Paraja

Para disa ditësh më erdhi nga një mike shqiptaro -amerikane një e-mail ku më thoshte se kishte parë në Top Channel shqiptarë që intervistoheshin në rrugët e Tiranës, të cilëve u kërkohej të jepnin urimin e tyre për shikuesit e televizionit. Ajo që e kishte shokuar ishte se tetë vetëvë ndër dhjetë fjala e parë që u dilte nga goja si urim për Vitin e Ri ishte: "para". "U uroj të gjithëve para, fat dhe sukses" për shembull. "A të duket normale kjo - më shtronte pyetjen e çuditur. Nëse do t'ia bëje dikujt këtë urim këtu në Amerikë do ta merrte si shaka, kurse ata e thoshin këtë urim me gjithë seriozitetin e mundshëm…"
Nuk e kam parë këtë emision të Top Channel; ose ndoshta e kam kaluar shpërfillshëm siç kalojmë shumë gjëra në televizionet tona. Por vëzhgimi i një të huaji është i vlefshëm në raste të tilla sepse sikur na tërheq vëmendjen drejt diçkaje me të cilën jemi ambjentuar aq sa nuk na bën më përshtypje. Para disa kohësh kam shkruar për kutërbimin e rëndë të kazanëve të plehërave pranë të cilëve kalojmë përditë e që nuk na bën përshtypje pasi jemi mësuar, na duket pjesë e aventurës së nuhatjes sonë që do të na ndjekë që nga lindja deri në vdekje. Por, kur sheh një të huaj që, kalon pranë tyre, ndjen erën e qelbësirllëkut, mbyll hundën dhe ikën me tmerr, atëhere ti sikur zbulon se ka diçka që nuk funksionon normalisht në hundën tënde.
Por ky vëzhgimi i urimeve të shumta për para më duket më interesant e më kompleks sesa ai i erës së kazanëve të plehërave. Si t'i shpjegojmë këto urime? Që ato flasin për një shoqëri të sëmurë kjo më duket evidente, por për çfarë sëmundjeje bëhet fjalë? A janë shprehje e një sistemi vlerash ku paraja ka uzurpuar e zhvleftësuar gjithshka tjetër apo janë shprehje e një ankthi ekzistencial për shkak të pasigurisë për të siguruar paranë që është jo vetëm e vetmja vlerë për disa, por edhe mundësi për të mbajtur frymën gjallë për të tjerë? Gjithsesi, në të dyja rastet, apo edhe në rastin e një kombinimi të të dyjave, katandisja e urimeve për vitin e ri tek fjala "para" duhet të ftojë për reflektim tërë shoqërinë përsa i përket vlerave dhe modeleve që ajo po promovon gjatë këtyre 18 vjetëve. M'u kujtua historia e një gruaje të urtë e cila më tha me trishtim një ditë se, kur i kishte thënë të birit: nuk të kam lënë ndonjë pasuri, por të kam lënë një emër të mirë, ai i ishte përgjigjur thatë: më mirë të më kishe lënë pasuri.
Përgjithësisht, në atë që quhet "bonsens" popullor, që është produkt i një përvoje shekullore të njeriut, urimet lidhen, në kësi rastesh, me vlera që sillen rreth shëndetit, lirisë (për ata që nuk e gëzojnë), dashurisë, familjes, punës, dijes, idealeve, besimit (ky është një rreshtim i imi, të tjerë mund t'i rreshtojnë ndryshe). Kurse mbizotërimi i një urimi të tillë si "para, fat, sukses" nuk do mend se tregon se një pjesë e vlerave të sipërpërmendura ose nuk kanë qenë kurrë të ngulitura aq sa duhet në kulturën sonë (si psh liria, dashuria, puna, idealet, dija) ose që, ato që kanë ekzistuar (si psh, familja, besimi), janë pervertuar rëndë sa nga regjimi i kaluar aq edhe nga paraja, vaniteti, dhe injoranca që po kalëron këtë shoqëri traumatike postkomuniste sëbashku me kultin e të fortit që është baraz me të suksesshmin. Urimi "para, fat, sukses" është bash shprehja më eksplicite e njeriut të lehtë e sipërfaqësor që po përfton vaniteti, injoranca dhe mujsharia e kësaj kohe.
Nuk mund të mohoet se, gjithë sipas bonsensit popullor, paraja është një element i rëndësishëm i jetës, e përmendim apo nuk e përmendim. Mungesa e saj do të thotë varfëri dhe varfëri do të thotë shumë të këqija njëherësh. Mirëpo mund t'ia bësh ndryshe një njeriu urimin që të mos bjerë në varfëri; mund t'i thuash "suksese në punë", sepse edhe puna vetë nuk mund të reduktohet kurrsesi thjeshtë në para. Ajo është edhe sociabilitet, edhe solidaritet edhe inspirim, edhe gëzim krijimi edhe shumçka tjetër që nuk mund të matet dot vetëm me para.
Megjithatë duhet pranuar se kjo historia e reduktimit të gjithshkaje tek paraja, nuk është një sëmundje vetëm shqiptare. Në fakt kemi të bëjmë me një histori të vjetër të raportit të njeriut me paranë, por edhe me një histori të re që lidhet me shoqërinë konsumiste që është ndërtuar e zhvilluar veçanërisht në dy tre dekadat e fundit në botë. Thelbi i konsumizmit konsiston në atë që njeriun e shnderron thjeshtë në një klient, e klientizon, aq sa mund të thuash se e përzbraz nga vlerat e tjera për ta shndrruar në një thes me dëshira për të blerë (gjithnjë e më në rritje në sajë të një sistemi reklamash masakrues). Që të plotësojë këto dëshira që i japin gëzim e kënaqësi, që të mbushë pra këtë thes, i cili, në fakt, është pa fund, i duhen para dhe që të ketë para ai bën ç'të mundet. Dhe kjo e shndërron pavetëdijshëm në një skllav të konsumizmit. Ai rropatet që të blejë për të pasuruar një gusht njerëzish që e kanë shnderruar thjesht e vetëm në një blerës. Zigmund Bauman, në një shkrim të tij të fundit mbi krizën botërore, jepte shembullin e një vajze australiane 23 vjeçare të cilës, kur kishte arritur moshën që presupozon autonominë, prindërit i kishin dhuruar një kartë krediti me të cilën mund të blinte vetë më në fund ç'të donte. Pas disa kohësh e pa veten të detyruar, duke ndjekur shembullin e miqve të tjerë, të merrte një kartë të dytë për të mbuluar borxhet e akumuluaar në të parën dhe, pas jo shumë kohësh, kërkoi një të tretë që të mund të paguante një udhëtim, që s'mund të mos e bënte sepse e bënin të gjithë shokët e shoqet, ndërkohë që kishte hyrë me mijëra dollarë australianë borxh.
Ai që e quajta "bonsens popullor" ka qenë historikisht kritik ndaj etjes për para të njeriut, por edhe ndaj pushteti të parasë gjithashtu. Thënia e Krishti se është më e lehtë për një deve të kalojë në vrimën e gjilpërës sesa për një të pasur të shkojë në Parajsë ka qenë bashkudhtare e sistemit të vlerave të njeriut pa mundur, megjithatë, ta mposhtë tundimin e tij për pasuri. Në 1971 në kongresin e Partisë Socialiste franceze të njohur si "kongresi i Epinayt" kryetari i kësaj partie Françoi Mitterand, duke folur për pushtetet e parasë, thoshte: "paraja që korrupton, paraja që blen, paraja që vret, paraja që e shkatërron deri në kalbëzim ndërgjegjen e njerëzve". Mirëpo edhe në këtë aspekt kohët që po kalojmë e kanë ndryshuar mendësinë ndaj parasë. Që nga ajo kohë, që konsiderohet kohë e fundit e ideologjive që projektonin një të ardhme, pra koha kur, si të thuash, njeriu perëndimor reshti së jetuari për të ardhmen në emër të gëzimit të përditshmërisë, dhe veçanërisht me triumfin e neoliberizmit, ka rrjedhur shumë ujë. Aq sa para jo shumë kohësh një intelektual i njohur i së majtës Bernard - Henri Lévy i propozonte Partisë Socialiste franceze: "një kongres të rithemelimit, një anti - Epinay". Tek paraja ai nuk sheh korrupsionin, vdekjen, shkatërrimin, dekompozimin, por "aftësinë për të arritur që tregëtia të zëvendësojë luftën, kufijtë e hapur universet e mbyllur, pra një epokë ku, në sajë të parasë, marrëveshjet, transaksionet dhe kompromiset zëvendësojnë, padurimin, dhunën, allishverishet, plaçkitjen, gjithshka o asgjënë, fanatizmin" (B.H.Levy "Ce grande cadavre alla renverse" (Kjo kufomë e madhe e kthyer përmbys) Grasset Paris 2007, f. 190.)
Në fakt me krizën/krizat që po kalojmë vështirë se mund t'i japësh të drejtë Levyt. Është një mendim i shumëpranuar sot ndër mendimtarët më të njohur të botës se kjo që po ndodh është kriza e një shoqërie me mungesë vlerash, utopish, idealesh, ku e vetmja vlerë ka mbetur paraja e glorifikuar aq shumë nga Levy, por që duket se nuk e ka humbur aspak vetinë e saj kalbëzuese të ndërgjegjes njerëzore. Duke komentuar krizën botërore sociologu i madh frëng Edgar Morin, parashikon lindjen e utopive të vogla të reja siç janë psh mikrokreditë, punët e bëra me kompiuter nga shtëpitë, ikja nga metropolet "çnjerëzore" drejt fshatit, rritjen e bujqësisë biologjike, kujdesin për të vjetrit. Me një fjalë kthimin tek etika. Kultura materialiste, thotë sociologu, do të ketë një perëndim të pandalshëm. "Do të duhen ende vite, ndoshta dhjetëra për këtë. Por herët ose vonë do të zëvendësohet nga kultura e imateriales." E imateriales që, fal mendjeve të ndritura, nuk ka reshtur kurrë së gjalluari në ndërgjegjet njerëzore.
Thënë gjithë këto, për t'u kthyer sërisht tek shoqëria shqiptare, e cila ngulmoj ta them dhe rithem: është një pasqyrë ku shoqëria perëndimore mund të shohë tiparet më të shëmtuara të kulturës së vet të materiales, të parasë, të deformuara në formën më groteske, (siç e tregojnë edhe urimet që u bënë shkak i këtyre refleksioneve), e shoh urgjente nevojën e gjetjes së rrugëve të implementimit të disa vlerave themelore imateriale, mungesa e të cilave po e bën "vlerën" e vetme të mbetur, paranë, një kafshë të rrezikshme në mos shkatërrimtare për shoqërinë tonë. Mjaft të kesh parasysh se sot nuk dëgjon më të flitet për mësues të nderuar e respektuar, sepse shkolla dhe dija janë kthyer thjesht në diploma që blihen me para tek mësues pa emër. Mjaft të kesh parasysh se gjykatësit, mjekët, prokurorët nuk maten më me shkallën e profesionalizmit, ndershmërisë, përkushtimit, guximit, por me madhësinë e vilave e makinave që disponojnë. Mjaft te kesh parasysh se avokatët nuk ushtrojnë njohësin e ligjit, por sekserin midis gjykatësit dhe klientit. Mjaft të kesh parasysh se arkitektët nuk ngurrojnë të projektojnë monstra mbi parqe e lulishte, mbi ndërtesa historike, mbi rrugë, trotuare pa u merakosur për shëmtimin e emrit që lenë, sepse ky nuk ka asnjë vlerë përpara parasë që fusin në xhep. Se gazetarët nuk merakosen për të vërtetën, por për gënjeshtrën dhe manipulimin që u mbush xhepat. Mjaft të kesh prasysh se çdo administrator që ka në dorë një firmë nuk mendon se si ta përdorë atë për t'u shërbyer njerëzve, por se si t'u tërheqë atyre para. Nuk po zgjatem me shembuj që ilustrojnë se ku na ka çuar paraja si urim i vetëm. Dikush mund të më akuzojë se po gaboj duke i futur të gjithë në një kategori e se kështu po vras shpresën për ndryshim. Le të themi tetë në dhjetë që më duket një përqindje që i përgjigjet saktë edhe përqindjes së urimeve për para. Por le të mos harrojmë se në një shoqëri ku mbizotërojnë tetë, dy që mbeten nxirren jashtë loje prandaj mbizotërimi i të keqes bëhet gati dhjetë. Madje mund të thuhet se ky raport është edhe raport i ndarjes së ndërgjegjs së çdo individ. Shpesh e keqja fiton mbi të mirën tek individi pikërisht pse kjo e dyta ndjehet e pafuqishme për ta mbajtur atë në këmbë. Në një shoqëri ku mbisundon e keqja njeriu nxjerr në pah e zhvillon të keqen e tij për të mbijetuar. Sepse askush është vetëm i mirë apo vetëm i keq.
E megjithatë fakti që mbeten dy në dhjetë që vazhdojnë të urojnë tjetërçka nga paraja është një mundësi e mirë, e vetmja do të thoja, që, pikërisht nëpërmjet tyre, shoqëria të fillojë të reflektojë për nevojën e kultivimit të atyre vlerave "imateriale" që do ta nxjerrin nga gropa e rrezikshme ku ka rënë e që do t'i japin dimensionin e vet normal edhe parasë. (Korrieri, 12 janar 2009)

15 Komente

Ka para, ka Allah!

O moj paraja murdare,

qe me bredh si nje zagare,

e bere boten havare...

Eshte e hershme kjo shku Fatos, qe nga koha e bejtexhinjve...

Shendet e bereqet -uronte shqiptari tradicional ne kushtet e ekonomise se mbyllur familjare.

Shendet dhe pare-tash ne kushtet e shoqerise se hapur kon- ter- po -hane.

 

Jo !

Shnet do derri, robi do pare ! smiley

sa fillova me e lexu mu perzie."me erdhi nje mike shqiptaro-amerikane" "me erdhi nje anglez per mik" " nje shoku im qe kishte dhjete vjet pa ardhe ne shqiperi" bla..bla...siku ne te tjeret jetojme ne hene dhe nuk e dime se ca behet ne keto vendet qe jetojne keta " shqiptaro-amerikane" " miq angleze" apo ku e di une, sikur nuk i shohim ne jeten e perditshme sesa inteligjente dhe pasanike jane,nuk ka dite qe sapo del nga dera e shtepise te thone" bitte hast du eine cigarete für mich"?  e bla..bla.. qe skane te mbaruar.o njerez nuk dini ta filloni nje shkrim si psh "me ben pershtypje" ose "kam pare" "kam degjuar" por vini ketu e na prrallisni me "miq amerikane"?

Nuk e lexova dot deri ne fund. Sepse eshte nje teme aq e ster-rrahur (kudo, jo vetem ne mediat e cdo lloji, por edhe ne muhabete "rradhiko", paraja bjerr vlerat morale, prishi dynjane... kadiut ti rrefesh parane... etj etj), sa qe duhet nje guxim i cuditshem te marresh penen dhe te shkruash per te, nqse nuk do qe ta besh perseritjen prind te merzise. Le qe me ato avadizet qe c'ndodh "jashte" ja ka keputur kot fare. Mban nje si ere fillimvitesh '90-te, kur njerezit nuk e dinin si ishte "andej". Do u habitka amerikani apo gjermani nga urimi "me para"!!! Ou, qe kur keshtu? (po ata sikur jane "mom and pop" i ketij muhabeti).

Keto marifetet "anti-para" jane hedhur poshte qe me komunat utopike te frengut, ose, nga eksperimenti kamboxhian, ku heqja e parase, jo vetem qe nuk pastroi shpitrat e moralin, por vrau 1/3 atij mileti atje.

Ka nje te vertete qe eshte jo-popullore, por aq ortogonale, sa qe nuk eshte rrezuar neper mijevjecare: Paraja eshte shpikja me e madhe e njeriut! Me e madhe se rrota. I ka rezistuar cdo nderrimi te formacioneve ekonomike shoqerore, i ka vene vulen e vet shoqerise njerezore ne menyre te pakthyeshme. Nuk dua te filozofoj, qe sic lindi do shuhet, se te famshmet "pese funksionet e saj" do dalin te teperta etj etj. Ato jane "kollopifqe me rigon" te filozofeve te bulevardit deshmoret e kombit. Flas per nje aradhe shekujsh qe shkuan dhe qe do vijne, te cilet praktikisht, per ne si "rob te vdekshem", lehtesisht mund te merren si pafundesi.

Paraja ne vetevete nuk ka asnje faj; nuk ka keqkuptim me te madh se sa koncepti "para e piset". Te piset mund te jene njerezit, jo paraja. Vlera njerezore nuk mund te jete e piset.

Uroj per vete dhe per gjithe ata qe i dua, te kene dhe te fitojne sa me shume "Money Money Money"

I work all night, I work all day, to pay the bills I have to pay
Ain't it sad
And still there never seems to be a single penny left for me
That's too bad
In my dreams I have a plan
If I got me a wealthy man
I wouldn't have to work at all, I'd fool around and have a ball...

Money, money, money
Must be funny
In the rich man's world
Money, money, money
Always sunny
In the rich man's world
Aha-ahaaa
All the things I could do
If I had a little money
It's a rich man's world

A man like that is hard to find but I can't get him off my mind
Ain't it sad
And if he happens to be free I bet he wouldn't fancy me
That's too bad
So I must leave, I'll have to go
To Las Vegas or Monaco
And win a fortune in a game, my life will never be the same...

Money, money, money
Must be funny
In the rich man's world
Money, money, money
Always sunny
In the rich man's world
Aha-ahaaa
All the things I could do
If I had a little money
It's a rich man's world

Money, money, money
Must be funny
In the rich man's world
Money, money, money
Always sunny
In the rich man's world
Aha-ahaaa
All the things I could do
If I had a little money
It's a rich man's world

It's a rich man's world

O byrazer... po i urituri ne ender shikon, kulac..nuk shikon Froidin..

Thënë gjithë këto, për t'u kthyer sërisht tek shoqëria shqiptare, e cila ngulmoj ta them dhe rithem: është një pasqyrë ku shoqëria perëndimore mund të shohë tiparet më të shëmtuara të kulturës së vet të materiales, të parasë, të deformuara në formën më groteske, (siç e tregojnë edhe urimet që u bënë shkak i këtyre refleksioneve), e shoh urgjente nevojën e gjetjes së rrugëve të implementimit të disa vlerave themelore imateriale, mungesa e të cilave po e bën "vlerën" e vetme të mbetur, paranë, një kafshë të rrezikshme në mos shkatërrimtare për shoqërinë tonë. Mjaft të kesh parasysh se sot nuk dëgjon më të flitet për mësues të nderuar e respektuar, sepse shkolla dhe dija janë kthyer thjesht në diploma që blihen me para tek mësues pa emër. Mjaft të kesh parasysh se gjykatësit, mjekët, prokurorët nuk maten më me shkallën e profesionalizmit, ndershmërisë, përkushtimit, guximit, por me madhësinë e vilave e makinave që disponojnë. Mjaft te kesh parasysh se avokatët nuk ushtrojnë njohësin e ligjit, por sekserin midis gjykatësit dhe klientit. Mjaft të kesh parasysh se arkitektët nuk ngurrojnë të projektojnë monstra mbi parqe e lulishte, mbi ndërtesa historike, mbi rrugë, trotuare pa u merakosur për shëmtimin e emrit që lenë, sepse ky nuk ka asnjë vlerë përpara parasë që fusin në xhep. Se gazetarët nuk merakosen për të vërtetën, por për gënjeshtrën dhe manipulimin që u mbush xhepat

smileyigh:

Nuk kam asgje kunder parase si motor nxites (studioj sot, formohem profesionalisht, qe neser te kem nje pune te paguar mire; ose punoj jashte orarit qe te siguroj me sh para per nevojat e mia e te kalamaqerve te mi), por ne shoqerine shqiptare ky aspekt eshte bastarduar; paraja eshte kthyer ne nje mjet qe zevendeson korrektesen, aftesine individuale, profesionalizmin, drejtesine... Ne kete pike i jap te drejte Lubonjes dhe nese e ka per kete lloj "paraje" mllefin, ok. 

nejse, NUK E KA FAJIN paraja per ate dukuri uluritese ne Shqiperi. Ja kam thene dikur edhe xha xhait ate punen e saktesise dhe precizionit. Dy dukuri qe shkojne bashke nuk jane medoemos shkak-pasoje. Nuk eshte faji i parase qe bie ne duar me thonj paprere gjithe pisllek! Sic nuk ishte faji i mitralozeve "sharrs" si te tille ne duart e nje ushtari te Wehrmacht-it kur bente krime lufte. Sic nuk eshte faji i kalit te skenderbeut qe derdhte lote mitologjike (me te vjeter se ai, marre borsh nga kuaj te tjere ne fakt) qe abuzohet sot me "rrugen e shekullit", etj etj etj...

Gjerat duhen ndare sic duhet!

 

Nuk kam asgje me parane si shperblyes aftesish (qe eshte vec njeri nga aspektet e mira) emigrant, njesoj si nuk kam asgje me sh vlera te cilat nuk jane negative ne vetvete.

Puna eshte se me ate cfare perfaqeson paraja, behet sh lehte mjeti  dhe qellimi "i duarve me thonj te paprere gjithe pisllek", per kete lloj paraje ndjej neveri.

Mendoj se ceshtja e parase/materializmit eshte sh komplekse per ta ndare sic duhet.

Paraja eshte qellimi i shumices se njerezve sot; c'ka ben qe statistikisht te thuhet, eshte qellim i njerezimit. Tu thuash njerzve pse keni qellim parane, eshte njelloj si tu thuash pse jeni njerez? Grykesia stigmatizohet shume (sidomos ne art dhe ne moral), por eshte nga domenet ku ne tregohemi me unfair se zakonisht, dhe ky unfair-llek pranohet pa te keq, me nje miratim te heshtur te pergjithshem. Grykesia eshte nje nga shtysat themelore qe e ka prure njerezimin ne nivelet e sotme. Ne mos kryesori. Prirja per pasterti morale nuk eshte shtyse kryesore (te pakten jo nga ato qe te vene ne levizje sapo cohesh ne mengjez). Kam bindjen qe cdo gje per te cilen behet moral, ka dicka qe nuk ecen (ne menyre te natyrshme). Nuk eshte porositur kurre  psh qe "duajeni parane". Kjo eshte aksiomatike. Merret si aksiome edhe ne elastiticitetin e cmimit per kerkesen, per shembull. Por thuhet, shkoni ne aksione, beni pune vullnetare, duaje te afermin tend, mos lakmo grun e tjetrit edhe kur ajo eshte toidhjo si Anna Nicole Smith (RIP) etj etj.

Po, moralizmi eshte hipokrit ne vetvete. smiley

Ndoshta me edukuese eshte t'i thuash njerezize si mund te nxjerre me te miren nga huqi i saj, se sa te mohosh e te denosh huqin plotesisht (sic e the, natyres njerezore do i duhej te mohonte veten keshtu).

Lubonja ne kete rast nuk thote "kanalizoje etjen per para ne pune, o popull", por e denon ate apriori duke u bazuar ne efektet negative qe ka ne shoqerine e sotme shqiptare. Deri diku dhe ka te drejte, por tingellon moralist, e vertete.

"parja t'ha koken"  m'kane thone muma dhe tata ke shpija smiley

 

bënin shaka o motra. 

@nejse: nuk di pse ndjej te nevojshme me sqaru qe shkrimet e Lubonjes i kam ndjekur vetem per arsye te nje lloj statusi qe ai gezon nder njerez qe meritojne respektin tim total. Eshte shume e cuditshme kjo.

Perndryshe, shkrimet e ketij autori, per aq sa i kam lexuar, jane ekzemplare te nje mediokriteti par excellence dhe vecanerisht te merzitshem. Pa u futur ne prirjet ideologjike etj, se ajo eshte tjeter gje.

Paraja o kohe m'kan msu mu n'fajnonc!

Ki skipetari qe dashka pare dashka kohe me bo dicka..por s'e cka s'po e morim vesh. Si duket e di qe ka kohe vetem deri ne 2012(me rastin e centennialit te Arrnautistanit) ..e s'po pati qullos gjo gjer aher...aha pisk e paska muhabetinsmiley

Ka dal i theori tjetër nashti që thotë se paraja është fiction. Nëse do të bësh kek psh... duhet të kesh vezë, miell, sheqer etj dhe procedura. Të ankohesh se nuk ke para të bësh kek, do të thotë se të mungojnë gramët.

Ka shumë për të thënë për paranë... duke e parë psh si mjet shkëmbimi. Likurgu spartan, monedhat i bënte qëllimisht të prera trashë dhe të shëmtuara, për tia hequr vlerën e saj te populli.

Duke e parë si simbol të përfitimit material: Paraja zbeh vlerat morale dhe bëhet qëllim më vete. Nuk është e thënë, as e dhënë se përfitimi duhet të jetë nxitja kryesore te njerëzit. Vërtet nuk ekziston një botë ideale, do duhet të ekzistonte dhe nëse, ne do ishim shumë të ndryshëm nga sa jemi sot.

Mgjse kjo temë është e ciklit lubonjist "shaj nga nëna popullin shqiptar", del goxha ngacmuese.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).