Për Jessica Lange (si biçim pusulle)Xheke

Për Jessica Lange (si biçim pusulle) 

Ajo qe “aty është, aty s’është”. Hajt ta kapje dhe ta sillje në egzistencën tonë vetkurdisëse. Për fqinjën e kam, ajo që na përgjonte nga diku lart, apo na dukej ne kësisoj, atë që e duam të divorcuar nga çdo burrë, me robdëshambër patjetër, nokturne se s’bën, një profesion të vagullt mbase e kishte, mëkat ti thoje kurvë.
 
Ajo të kuptonte, të mirëkuptonte dhe bënte mirë që s’të qaste në shtrat, dashnorët dilnin nga porta e saj me biçikletë dhe fironin nëpër natë, ndërsa ajo bënte një dush të nxehtë dhe mbushte pallatin me avuj epshi, “vrasësja e moralit”, “ta shohi ajo”, kur befas ajo vinte, dhe kalorësit e moralit heshtin, si miza trulloseshin nga parfumi i saj.
 
Ajo ishte strabike paksa, apo na dukej ashtu e kithët, kur se mbërrinim, bjonde një stinë, brune një tjetër, fatkeqe fatkeqësisht, thonin se dehej dhe qante, dhe burrave u tregonte portën, dhe fatin, “lërmëni të qetë se nuk më lidhni dot”- me siguri mendonte.
 
Ajo gatuante për mrekulli, këtë po e dinin të gjithë, por askush se kish shijuar magjinë e saj, ca erëra të mira, mmmmm, vinin nga porta, si sirena, me gjasë për dishepujt, për dashnorët ishin, apo për ëndërrimtarë si puna ime.
 
Ajo hyri në derë njëherë, pas vdekjes, së gjyshes, ishin dashur çuditërisht, pa folur kurrë, plaka dhe ajo ishin dashur, se lotët flasin vetë, por ftohtësia e tim eti e bëri të ikte, pa harruar të më linte një pusullë rrënqethjeje dhe fisit një mërmërimë habije.   
 
Ajo më ftoi brenda, hyra në mugëtirë, eca dhe dëgjova: “luani të dy!”, më puthi e largët në sy, dhe dera u mbyll papritur, një e mitur si ajo, kishte mbirë në tapet, dhe tha “luajmë balet”, më shih breçkat, mami do vonohet,  ajo ishte vajza e saj e rigjetur dhe unë djali i birësuar.

29 Komente

Me vrafshin ne mora vesh gje!

E ka vra frymezimi i tepert... gjynof se ka kokrra floriri neper rere... po ku eshte sita? Floriri ne lume nuk vlen, you know.

 

ok. diku tjeter mund te leshoj me pashe...ketu nuk mundkam te leshoj as edhe nje fije pe. Shokeni, kjo pjese eshte e bukur, per mua e shkruar mjeshterisht.

Flor-o, po qe aty mbas rreth 1/2 ore ose 1 ore, do bojm pak muhabet ktu.

Do te boj zo, sidoqofte.

Well, eshte si nje pikture nga ato me 3D qe duhet ta shikosh shume i fokusuar qe te kapesh trajtat. Po filloj ta du ne gjithe "blur"-in qe ben kete protret si  hije pas avullit. Dhe kjo jo se nuk po leshon pe ti. Une goditjen e pare e mora te ajo qe i pergjonte diku nga lart. Krijesa te tilla (keto jane reale dhe them se shume nga ne e kane njeohur nje; une po per vete, ka qene nje grua me emer lumi) pergjohen, por nuk pergjojne. Dhe nuk shkojne me aq burra sa del aty, thuji xhekes. Shume burra e bejne nje femer opake, kurse kjo eshte aq flurore, ne fakt...

Em, ky eshte femije. djale i vogel qe po rritet e po krijon sistemin e tij te koncepteve estetike: e bukura, e mistershmja ja ku jane tek kjo grua. te tjerat vijne pas. ate pergjimin e kuptova keshtu: eshte femije, femije qe pergjon, rrjedhimisht ka gjithe kohen frike e ankth se mos e kapin, dhe keshtu pergjimi konceptohet me kah te kundert.

i vetmi moment ne shkrim qe eshte i papjekur, eshte pusulla ne dore te vogelushit...hm, nuk ben shume sens, po hey, cdo gje ndodh ne kete bote...

Kush eshte Xheke, se spo muj me e kap fillin...

Av. Xheke eshte shok i imi i hershem shkolle, shkruan nga Shqiperia. Shkruan per qejf (pa shtrengime zyrtaro-letrare) dhe nuk e di as vete sa mire shkruan  smiley

Flor-o, mo i bo dredha plumit, po thuj xhekes (ore cer o kjo, xh.k. apo jo, se kto e-te pa pika na muren m'qaf) qe ka ca pytje ne lidhje me rrefimtarin thuj, thjesht fare per faktin se ai qe po lute ke qylymi dhe qe iu leju me pa breckat (Zot cer mrekullie osht kjo ne vetvete - por s'po nalmi ktu iher p'riher) sikur po perdorte nje llogjike te i tjeter moshe icik me siper. Tani un e kuptoj qe me kohen munemi me lujt si t'na e doje qejfi ene frymzimi, s'kom gjo kunder, por prap nuk do ishte keq fare m'u sqaru per zhvendosjet kohore.

Nuk i dahem menimit te pare te copave te florinit neper rone (rona shum e pasur, e? t'kuptohna) si anej nga Njufaundlendi i aitj xhek-ut qeter (londonit).

mire Em, po ia çoj i qiellogram te vije e te na rrefehet. edhe vete jam kurioz pas kesaj oshilence te kandarit.

S'me dul komenti funit Flor-o...

po t'thoja qe du me rilexu Anen.

si dhe mrekullin e detajit te breckave ("shock and aw" effect on a certain one-digit age).

 

PS Kujtimet e kopshit  24 ne Tiron fillun me msy si falanga maqedonse.

Femija di se c'do me thene "dashnor"? Hmm...

autorin xheke nuk e njoh fare, pervec faktit qe lostT-i e vlereson shume; per mua eshte autor qe gjeneron kundershti. Nje pjese me titull kensington street, or smth similar to that, mua nuk ma ka mbushur mendjen, ndersa te tjereve iu duket great; nje pjese para kesaj, ajo me gjimnaz, mua me pelqeu shume, ndersa mendime kishte qe autori ka me te mira...

A., une kam nje problem me realietin e shtyre ne kufijte e te pamundures, edhe pse letersia nuk duhet te merret me mesataren dhe tipiken (te kujtohet, "karaktere tipike ne rrethana tipike" - BS in my opinion).

Me kujtohet. Po aq mire sa edhe "karaktere te jashtzakonshme ne rrethana te jashtzakonshme" te Romantizmit, qe me nje logjike te thjeshte i bie qe te jete pothuaj e njejta gje, perderisa ne nje rrethane jashte te zakonshmes, tipik eshte karakteri i jashtzakonshem.

Desha te them, qe letersia e mire e cdo lloj zhanri - qe nga e rendomta e deri tek fantastikja) ka ne thelb dicka te perbashket: logjiken artistike mbi te cilen ngrihet realiteti artistik. Ky i fundit, edhe ne mos i ngjafte shume realitetit qe njeh lexuesi, nese funksionin sipas ligjeve artistike, perceptohet very ok, te pasuron ne kocepte e imazhe e pa diskutim ne mesazh dhe asnjehere nuk te le ne mendje ndjesine e nje boshlleku te pajustifikuar a te nje hapesire te pambushur mire.

Ne lidhje me prozen e mesiperme, qe akvlli e quan poezi, (ne fakt ashtu lexohet me nje lloj ritmike qe nuk te ndahet deri ne fund), dua te shtoj se zakonisht episodet qe lidhen me femijerine jane gjithnje interesante, te cuditshme, te bukura, te veshura me mister, prandaj dhe nese i punon me skrupulozitet artistik kane shansin te jene shkrime te nje niveli shume te larte. Shtoi dhe faktorin" popullaritet", sepse nuk besoj se ka njeri qe mos kete pikpyetje per femijerine e tij, prandaj cdo gje e tille, lexohet me nje fryme.  

Kete poezine me poshte e ka shkruar Ani Gjika. Eshte PERLE.

Gra te Vogla

Jane kaq te vogla, pese pellembe
mbi toke. Kane filluar te ndjejne ama,
dine c’eshte nxehtesia ne trup,
dine te thurrin sekrete.

Po kthehen vete ne nje sekret tani.
Ne nje shtepi ku te m’dhenjte kane ikur
ne pune dhe gjyshja ka rene te flere,
ato futen mceftazi ne dhomen e gjumit

dhe zhveshin fustanet.
Njera ka sjelle kutine e xhevahireve
te s’emes. Tjetra zgjedh zinxhiret,
pastaj, qe te dyja, i shtrijne me kujdes

pergjate seksit te tyre, mbi buzet
e hapura dhe terheqin lart e poshte
t'provojne ethe prej metalit t'ftohte
si gjarper rreshkitur mbi to.

Cka dehen te madhen me shume
eshte perfytyrimi i mamase se shoqes
me kto zinxhire stolisur -- era e seksit t'saj
verdalle qafes se nje femre te rritur.

 

 

SAKTE!

PS Ktyne un me menien time u them proezi. Jon nga ato llafet e sub-gjuhes qe "saveus-1994" by fh na lejon me i perdor pa ron ne naj mekat kushedi se ca.  smiley    

Av, mo na bo me copy paste te shtunen e motres....    smiley 

SHuuuuume e mire poezia qe prune. Shume!! FLm (i nenkuptum edhe per raste te tjera te ngjashme para e mbas ktij)

Nuk e mora vesh c'eshte kjo poezi. Nuk dua te bej moral ketu por poezia ta shpif. Te fusesh imagjinata lexuesish ne sekse femijesh, seriozisht nuk e kuptoj ku eshte bukuria. Ka nje perversitet kjo poezi qe mua me ngjall krupe. Dhe madje me vjen turp qe e lexova.

E di qe ketu mund te vershojne ata qe thone se poezia e letersia ska moral dhe se arti eshte art, pa lidhje me qendrime morale. Por nuk dua te hyj me tej : poezia me lart, per mua, futet ne ate listen e stergjate te poezive te pas '91, "o burra t'ia kercasim si te mundim sepse me ne fund jemi te lire".

Dhe keshtu kalimthi : ju lutem shume, shkruajeni mire gjuhen letrare qe te marrin vesh c'thuhet. C'kuptim ka ky varg : "Cka dehen te madhen me shume" ? Ne c'dreq kohe eshte kjo folje "dehen" ?

antirrote, po nuk eshte poezi per femije, o njeri i mire, madje eshte e ndaluar te lexohet prej tyre. eshte poezi mbi femijerine. femijet supozohet te jene gjithe kohen engjej, ndersa femijeria eshte dicka me e koklavitur

S'ka mundesi te mos kesh dhe ti kujtime me pulle te kuqe nga ajo moshe. smiley

 

 

Avocados, edhe ajo na duhet, qe ta lexojne femijet... Sigurisht qe nuk eshte poezi per femije, kete e kam marre vesh mire. Por ama nuk eshte as per te rritur, sepse sinqerisht e kam, te me shohin duke lexuar poezi te tilla, do te me cilesojne pernjehere pedofil.

Ndoshta ketu mund te debatojne dhe te tjere (megjithese une nuk mund ta zgjash shume per arsye madhore) por ekzibicionizmat seksuale te femijeve kane nje shije te peshtire dhe te neveritshme.

Dhe po ! kam qene dhe une femije, kam pare dhe une endrra erotike e cfare te doni ju. Por femijeria nuk eshte e seksit, eshte e dashurise. Faqet e skuqura nga turpi qe pame te "dashuren" tone per se largu, apo qe na kerkoi kallamaren ne oren e abetares, keto jane per femijerine, por jo lojerat seksuale dhe ndijimet prej te rrituri.

Please, vetem nje tru i mbrapshte mendon gjera te tilla : zinxhiri me eren e seksit te femijes ne qafen e mamit te shoqes ! Come on tani, te ulemi me kembe ne toke. E para e punes, seksi i femijes nuk mban ere apo aroma apo dreq e te bir (se na bete te flasim budalliqe qe as neper mend nuk duhet t'i cojme), dhe keto perrallat e eres ne qafe jane pa lidhje fare.

Kenaqesite e pafajshme te femijes, kjo shoqja poete nuk ka pasur nevoje t'i kaloje neper kete hulli. Te duket nganjehere, duke lexuar poezine, sikur femija eshte plotesisht e vetedijshme per cka ben. Mirepo kjo nuk ka kurrfare baze reale : femija e zbulon trupin e vet ne nje menyre te papritur, tronditese dhe thellesisht fajtore. Te gjithe e kane parasysh tronditjen e thelle qe kane provuar kur kane zbuluar trupin e vet dhe kur kane qene TE QENDRUESHEM ne kete zbulim (dmth te vetedijshem mbi te gjitha pasojat). Me ngjyrat qe i ka dhene poetja, femijeria eshte kthyer ne nje shkolle vesi.

Gjithsesi, ky eshte mendimi im qe POEZIA NUK ESHTE DETYRIMISHT NJE STREHE BROCKULLASH.

Kush ishe mër ti, para 20 vjetësh,

tia kishe bo i moral të ktillë

shoqes time të kopshit (me drek&eumlsmiley,

kur prej pagjumësisë

në krevatin përballë më tregonte

çka kishte më të fshehtë?

 

Antirrote, propozoj ta leme ketu kete debat. Sepse ky diskutim ka nevoje per nje nivel shume te larte etike, auditor shume te kulturum,  dhe sidomos per shume, jashtzakonisht shume informacion per psikologjine moshore. As ti, as une nuk jemi eksperte.

kalojme ne tema te tjera smiley

E shef c'na bone Av?  smiley    smiley  

Ja po paste per te n-ten her' hatibin, me te shtunen e motres, qe verteton se ka ca gjona per te cilat perseritja jo vetem qe s'osht hic baba i merztjes, por pekundrazi, del gjyshja e zbuleses.

m'falni Kuximin, ladies and gentlemen:


(Incestit tim)

Kete te shtune
Dashuria hapi kemishen e saj prej nape
Krisen kopsat perdhe
Ne u derdhem te kafshonim gjinjte e saj prej smalti
Ne dihatnim, nuk dihet a vertet deshem kete:
Ca puthje me jehona alkooli
Teksa gishtat na rrezohen-panik ne keneten thithese
Te llastikut te brekeve te tua
Syte i kemi mbyllur (shihet here pas here)
Mbyllur kushedi sa po vuaj
Me kenaq habia, ti munde te mos me neveritesh
Bejme si te pire qe ta harrojme
U hapen kopsat varfer sic dritat ndizen
U therrasim taksive te dashurise, si e ka sot emrin kjo?
Vraje lodhjen
Kjo eshte dashuria, kjo qe po te jap per hir te dashurise
Ti terheq barkun, fryma mbarohet
Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur
Aty ku zhurmojne vatanet e bariut
Do doja te isha ti
Ta ndaloja, ta mbaja doren e tjetrit, gishtat
si ullinj ne dege
Pastaj te zgjidheshim, te m'i ndaje djerset si taste flauti
Nga ashkla e zemres brenda preherit
Te me ndizej uji i rralle
E shtune. Ra kembana e dashurise
Ra ne kuptimin "u rrezua"
Perdhe qe nga maja e kembanares
Ra dhe litari i brejtur me dhembe
Si dhe kembanari ra gjithashtu me koke poshte
Me duart e buhavitura nga litari
I kremtimeve te te tjereve

Me kane zene syte ketu rrotull nje pseudonim "tropizma". Pseudonim i kendshem.

Por nqs ka nje fjale qe i shkon pershtat poezise me lart te Hatibit, kjo eshte : TRAPIZMA.

Kush dreqin e ka infektuar kaq keq poezine shqipe ? Te jete valle e vertete qe ne Shqiperi ka 3 milione fotokopje Alen Ginsbergash ?

Poezia hatibiane perfaqesohet me se miri me keto dy rreshta :

"Ti pengon doren qe shtyhet tek sharrat e qimeve
Po, aty tek fushe-arrezi i pabraktisur"

Kush nuk e veren lidhjen midis fjales "sharre" dhe "fushe-arrezit" ? Se pari, lidhje fonetike : "sharre" dhe "arre". Dhe se dyti, lidhje konvencionale : ne "fushe-arrez, dihet qe ka shume dru dhe ka shume sharra".

OK deri ketu. Por cfare sjell ky krahasim ne poezine tone ? C'hyn ky nenkuptim fushe-arrezi ne nje ceshtje nderzimi ?

Dhe thashe me lart qe keto dy vargje jane emblema e poezise hatibiane : futju poezise dhe pastaj te dale ku te dale ! Nese permend diku peshku, atehere gjej nje varg me "rreshku" (ohoho ! sa i shijshem peshku i skuqur, i rreshkur ne zgare !)

Edhe njehere, infektimi ka vajtur deri ne palce, dhe POEZIA ESHTE KTHYER NE NJE KAZAN TE MADH GJERASH PA LIDHJE.

antirrote, i ka jeta kto, s'ke c'ben. Na ra, do e heqim... plus dhe kjo kriza ekonomike, dhe lere lere...

PS at lolin me colin te familjet e medha e kishe kap omel si motiv... e kishe prish icik me sokol hoxhen, po nuk i bo gjo?

Mu m'pëlqeu shumë kjo poezia; aq shumë sa më shtyu përfundimisht t'ia ngjis autorit foton imagjinare në mur.

Falje për eksesin e entuziazmit.

Cuna, goca mirmroma dhe ju falenderoj per interpretimet, qe jane njelloj krijimtarie me vete - per menimin tim. Ne ket rast si dhe ne shume raste te tjera, me duket se une bashkoj, shkrij, rrefimtarin e gjithditshem, e gjithkohshem me rrefimtarin qe vendoset ne nje kontekst kohor (qe eshte femija ktu). Me nje fjale mundohem te lexoj cfare ka poshte-e-lart palimpsestit, aty tek ndonje kujtim, ndonje detaj (si breçkat psh qe me jane skalit nga femijeria ...dhe ai casti eshte krejt real) ndonje ngacmim qe te vjen nga dita dhe te rikthen. E keshtu me radhe. Siten me thon te drejten as nuk u perpoqa ta vendos se e mori rrjedha dhe ritmi rrefimin shume shpejt.   Ajo puna e pusulles qe me te drejte (av) e kapi eshte "do desha te me linte".

Edhe cka shkrujta eshte interpretim me duket. Nejse, po rilexoja "The Dead" te Joyce-it dhe ngaqe spo di si tju pershnes po jua sugjeroj.

     

         

Xheke, pershnetje!

Na begenis tek-e-tuk, pls.

Si dhe, na e boj kabull.

Cimi

Eshte kenaqsi Cimo. Poezite e tua me krijojne nje gjendje globalizmi poetik, me fusin ne ritmin e metrose se NY me  retrospektive alidemse. I kom rujt ne desktop disasyresh. 

Nigjohena  

Ne se ke ndonje krijimtari me perfytyrim te anusit nga femijeria do te ishte ngjashmerisht e pelqyshme me pjesen e perparme te "fshehura nen brecka". Jepi ! Kete Peshku ta mundeson sich ti mundesoi shijet e qejflijve te exituar per kete te pjese se perparme smiley.....Shpesh femijria dhe pak adoleshenca sic kemi ndigjuar(dhe kush e kujton tani por besoj se edhe jetuar smiley  ne me te shumten e rasteve pergjon ose rastis Haleve .

Xheke  te pershendes smiley

Subjekt i kendshem i mbuluar pothuajse gjate tere shtjellimit me tis mjegulle  si te gjitha mbresat e femijerise. Me pelqeu dhe  e perpiva deri ne rreshtin e fundit, por me fjaline : ajo ishte vajza e saj e rigjetur  dhe une djali i biresuar mjegulla davaritet dhe shkrimi sikur e humbet magjine  dhe behet  me real nga sa duhet ne syte e lexuesit...

Per titullin  konvencional te shkrimit nuk mund te them ndonje gje, perderisa nuk di se cfare perfaqeson  konvencionalisht  emri i aktores se famshme per ty.

ps. Nje sugjerim me dashamiresi: Mos i hidh si "lopa bajgen"  krijimet e tua  letrare. Respektoi  nga ana drejtshkrimore. E ve re edhe ne autore te ndryshem faqeve  te internetit (relativisht te rinj si autore e disa syresh vertet te talentuar) nje  shkujdesje  gjuhesore (qe ne thelb nuk ka lidhje me ndonje paraqitje moderniste  stilistike te qellimshme te krijimit nga vete autori) qe mund te shkoje deri ne mosperfillje ndaj  menyres letrare  e artistike   te  te shkruarit. Struktura  e paster gjuhesore drejtshkrimore nuk eshte nje amballazhim formal, por eshte pjese e vete krijimit letrar. Kujdes me presjet  dhe ndarjen e njeres fjali nga tjetra. Ne nje proze te shkurter keto gabime demtojne me shume nga sa e mendojme.

(Si rregull, jo cdo njeri qe shkruan pa rregulla drejtshkrimore behet nje Xhojs apo m.m.cummings. Dhe nga ana tjeter jo cdo krijim  artisitk i  autoreve te lartpermendur  eshte shkruar  pa respektuar ca rregulla elementare te drejtshkrimit apo nje logjike te caktuar gjuhesore  qofte edhe autentike. Teme e gjate dhe e debatueshme kjo  gjithsesi dhe nuk e permenda  per ty, por ne pergjithesi) Eshte pergjegjesi e jotja si autor te kujdesesh  edhe nga  ana gjuhesore per krijesen artistike qe ke sjelle ne jete, njesoj edhe kur eshte e bukur, edhe kur eshte e shemtuar...

Te kerkoj ndjese qe te drejtohem me kete ton dhe po i jap vetes kete  te drejte kritike, por sinqerisht  eshte mekat qe disa krijime mbreselenese (jo vetem te tuat sigurisht) te trajtohen nga vete autoret  e tyre pa respektin e domosdoshem gjuhesor. E bera kete koment duke  shpresuar se  brenda teje ekziston  nje vetedije artistike qe synon  profesionalizem. Por nese me letersine merresh  thjeshte per te shtyre kohen  e tepert, pa pasur ndonje ambicie letrare, atehere  mos e konsidero fare komentin tim...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).