18 Komente

Nuk arrita te shkarkoj asgje nga ketu. Do te mundohem t'i marr nga nje shtet tjeter. Jam kureshtar te shoh formatin dhe brendine e gazetes. Nuk di ku kapa ca emra si Alain Badiou. Jo se ky i fundit eshte nje filozof i paperfillshem, por nuk jam fort i sigurte nese na pershtatet dhe aq.

Sol,

Filozofia franceze ka nxjerre goxha emra ne fushen e mendimit. Kam parasysh nje veper qe e kam blere para nja 8-9 vjetesh, nje permbledhje shume te bukur te ideve bashkekohore, me rreth 300 ilustrime nga tekste te njohura filozofesh, sociologesh dhe mendimtaresh franceze ose me gjere. Nese do te kem ca kohe (çka kjo do te me habiste) do te beja diçka ne lidhje me keto ide.

300 tekste reference per rreth 50-60 ide drejtuese, kjo nuk eshte pak per nje auditor si Shqiperia.

Une kam respekt per mendimet e reja intelektuale, qofte dhe kur ato nuk perputhen plotesisht me ate çka besoj une. Me vjen mire per gazeten tuaj, dhe shpresoj qe ajo te kete nje jehone ne peizazhin politik shqiptar. Por ajo çka me "punon" eshte qe keto ide tuajat te perballen dhe me mendime te tjera, ndoshta te kunderta. E meqe kjo nuk mund te behet nga shtypi i sotem (keshtu siç eshte), atehere une besoj se kete pune duhet ta beni vete. Dmth, te shkruani edhe per ate ne çka ju besoni, por edhe per ate çka ju nuk besoni. Dmth, ju duhet te beni edhe studentin edhe profesorin, edhe mbeshtetesin e tezes, edhe kundershtuesin e saj.

Them se kjo do te ishte me e dobishme sesa nje linje redaksionale e mbyllur ne nje dogme apo lejtmotiv. Opinioni publik nuk eshte aq i ngritur sa t'iu beje oponence (ashtu siç deshironi vete), gazetat apo revistat politike nuk e levrojne gjinine e kritikes se ideve. E keshtu, per hir te moshes suaj, te idealeve apo besimeve ku ju mbeshteteni, ju duhet te jeni ne vendin e nismetarit te diçkaje, shkurt fjala, t'i beni te gjitha vete.

Gjithe te mirat.

Gazeta vete ka nje profil me thene te drejten, por kjo nuk do te thote se eshte e mbyllur. E kemi menduar qe nje faqe t'i dedikohet mendimeve ndryshe, apo te kunderta apo kritike me tonat. Po deri me tani nuk ka ndodhur, po jo prej censures...

dhe gjithsesi, gazeta nuk eshte ende e "kolauduar", idera kemi shume, per rubrika etj etj, po dalengadale do te marrin forme

Sidoqofte, kur te jem me i lire, mund t'jua bej te ditur pasqyren e ideve.

Qellimi eshte qe publiku te njihet me ekzistencen e tyre. Sepse, me sa verej ne diskutimet tona publike (TV dhe shtyp kryesisht), eshte qe nje ide merret si e mireqene ngaqe nuk ka dijeni per ekzistencen e nje ideje tjeter te kundert apo ndryshe.

Me ka rene rasti te bisedoj keto dite me nje person qe eshte goxha e ngarkuar me ide te ndryshme dhe qe nuk ka hyrje (ndoshta dhe nga plogeshtia e vete personit) ne tryezen e debateve.

Mora shkas te nderhyj ketu nga vete fjalimi i Gramoz Ruçit. Per te vene duart ne koke. Ose dhe ai i Gjinushit, ose dhe i vete Rames. Nje retorike e mykur prej dekadash. Habitem si mund te ekzistojne ende idera te tilla si ajo e "sakrifikimit", e "ecjes perpara qe nuk na ndal asgje", e gjera te tilla. Nese arrijme te qerojme nga skena politika retorika te tilla, sinqerisht kemi fituar. Jo se nga ana e djathte nuk ka te tilla gjera. Ky problem eshte me teper "brezor", mendoj une, dhe jo rreshtimesh individesh.

Nese ju si majtiste te rinj deshironi qe neser te beni diçka te mire per kete vend, atehere ju duhet te beni çmos qe perballe jush te keni djathtiste te rinj qe flasin te njejten gjuhe me ju, dmth me diskutime qe mbajne rruge, me referenca te vendosura tashme, larg zhargonit te neveritshem te derisotem.

Ju uroj fat.

Ore, cuna, nuk gjenit dot një faqe me më pak reklama për të vendosur këtë PDF-në?

dhe mua mu hapen ca reklama.. smiley dhe gjithsesi nuk e shkarkova dot gazeten..

 per numrin 8 linku eshte ky http://www.mediafire.com/?mynylywmjij

 

 

shpresoj te funksionojne kesaj rradhe. ose nese dini nje faqje ku mund te uploadohen lehtesisht file pdf, jeni te lutur te na e propozoni. flm.

 

Une do sugjeroja kete faqe: drop.io

Ose mund ta vendosni direkt tek serveri i saktivistas, dhe jepni url...

 

per te gjitha keto linke duket sikur dhe ne duhet te krijojme  nje acc.. po ashtu un perdor dropbox  por nuk e di se sa praktike mund te jete per ju

 ok penar, po ketu qe vura me siper a funksionojne??? mund ta provosh ti shkarkosh te lutem. po e provoj tek drop.io, mend per here tjeter. 

 ok dy minuta, se po i hedh andej nga drop.io   thnx admin per sugjerimin

 Qenkan bo 8 numra! Verej me kenaqesi nje permiresim shume te shpejte.

bravo çuna. Shumë, shumë urime nga mua. U hodha një sy të tre numrave që keni sjellë.

Paraqitja, ilustrimet, brendia të gjitha shumë interesante. Ju uroj sa më shumë sukses.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).