Pasi iki (intermezzo)

Ti hedh robdëshambrin sipër krahëve,
Robdëshambrin që të hidhet kam zili,
Shtrëngon rripin përreth mesit në këputje,
Rripin që shtrëngohet kam zili,
Dhe i jepesh më pastaj dushit të ndezur,
Ujët që më shplan e kam zili,
Pastaj fshihesh me peshqirin tënd besnik,
Dhe peshqirin e besuar kam zili,
Pastaj kremin zë shpërndan përmbi gjymtyrë,
Kremin që të zbut e kam zili,
Pastaj heshtur mbath hafif’e holl’ të linjtat,
Të linjtat më gërryejnë keq me xhelozi,
Sheh kafshimet më të reja, s’u përmbajta,
Mavijosjet rrëzë kofshës kam zili,
Pastaj diç mendon për mua, që s’e dita kurrë,
Veten time tek ti e mendon e kam zili,
Pastaj sytë t’i mbyll një paraëndërr,
Dhe unë ëndrrën e pasëndrrën seç t’i kam zili,
Epshi vrarë përgjysëm lëpin plagët,
Natë e shtrirë nën hënë nis e angullin.

31 Komente

Bukur!

Dy vargjet e fundit  i japin permasen kozmike  dickaje ne dukje thellesisht intime e personale...

me pelqen!e perjetuar! kam pare dike qe kishte zili gishtin e tij...!

eshte afer stilit tend whisper, ndaj te duket bukur. 

Ti Emigrant, k'naqesh n'vedi...M'duket se nuk ke nevoje per kerkend me kene mire.....Te mjafton fantazia.... I lumi ti    ......   smiley   smiley

eeeeeeeeeehhhhhhhhhhhhh EM!

Arti nuk eshte uje,ai s'mund te jete kurre i masave,por, i njerezve te zgjedhur!

"arti duhet te jete elitar" - nje peshk

Loved it smiley.  Me kujtoi disi Maurice Bendrix (Ralph Fiennes) tek "The end of the affair."

You have to understand. I'm jealous of everything that moves. I'm jealous of the rain! I am a jealous man.

Pastaj ne detaje ...

-I'm jealous of this stocking.
-Why?
-Because it does what I can't. Kisses your whole leg. And I'm jealous of this  button.
-Poor, innocent button.
-It's not innocent at all. It's with you all day. I'm not.
-I suppose you're jealous of my shoes?
-Yes.
-Why?
-Because they'll take you away from me.

 

 

Kujdes se ka te pavemendeshme kur dalin nga banja vonohen ne veshje....dhe ftohen.... dmth.... smiley Nuk shkojne fjalet e arta (meditimet popullore ) qe ke zgjedhur me subjektin e zhvilluar... Nje subjekt modern me melodi baritore  ...Ndoshta jam gabim. Kjo mund tu pelqeje vetem atyre qe boten e shohin nga vrimat... Ndrro ambientin ose jepu pamje (veshje, thurje) tjeter fjaleve . Ate penen si gjithnje e ngjyen ne boje mjalti...

Kaq te embel,s'te kam shijuar ne poezite e sjella nga ty. Kjo tregon nje tjeter dimension tendin, qe ti mund te fluturosh dhe ne skaje te tjera.

Me pelqeu...

 

Kur e lexova,me kujtoi dhe mua poezine qe ka sjelle Monda,por pa e kujtuar se e kujt autor eshte.

Nuk eshte poezi, eshte dialog nga filmi "The end of the affair" smiley

Por, I never loved jealousy aq shume sa ne ate film : ).

Poezia e emos m'u duk nje ndjesi paralele ...

Falemnderit per kohen dhe komentet!

PS Zana, pse ma ben kete?  smiley  

Asgjo s'te ka bo Zana. Te ka dhene nje paradhenie... nga borxhi qe na ke te gjitheve per te pyetur njoni tjetrin " E lexove Emin?" .

Idris, shihe pak kete (prurje e Mondes):

Mike, moj, ne te kam mike,
kur te vdes, te benesh qiqe,
te me qash brigje me brigje.
Te me qash mua te zine,
se per ty prisha shtepine,
humba jeten e zoine,
humba gjithe djalerine.
Lija bagetin' ne brinje,
nisesh e vija tek tine,
plot ta bija jemenine,
me shpatulla dhe me brinje.

Merret vesh: Jemenia = shamia. Me shpatulla dhe me brinje = karnivori skajore shqiptare plus ngarkesen figurative qe jep zemra e fshehur pas brinjes, nen shpatull; por llafin ta kam te vargu mesmerizues "humba jeten e zoine" Zoine = jeten biologjike/fizike  ne kontrast me "jeten": qe ne paralel me zoine, do i binte "bios". Populli te ben gjemen. Dallimi midis zoa dhe bios eshte nje trajtese filozofike ne baze te mendimit human! Qe u ben nder grekeve te vjeter. Filozofi par excellence. E dhene ne varg teterroksh, ngrohur nen bruce. Tani te them une tyja, pse habitesh ti kur forma popullore vesh permbajtje "moderne"? Apo e anasjellta: forma moderne vesh permbajtje "popullore" (thonjezat jane vene jo pa qellim). Sikur ti te ishe ne hotel Plaza (central park dhe avenu e 5-te, a do te pelqente me pak nje labce si nga Lekdushi? Po Rollingstones, a do te pelqenin ne nje shpelle andej nga Kurveleshi? Apo me ndonje ckerke Shashice mbi Kanine? Per mua pergjigja ne te dy rastet eshte "Po". Te shijuarit eshte edhe ceshtje uhstrimi. Pse i heq popullit te drejten me qen i "sofistikum", ose "te sofistikumes" me qene popullore? Dhe pse poezia duhet me u terheq zvarre me patjeter ne kenaqsite ala "Peep show"?

Keto te gjitha ne princip; nuk po kam ndermend me be ndonje mbrojtje te asaj qe shkruj, te kuptohemi.

nepsqar, dhe tafmaqar !

smiley

cka, aty ke 4-ta me i cike mik je me kete smiley

Ronitem, rënd humbitem kur vetëm qeshë e nuk më flet.
Esëllohem, përvëlohem, digjem si qiriu dhe ashtu dot' shkrihem.

F.R.

Ja si ky je bo ene ti Cimo  smiley

Si Fjezullahu, e? Mir mir, po s'e ke mir, tha...  smiley   smiley  

Jooooo ca fejzullahu mer

Eshte poet mer dhe ky i ndjeri. Dhe poet shume i mire. Une bera perafrim smiley

Pyt Avocadosin, se ajo e ka qejf smiley

Po nuk e ka bo Fredi (rest in peace) ket mi.... ishte nji duraku... (cer e ka Eminin ky, meqe ra fjala)  smiley  

aa ???

e mire kabimi im

M'falni. Reference e kabume smiley  pra

     Emigrant,  me duket se te vargu  "Ujet qe me shplan i kam zili"  ka nje gabim...  ; ne vend te "me shplan" duhet "te shplan", apo jo (?)

E vura re dhe une ne fillim, dhe do i lija nje shenim.  Por pastaj thashe me vete, eshte i thelle Emo, kush e di pse e ka lene kshu smiley.

jo nuk ka gabim aty. ai ka mbetur ne lekuren e saj... dhe uji e shplan.

poezia eshte really nice. a ke shkruar me te bukura? sigurisht!

na hapni ndonje teme me raport letersi e kultivume- folklor. ka shume gjera per te thene.

Ja bravo lulekuqe.  Ndaj ne lexim te dyte thashe e ka vene per tjeter pune smiley.

Lulke, po te kish mbetur ne lekuren e saj...., atehere uji qe e shplan do ta kish zili Emon.

lulekuqe: "raport letersi e kultivume-folklor"

Te pershendes me kete (cheers!):

Qymyr

Nuk di agim është apo muzg,
e shtunë, e djelë apo e hënë,
s’di në më do a më përbuz,
kaq keq qymyri më ka zënë.

Kusur s’i lamë shoshoqit mbrëmë,
djersinte avull mbi dritare…
Të nesërmen ftohtë veç “si ke qënë”,
thua e djeshmja s’qe gjë fare.

Këtë tabiat e marifet
që më largohesh bën gjithmonë,
nuk ke qeder se tjetri pret
pas natës zjarr pak devocion.

Dhe kur kujtoj se krejt të humba,
i leqendisur për ibret,
ti zë papritur e hedh thumba,
më shtie çik me isharet.

Dhe aq më duhet, sikteris
gjithë xhelozinë e pathënë,
harroj tradhetitë e saj me listë,
kaq keq qymyri më ka zënë.

E di, do m’ikësh sërisht nesër,
ndaj edhe qindin të punoj,
trefish të shtrydh, dhe dehem esëll
se prapë do mbes me gisht në gojë.

E kushedi kur do vish prapë
në këtë shtrat, në këtë dhomë,
unë soj çifuti nëpër vapë,
si peshk pa ujë e pa firomë.

Mbes fillikat se tjeter s’dua,
s’më hyjnë në sy, s’bën fajde nuri,
ç’shafra më hodhe, ç’bëre me mua
që vete kështu si qorr pas muri.

Nuk të mallkoj dot gjeç belanë,
engjëll nuk jam, por as gazep,
ma lidhe gjuhën me shafranë,
një vit më vret, një ditë ma jep.

Po kur ma jep gjëmon si pushkë,
gjithë viti derdhet një pasdite,
Ajnshtajn mos njohe ndonjë kuçkë
kur nxore kohën relative?

Jallane koha prapë më gjen
tek rri përgjoj qyqar pas gardhi,
pres ty të shkosh, por ti veç vjen
krejt natë-djegur pasi zbardhi.

S’e marr dot vesh, jo, sot dynjanë,
veç për të sharë bëjnë muhabet,
dikush për ty thotë je putanë,
taksi e fshatit a biçikletë.

Po kjo taksia të shëtit,
dua tu them, ore të mjerë,
të shpie vende, të çudit,
ju hipur mbetët mbi gomerë.

S’di ku ta flak ditën pa ty,
kaq keq qymyri më ka zënë,
s’më hyn e del asgjë në sy,
se ke një vit që s’më je dhënë.

Pa pres ky vit t’më bëhet ditë,
“time-space”-i im të më ndryshojë,
ca orë të jem shok me gjenitë,
Alberti plak t’më mirëkuptojë.
 

5 ne fuqi te n+infinit. 

Ajnshtajn mos njohe ndonjë kuçkë
kur nxore kohën relative?

Emo, bravo smiley

tafmaqar !

smiley

E bukur kjo smiley

me shume se ajo me peshqir smiley

hehehehehe, tema "Kenge te ndezura" te futi ethet e folklorit te katnareve smiley

Deklaroj "Mission accomplished" te temes.  Edhe Tushja, qytetare penxheresh, eshte katnarllu smiley.

po ca me ba

m'thuj me ke rri

t'them se kush je smiley

nga halli e puna, rri shume online e per rrjedhoj dhe ke peshku.

Katnarizmi mu ngjit smiley 

Tashti ka ngel te bohem komuniste

e pastaj te vras veten fare

ahahahah

Do vij mor xhan e shpirt do vij / Do vij kur te jesh tretur fare / Do te ngre cepn e fustane/ permbi gju o mor permbi.....  Tre pulle jeleku do zberthej / e do e ul cepen perposht / Te te ndez e te te josh / Te te ndjell e te te ndersej....

Po e mbyll se kam hall mos te iken fiqiri....dhe po te le  ta shtjellosh vete me tej se c'do ndodhe sipas Findlejt.... Dhe ne befshim dashuri /do cfaqesh prap o i zi ?...Do shfaqem !... tha Findlej !!!! Po gjithsesi ja se si e perfytyroja llaven qe te shpertheu nga " dermani" tend kur permend te LINJTAT smiley

Pleshtat verviteshin si gjyle /  kur neve benim dashuri !!!!!!!!!!! Po cedo qe nuk me dolen citjanet "peshtjelli"por ...ROBDECHAMBRE ...ohohohohoho!

Sa produktiv qe qeke Emigrant, ...sa tha Lulekuqa nje llaf,  taaak e solle "Qymyr"-in, qe nuk e di do te vij mire apo keq, por per mua e ka spostuar Intermezzon. Une  po te yllezoj "Qymyrin". 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).