, ka liri të shprehjes sepse mendimi i shprehur tashmë është i kontrolluar. Njëmend mediat kryesore televizive nuk kontrollohen si dikur, por kjo për shkak të vetëcensurës së tyre. Ato nuk e pasqyrojnë jetën e qytetarëve por gjestet e qeveritarëve. Ato nuk tregojnë për shoqërinë dhe jetën e saj por e projektojnë modelin jetësor dhe praktikat shoqërore që u imponohen njerëzve për t’i ndjekur. Televizori nuk është pasqyra ku shoqëria e sheh të tashmen dhe të kaluarën e saj, por ai është sfera e kristaltë ku shoqëria e sheh të ardhmen e saj në vdekje e sipër. Nuk ka emisione nga historia apo shkenca dhe nuk ka programe edukative, por ka sport dhe telenovela pafund. Madje edhe kuizet e rralla (zakonisht për fëmij&eumlsmiley më parë se promovimit të dijes përmes garave i ngjajnë spektaklit sportiv me enterier prej tifozëve. Inxhinieringu medial televiziv në Kosovë definitivisht ka për qëllim që njerëzve t’ua bëjë shumë të vështirë mendimin. A nuk është shprehja “brainstorming” e farkuar nga shoqëria civile indikacion se zakonisht të menduarit mungon andaj duhet ta rezervojmë një kohë të veçantë për të menduar?! Duket se shoqëria civile ka zgjidhje edhe për problemet në krijimin e të cilave ka kontribuar vetë.

Edhe Qeveria e Kosovës është pjesë e shoqërisë civile. Qeveria e Kosovës është OJQ-ja më e famshme në Kosovë. Ajo zbaton plane që nuk i ka përpiluar vetë dhe shpenzon buxhetin e Kosovës sipas projekteve që ia hartojnë zyrtarë të huaj, thuajse ky buxhet ishte donacion i tyre. Ngjashëm si zyrtarët e OJQ-ve edhe politikanët e Kosovës e dinë mirë që janë aty ku janë jo për shkak se atyre u besojnë qytetarët, por për shkak se janë të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve, ndaj atyre burokratëve që vazhdimisht janë disi të shqetësuar por asnjëherë të brengosur. Prandaj në Kosovë nuk mund të hysh në politikë. Në Kosovë mund të dalësh nga politika duke hyrë në parti politike. Politika zyrtare në institucionet e sistemit edhe pas pavarësisë nuk është politikë. Ajo është punë teknike e një politike që bëhet jashtë saj e sipër saj. “We must fix this problem!”, është fjalia më e shpeshtë e qeveritarëve të vërtetë ndërkombëtarë, e cila kësisoj e shpërfaq vizionin e tyre veçse teknologjik për neve.

Bile edhe KFOR-i sillet si OJQ. Ai na e ka mbuluar Kosovën gjithandej me billboard-a për tolerancë. Përveç që kjo tolerancë nuk ka përmbajtje, ajo nuk ka as kufij – pra, është edhe tolerancë ndaj jotolerancës. Mëgjithëkëtë, është e qartë se kjo tolerancë nuk mendohet aq si tolerancë ndaj dallimeve politike, sociale dhe ekonomike, por më parë ndaj atyre kulturore të cilat konsiderohen të pareduktueshme dhe pjesë inherente e shkaqeve të konfliktit. Dhe, sigurisht, tolerancë për pushtetin atje lart që na vëzhgon me billboard-at e tij, ndërkohë që është hermetikisht i mbyllur për çfarëdo llogaridhënie ndaj vendasve. Edhe atëherë me të rrallë kur nuk e kanë për temë tolerancën gjithsesi bëhet fjalë për billboard-a përplot me fëmijë poshtë së cilave figurojnë mesazhet e regjimit për qytetarët (sic.).

Nuk është vetëm shoqëria civile aktuale e reduktueshme në një shprehje të hegjemonisë së pushtetit. Pushteti, me sjelljet dhe (mos)veprimet e tij, po ashtu është bërë i reduktueshëm në konceptin e shoqërisë civile te ne. Në zemër të nuancave vezulluese që ua marrin njerëzve mendtë ndodhet antagonizmi, ndodhet kontradikta e papajtueshme ndërmjet shoqërisë dhe shoqërisë civile.

Rrënimi i shoqërisë në Kosovë mbi të gjitha konsiston në mbetjen e shoqërisë pa qytetarin e saj. Ashtu sikurse që pavarësia e Kosovës nuk ka sovranitet, ngjashëm edhe shoqëria në Kosovë nuk ka qytetarë. Dikur ishim të përjashtuar nga shteti por shoqëria dhe familja na mbronin fizikisht dhe na ushqenin shpirtërisht. Sot, kur shoqëria civile po e zëvendëson shoqërinë dhe kur familja është dobësuar, individi ndodhet në një gjendje më të rëndë se kurrë më parë. Shumica e atyre që nuk janë indiferentë edhe ashtu janë pasivë. Shoqëria civile (çka është e kundërta e saj: shoqëria militare?!) e ka mbytur aktivizmin dhe militantizmin e njerëzve. (Kjo gjë së fundi u dëshmua edhe me rastin e heshtjes së saj të përgjithshme për çështjen e mauneve me helm në Mitrovicë.)

Pa e restauruar shoqërinë, pa ia kthyer shoqërisë qytetarin, nuk do të arrijmë të kemi institucione politike që na e përfaqësojnë vullnetin dhe na i mbrojnë interesat, nuk do të kemi sistem politik ku pushtetari është në shërbim të qytetarit. Shoqërinë duhet ta ribëjmë. Ajo tani ndodhet në hapësirën pothuajse të zbrazët ndërmjet njerëzve apatikë që mendojnë se asgjë s’mund të ndryshohet dhe njerëzve iluzionistë që besojnë se gjithçka do të bëhet mirë. Restaurimi i shoqërisë është shoqëror. Mirëpo, njëherë shoqëria ribëhet duke u bërë rezistencë. Shoqëria duhet të bëhet rezistencë për t’u bërë shoqëri, për t’u bërë ajo që është. Rezistenca politike dhe shoqërore është ajo që e modelon dhe e ndryshon regjimin sundues, e detyron atë t’i përshtatet njerëzve dhe kështu e konsolidon shoqërinë e qytetarëve. Ky ndryshim është thelbësor dhe kryesor. Ky ndryshim është kushti dhe mundësia e përparimit të qëndrueshëm. Mirëpo, ky ndryshim nuk bëhet vetëm nga njerëzit që duan të kenë të ardhme më të mirë. Sepse ata presin. Ky ndryshim bëhet para së gjithash nga ata të cilët e duan të tashmen shumë më të mirë. Rezistenca është tash.

12 Komente

 

Rrofsh  Albin !

faleminderit saktivista !

Kenaqesi te lexosh nje mendim kaq te qarte dhe origjinal.

Nje situate krejtesisht e ngjashme ekziston edhe ne Shqiperi, ku Shoqeria Civile, e krijuar ekskluzivisht "nga lart" dhe "se jashtmi" po zevendeson dhe po shtyp nepermjet aseteve ekonomiko-politiko-mediatike qe zoteron, shoqerine qe vjen "se poshtmi". Kjo "shoqeri civile" e perbere nga ojq, media, lobbies, biznese te ndryshme, stafe akademike universitetesh etj. po zevendeson padrejtesisht dhe ne menyre aspak perfaqesuese shtresat sociale, e po i bashkangjitet elitave politiko-ekonomike si nje luster ndaj superstruktures. Rezultati: grupe masive shoqerore aspak ose pak te perfaqesuara, gje qe heret a vone do te ngjalle tension, dhe do te qe mire te evitohej.

Eshte veshtire te mos kapesh nga entuziazmi kur lexon dashurine dhe mllefin me te cilat shkruan Albin Kurti per Kosoven. Nga ana tjeter cdo qendrim radikal rrezikon te kritikoje, me shpresen e ndryshimit rrenjesor, pa sqaruar funksionalitetin e nje modeli te ri (problemi i perjetshem me Marksin). Per shembull, cfare shoqerie civile tjeter mund te kishte aktualisht Kosova?

Edhe ideja per grassroots democracy (qe ne Amerike ka marre nofken AstroTurf, sipas barit artificial - e fresket kjo nga nje artikull i djeshem qe lexova) eshte e importuar, pike se pari, dhe pike se dyti eshte ne konflikt te vazhdueshem me idene e vanguardes, pjese e se ciles eshte vete Albini.

Kosova, ne ndryshim nga Shqiperia, ka 'avantazhin' qe problemet i ka me te ndjeshme, qofte tredhjen e shtetit, qofte problemet ekonomike, si dhe ndjenjen e rrebelimit me te forte e me te fresket nga konflikti i gjate me serbet. Prandaj Albini mund te ngreje me dhjetera mijera ne proteste, nderkohe qe shqiptari i Shqiperise nuk ia ndjen njesoj nevojen dhe dobine sheshit. Por dalja ne shesh, kur nuk perben kercenim mjaftueshem per pushtetin, pra kur nuk ka mjaftueshem peshe per negociata, rrezikon te ngelet brenda kuadrit te lirise se fjales, gje qe Albini e supozon ne proporcion te zhdrejte me veprimin. E thashe qe ne fillim, eshte e lehte te mbeshtesesh Albinin sepse gjerat i thote bukur, por edhe fjalet e tij marrin nje realitet alternativ pikerisht prej ketij artikulimi intelektualo-pasionant. Sepse shqiptaret e Kosoves kane luftuar me dekada per lirine e fjales, te cilen Albini sot e shfrytezon me se miri. Sepse pa fjalen e lire nuk artikulohen konceptet dhe nuk gjendet gjuha e perbashket per nje veprim te perbashket. Se sa deradikalizon arritja e nje lirie dhe frenon perpjekjen per liri te tjera, kjo nuk mund te thuhet kaq kollaj me gjysme ore mbi tastiere. Dhe po te jete per psikoanalizim te popullit te Kosoves, ndoshta pa kete rrjedhje nepermjet fjales nuk do te ishte e mundur shendoshja e psiqikes se tronditur.

Ndoshta ajo qe mund te artikuloje Albini me shume se kushdo tjeter eshte se ne Kosove ka ardhur koha qe gjithe ky zhvillim diskursiv t'a zhvendose nje shkalle me larte realitetin material, qe te shkolluarit, konferencuarit, ndergjegjesiarit e Kosoves te kerkojne se bashku me shume sovranitet, me shume zhvillim ekonomik, me shume pavaresi ne formimin e identitetit te ri kosovar. Ndoshta teknokratet jane te domosdoshem qe me lidershipin e politologeve t'a marrin ne dore situaten ne Kosove. Por kur politologet distancohen nga teknokratet, dhe e bejne kete me nje sens intelektualist superioriteti, zhvillimi nuk me duket i afert.

Trop, ke harxhuar nje koment te tere kot (si nxirret llapa ketu). Ti thua qe ajo qe mund te beje Albini eshte qe t'a degjojne teknokratet. Po kjo s'eshte ne doren e Albinit. Ajo qe mund te beje Albini eshte te vazhdoje te dale ne rruge, po, se me duket se e ka nderprere kete. Por qe te dale ne rruge, duhet te kete shoke, e shoket jane rralluar tashti qe eshte fituar pavaresia, e veshtire t'a kuptojne se pavaresia pa sovranitet nuk eshte pavaresi.

Sa per Marksin, muhabet i gjate, por mos harro se funksionaliteti i nje sistemi te ri eshte i shpjeguar, packa se nuk eshte vene asnjehere ne praktike.

mgjes lulo - un kom menimin tim shoku, si per perfitimet nga bashkepunimi, si per marksin (nuk eshte ceshtje harrese, madje ne kete pike nuk eshte as ceshtje 'une e mendoj keshtu') dhe mbi te gjitha nuk i thuhet robit ke harxhu llafet kot just because you disagree, as me llape, as pa llape.

      Perceptohet trishtueshem njefare malli per ate situate kaotike qe karakterizonte Kosoven ne periudhen ante bellicum. Nuk kuptoj pse duhet te komplikohet diskutimi kaq gjate duke i rene perqark nje situate kaq te qarte: krijimi artificial i nje shteti; krijim artificial i istitucioneve; indoktrinimi ideologjik i popullsise etj. etj. Kjo eshte Kosova sot dhe nuk e marr me mend se si mund te ishte ndryshe nje shtet i krijuar ne gryken e pushkes, nga nje koalicion ushtarak qe, vetem pas faktit te kryer, pati miratimin, pra legjiti- mitetin nderkombetar nga ana e OKB. Ky eshte prototipi i shtetit perendimor, kapitalist e indoktrinues te diteve te sotme dhe Kosova nuk eshte gje  tjeter vecse pasqyrimi i tij. Nuk mund te ishte ndryshe dhe me cudit kjo habi e autorit tek gjendet papritur ne kete situate. Cfare pretendohet qe te benin amerikanet  ne Kosove? Mos duhet te lejonin, qe, ata qe luftuan, te merrnin ne dore ndertimin e shtetit? Duhet te lejonin qe forcat nacionaliste indipendentiste te formonin shtetin e tyre? Harrojeni kete gje. Nuk e kane bere dhe lejuar kurre dicka te tille dhe nuk ka arsye pse te ndryshojne trajtimin e Kosoves. Ky eshte nje artikull i komplikuar, me fjalor akoma me te komplikuar dhe idete nuk shprehen haptazi. Gjerat jane shume me te qarta nga sa mund te duken.

O Trope, me shkrive. Po pse disagree pa dhe i ke harxhu llafet kot, se po te agree-jsha do i kishe harxhu plot.

Ah, kete nuk e kisha menduar smiley - atehere i bie qe une te te them ty 'je harxhuar kot' e keshtu me rradhe, te gjithe i qajme hallin njeri-tjetrit per humbjet ne sistem. Po te pakten per nje gje paska vlejtur komenti im: ti sintetizove mendimin tend per hapesiren e veprimit te AK-se, si me thene, na tregove ku e ka thanen aktivisti. AK na tregon ku e ka thanen Kosova. Te gjitha keto per te na motivuar nepermjet fatalizmit negativ qe te shperthejme kufizimet? Gje qe sjell uje te mulliri im?

Mendoj qe ceshtja kryesore nuk eshte se cfare mendon Albini,sepse dhe si personazh e ka treguar qe pergjithesisht kerkon ate qe eshte e drejte dhe ne situata me ekstreme,mos harrojme qe Albini ka kerkuar pavarsine dhe  ne burgjet e Serbise,atehere kur pak e besonin pavarsine.Nese diskutohet mbi te munduren dhe te pamunduren,shpesh here fiton e pamundura si pasoje e racionalitetit qe analizohet,por Kosova qe nga 82 e kendej ka vertetuar qe nese ka nje besim te pergjithshem e "pamundura" ka shanset e veta.

Gjithashtu Lulian,ajo qe mund te beje Albini eshte te dale ne rruge,te shkruaje ne shtyp,te beje cfare ka mundesi per te shprehur mendimin e tij,me duket i cuditshem kjo ndarje,ti je per rruge ti je per shkrime e ti je per analiza,asgje nuk ndodh pa kombinimin e ketyre elementeve,e vetem ky kombinim na jep frymemarrjen per te besuar qe dhe e pamundura mund te ndodhe ndonjehere.

 

 

"Te gjitha keto per te na motivuar nepermjet fatalizmit negativ qe te shperthejme kufizimet? Gje qe sjell uje te mulliri im?"

Trope, Skenderbeu krahe per krahe me Mesine erdhi, vdiq e u ringjall, e ty akoma nuk t'u njom buza me uje nga gjithe ato thana? T'a them edhe njehere, se me duket se s'po merremi vesh nga gjithe ato thana "intelektualiste superioriteti". S'ka asgje elitare, apo superiore intelektualiste ne kete shkrim qe te justifikoj nje artikulim te tille prej teje. Perndryshe, ke harxhuar llafet, dhe ne gjithe ate "teknokraci" qe permende, harrove te thuash se cilat jane teknikat e duhura. Aq i vogel sa jam, une teknikat e rruges di, dhe kaq te thashe, ndoshta me nje humor te tepruar, packa se jo te tharte, per te cilin te kerkoj ndjese.

Leart. Absolutisht me ke keqkuptuar. Ne mos e kane fajin thanat e Tropizmes e gjithe ai gaz in a particular general direction. Nuk ka ndarje. Rruga eshte venia ne praktike e asaj qe artikulohet ne teori. Nuk eshte ndarje te konstatosh se Albini edhe pse e vazhdon artikulimin e drejte, e ka  nderprere praktiken e rruges. Ndoshta ai e vazhdon por eshte media qe nuk e mbulon dhe ky mund te jete keqperceptimi im. Por kur vjen ceshtja tek rruga, kjo eshte pikerisht realizimi i mjeteve (medias), prandaj qe nuk ia kemi ndjere zerin ne rruge, do te thote se realizimi ne praktike i ketyre artikulimeve te drejta le per te deshiruar. Pra ka shkruar ne shtyp, por nuk ka dale ne rruge. Ka pasur lirine e fjales, por jo te veprimit, per te perdorur termat qe percakton ne artikull. Shpresoj me gjithe shpirt, qe fajin per kete mungese lirie veprimi, qofte edhe te daljes alternative ne rruge, t'a kete vete, perndryshe gjerat ne Kosove qenkan edhe me ibret se c'e mendoja.

Eshte e drejte ajo qe thua,ka nje perpleksim tani me ceshtjen e pavarsise,ne angazhimin qytetar.Kjo si pasoje edhe e lojes qe po behet me njohjet,ku publiku bombardohet me ishuj te ndryshem qe e njohin Kosoven,me kete rast po mesohet dhe gjeografia.KJo per mendimin tim ka ardhur dhe per arsyen se dhe Pavarsia ashtu si dhe shoqeria civile,vine te propozuara nga lart,jam i sigurte qe po te ishte votuar nga populli per pavarsine dinamikat do ishin ndryshe,sepse do vinte nga poshte si kerkese pra eshte kjo ceshtja "e drejte" apo "nevoje",nje gje si pavarsia qe eshte e drejta e kosovareve per vetvendosje,me kete format pavarsie e kane nxjerre si nje gje e dhuruar nga lart si nje projekt pak a shume.

Situata me sa e shoh une per vetvendosjen dhe per aktivizmin ne Kosove ne kete pike eshte akoma me e zeze,sepse pervec censures qe ndodh eshte dhe shvleresimi i argumentimit,duke qene se shumica e mediumeve jane shume te anshme,dhe e bombardojne publikun me siperfaqesine e te jetuarit ne nje vend qe "gjithshka varet kush do na njohe javes tjeter" dhe jo te analizes se cfare po behet me kete shtet te ri,dhe cilat jane perspektivat ekonomike e sociale.KJo absolutisht sjell nje terheqje te mases nga protesta dhe kerkesat e  shton apatine.Por vetvendosja eshte nje force e pakundershtueshme ndoshta jo ne eliten kosovare,por ne fshatra,e kjo i jep nje levizjeje qytetare gjithmone nje forme te rendesishme ne kontributin qe mund te jape e menyre te vazhdueshme ne Shoqeri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).