Pendulum

Në pllajën e dimrit
Më thjesht të rrëshkasësh
Përjetësisht,
Kockëmbledhur,  kockëmbetur,
Përtej derës së vetme të kujtesës,
Menteshë-ndryshkur,  menteshë-fjetur,
Ku veç një pallto malli ka
Në varësen si  çengel
Të pendesës,
Të pendesës.

Trokit, trokit.

Më thjeshtë nganjëherë të mbledhësh
Në breg
Guacka sysh fëmijërish
Të braktisura,
Si muzera
Strukur rërës në sqetull – fundoset
Përbri deti në harresë

Baticë, zbaticë.

Por më thjeshtë çastit t`i dorëzohesh,
Krahëhapur, n`ajër pezull
Si mes kllapave është një fjalë,
A si hëna e përndezur – pas teje
Varg
Do mblidhen heshtur
Njerëzit kllapa,
Të gjallë, të vdekur,
Në shpinë dyert e kujtesës,
Shtyllë kurrizore
Çengel` i pendesës,
Palltot e mallit për dëshmi
Për sytë bosh,
Pa fëmijëri.

Ik. Eja.

.

16 Komente

Edhe pse më akuzon gjithmonë mua (për nostalgjin&eumlsmiley, kjo poezi (dhe përfitoj nga rasti ta përshëndes me t&eumlsmiley është tamam për Mondën smiley

Lost ... ne djall rregullat e diellit/hijes ... me preke diku thelle smiley

(Edrus, ehhh ... )

Në breg
Guacka sysh fëmijërish
Të braktisura,
Si muzera
Strukur rërës në sqetull – fundoset
Përbri deti në harresë

Baticë, zbaticë.

I kam mbledhur, i kam, mbi komodine, ne nje kuti, si ai zakoni i mbajtjes se hirit te nje te afermi ne vazo ne kryet te oxhakut.  Gjithesesi, une i mbaj, i ruaj me shprese feniksiane.  Keto vargje me kujtuan dicka qe kisha shkruar vite me pare:

While I have almost mastered my peaceful existence..... there are obviously a few things that can make me shed a tear.....

Someone mentioned my home town today.  I tried unhumanly not to let it get to me, but the memories were divinely stronger. Haunted, by images of the sea, of its waves gently caressing my soul even when a storm was brewing inside of it.... the image of the most dazzling sunset, stunning away the deepest sorrows.....
The beach, somewhere tender, and elsewhere tense, on the edge. Somewhere gracefully taking over the sea, elsewhere surrendering with a struggle, as it is being taken over by the infinite blue.  I remember being shaped by this nature's ritual. I was the sand at times, and other times the rock, I lived and breathed in the intensity of it, untill I would get lost in its immensity and find myself all over again.... And I would always find myself, the waves of the blue sea had somehow, never failed to show me the way.....

Untill now, but ....

While I have almost mastered my peaceful existence ..... there are obviously a few things that can made me shed a tear, or a sea of them ....

 

Në shpinë dyert e kujtesës,
Shtyllë kurrizore
Çengel` i pendesës,
Palltot e mallit për dëshmi
Për sytë bosh,
Pa fëmijëri.

Ik. Eja.

Lost, nje det-qiell me yje smiley

Nostalgji kullon kjo poezi.me shume si absolute,per kohen qe shkon..mall per kohen e jetuar qe reduktohet ne nje pallto e varur ne çengel...Cinike e perditshmja,"me thjesht ti dorezohesh çastit"...Shume e bukur kjo poezi,me pelqeu shume(irridentise kjo e fundit,nuk e di nese mund ende te perdoret smiley Lost eshte prej atyre ,qe nje liber me poezite e tij do i bente nder çdo biblioteke familjare.

Jo mer Ed, s`te kam akuzuar ndonjehere per nostalgjine, por per ate qe ke nostalgji smiley

Monda, falemnderit per fjalet e mira dhe qe ndave me ne ate pjesezen lirike.

Zana, edhe mua me pelqeu shume irredentizmi yt smiley Rrofsh per vleresimin.

Jo mer Lost, Joooooo!

Se tani që po fillojnë të më lënë sytë... ca "guacka sysh fëmijërish, të braktisura, si muzera" më kanë mbetur edhe mua atje në breg të detit... por mirë që ka bërë zoti baticë/zbaticë dhe ... nuk mund të them që jam rritur pa fëmijëri smiley

P.s: Kur poezia ja prek telat e shpirtit atij që e lexon, edhe pse injorant edhe që nuk i njeh rregullat e metrikës, ai di të thotë: Faleminderit Poet!

Ed.  po se kemi patur ate femijeri qe kemi patur, ndaj te prek telat kjo smiley

Lost, dika dhe dhia c'eshte tagjia (me ke ca borxhe ed, me ke, me ato urdhrat e tua anti-nostalgjik smiley )

PS: Lost, flm dhe njehere smiley

p.s. - Ed, e di qe i drejtoheshe Mondes, po s`mu nejt pa t`ngacmu smiley

O ritmik. Nuk di a lejohet kjo per poetet, por i kam zili bojaxhinjte qe i bejne prerjet me dore te lire...

Qe dhe evidenca..

   smiley  

si metronom e ka ket! s'kom c'them!   smiley 

o blerim, mos o burr, mos na prek, se kemi dhe hallet tona...

shume e bukur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).