Pasqyrë moj pasqyrë

Pasqyrë moj pasqyrë

Ardit Rada

Demokracia në Shqipëri i ngjet një fëmijë te sapoçuar në këmbë ku të gjithë mendojnë nëse do të bjerë apo do të vazhdojë të eci.

Në një vend si Shqipëria ku ende vlerësohet kanuni dhe nënvlerësohet ligji, ku vlerësohet udhëheqeëi dhe nuk vlerësohet institucioni dhe që ky i fundit nuk është produkt i ligjeve dhe i zbatimit të tyre por është produkt i njëshit , në një vend të tillë rreziku i deformimeve e shndërron demokracinë në pseudo-deemokraci . Thuhet se tek ne ka demokraci por a mund të flitet për demokraci të vërtetë kur në këto 20 vjet tranzicion, në krye të partive politike vazhdojnë të qendrojnë me kokëfortësi të njëjtat figura., përgjithësisht të diskredituara për paaftësi dhe implikimke në korrupsiom, të pamoralshëm dhe të korruptuar dhe me një servilizëm shëmbullor ndaj të huajve.

Por ka edhe me; A ka një vend të dytë në Europë që popullin e vet politikanet ta gënjejnë kaq hapur, siç thuhet ditën me diell, për vite të tëra dhe përsëri njerëzit të shkojnë të votojnë pa kërkuar llogari se përse këta zotërinj nuk i kanë mbajtur premtimet? Kjo klasë politike, sië ka qejf ta përsërisë kryetari i opozitës, përtej të majtës dhe të djathtës, e llogarit popullin si një kokë qerosi ku mund të shkruajë me laps kopjativ çfarë të dojë. Në një farë momenti mendova se kjo histori mori fund me zgjedhjet por nejse kjo është histori tjetër…

Në Shqipëri nuk ka pushtete të balancuara.

Kjo shpesh ka çuar dhe po çon në situata konfliktuale dhe paradoksale midis institucioneve kryesore të vendit, Pushtetin e vërtetë real e ka dhe e përdor maxhoranca parlamentare por brenda saj drejton “njëshi” që aktualisht është kryeministër i vendit.

Presidenti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithëshme dhe mediat formalisht janë të pavarura por realisht mbi to godet pushteti i maxhorancës parlamentare.falë këtij presioni, jemi dëshmitare të faktit që Prokuroria, ka zvarritur dhe po zvarrit një sërë procesesh tepër të rëndësishme duke përfshirë dhe dosjen e tragjëdisë së Gërdecit,.

Të dyja partitë kryesore në mënyrë arbitrare ndryshuan Kushtetutën për formulën e zgjedhjes së Presidentit duke e bërë të panevojshëm konsensusin. Po kështu ndryshuan ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Pra për këto dy forca politike votimi popullor dhe si rrjedhojë vota direkte nuk ka as një vlerë. Por.në çdo vend me traditë demokratike ky do të quhej as më pak dhe as më shumë veçse një puç tipik institucional antikushtetues.

Si pasojë e këtij veprimi u ndryshua ligji dhe kodi zgjedhor nëpërmjet të cilit sistemi proporcional zonal u kalua në përpilimin e listave të mbyllura ku krerët e partive jo sipas një sistemi vlerash por sipas kriterit të njohjes dhe besnikërisë, të caktojnë kandidaturat në listat elektorale. E dini ku të shpie e tëra kjo? Natyrisht në një parlament të okupuar nga klientelizmi, nepotizmi, lakalizmi dhe më gjërë.

Në Shqipëri ka një sistem të çorganizuar ekonomiko shoqëror që tek e fundit pengon dhe zvarrit tranzicionin. Jemi vendi i vetëm në lindje që ende përjetojmë tunelin pa fund të tranzicionit. Baza ekonomike e këtij tranzicioni është ende bashkëjetesa e dy sektorëve; atij publik të trashëguar nga sistemi socialist dhe atij privat të rilindur në kushtet e ndryshimeve social-politike. Edhe pas njëzet vjetëve nuk është mbyllur tërësisht privatizimi i shumë sektorëve prioritarë si ato energjitikë të minierave, pyjeve, peshkimit etj. Kjo ka çuar në shpërdorime dhe përvetësime të jashtëligjëshme duke ushqyer një korrupsion në një nivel mjaft të lartë. Por në aspektin politiko-social kemi një tablo groteske. Nga njëra anë kemi të “djathtë” që vuajnë nga papunësia masive dhe kronike që kërkojnë çdo ditë-front pune, kurse nga ana tjetër kemi “të majtë” që zotërojnë dhe kontrollojnë biznese të fuqishme. Ose sië quhet ndyshe “e majta luksoze” me në krye Partinë Socialiste.

Fushatat elektorale ku krerët parapëlqejnë të përplasin brirët

Ne sot jetojmë e shikojme nje loje bajate midis politikaneve kryesorë me akuza të ndërsjellta midis tyre . Berisha (alekum selam) përshembull kur ishte në opozitë akuzonte krerët socialistë me gjithëfarë epitetesh deri në mamuthë të babëzitu. Po ashtu betohej se kur do të vinte në pushtet do të kërkonte penalizimin e tyre. Por tek e fundit të gjitha akuzat u harruan. Sot të njëjta akuza bën opozita.

Ka madje një praktikë qesharake nga të dyja partitë në fjalë. Kështu pas njëzetë vjetëve fajtorin e dështimeve të tyre kërkojnë ta gjejnë tek sistemi punist dhe Enver Hoxha. Po pse Enver Hoxha e ka fajin kur kryeministri i vendit në mëngjes në pushtet deklaron ndërtimin e centralit bërthamor apo TEC-it të Vlorës ndërsa në një darkë opozitare e mohon?! Nuk mund të justifikohen dështimet me akuza të rrëme.

Shikoni se ç’ ndodh, niveli i jetesës në mënyrë drastike ka rënë kurse pushtetarët e sotëm me kokëfortësi duan të na bindin se luksi dhe niveli i tyre i jetesës është nivel i tërë popullit. Mirëpo siç thotë një filozof i njohur, ndyshe mendojnë në pallate dhe ndryshe në kasolle. S’dihet o Zot se ç’dimër vjen mbrapa. Tani përpara janë zgjedhjet lokale. Domethënë 2 vjet përpara e mos e dhëntë All’ahu më pare, do na duhet të shikojmë që specia e politikanëve aktualë, është sulur si tufa e karkaleceve mbi fushën e grurit .

Por ky popull ynë me sa duket e ka të dobët memorien historike. Shqiptarët ende nuk votojnë për alternativat ekonomike dhe politike që ata besojnë por për bajraktarë, kryetarë apo liderët e partive politike. Ndoshta shqiptarët e dinë që i gënjejnë por mbase u pëlqen që edhe ti genjëjnë. Në këtë fushatë plotë zhurme ku harxhohen si asnjëherë miliona euro nga të dyja partitë kryesore , askush nuk flet për programe që synohen të realizohen. Maxhoranca aktuale nuk raporton për arritjet dhe dështimet e saj. Po ashtu opozita e majtë kurrë nuk ka shpalosur një program konkret për atë që synon nëse do të vijë në pushtet. Njëkohësisht opozita nuk e ngre zërin si dhe sa duhet kundër korrupsionit ndoshta edhe për arsye të konfliktit të interesave të disa krerëve të saj

Sa e do orën zoti Mbret ?

Një tipar tjetër i këtyre zgjedhjeve ështëe dhe përpunimi i opinionit nëpërmjet testimeve. Këto teste janë tepër subjektive të një anëshme dhe për rrjedhojë japin një tablo të deformuar. Vlen të përmendet rasti i i fundit skandaloz i testimit të zgjedhjeve prej një OJF-je shqiptare prej të cilës u distancua madje dhe vetë ambasadori i SHBA. Testet kanë qënë pothuajse të tëra të porositura nga partitë pretendente dmth nga njëshat. Si rrjedhojë testet kishin mospërputhje ekstreme midis tyre .Por ana më qesharake e përfundimit të testimeve janë njerëzit e thjështë. Ato nuk e ditkan se falë këaj qeverisjeje “të suksesëshme” njerëzit jetokan më mirë se më parë , qenkan më të punësuar se më parë ,janë më të lumtur dhe vendi ynë jo vetëm nuk njeh pasojat e krizës botërore.por anasjelltas; ka ngritje ekonomike dhe prosperitet. Realiteti në të gjitha drejtimet reflekton në sens të kundërt. Kësisoj është rritur papunësia. Janë rritur çmimet e sendeve të konsumit, është zhvlersuar pothuajse në mënyrë të vazhdueshme vendase etj. Rritja e pagave dhe pensioneve nuk mbulon rritjen e çmimeve, shërbimeve dhe taksave. Për më tepër tek ne nuk ekziston edhe pas njezët vjetëve treguesi i minimumit jetik dhe sistemi i indeksimit të pagave dhe çmimeve. Por ajo që është më e trishtueshme në tërë këtë maskaradë është se ata që duhet të kërkojnë llogari. Pra njerëzit e thjeshtë o vetëm çajnë duart duke duartrokitur gënjeshtrat e përsëritura të zotërinjëve politikanë të korruptuar familjarisht por bëjnë edhe propogandë agresive në favor të tyre apo tonin. Vetëm në Shqipëri ndodh që njerëzit e thjështë të venë në mitingje dhe të dëgjojnë të ngazëllyer ata që ndezën Gërdecin..

Ç’është demokracia moderne?

Një kopaçe në duart e popullit për të rrahur vetë popullin. Kaq! Më shumë s’kam ç’ju them...

2 Komente

Aaha s'ua var mo njeri dhe juve. 0 komente gjithanej. Pse kot mallkojne me t'hypt vetja qefit.

Si thot dhe PIL: ky s'eshte koment

Problem eshte kur s'ka komente faktikisht. Kushedi sa eshte merzit Arditi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).