Parangrica e dashurise

U duk dimri

më në fund,

gjëndje ankthi

avullftohtë.

~  

Mbledhur

mbi qepallat e tua,

                                          të poshtmet,

(more…smiley

44 Komente

Yes, my man!!!  Yes! 

***** (pese yje kto, po qe se nuk e murrte veshT)...  smiley  

Bo nganjehere me duket vetja lexuese leshi! Teksti eshte i detyruar t'i nenshtrohet humorit tim, cungimit te vemendjes sime, prirjes drejt detajit. Me vjen inat qe nuk them dot Yes my man! megjithese me pelqen poezia sepse me mesyjne gjera te tipit 'kot perseritet aq shume "ankthi avullplote" se ne veshet e mi humbet forcen", '"e ti" me duket e sterdegjuar, do te hiqja te pakten e-ne', 'e panevojshme "mrekullisht"'. Eh, keshtu.

I'm sorry Losti - doja te te thoja qe te lexova me deshire dhe me humor leshi. Atmosfera krijuar bukur dhe hapesirat ne renditje te zgjedhura me shije.

Ty te bon keq memedheu...  smiley   Pse s'thuke dot "yes my man" ti smiley)))

ai avulli qe perseritet duhet shoqeru me dicka tjetr trop: nje dore qe e fshin me pa icik me qarte dhe mbas 10 sekondash prap avull. Kjo eshte e vertete jo vetem per dritaren dimerore, you know, por edhe per lloj lloj pasqyrash...  smiley  (ah c'na bon adminat me kta pupacet kokverdh qe i hoqen... ta shifshe sa po e nxirrte gjuhen e kuqe ky i fundit...)

Trop, te pershendes!!!

Qe c'ke me te me ben keq, se pervec sikletit psiqik ka edhe siklet fizik ketu - psh ankthi eshte vertete i ftohte ne ambjente te brendshme, zhurme dynjaja dhe s'po te rendis gje tjeter se per mua keto te dyja dalin e teprojne (zhurma eshte fenomen i perbere, qe nga piskamat kakaritese, te muzika disko ne mes te dites, te burite e punemedhenjve dhe pathosi i wannabe martireve te demokracise). Por, ka dhe ankth ashtu, robinjash dashurie, me avull qe c'ke me te.

S'e harrova (duke fol per veten) qe shpjegimi yt me ndihmoi - e perceptova me mire poezine duke imagjinuar vemendjen e shkeputur ritmikisht, si per t'i shpetuar kapjes duke fshire avullin, gjasme smiley

ju falemnderit te dyve!

 

ideja ishte te pershkruaja nje gjendje ekzaltante, si dashuria,  me terma negative, tip dark matter. fjala "mrekullisht" edhe pse s`me pelqeu si zgjedhje, m`u desh ta perdor ngaqe me hyn ne pune per kontrast me gjithcka tjeter. "E-ja" eshte aty ku eshte sepse ka nje renditje kohore pertej stanjacionit te ankthit avullftohte, dhe kjo E me sherben gjithashtu per te vene arketipe te prekshme njerezore pas gjithe ketij abstraksioni.

losti po kontrasti krijohej vete dhe dallueshem - t'a therrisje ne emer do te ishte te ofendoje lexuesin, them une perulesisht. po ndoshta ke te drejte, ndoshta duhej gjetur vec nje fjale me e mrekullueshme.

ok, e ndryshova, e bëra dark te gjithën, e po më pëlqen më shumë kështu. trop, ke bo mungesa! <a smile>

Me pelqeu Lost, sidomos mbyllja me dy vargjet e fundit

"S'ke nga iken, te kam zene, rob!"

 

lost,

paralelizmi eshte i gjetur mire, por poezia me duket e paplote. me sakte titulli parathote shume me teper se c'ofrojne vargjet. ose e ke shkruar shpejt, ose ende je konfuz per ate qe do te thuash. ne te dyja rastet, duhet rishikim. kam pershtypjen qe ti ke pretendime kur shkruan, dhe jo thjesht per te kalu kohen; ne ket kontekst merri cfare te thashe me siper. Please.

 

i mirepres gjithnje kritikat, Avocados. Titulli lejohet te parathote shume me teper se c'thone vargjet, dhe keta te fundit lejohen te kene funksionin plotesues prej argati, te pakten ashtu sic e mendoj une. Raporti mes titullit dhe trupit te poezise eshte dicka, mendoj, qe e ka ne dore autori, ashtu sic ndodh shpesh ne artin e piktures. Flm per kohen dhe mendimin!

Siç e dini dhe ju, njeriu i neandartalit ka jetuar deri 50 000 vjet me pare. Pastaj ka ardhur homo sapiens, ky qe jemi ne.

Ku ka vajtur neandartali ? Pse eshte zhdukur ai ? E ka vrare sapiensi ? Eshte shuar vetvetiu ? Nuk dihet.

Ajo qe dihet eshte kjo : historia bluan gjithçka gjen perpara.

Po ne letersi ? Kush e kryen kete rol blues ?

HARRESA.

Cili eshte mjedisi ku vepron harresa ? E ku tjeter perveç ne ate te gjerave te lehta, pa peshe.

Kujtesa, me kalimin e kohes, rendohet shume. Si e tille, ajo kerkon te shkarkohet, te heqe barrat e panevojshme. E renda ka zene tashme vend ne te. E lehta nuk ka arritur te kapet aq mire pas fijeve te kujteses. Dhe plluf ! aty shfaqet harresa e cila merr ne dorezim nga kujtesa gjene e lehte, dhe kjo zhduket pa lene asnje gjurme.

Pse mbahet mend poezia e Mallarmé ? E Prévert ? Sepse jane gjera te renda, nuk shqiten. Po poezia e Demirit, Shaqirit, Kristulles dhe Janulles, pse harrohen ? Sepse jane gjera te lehta, nuk kane kryqe qe te ulen rrafsh ne kujtese.

Ja keshtu, te pakten nuk ka te vdekur dhe te plagosur. Gjithçka mbyllet pa gjak. 

lost, in a second thought, vafshin ne djall kritikat, bashke me te miat. une s'hyj dot ne momentin tend, dhe kjo eshte e verteta absolute. poet eshte baras me krenari.

not a good day today, u know...

 

ok, avocados, lexoje ne nje dite me te mire smiley se them sikur s`ka te verteta absolute, as nga ato qe pellasin dithirambistet.

eh avocados, dite veteranesh... c'pret tjeter...

em, po shihja nje reportazh ne pike te mengjesit, nje grup veteranesh te Luftes 2 Bot, mbledhur ne nje ceremoni te thjeshte por prekese, shumica mbi 80. nje lloj krenarie e thelle, me erdhi keq per veteranet tane, te betohem. kane frike te krenohen te gjoret. Kohe e zakone, thuaj.

 

Shume fatkeqesi eshte. Se ne, edhe po te (ose kur) rrezohemi, themi hajt se po ngrihemi prape, e fillojme perseri nga zero (sic edhe e kemi bere shume a pak). Po ata?  smiley  Sa trist, tani qe e mendova... Gri e erret fare.

1

delikate.

2

me kujton se ka nje paragjendje para gjendjes e cila eshte gjendje me vete.

3

mund edhe te ndalosh mu tek kondensohet. duke fshire nga faqja e dheut me konsesus  :errësisht në pikëlza loti. 

4

ke shije te holle zoteri.

fh, më pëlqen sygjerimi që bën. Përtej aftësisë së kondensimit për të marrë gjithfarë formash ujore, mendova që duhet përcaktuar akoma më tej, edhe pse më parë janë përmendur qerpikët, edhe pse ky përcaktim në këto rrethana është një oxymoron. Fjala "pikëlza s'më pëlqen as mua.

flm për kohën e vërejtjen!

kjo poezi me kujton ate shprehjen :

"less is more"

te lumte lost.shume mire.

flm, enka smiley

komentet qe shkruan ke opcion t`i redaktosh dhe rishkruash.

e thashe ate te mesipermen sepse ke perdorur fjale ne menyre minimale por me efekt maksimalsmiley

thashe te shpjegohem se mu duk çik si i pakuptueshem komenti im lartsmiley

desha te them: pikerisht :-D

ashtu mendoj dhe une minimal - maximal, i ftofte real.

Si  prapa kangjellash,

në qerpikët e tu

This is good! Damn good!

PS ne mos gaboj ne nje vjershe te hershme te Ali Asllanit, qerpiket krahasohen me fshesen. Mua me pelqen kangjella. Qerpike "rigid*" nga te ftohtit, te paepshem, qe thyhen, por nuk perkulen. Bukur, nuke? Nucht Wahr?

(sepse s'doja me perdor fjalen "te shtanget", LostT-o)

Ajo ishte ideja, em, ndjesia e ngrirjes, ngjizja e erret e numerimit qerpikor - fshesa si metafore kerkon nje tufe, cka qerpiku si shperndarje s`me duket se e jep.

 

Nicht wahr, deshte me thon? smiley

Po mer, po c'ti boj i-se dhe u-se qe jon komshinj te mire... smiley   (fqnjesi e mire, po ndonjehere nderhyjne ne punet e brendshme te njeri tjetrit)

Lost, je racist i keq... edhe thuaj shyqyr që nuk vjen Lumja ose Moza të komentojnë më këtu smiley.

Përse vetëm në qepallat (e poshtëme) dhe tek qerpikët (kançellat)... nëse atmosfera është e atillë dimërore sa të kondensojë (errësirën) e avullftohtit, atëhere do të mund të kondensohej dhe në les.hra të tjera të asaj (apo të atij?!smiley)

kushedi, edrus, folesi ne poezi i shef robt ka syte kur do me mor vesh najgjo.

Lexoj me kenaqesi cka shkruan losttext.

Fjala eshte e zgjedhur dhe vargu ka mendim. Nje verejtje, ndoshta e pavend: nganjehere fjala lemohet aq, sa behet qellim ne vetvete e i jep poezise nje tis formalist. Shpesh mendoj se ka dhe inflacion te saj (fjales dmth). Sidoqofte bukur! Pergezime

Eshte verejtje me shume vend, ciklonB, dhe jam i ndergjegjshem per kete gje. Nganjehere loja me fjalen te merr para, por persa kohe ka edhe njefare permbajtjeje brenda asaj forme, sikur justifikohet gjithcka. Gjithsesi, eshte dicka me te cilen duhet te merrem e te falenderoj per kohen dhe komentin.

Me pelqeu poezia. Delikate si bryme mengjesi. Kam dy verejtje te vogla.

E para, perseritja e dy vargjeve me duket e shpeshte per sasine totale te vargjeve te poezise.

E dyta, ato fjalet  "te poshteme..... pikelza ...... rob" i ke vene vet aq larg me ndonje qellim apo ashtu te kane dale. Une i humba ne leximin e pare.

Te uroj suksese.

I afrova ca - me qellim i kisha vene vec, si per te dhene nje efekt shperberjeje.

Perseritja e dy vargjeve eshte shume e nevojshme mendoj, perndryshe kjo poezi nuk do ngjizej ashtu sic duhet.

falemnderit, Izabel!

ciklonB, lostT eshte me fat qe ka lexues si ju! Verejtja juaj, e pranuar edhe nga LostT-i, futet ne dyshen e verejtjeve qe une kam per te talentuarin dhe te parapelqyerin tone.

Lost, sa më shumë e lexoj, aq më shumë më pëlqen. Dhe kështu më ndodh me pothuajse (sa për siguri kjosmiley gjithë poezitë e tua; duhet të integrohesh në to që të marrësh frymë si ti kur i ke shkruajtur (ose të mbash frymën). Të falemnderit!

rrofsh per kohen dhe vleresimin, akvll.

Nuk e di, lost, i vetmi problem qe kam, eshte se ankthin e kam lidhur gjithmone me vjeshten. Dimri me eshte dukur gjithmone momenti pas ankthit, kur vendimi eshte marre, nuk ka mbetur asgje per te humbur, dhe gjithcka eshte ne grrafmat me te egra te aksionit. Mbase e kam gabim. Mbase eshte perceptim tejet personal. Mbase, ne fakt, edhe poezia me lart nuk e ka kendveshtrimit nga thellesia e dimrit, por nga ankthi se dimri po duket, po afron.

Flm për komentin, Lulian.

 

Ajo është, dimri po duket, po afron, ndaj dhe titulli është "Parangrica..." Ka një moment të ndërmjemë ku vjeshta nuk është më e bukur (ngjyrat e mahnitshme të saj), dhe temperatura ulet tamam aq sa ta bëjë frymën të dukshme ndërsa e nxjerr (por i ftohti është akoma i durueshëm), e kështu me radhë.

Per mua Lost rendesi ka qe e ndjej veten tamam para nje objekti qe meditoj me krijim dhe fshirje avulli . Ndjej tamam ne nje gjendje te avullt te NGRIRE Tensioni i thjeshte i krijuar.. te thith...te ngrin...Tamam.  Te kap ROB . Dhe ne kete ambient gjithkush mund te meditoje e krijoje, pervec pallavristeve .

Falemnderit, Self!

 

Me vjen mire, Idris, qe te ka percuar ate lloj gjendjeje. Falemnderit per fjalet inkurajuese!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).