Panairi i Korçës

Panairi i Korçës


Arbër Zaimi, Janaq Kaça, Miladin Fili

Jemi mbledhur, në një dhomë të thjeshtë të një shtëpie në mal të Dajtit, me komitetin e shpëtimit kombëtar. Sugjerimi i parë është që të sqarojmë ç’ është komiteti. Ky komitet përbëhet nga disa njerëz për të cilët nuk ka asnjë akuzë të ngritur pranë gjykatës së Gjirokastërs. Në këtë komision bëjnë pjesë drejtori ekzekutiv i Saktivistës, drejtori ekzekutiv i klubit të Korçës, dhe presidenti i nderit i aleancës së Shoqërisë Civile, Janaqi. Dëshmitar është Redski, i cili po fle. Desh u bë pjesë e këtij projekti, dhe qyteti i Elbasanit, nëpërmjet dy faktorëve, nga të cilët, njëri u mashtrua, tjetri u pi. Emrat s’po i themi.

Ky komision është mbledhur në mbështetje të presidentit Topi, të Prokurorisë së Përgjithshme, dhe të kanalit televiziv gjerman ZDF. Para se të shpallim programin e komitetit, do e çajmë... E kemi fjalën për barrierën që na është vënë nga And Kanani, që fjeti shpejt, si dhe nga Leart Kola, që fjeti i pari, për arsye familjare. Si shkrim, ky do fokusohet në rrethin e Korçës, që njihet si Paris i vogël, ose si Pragë e mesme. Kryesisht do të flitet për Niko Peleshin, i njohur nga populli edhe si Nadir Murra, prestidigjitator i famshëm shqiptar, në kanalet italiane të dorës së dytë. Peleshi akuzohet nga të gjithë si njeri që merret me fasadat, gjë që s’është aspak e vërtetë, pasi zoti Peleshi nuk merret me asnjë gjë të veçantë. Ai shquhet si kryetar bashkie i paanshëm, përtej të majtës dhe të djathtës, që mbështet Ben Blushin. Vetë zoti Peleshi ka krijuar brënda gjirit të tij, ose më mirë gjoksit të tij, forumin vullnetar të Partisë Socialiste, që është titulluar “Fondacioni Taimir Sahiri”. Ky formacion merret kryesisht me demokracinë dhe më gjërë. Organizmi i organizuar nga zoti Peleshi përbëhet nga dy njerëz, njëri që quhet Red Bull, ish këshilltar i Peleshit, Blushit, dhe kujtdo që kalonte aty afër, dhe tjetra njihet publikisht si femra që tradhtoi miqtë tanë të LSI-së, dhe sekretarët e kryetareve të Lëvizjes Rinore për Inat.

Ky fondacion i krijuar nga zoti Peleshi merret dhe me dëshmorët e kombit. Ish gruja e LRI-së tha se për 29 nëntor duhet të çonin kurora te varrezat e dëshmorëve. Njeriu i Red Bullit pasi mori vesh që ky urdhër nuk vinte nga Taimir Sahiri, dora vetë, e hodhi poshtë si të pavlefshëm. Sepse në Korçë, njeriu i Red Bullit është ideator, ndërkohë që njeriu i LRI-së është ushtare e thjeshtë. Dhe bën vetëm seks me të shoqin. Por ngjarjet nuk përfundojnë këtu. Në një bashki afër Korçës, që nuk quhet Maliq, ka dalë llafi se forca e re është plaçkë e vjetër. E majta në Korçë konkuron vetveten. LSI gëzohet, sepzse të gjithë pinë birra Korça. Vetë pronari i këtij biznesi të suksesshëm të birrës është simpatizant i pavarur i ideollogut më të madh të kohërave, që ka shkruajtur veprën e famshme, teoria e komisionerit. Të gjithë janë dakord që vota është e shenjtë, e megjithatë, në Korçë, do e vjedhin. Si fakt PD-ja kryetarin e partisë e ka vënë të tetin në listë duke shfaqur siguri absolute, dhe arrogancë, pasi e kanë në xhep fitoren deri tek deputeti i tetë. Niko Peleshi nuk e rruan leshin për këtë fitore të PD-së sepse mandati i tij zgjat përtej zgjedhjeve, duke patur parasysh që ky ka mbështetjen e autorit të famshëm të bestsellerit “Të vdesësh në Karaburun”, birit të autorit të librit të famshëm me të njëjtin titull. Vetë Peleshi është “figlio d’arte”. Sivjet ka patur dy oferta nga Milani, dhe nga Marseja. Por zoti Peleshi nuk ka pranuar për çështje principi qytetar ortodoks vllah. Zoti Peleshi i ka qëndruar besnik motos së vet “Korça ku dua të dashuroj”. Megjithëse sipas të dhënave brënda institucionit, zoti Peleshi ka dashuruar edhe tjetër kund.

Kur flasim për bashkinë e Korçës kemi ndërmend edhe Panairin e Fundvitit, një ngjarje e promovuar edhe në Fejsbuk, nga zoti Majkëll i Red Bullit, i njohur ndryshe si llogorja e luftës brenda të majtës. Zoti Majkëll, megjithë peshën e lehtë që ka, është treguar si një faktor vendimtar në programin e zhvillimit Peleshi. Megjithëse vetë Majkëlli aktualisht gjendet në Austri, duke pushuar, se është lodhur, gjithë vitin duke organizuar po këtë panair. Njoftohemi nga korrespondenti ynë në Elbasan, Leonardi, që vetë zoti Leart Kola, i njohur si shef i padiskutueshëm i lëvizjes së angazhuar rëndë MJAFT, ka për ta vizituar këtë panair, pasi të kthehet nga Kuba, ku ka një takim kokë më kokë me vetë Fidel Kastron që ka vdekur. Por nga Elbasani njoftohemi që komunizmi nuk ka vdekur. Njuz 24 konfirmon. Bashkëautori Janaq thotë që e duam komunizmin. Por nuk jep asnjë argument sepse është populist.

Spiunët e UDB-së në Korçë i kemi vënë në gjumë. Megjithatë nuk jemi të sigurt që ata s’po na dëgjojnë. Sepse spiunët në Elbasan përgjojnë, (përmendim si emër Lirimin e Dystenjishit). Kthehemi në Korçë. Pas revolucionit të zotit Fili, Kaça dhe Begolli mësojmë se gjendja nuk ka pasur asnjë përmirësim. Këtë e konfirmon pëllumbesha, që nuk është zog, por është njëri që banon në konviktin që mund të bjerë nga çasti në çast. Revolucioni ishte në mbrojtje të qytetarëve për rinovimin e konviktit ku mbijetonin ata që ishin futur e banonin në kushte tejet të pasigurta. Pasojë fatkeqe e protestës ishte mbetja në klasë e studentit të shkëlqyer Janaq Kaça, i cili është shprehur duke thënë të dhjefsha fakultetin ekonomik, ku të mos harrojmë dekan është shoku ynë, Fredi, i njohur si liberal i djathtë, nënkryetar i PD-së në Korçë. Fredi është bërë dekan pa asnjë ndihmë politike, pasi e meritonte se nuk është zgjedhur por është emëruar si pishtar i votës së shenjtë. Megjithëse ka ngelur Jani nuk e vret mëndjen, ai thotë që në radhë të parë ka rëndësi shëndeti, pastaj familja, pastaj femrat, pastaj paratë, pastaj revolucioni, dhe në fund cigaret që po s’i pati ia merr Leonardit nga Elbasani, që po lahej në dush.

Jani justifikohet duke ia lënë fajin në derë Llukanit që është një person i pashquar. Kthehemi në Korçë. Pas rënies së pallateve në Gjirokastër Blendi i Shkodrës vendosi të ngjiste Verd Noren PhD në majë të Dajtit. Verd Norja pasi erdhi, ia diti për nder. Në Korçë, pranë katedrales po ndodh ajo që të gjithë e prisnin. Vetë Nikua do të ndiste dritën e patriotizmës të krishtlindjeve, siç kanë bërë paraardhësit e tij, Skënderbeu dhe Ben Blushi. Por ndodhi diçka e çuditshme, dritat u ndezën para se të shkonte Peleshi, që ngeli i zhgënjyer, ose siç thotë populli i Pogradecit, si i dhjerë. Ndërkohë që dyztenjishi i Elbasanit ngelte pa drita, për arsyen e thjeshtë se ishin jevgj, dhe Elbasani mbështeti McCain (që nuk fitoi, siç konfirmohet nga Korça). Zoti Peleshi inatin ia nxori Majkëll Xheksonit të Red Bullit që po trajnohet në Austri për funksionimin e administratës, edhe pse ai ka drejtuar administratën për dy vjet. Majkëll Xhekson ka qenë pjesëtar i shqoërisë civile, aktivist i lëvizjes sorosiane mjaft, futbollist mesatar, dhe shoku i Ladit. Femrat nuk e kishin shumë qejf, megjithatë thuhet se virgjërinë e ka humbur aksidentalisht në Librazhd. Konfirmon Ladi që ka qenë vetë aty, dhe ka qenë pjesëtar i skuadrës futbollistike të Majkëllit, që shquhej si lider i dobët.

Niko Peleshi ka qenë djalë i mirë. Vetë Nano i ka thënë që po të ndërronte mbiemrin do të pritej me krahë hapur tek firma e Xhoanës në Austri, ku Majkëlli kryen trajnimet. Por pas rënies së Nanos, Peleshi i mbetur vetëm, filloi të veshë kanatiere pe najloni, dhe bluza be teritali, dhe kapuç pe pambuku. Pra ndryshoi për t’u integruar në politikën e re, përtej leshit, dhe kaçurrelave. Pas ndryshimit të Peleshit këngëtarët Endri dhe Stefi deklaruan se po të mos kishin qenë të lodhur do kishin pirë një gotë me Peleshin. Por ishin të lodhur.

Te skena si gjithmonë vazhdon ahengu. Peleshi vjen rrallë, por vjen. Jo më me shokët e tij, Aldo Moro, Raqkën e Planetit dhe Tikën e Doganës, që është vëllai i Aldo Moros (sqarojmë që këta të tre ishin me PDR-në por janë bërë me PD-në, përveç Raqkës që mbeti po ai që ishte, njeriu i punës dhe i sakrificës). Mësojmë nga burime të sigurta brënda muhabetit që Peleshi është duke organizuar një komplot mason, brenda radhëve të trëndafilit rozë. Ai do të vendosë në krye të degës së PS-së Korçë shokun e tij të ngushtë Ilir Doktorin, që ka qenë ortak i Nikos, Raqkës dhe Aldo Moros. Këta të katërt kanë krijuar revolucionin ortodokso-lindor që t’ia shesin Korçën Pogradecit. Aldo Moro ka pushtuar PD-në, Nikua, ka pushtuar bashkinë, Raqka, PDR-në dhe Ilir Doktori do marrë PS-në, duke injoruar ofertat e Petro Koçit me arsyen se Niko vetë është socialist i 2004, se më parë ka qenë në PDR.

Krishtlindjet po vijnë. Po ashtu dhe Viti i Ri. Çunat kanë filluar traditën e karaokes mbrapa katedrales. Këndohen 100 këngët e shekullit, dhe pesëdhjetë këngët e politikës së re. Nëse kaloni në korçë të premteve e të shtunave, mos u merrni me Niko Peleshin, po shkoni ne Shpia njemijë e tetqind e kusur ose ne Skena. Në Elbasan mos shkoni se Akuario është prishur. Mjerë Elbasanllinjtë, që do duhet të shkojnë në Korçë për fundjavë, sepse Korça është qytet i festave (slogan i Niko Pepambukut që donte që Korça të mbështeste të rinjtë.) Mbështetja e të rinjve nuk ndodhi, por të rinjtë, pa u shqetësuar vazhdojnë të pinë alkool dhe të luajnë bixhoz. Në mëngjes hanë paçe, pinë raki, dhe dhallë dhe pizza ne Tosi. Tosi frekuentohet shpesh edhe nga liderët e revolucionit Vladimir Iliç Kananaj dhe Josif Visarionoviç Kola. Biles dikur ka vajtur edhe vetë lideri shpirtëror i këtyre të dyve, Erion “the grand master”. Po ashtu dhe tradhtari i tij, Juda Iskarioti “The Weight”. Por nuk ka vajtur asnjëherë drejtori i përgjithshëm i Saktivistës, që revoltohet pasi ka shkuar për pleskavica ne Fehmiu, me brilantin e LSI-së, për të cilin do të shkruajmë një herë tjetër. Fehmiu është i njohur si fondamentalist dhe kundërshtar i fuqishëm i Peleshit, Ramës, dhe babait të tyre shpirtëror, Saimir Tahirit. Fehmiu, ish kryetar i qarkut mbështet ende fuqishëm hazretin Fatos Nano A.S., dhe këdo që ka prekur ai me dorën e tij të bekuar me dy gishta (se tre nuk i ka më.) E mbyllim këtë artikull duke i uruar të gjithëve gëzuar Kuban Bajramin.

15 Komente

Genjeshtar smiley

Jo. Aspak smiley

Se bejne lexime te genjeshterta smiley

 

Nexh, "akuza" eshte per recitimin e shkrimit nga autori sot para se te botohej, jo per permbajtjen e shkrimit LOL

S'mora gje vesh une...Ah po ...njeri mjeshter i madh,maestro di vita....

ti nuk e merr parasysh procesin e mirenjohur te redaktimit, zoteri, prandaj ngaterrohesh ne tripe kerpudhash virtuale smiley

Shkrimet ndryshojne derisa mberrijne ne formen e tyre me te mire...perndryshe do te ishim te thate dhe aspak interesante...do na akuzonin per konservatore

zana, shpresoj te mos e kesh marre pa "te tallme" ate punen e grand masterit. nese e ke marre seriozisht mjafton te lexosh shkrime te meparshme ne blog, qe te kuptosh se sa respekt kemi per "masterat" dhe per politiken e re dhe te vjeter...

Une te marr seriozisht EV?!?!Sol!A e di qe une jam te peshku qe ne krijimin e tij?

shpresoj qe te mos e kesh marre seriozisht perqasjen si grand master, sepse the ...njeri mjeshter i madh,maestro di vita....

ta gezosh 29 vjetorin te peshku e dashur smiley

Jo Sol ,Jam e 41-it   smiley Eshte absurde ta marr seriozisht....absurde

Sol, artikuj të tillë, të lexuar nga persona që nuk njohin autorët dhe argumentet, duken si fjalë në erë.... ndoshta duhet të shtosh një disclaimer: "Për përdorim të brëndshëm".

edrus, faleminderit per verejtjen miqesore.

A nuk te ben pershtypje fakti qe ne Korce kater ortake biznesi drejtojne deget politike te PD, PDR, PS si dhe bashkine?

A te ben pershtypje protagonizmi PR-oriented, me mendjen te fasadat, te dritat, te panairet?

Mos me cyt per kete shkrim, argumentet aty i ke, mes humorit... Sepse ne Korce paska bere namin, na jane merzitur me provinciale, me deputete, e madje edhe ca te tjere djem te rinj te politikes me te re te mundshme. Edhe kercenime e ofendime kane buruar prej gojerave te ketyre mengjarasheve mikrokapitaliste...

 

Nga une perpjekjet saktiviste e kane 4-en te garantuar, por qe te marrin 5 duhet te me lodhin me pak smiley. Sidoqofte do t'i jap 5 qe te arrije mesatarja te vlera 4.

Shijova momente te kendshme shperthimi te brendshem te qeshurash qe per fat te keq ma amplifikuan dhimbjen e kokes; i planifikuar besoj ky rezultat ne programin Peleshi per t'ia dhene njeriut te gjitha pergjigjet, kenaqesite dhe dhimbjet pa dale fare nga muret e kutickes perkatese. Surealizmi i kithte me revolucionin qe te ruajme pavaresine intelektuale.

Aneks: Prej supozimit te fundit shfaqur me siper dhe kur ndjehem aktiviste ne shpyrt shtyhem nganjehere ta shaj projektin saktivist si dekadent dhe debilitues sepse nuk ka reflektuar mbi Brehtin. Edhe kjo na duhej, them, nje tjeter nanuritje ne krahet e kenaqesive mendore ne kurriz te banalitetit. 

Veteironizimi ne tekst me shtyn te mendoj se kjo iu ndodh edhe autoreve me raste. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).